Radio Kosova

Radio Kosova Na dëgjoni
RK1: rtklive.com/sq/livestream/radiokosova
RK2: rtklive.com/sq/livestream/radiokosova2
YTube: https://youtube.com/

RTK RADIO është pjesë e transmetuesit publik dhe përfshin dy radiostacione, RADIO KOSOVA 1 dhe RADIO KOSOVA 2. Me 24 orë program informativ, edukativ, kulturor dhe argëtues për audiencën, RTK Radio paraqet adresën unike mediale në Republikën e Kosovës. RADIO KOSOVA 1 ofron informacion të shpejt, të saktë dhe të balancuar; materiale ekskluzive nga të gjitha lëmit; emisione debati dhe analize në baz

a ditore, për problemet më të mprehta dhe çështjet më të rëndësishme. Me programin gjithëpërfshirës, Radio Kosova 1 u dedikohet të gjitha moshave dhe kategorive shoqërore. Në programin argëtues sportiv, çdo ditë ofrohen informacione dhe materiale interesante nga sporti vendor dhe ndërkombëtar. Radio Kosova transmeton rregullisht drejtpërdrejt ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll. RADIO KOSOVA 2 ofron poashtu program të pasur edukativ kryesisht për të rinj e fëmijë dhe program multientik. Radio Kosova 2 transmeton program në pesë gjuhë të komuniteteve etnike (shqiptar, serb, turk, boshnjak dhe rom). Radio Kosova 1 dhe 2 dëgjohen 24 orë drejtpërdrejt në internet në: www.rtklive.com dhe në brezin FM në frekuencat, si më poshtë:

RTK RADIO KOSOVA 1
Frekuencat: 95.7, 91.9, 88.9, 88.5, 87.6 Mhz,
https://www.rtklive.com/sq/livestream/radiokosova/

RTK RADIO KOSOVA 2
Frekuencat: 97.7 Mhz, 93.3Mhz, 91.5Mhz, 92.4Mhz, 90.5Mhz
https://www.rtklive.com/sq/livestream/radiokosova2/

Adresa:
Rr. "Xhorxh Bush" nr.41
10000, Prishtinë / Kosovë

Tel:
+383(0)44/432-432 (Viber & WhatsApp)
+383(0)38/249-077

🛑Në emisionin “Ekonomi Plus” në Radio Kosovë, sot nga ora 18 e 30, mund të dëgjoni:🎤Intervistë me ekspertin e ekonomisë,...
15/08/2025

🛑Në emisionin “Ekonomi Plus” në Radio Kosovë, sot nga ora 18 e 30, mund të dëgjoni:

🎤Intervistë me ekspertin e ekonomisë, Jakup Bellaqa.

🔸Në cfarë niveli po ndikon ngërçi politik në ekonomi?
🔸Cilat janë parashikimet për rritjen ekonomike për këtë vit?
🔸Inflacioni sa po e dobëson fuqinë blerëse?
🔸Cilat janë pritshmëritë për pjesën e mbetur të vitit?

Autore: Drita Loshi

Radio Kosova 1
FM: 95.7, 91.9, 88.9, 88.5, 87.6
https://www.rtklive.com/sq/livestream/radiokosova/

🔴Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, i ka njoftuar të premten punëtorët e transme...
15/08/2025

🔴Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, i ka njoftuar të premten punëtorët e transmetuesit publik për gjendjen e rëndë financiare, ndërkohë që ka bërë të ditur se menaxhmenti i RTK-së i është drejtuar Ministrisë së Financave për një kredi, me qëllim tejkalimin e situatës financiare, teksa shpreson se shumë shpejt ajo do të realizohet.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, i ka njoftuar të premten punëtorët e transmetuesit publik për gjendjen e rëndë financiare, ndërkohë që ka bërë të ditur se menaxhmenti i RTK-së i është drejtuar Ministrisë së Financave për një kredi,...

