Aforizma.al

Aforizma.al 𝐊𝐮𝐫𝐢𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞𝐭
𝐋𝐚𝐣𝐦𝐞
𝐆𝐨𝐬𝐬𝐢𝐩
𝐓𝐡ë𝐧𝐢𝐞
𝐌𝐮𝐳𝐢𝐤𝐞
𝐋𝐞𝐭𝐞𝐫𝐬𝐢
𝐀𝐫𝐭 �

03/01/2023

Martesa ka bërë që dashuria të zhduket frikshëm nga toka. Pasi martesa përgatitet për arsye të tjera përveç dashurisë...

10/12/2022
Ekzistoj✨👌
28/11/2022

Ekzistoj✨👌

19/11/2022

Paulo... Nuk duhej të më pyeste ashtu. Kërkon të marrë vesh përse qava? Vallë nuk e di se jam njeri plotësisht normal, që ndan dëshirat...

02/11/2022

Më kanë rritur me shumë edukatë.
Ndaj jam në disavantazh.

01/10/2022

Edison Ypi: Në qiell nuk fluturojnë zogj. Nëpër pemë nuk dëgjohen cicërrima. Era nuk vallëzon. Flladi nuk freskon

Kjo pikturë që shihni në foto quhet “PIKTURA E LUMTURISË” dhe është realizuar nga piktori i madh turk, Abidin Dino.Miku ...
02/09/2022

Kjo pikturë që shihni në foto quhet “PIKTURA E LUMTURISË” dhe është realizuar nga piktori i madh turk, Abidin Dino.

Miku i tij, njëkohësisht edhe një nga poetët më me emër në Turqi dhe në botë, Nazim Hikmet i kërkoi Abidinit, të realizonte pikturën e lumturisë.

Dhe ai pikturoi pikërisht këtë: Një familje me gjashtë fëmijë që flenë të gjithë në të njëjtin krevat, që është i thyer. Edhe pse të varfër, nën një çati që pikon e në një dhomë pa dritare, ata duken të lumtur dhe në fytyrat e tyre shihet buzëqeshja.

Familja është gjithçka! - tregojani tjereve

19/08/2022

Dikush më pyeti aty poshtë..
Përse erdhe këtu në ferr dhe nuk shkove në
parajsë?
Sepse dikush atje sipër ma bëri jetën aq ferr,
sa ky ferri juaj është parajsa për mua.....

17/08/2022

VÍCTOR HUGO

- Po plakesh, - më thanë, - nuk je më ai që ke qenë, po bëhesh më i hidhur dhe më i vetmuar.

- Jo, - u përgjigja. - Nuk po plakem, po bëhem më i mençur. Kam pushuar së qeni ai që u pëlqen të tjerëve dhe po bëhem ai që më pëlqen të jem; nuk dua më si të më pranojnë të tjerët, por dua të pranoj veten time; i kam shmangur pasqyrat gënjeshtare që mashtrojnë pa mëshirë.

Jo, nuk po plakem, po bëhem më i vërtetë, më i dukshëm nga larg, nga të tjerët dhe nga e zakonshmja; po çlirohem nga lidhjet dhe nga lëndimet e panevojshme shpirtërore; po heq dorë nga netët festive, për shkak të pagjumësisë; po i shmang historitë e gjalla dhe kam filluar t'i shkruaj, duke lënë mënjanë stereotipet e imponuara; nuk bëj më grime për të fshehur vrajat; tani mbaj me vete një libër që më zbukuron mendjen; gotat e verës i kam zëvendësuar me filxhanët e kafesë; kam lënë së idealizuar jetën dhe kam nisur ta jetoj atë.

Jo, nuk po plakem, në shpirt ruaj ende freskinë, në duar butësinë dhe në zemër pafajësinë e atij që çdo ditë zbulon veten; në fytyrë ruaj buzëqeshjen që ta jep vëzhgimi i thjeshtësisë së natyrës, gjelbërimi i pyllit dhe dëgjimi i cicërimave të zogjve. Jo, nuk po plakem, po përzgjedh kohën time për të paprekshmen, duke rishkruar historinë që më kishin thënë dikur, duke rizbuluar botën, duke iu kthyer librave të vjetër që i kisha lënë përgjysmë.

Po bëhem më i matur, kam ndalur shpërthimet që nuk të lipsen për asgjë; po mësoj të flas për gjëra transhendente, po mësoj të kultivoj dije, po mbjell ideale dhe po farkëtoj fatin tim. Jo, nuk është se po plakem, ngaqë të shtunave dhe të dielave zgjohem herët, duke shijuar kafen, pa u nxituar dhe duke lexuar me qetësi një libër me poezi.

Njeriu nuk ecën ngadalë për shkak të pleqërisë, por ngaqë vëzhgon marrëzinë e atyre që ecin me nxitim dhe pengohen nga pakënaqësia. Heshtja nuk vjen për shkak të pleqërisë, por ndonjëherë duhet heshtur, sepse jo çdo fjalë duhet të ketë jehonë. Jo, nuk po plakem, po filloj të jetoj atë që më intereson vërtet.

Në shqip Bajram Karabolli

13/08/2022

➡️ 1 orë pas varrosjes suaj të qarat paksohen, familja juaj kthehet në shtëpi dhe fillon të kujdeset për mysafirët, në këtë periudhë trupi juaj njoftohet me organizmat e tokës.

➡️Pas 2 orësh lajmërohen tek familja juaj dhe japin justifikime për mosprezencën e tyre në varrimin tuaj, në këtë periudhë disa nga njerëzit fillojnë të flasin për sport dhe politikë.

➡️Pas 6 orësh ngelin vetëm më të afërmit tuaj kurse të tjerit kthehen në shtëpi dhe planifikojnë ditën tjetër.

