Deçani+

Deçani+ Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Deçani+, Media/News Company, .

Sadri Shaban Lokaj (26.04.1979 – 27.09.1998)Sadri Lokaj lindi në Gjakovë, në një familje me tradita atdhetare nga Vokshi...
09/07/2025

Sadri Shaban Lokaj (26.04.1979 – 27.09.1998)

Sadri Lokaj lindi në Gjakovë, në një familje me tradita atdhetare nga Vokshi. U arsimua në Gjakovë dhe Prishtinë, ndërsa në vitet 1991–1995 qëndroi në Shqipëri, ku u stërvit me grupin e Adem Jasharit.

Më 10 maj 1998 u betua në “Lisin e Gllogjanit” dhe iu bashkua Njësitit “Shqiponjat e Zeza”. Mori pjesë në shumë beteja nën komandën e Ramush Haradinajt e të tjerëve, duke treguar trimëri dhe përkushtim.

Ra më 27 shtator 1998 në një pritë në Neticë. Amaneti i tij ishte të prehej në oborrin e Kullës së Qëndresës – aty ku sot gjendet varri i tij. Sadriu mbetet simbol i sakrificës dhe dashurisë për atdheun.

Sot, në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me nderim Osman Jakup Cacajn.Në vitet '90, ai ishte një nga figurat më ...
09/07/2025

Sot, në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me nderim Osman Jakup Cacajn.

Në vitet '90, ai ishte një nga figurat më të rëndësishme në komunën e Deçanit – i guximshëm, veprimtar i palëkundur që sfidonte hapur regjimin serb.

Njeri i sakrificës dhe atdhetar i vërtetë, që e deshi Deçanin e Kosovën më shumë se veten dhe familjen.

Lavdi jetës dhe veprës së tij! 🇽🇰🕊️

Daut Haradinaj👇🏼
08/07/2025

Daut Haradinaj👇🏼

Tahir Abaz Mazrekaj (1961–1998) – Dëshmor i AtdheutI lindur në Sllup të Deçanit më 8 maj 1961, në një familje prej shtat...
08/07/2025

Tahir Abaz Mazrekaj (1961–1998) – Dëshmor i Atdheut
I lindur në Sllup të Deçanit më 8 maj 1961, në një familje prej shtatë fëmijësh, Tahiri kaloi fëmijërinë në Drenoc e Deçan. Në vitet ’80 mërgoi në Gjermani e Zvicër, ku u lidh me organizatën kombëtare. U kthye në Kosovë dhe, duke njohur mirë terrenin në Malësi, u armatos e u bashkua me UÇK-në më 23 prill 1998, duke shërbyer në shtabin lokal nën komandën e Demë Lokajt. Në pranverë të ’98-ës mori pjesë në furnizimet prej Tropoje drejt Koshareve, por bie heroikisht më 19 prill në pritën serbe së bashku me mbi dhjetë dëshmorë të tjerë. Trupi i tij u varros në vendlindje, bashkë me vëllain Agim, që ndoqi të njëjtin fat. Familja Mazrekaj është nderuar me mirënjohje për sakrificën; emri i Tahirit rreh përjetë në këngët dhe poezitë folklorike.

Lavdi dëshmorit Tahir Mazrekaj! 🇽🇰🕊️

Selman Brahim Lokaj (1950–1998) – Mësues, patriot, dëshmor.U lind në Sllup të Deçanit, në një familje me rrënjë të thell...
08/07/2025

Selman Brahim Lokaj (1950–1998) – Mësues, patriot, dëshmor.
U lind në Sllup të Deçanit, në një familje me rrënjë të thella atdhetarie. Rrugën e lirisë e kishte të trashëguar – nga babai që vuajti burgun serb, te axha që mori pjesë në Konferencën e Bujanit.

Arsimtar i gjuhës angleze, intelektual i përkushtuar dhe zë i dijes në Gjimnazin e Deçanit e në Radio-Televizionin e Prishtinës. Kur u përjashtua me dhunë nga sistemi, nuk u dorëzua – u kthye në fshat, te nxënësit, te misioni i tij për të edukuar brezat.