🏖“Vera me Radio Kosovën” në RTK-Radio Kosova 1⛱☀️Të nderuar miq sot pëfundon projekti “Vera me Radio Kosovën”, dhe me të...
15/08/2025

🏖“Vera me Radio Kosovën” në RTK-Radio Kosova 1

⛱☀️Të nderuar miq sot pëfundon projekti “Vera me Radio Kosovën”, dhe me të gjithë kolegët që kanë qenë pjesë për 5 javë, në pjesën e tretë dhe të fundit do ta përmbyllim të gjithë Vera me Radio Kosovën

🎙Mysafir në program Fisnik Demaj, nga refugjat lufte në Amerikë, në zyrtar policie në Kaliforni, e sot profesor i gjuhësisë. Me përvojë në drejtësi penale, siguri kombëtare dhe mësim të gjuhës angleze për folës jo-nativë, ai dëshmon fuqinë e dijes, përkushtimit dhe gjuhës për të ndërtuar ura mirëkuptimi.

⛱Kronikë: Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Ndodhet 44 km në perëndim të Krujës, 110 km në jug të Shkodrës dhe 123 km në veri të Vlorës. Ai është qyteteti më i lashtë në Shqipëri. Gjetjet arkeologjike na tregojnë për një vendbanim të themeluar që në periudhën e Neolitit të Vonë.

🕖Nga ora 11:05h-14:00h me Nora Fejzën dhe Niki Cahanin

📻Na ndiqni në Radio Kosova 1
🎧FM: 95.7, 91.9, 88.9, 88.5, 87.6

https://www.rtklive.com/sq/livestream/radiokosova/

🍉 SUMMERTIME në Radio Kosova 2 🎧🕙 10:00 – 13:00 me Lauren & Vjosen☀ Vjosa Shkodra – farmaciste dhe themeluese e StemSkin...
15/08/2025

🍉 SUMMERTIME në Radio Kosova 2 🎧

🕙 10:00 – 13:00 me Lauren & Vjosen

☀ Vjosa Shkodra – farmaciste dhe themeluese e StemSkinCare sjell këshilla rreth mirëmbajtjes së lëkurës

🎤 Elikona Hysaj Shala nga kori Okarinat – rrëfen për sukseset, punën me korin dhe projektet e tjera

🎬 Loriku – sjell filmat më të mirë për fillimin e verës

🎶 Muzikë e nxehtë verore nga Remi 🔥

📻 Ju presim në edicionin e fundit të këtij viti të Summertime, bashkë me gjithë ekipin realizues!

Radio Kosova 2 & AlbRadio
FM: 97.7 | 93.3 | 91.5 | 92.4 | 90.5

🌄Programi i Mëngjesit, e Premte 15 Gusht, Radio Kosova 1🎙Mysafire në studio Mirsime Zhitia -Organizatore e Kolonisë.🌌Gal...
14/08/2025

🌄Programi i Mëngjesit, e Premte 15 Gusht, Radio Kosova 1

🎙Mysafire në studio Mirsime Zhitia -Organizatore e Kolonisë.

🌌Galeria e qytetit të Podujevës do të organizojë “Ditët e diasporës" ku edhe do të këtë “Koloni artistike”. Artistē nga rajoni i Llapit do të mblidhen për të krijuar.

🎑Me 15 gusht, pas një muaji do të përmbyllet edicioni i parë i Fushë Kosova Fest. Fshati Sllatinë i Fushë Kosovës ishte shndërruar në një pikë të rëndësishme kulturore me mbajtjen e edicionit të parë të festivalit “Fushë Kosova Fest”.

🎤Intervistë me Mërgim Gara nga Fushë Kosova Fest

🩺Kronikë: Shkencëtarët zbulojnë rritje masive të një çrregullimi të dhimbshëm të zorrëve–dyshojnë se lidhet me një virus që ka prekur pothuajse çdo njeri.

🕖Nga ora 06:00h-08:00h me Mentore Muratin

📻Na ndiqni në Radio Kosova 1
🎧FM: 95.7, 91.9, 88.9, 88.5, 87.6

https://www.rtklive.com/sq/livestream/radiokosova/

🌅Të premten në "Morning Show" në Radio Kosova 1Festivali Via Dinarica Kosova, po organizon edicionin e parë të festivali...
14/08/2025

🌅Të premten në "Morning Show" në Radio Kosova 1

Festivali Via Dinarica Kosova, po organizon edicionin e parë të festivalit në Pejë, për të shënuar përmbylljen e projektit trevjeçar për zhvillimin e turizmit malor në komunat Pejë, Deçan dhe Junik. 🌄

Festivali do të mbahet nga data 15 deri më 17 gusht 2025, në Sheshin e Akademikëve në Pejë, ndërsa drejtëpërdrejtë në Morning Show do të flet Tuba Safçiu.

