Pik ark

Pik ark Inspiring Architecture and design platform

Në një moment, ku projektet e mëdha dhe me rëndësi projektohen kryesisht nga studiot e huaja, kemi kënaqësinë të ndajmë ...
05/12/2025

Në një moment, ku projektet e mëdha dhe me rëndësi projektohen kryesisht nga studiot e huaja, kemi kënaqësinë të ndajmë me ju projektin e Aeroporti të Vlorës projektera nga

Vlora International Airport (VIA) po shndërrohet në një nga projektet më transformuese infrastrukturore në Shqipëri dhe porta e re hyrëse drejt bregdetit jugor të vendit. I pozicionuar në kufi me Peizazhin e Mbrojtur Vjosë–Nartë, vetëm pak minuta nga qyteti i Vlorës, aeroporti përforcon ndjeshëm lidhjen e Shqipërisë me Evropën dhe Mesdheun e gjerë. I projektuar nga @ me masterplanin e zhvilluar nga Munich Airport International dhe ADM Sigma, zhvillimi përfshin një ekosistem të plotë aviacioni: Terminalin e Pasagjerëve, Kullën e Kontrollit, Stacionin e Zjarrfikëses, ndërtesat mbështetëse dhe infrastrukturën landside/airside.

Terminali është konceptuar si një formë skulpturore, fluide, e frymëzuar nga valët e detit Jon. Mbulesa karakteristike përkulet rrjedhshëm mbi godinë në një gjuhë gjeometrike valëzuese, duke krijuar një identitet të fuqishëm arkitektonik, menjëherë të dallueshëm nga toka dhe ajri.

Nga pikëpamja arkitektonike, VIA qëndron si një simbol i identitetit në zhvillim të Shqipërisë, modern, i sigurt dhe i rrënjosur thellë në karakterin e vendit. Silueta e saj fluide, materialet natyrore, hapësirat e gjera të brendshme dhe dizajni i bazuar në peizazh përfaqësojnë një standard të ri të arkitekturës aeroportuale në rajon.

Për më shumë :

https://pikark.com/listing/aeroporti-nderkombetar-i-vlores/




27/11/2025

.a is seeking two qualified Senior Architects to join our team for ongoing projects, including Bazaar Gate Tower, Green Coast, and other developments currently in progress.
If you are passionate about construction and looking for a dynamic, modern, and collaborative work environment – this is your opportunity!

Key Responsibilities:
— Develop architectural designs in line with investor requirements and established timelines
— Prepare technical documentation and tender packages for architectural processes
— Provide support with plans, drawings, technical specifications, and bills of quantities
— Contribute to sales catalogues, graphic materials, and functional diagrams for project and commercial needs
— Collaborate with clients for project presentations and follow up on construction progress
— Resolve technical issues and maintain effective communication with company staff

Qualifications:
✓ University degree in Architecture
✓ Minimum 5 years of experience in architectural projects
✓ Strong proficiency in AutoCAD, Revit, and 3D visualization software
✓ Ability to work independently and as part of a team
✓ Effective communication skills and ability to handle technical challenges

Application deadline: 15 December 2025
📩 Send your CV and portfolio to: [email protected]

https://pikark.com/en/listing/bregu-sha-kerkon-senior-architects-2/

Kur arkitkektët projektojnë shtëpitë e tyre, fantazia nuk përbahet.Me shumë kënaqësi ju prezantojmë këtë apartament kaq ...
26/11/2025

Kur arkitkektët projektojnë shtëpitë e tyre, fantazia nuk përbahet.
Me shumë kënaqësi ju prezantojmë këtë apartament kaq të ngrohtë por një kohesisht dhe elegant nga

"“Sunny Hill Apartment” është një transformim pune dore dhe një projekt personal rinovimi per një çift të ri arkitektësh. Gjatë një viti, ky apartament u shndërrua në një shtëpi të ngrohtë dhe mikpritëse, e formuar nga kreativiteti dhe puna artizanale.

I vendosur në lagjen Bregu i Diellit, identiteti i projektit lidhet me pozicionin lindor të diellit ku drita dhe materialet si druri i bungut e bënjë ambientin tejet të ngrohtë. Në fund, ky nuk është thjesht një projekt dizajni të brendshëm, por një vizion për shtëpinë si hapësirë e ngrohtë dhe plot jetë.

Fotografia nga Agron Istrefi

https://pikark.com/listing/sunny-hill-apartment/

21/11/2025

Inteligjenca artificiale është tashmë pjesë e pandashme e përditshmërisë, veçanërisht për të rinjtë , përqafuesit më të shpejtë të risive.

Në këtë frymë, pionieri i përdorimit të guximshëm të AI në arkitekturë, Matthias Hollwich nga HWKN Architecture, zhvilloi një leksion të hapur me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës ( ) pranë UPT.
Matthias Hollwich është arkitekt ndërkombëtar dhe bashkëthemelues i Architizer.com, sot në krye të studios me seli në New York dhe projekte në të gjithë botën, së fundmi është duke implementuar projektin e parë të konceptuar dhe projektuar me AI, në Emiratet e Bashkuara Arabe, District 11.

