Dritare promovimi për talentet e reja në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Arkitekturë, Dizajn, Mjedis, Arte, Matematikë, Informatikë, Biologji, Kimi, Fizikë, Bioteknologji, apo duke integruar Shkencat STEAM me njëra-tjetrën është i mirëpritur... Ky portal synon të publikojë të pathënat e mediave tradicionale dhe atyre online, një pjesë e të cilave keqpërdoren nga qarqe të caktuara politike dhe med
iatike, në favor të interesave dhe qokave të tyre. Portali është ndërtuar dhe ka për qëllim gjithashtu të ndihmojë të gjitha ata persona që duan të bëjnë denoncime publike mbi pakënaqësi dhe problematika nga jeta e tyre. Faqja do të suportojë edhe ata gazetarë që kanë aftësi të shkruajnë mirë dhe bukur por nuk kanë mundësinë dhe njohjet e duhura në media për të publikuar shkrimet e tyre. Portali do të ndihmojë edhe ata individë që janë dhe synojnë të bëhen njerëz të letrave, ekspertë të fushave të caktuara apo gazetarë të njohur por që nuk kanë gjetur akoma mbështetjen e duhur për tu promovuar. Nëpërmjet këtij portali synohet si përfundim të ndërtohet një komunitet profesionistësh dhe intelektualësh të rinj dhe të vjetër të mediatizuar dhe të pamediatizuar, që do të kthehen në një zë elitar për të ndikuar me pas në politikat shtetërore. Kjo faqe do të publikojë çdo lajm, shkrim apo koment pa u censuruar nga askush sigurisht duke respektuar etikën dhe ligjet në fuqi mbi publikimet online në mediat sociale. Ju ftoj me dashamirësi ta pëlqeni këtë faqe duke u bëre njëkohësisht edhe kontribues në objektin qëllimin dhe atë që synon të arrijë ky portal.