🎤Ju presin Valtona dhe Trendelina

Ora 8:10
📻Radio Kosova 1
FM: 95.7, 91.9, 88.9, 88.5, 87.6
https://www.rtklive.com/sq/livestream/radiokosova/

📻📻

🌞 Programi i  mëngjesit në Radio Kosova 2! 🍃EcoZ, në bashkëpunim me artistët do të mbajë një konferencë për media në kua...
14/08/2025

🌞 Programi i mëngjesit në Radio Kosova 2!

🍃EcoZ, në bashkëpunim me artistët do të mbajë një konferencë për media në kuadër të ngjarjes “Damn the dams – Liro lumenjtë” për të bërë thirrje per largimin e Hidrocentraleve nga Parqet Kombëtare🏞️

🎙️Egzona Shala Kadiu nga EcoZ sjell detajet e ngjarjes

⏰ E premte | 07:00 – 08:30 | me Nora Meqën

Radio Kosova 2
FM: 97.7 | 93.3 | 91.5 | 92.4 | 90.5

14/08/2025

🌿 Një sfidë tjetër vazhdoi për tropjanin Seb Ponari. Pas sfidës së vrapimit, ai vendosi të qëndrojë për disa ditë në xhungël për t’u marrë me veten e tij, duke ikur nga teknologjia dhe duke u përqendruar në reflektim dhe qetësi.

💬 “Teknologjia na mbyti, ne nuk e përdorim më teknologjinë, ajo po na përdor neve,” shtoi Ponari, duke shpjeguar arsyet e sfidës së tij në xhungël dhe ditet e qëndrimit atje.

14/08/2025

🏃♂ 2750 km me vrap nga Kembrixhi në Tropojë – Seb Ponari në “Summertime” rrëfen sfidën e jashtëzakonshme që e përfundoi për 38 ditë – si dedikim per babain e tij të ndjerë.

🗣️ “Të vraposh mesatarisht 10 orë çdo ditë... është shumë e vështirë, por qëllimi nuk më la të dorëzohesha 💪,” u shpreh Ponari, ndërsa ndau sfidat, rreziqet ️ dhe kënaqësinë që i dha kjo përvojë unike.

Radio Kosova 2

📻Radio Kosova vazhdon traditën  e transmetimeve.⚽️Kampioni i Kosovës Drita, sonte kërkon të bëjë historinë📍Gjilanasit do...
14/08/2025

📻Radio Kosova vazhdon traditën e transmetimeve.

⚽️Kampioni i Kosovës Drita, sonte kërkon të bëjë historinë

📍Gjilanasit do të përballet me ekipin rumun Steaua Bukuresht, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.

🔷Kjo është ndeshja e dytë e rrethit të tretë eliminator për Europa League.

🗣️Reporter në ndeshje do të jetë Edmond Thaçi.

📻 Radio Kosova 1
📡 FM 95.7 | 91.9 | 88.9 | 88.5 | 87.6

Ndeshjen mund ta ndiqni edhe në linkun në koment👇

14/08/2025

📖 “Fijet e fatit” është libri i tretë i Dr. Fisnik Demaj. Një mesazh i fuqishëm për të rinjtë dhe të gjithë ata që ëndërrojnë të emigrojnë:

“Punoni dhe të keni ëndrra të mëdha!”

Autore: Vera Pelaj

Emisionin e plotë e gjeni në koment!

14/08/2025

📚 Dr. Fisnik Demaj – doktor i Gjuhësisë, profesor dhe autor i tre librave me titujt “Footsteps through Fire” (“Hapa përmes zjarrit”), “Legal English Bridging the Gap” (“Anglishtja ligjore që mbush hendekun”) dhe “Threads of Destiny” (“Fijet e fatit”), ndan rrugëtimin e tij nga refugjati në Amerikë dhe ndikimin që kjo histori jetësore ka pasur në shkrimet e tij.

🎧 Emisionin e plotë e gjeni në koment!
Autore: Vera Pelaj

Address


Website

https://video.gjirafa.com/radio-kosova-1

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Kosova:

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Contact The Business
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share