➡️Pas 24 orësh fillojnë të prishen organet tuaja të brendshme, në ndërkohë në telefonin tuaj vazhdojnë të vinë mesazhe nga ata të cilët nuk e dinë ende se keni ndërruar jetë.

➡️Pas 3 ditësh në vendin tuaj të punës fillojnë të hapin konkurs për punësim në pozicionin tuaj, trupi juaj në atë kohë fillon të fryhet dhe nga goja dhe hunda juaj del një lëng i shkumëzuar.

➡️Pas 5 ditësh vajza dhe djali juaj kthehen në punë, kurse trupi juaj kthehet nga ngjyra e gjelbërt në të kuqe pasi gjaku ka fillaur ti kalb organet e juaja.

➡️Pas 2 javësh fëmijët tuaj takohen me një avokat për ta ndarë pasurinë, kurse juve fillojnë tu bien thojntë dhe dhëmbët.

➡️Pas 3 muajsh gruaja juaj qesh me një film komedi kurse trupi juaj fillon të bëhet i lëngshëm.

➡️Pas 1 viti dikush thotë “ kur u bë një viit, sikur të ishte dje!” Kurse acidi ne trupin tuaj fillon ta shkrij qefinin!

➡️Pas 10 vitesh, një shokë i juaji ju kujton pasi ju sheh në një fotografi, kurse ajo që ka mbet nga trupi juaj janë vetem kockat!

⬇️
Ja pra, duhet kaq pak kohë për të harruar plotësisht ekzistencën tuaj në këtë botë!
Tani, sot, rishikoni se cfarë jeni duke bërë me jetën tuaj..
Jeta është shumë e shpejtë për ta kaluar me hidhërime andaj duajeni njëri tjetrin, bëhuni të durueshëm ndaj sprovave që jeta ua sjell dhe mundohuni që të jetoni çdo ditë sikur të ishte dita e fundit.

29/07/2022

Ke ndërmend të blesh një shtëpi? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend të blesh një makinë? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend të martohesh? Atëherë… Published by admin on July 28, 2022 Ke ndërmend të blesh një shtëpi? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend të blesh një makinë? ...

29/07/2022

Viktor Hygo: TË UROJ...
...Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.
Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.
Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
E, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para....

16/07/2022

Pierce Brosnan dhe modelja Keely Shaye u plakën së bashku. U shëndoshën, u rrudhën, iu zbardhën flokët, por iu treguan të gjithëve se dashuria mund gjithçka...se tërheqja fizike është e përkohëshme ndërsa dashuria është e përjetshme.
Mos harroni shprehjen "Ashtu si më sheh mua, do të shohësh veten" . Jini të lumtur dhe mos u shqetësoni për rrudhat e kilet e tepërta.

30/06/2022

Largohu nga gjithçka që është e vogël.
Largohu nga dashuria e pakët, nga vëmendja e pakët, nga mosrespekti, nga ai që s’të mbron.
Mos u mjaftoni me thërrimet.
E pakta zbraz, nënçmon, por më e keqja nga të gjitha është se fillon e mësohesh me pak.
Respekt për vetën gjithmonë.
E kjo kërkon dashuri..

27/06/2022

- Paulo Coelho

25/06/2022

Një dyqan në Prishtinë duket se u ka dhënë një shembull mjaft të mirë të gjithë shqiptarëve në lidhje me humanizmin, sidomos në këto ditë tepër të nxehta vere. Para tij është vendosur një bidon i madh nga i cili mund të marrë ujë dhe të pijë kushdo nga kalimtarët pa pagesë...

19/06/2022

Ka kohë që bukë kaq të mëdha nuk bëhen më.Janë dy kilogramshe,sa katër buke të sotshmet.Kur isha i vogël mezi i mbaja se nuk blinim dy,por dy e gjysëm.Ajo gjysma më lëvizte kur ecja nga dyqani te shtëpia.Ndaloja,mbështetesha te ndonjë pemë dhe e ngrija pak lart që ta përfshija dhe atë me dy të mëdhatë.Ky ritual çdo ditë.Kujtoj që një bukë bënte 40 lekë,ne si familje na duhej 100 lekë në ditë.Nëna sa merrte rrogën hiqte 300 mënjanë.Janë të bukës,thoshte.Po syri i qetohej e rehatohej nga që bukën e siguroi.Kaq ishte rroga e saj.Me ato që sillte babai blinim tallonat e javës,paguanim qiranë,ujin,dritat,librat,rrobat dhe ca karamele për ndonjë mysafir.
Çdo ditë 2 bukë e gjysëm.Çdo ditë 5 kg bukë.Kaq mjafton të më vijë ngashërimi në grykë.Se dy bukë e gjysëm harxhon një familje që ka mungesa në zarzavate,në mish,në peshk,në fruta…Eh,në shtëpinë e të varurit nuk kujtohet litari.Ato mote qemë 5 veta në shtëpi.Hanim 5 kg bukë në ditë.Në mëngjes me sheqer e ca pika uji sipër.Në drekë ndodhte shpesh një fetë bukë mbushur me ca fasule nga gjella,ah sa shijonte.Mbasdite bukë dhe fat i madh në se kapja pakëz djathë.Ndryshe katër pika pika vaji mbi të dhe vrap rreth pallatit.
Se komunizmi aq na dha.Bukë dhe shumë ëndërra pa bukë.
Agim Xhafka

19/06/2022

Ke ndërmend të blesh një shtëpi? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend të blesh një makinë? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend të martohesh? Atëherë… Published by admin on June 18, 2022 Ke ndërmend të blesh një shtëpi? Atëherë mbylle gojën! Ke ndërmend të blesh një makinë? ...

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aforizma.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share

Our Story

:)