Më 23 prill 1998 u bë flakadan i lirisë. Emri i tij mbetet krenari për familjen, vendlindjen dhe gjithë Kosovën.

Lavdi jetës dhe veprës së Selman Lokajt! 🇽🇰🕊️

Ramë Turkaj.Më 3 dhe 4 Prill 1992, në Lugin e Zi, Malësinë e Gjakovës, ndodhi një përplasje e armatosur mes forcave jugo...
07/07/2025

Ramë Turkaj.
Më 3 dhe 4 Prill 1992, në Lugin e Zi, Malësinë e Gjakovës, ndodhi një përplasje e armatosur mes forcave jugosllave dhe trimave shqiptarë. Në këtë betejë ranë heroikisht 6 shqiptarë. Nga ushtria jugosllave u raportua vrasja e një oficeri dhe dy ushtarëve.
Lavdi për gjakun e derdhur për liri!
I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët!
Naim Ramë Turkaj – emri yt nuk do të harrohet kurrë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kujtoi Betejën e Loxhës dhe të rënët në këtë betejë. Nderim i përjetshëm për të gji...
06/07/2025

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kujtoi Betejën e Loxhës dhe të rënët në këtë betejë.

Nderim i përjetshëm për të gjithë luftëtarët e lirisë!”, shkroi në Facebook, Haradinaj.

Vëllezërit Bytyqi – Heronjtë shqiptarë të Amerikës dhe KosovësYlli (1974), Agron (1976) dhe Mehmet Bytyqi (1978) ishin t...
04/07/2025

Vëllezërit Bytyqi – Heronjtë shqiptarë të Amerikës dhe Kosovës

Ylli (1974), Agron (1976) dhe Mehmet Bytyqi (1978) ishin tre vëllezër me prejardhje nga Kosova, të lindur dhe rritur në Nju Jork, SHBA. Me ndjenjë të thellë kombëtare, ata iu bashkuan Brigadës “Atlantiku” në vitin 1999 për të ndihmuar në çlirimin e Kosovës.

Sot ata kujtohen si heronj të dy kombeve – simbol i sakrificës, drejtësisë dhe humanizmit. Emra që kurrë nuk do të harrohen.

Avokati Koci me gomarë proteston para Kuvendit!👇
03/07/2025

Avokati Koci me gomarë proteston para Kuvendit!👇

Gëzuar Ditëlindjen Komandant Ramush Haradinaj! 🇦🇱Lavdi përherë luftës dhe sakrificës tënde!
03/07/2025

Gëzuar Ditëlindjen Komandant Ramush Haradinaj! 🇦🇱

Lavdi përherë luftës dhe sakrificës tënde!

Besnik Jasiqi (1981–1999)I lindur në Jasiq të Deçanit, u rrit në një familje atdhetare me traditë lirie. U bashkua UÇK-s...
02/07/2025

Besnik Jasiqi (1981–1999)

I lindur në Jasiq të Deçanit, u rrit në një familje atdhetare me traditë lirie. U bashkua UÇK-së më 1998 bashkë me vëllain Bujarin dhe luftoi në shumë fronte – nga Juniku deri në Koshare. U plagos, por nuk u tërhoq kurrë nga lufta. U bë komandant i artilerisë së rëndë në Brigadën 138 “Agim Ramadani”.
Më 25 qershor 1999, ra dëshmor bashkë me vëllain në një fushë të minuar në Jasiq.
Lavdi e përjetshme Besnikut dhe gjithë dëshmorëve të lirisë! 🇽🇰🇦🇱

Sot Komandanti Ali Avdiu do të mbushte 67 vjeç.Katër vite pa të, por sakrifica dhe dashuria e tij për familjen dhe atdhe...
01/07/2025

Sot Komandanti Ali Avdiu do të mbushte 67 vjeç.

Katër vite pa të, por sakrifica dhe dashuria e tij për familjen dhe atdheun mbeten përjetësi.

Sot përkujtojmë jetën e tij dhe trashëgiminë e krenarisë që na la.

🌤️ Gëzuar ditëlindjen, Komandant!

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Deçani+ posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share