I vlerësuar si një nga 10 studiot më inovative në botë, Matthias ndau me studentët një perspektivë të re mbi procesin krijues. Ai prezantoi mënyrën sesi inteligjenca artificiale mund të integrohet në çdo hap të projektimit, duke hapur një dimension të ri për të ardhmen e arkitekturës, të ardhme të re për arkitektin, që me siguri studentët do të përballen deri në diplominin e tyre.

Më shumë:
https://pikark.com/listing/arkitektura-dhe-ai-nga-matthias-hollwich-takim-me-te-ardhmen/

Një falënderim i veçantë shkon për mbështetësit e këtij eventi, të cilët investojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin tonë profesional.

Sponsor kryesor
Parnter .shpk

20/11/2025

Arkonik architeture & construction kërkon të punësojë një arkitekt/e :

Kualifikimet/kërkesat për tu përmbushur:

- Eksperiencë të mëparshme
- Njohuri të programeve AUTOCAD, Photoshop, 3ds-max, Lumion dhe Revit.
- Të jetë i/e gatshëm/gatshme të punojë në grup.

Dërgo CV-në dhe portfolion në adresën :
[email protected]

https://pikark.com/listing/arkonik-studio-kerkon-arkitekt-e/]






19/11/2025

Arkitektura sot është më dinamike dhe më konkurruese se kurrë. Klientët presin të impresionohen menjëherë, jo vetëm nga ideja, por nga mënyra si ajo prezantohet vizualisht dhe emocionalisht.
Si arkitektë, ne balancojmë kreativitetin, afatet dhe komunikimin, por edhe koncepti më i fortë humbet vlerë nëse nuk transmetohet qartë. Skicat dhe planet nuk mjaftojnë gjithmonë për t’i bërë njerëzit të përjetojnë hapësirën.
Këtu hyn vizualizimi profesional, pika ku ideja merr formë, emocion dhe kuptim për çdo klient.

Jemi bashkuar me ekipin e Art house academy, dhe po ju tregojmë disa pika me rendësi procesim e vizulizimmeve jashte studios :

5 arsye pse ia vlen të zgjedhësh Art House Academy
�1. Diferencohu në një treg të mbingopur
Në një botë të drejtuar nga imazhi, përshtypja e parë është thelbësore. Një render apo video e fuqishme mund t’ju veçojë nga dhjetëra propozime të tjera

2. Komunikim i qartë me klientë dhe investitorë
Jo çdo klient kupton vizatimet tekniket dhe jo të gjithë arrijnë të projektojnë jetën në ato hapësira. VIzualizimet profesionale krijojnë një urë të qartë komunikimi me klientin apo invesitotirn. Kjo qartësi vizuale rrit besimin dhe përshpejton vendimmarrjen.

3. Kurseni kohë dhe fokusohuni në projektim

Duke deleguar vizualizimin te profesionistët, ju fitoni kohë për eksplorim krijues dhe zgjidhje më cilësore. Art House Academy merret me çdo detaj teknik të vizualizimit, ndërsa ju thelloheni në thelbin e arkitekturës.

4. Forconi identitetin e brand-it tuaj
Vizualet me cilësi të lartë pasqyrojnë profesionalizëm dhe qartësi estetike. Art House Academy siguron që çdo renderim të respektojë filozofinë dhe stilin e studios suaj, duke krijuar një gjuhë vizuale të unifikuar për portofolin, website-in dhe rrjetet sociale.

5. Modernizoni mënyrën tuaj të prezantimit
Arkitektura sot lidhet po aq me tregimin dhe prezantim digjital, sa edhe me ndërtimin. Vizualizimet tuaja do të komunikojnë gjuhën ndërkombëtare të ekselencës në dizajn.

BONUS
Vetëm për ndjekësit e P*k ARK 5 % zbritje

Në skenën aktuale të arkitekturës, idetë nuk mjaftojnë — ato duhet të shihen, ndihen dhe përjetohen.
Art House Academy ndihmon arkitektët të kthejnë konceptet në vizualizime emocionale dhe realiste që frymëzojnë siguri dhe entuziazëm.

Me shame:
https://pikark.com/listing/larteso-vizionin-tend-te-projektimit-5-arsye-pse-te-zgjedhesh-art-house-academy-per-vizualizime-profesionale/

TREMA TECH – KËRKON ARKITEKT(E)Trema Tech, firmë e specializuar në arkitekturë, ndërtim dhe zbatim, po kërkon të zgjeroj...
12/11/2025

TREMA TECH – KËRKON ARKITEKT(E)

Trema Tech, firmë e specializuar në arkitekturë, ndërtim dhe zbatim, po kërkon të zgjerojë ekipin me një arkitekt/e të talentuar që dëshiron të zhvillohet profesionalisht në projekte reale dhe dinamike.

Aktualisht jemi duke zhvilluar një kompleks banesash dhe vilash në Farkë, me sipërfaqe rreth 50 hektarë, që përfshin çdo fazë – nga koncepti deri te zbatimi në terren.
Një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të mësojnë, të krijojnë dhe të shohin idetë e tyre të bëhen realitet.

Kërkesat kryesore:

- Diplomë në Arkitekturë

- Minimum 5 vite eksperiencë në projektim dhe/ose zbatim

- Aftësi në menaxhimin e detajeve arkitektonike

- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi

- Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane

- Përdorim shumë i mirë i AutoCAD, SketchUp, Photoshop, Office

- Njohja e Revit është avantazh

Aplikimi duhet të përmbajë:

-Letër motivimi (në shqip)

- Portofolio (duke dalluar projektet e shkollës nga ato profesionale)

- CV me foto

- Certifikime ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm

- Dërgo aplikimin në: [email protected]

(formati PDF, deri në 10 MB)

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Afati i aplikimit: derisa të përzgjidhen kandidatët.

Ndiq linkun : https://pikark.com/listing/trema-tech-kerkon-arkitekte/

Matthias    është një nga arkitektët pararojë në përdorimin e inteligjencës artificiale, por pavarësisht qasjes së tij i...
04/11/2025

Matthias është një nga arkitektët pararojë në përdorimin e inteligjencës artificiale, por pavarësisht qasjes së tij inovative, thelbi i filozofisë së projektimit mbetet njeriu, konteksti dhe ndërveprimi social. Në një shoqëri që po përballet me fenomenin e plakjes, ai thekson se arkitektura duhet të synojë mirëqenien dhe përfshirjen sociale.

Çdo zhvillim teknologjik krijon mundësi të reja, por njëkohësisht sjell edhe sfida e rreziqe sidomos në arkitekturë, e cila ndikon drejtpërdrejt në mjedisin e ndërtuar, në hapësirat ku jetojmë duke formësuar sjelljet, emocionet dhe vetë kulturën tonë.

Prandaj, pyetjet që shtrojmë janë thelbësore:
Çfarë mund të bëjë AI në arkitekturë? Si mund ta përdorim atë pa cenuar aktin delikat të krijimit dhe pa rënë në kurthin e një produkti thjesht algoritmik?
Në këtë diskutim do të trajtojmë jo vetëm përdorimin inovativ të AI, por edhe mundësitë, kufizimet dhe sfidat që ajo sjell në procesin krijues.
Nëse keni pyetje që dëshironi t’i shtjellojmë gjatë panelit, mund t’i dërgoni lirshëm në: [email protected]

Paneli i të ftuarve:
• Prof. Assoc. Skënder Luarasi
Arkitekt dhe pedagog
Dekan i Fakultetit për Kërkim dhe Zhvillim, Universiteti POLIS

• Olsi Efthimi
Arkitekt, partner i studios Atelier4

• Dr. Ani Panariti Tola
Arkitekte dhe Zv. Dekane pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT

Jemi shumë të entuziasmuar të sjellim këtë debat, i cili lidh teorinë me praktikën, dhe teknologjinë me projektimin konkret!
Shihemi të hënën!
Eventi në COD është me pjesëmarrje të kufizuar,
por kush dëshiron të ndjekë ligjëratën e Matthias-it, mund të marrë pjesë në:
Ora 11:00
Aula Magna – FAU, UPT
Sheshi “Nënë Tereza”

Ky event mundësohet nga shpk






Projekt Ide për një Vilë Individuale në Jug të Shqipërisë nga  Kjo vilë moderne paraqet një volumetri të pastër dhe mini...
04/11/2025

Projekt Ide për një Vilë Individuale në Jug të Shqipërisë nga

Kjo vilë moderne paraqet një volumetri të pastër dhe minimaliste, e karakterizuar nga linja horizontale dhe një fasadë e gjerë xhami që maksimalizon pamjet panoramike drejt natyrës përreth. Përdorimi i materialeve të thjeshta si betoni dhe xhami krijon një estetikë bashkëkohore dhe elegante. Vila zhvillohet në mënyrë horizontale mbi terren, duke krijuar një marrëdhënie harmonike me peizazhin kodrinor dhe vegjetacionin mesdhetar përreth.

Hapësirat e brendshme lidhen natyrshëm me ambientet e jashtme përmes hapjeve të mëdha dhe tarracave, duke ofruar ndjesinë e privatësisë, qetësisë dhe luksit diskret.

https://pikark.com/listing/ioanian-coast-minimal-villa/

projekt ide!






Address

Tirane
Tirane

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00

Telephone

+355682079978

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pik ark posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Pik ark:

Share

Category