Radio Alba

Radio Alba Radio Alba - Klinë, Kosova Tel.039 410 444
044 471 592

16/08/2025

Pasi u punësua në Zürich, Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Shkupit e luti Prof. Dr. Omer Xhemalin të mbajë një ligjëratë në kryeqytetin e Maqedonisë.

E pranoi ftesën dhe ligjëratën e nisi me këto fjalë: «Gëzohem që kam rastin të mbaj një ligjëratë në Universitetin ku nuk më pranuan për arsye politike».

Disa nga të pranishmit ulën kokën.

«Si student kam punuar kamerier dhe sot kur shoh njerëz që sillen keq me kamerierë, u them: kujdes se nesër ky mund të ta operojë zemrën. Andaj silluni mirë me kamerierë».

Së fundmi, mjeku i njohur shqiptar, Omer Xhemali, është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zürich.

Njoftim mortor!
15/08/2025

Njoftim mortor!

PSHDK PREZANTON LISTËN E KANDIDATËVE PËR ASAMBLENË KOMUNALE NË KLINËPartia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) ka ...
14/08/2025

PSHDK PREZANTON LISTËN E KANDIDATËVE PËR ASAMBLENË KOMUNALE NË KLINË

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) ka bërë publike listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Klinë, duke theksuar se synon të rikthejë fuqishëm praninë e saj politike në komunë.

Në një komunikatë, PSHDK deklaron se ekipi përfaqëson rininë e zgjuar, gratë e angazhuara dhe mërgatën, me qëllim forcimin e besimit dhe ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për Klinën. Partia bën thirrje për unitet dhe punë të ndershme, duke u zotuar për një qeverisje të frymëzuar nga vendet demokratike të zhvilluara të Evropës.

Lista e kandidatëve për Asamblenë Komunale në Klinë:

1. Anduena Zogu – Culaj (bartëse e listës)
2. T**h Berisha
3. Zef Palushaj
4. Brenda Gojani
5. Margon Matiqi
6. Lush Prenaj
7. Leonida Duhanaj
8. Klementina Ndou

Slogani i fushatës së PSHDK-së është: “Vlera të forta, e ardhme e sigurt.”

AAK në Klinë ishte subjekti i parë politik në Klinë që me 28 korrik e bëri publike listen e saj për anëtar të asamblesë ...
14/08/2025

AAK në Klinë ishte subjekti i parë politik në Klinë që me 28 korrik e bëri publike listen e saj për anëtar të asamblesë komunale.

A ishte kjo avantazh strategjik apo një mundësi për subjektet politike rivale që të reagojnë?

LULZIM DRAGIDELLA JEP DORËHEQJE NGA LËVIZJA VETËVENDOSJE NË KLINËProf. Dr. Lulzim Dragidella ka njoftuar dorëheqjen e ti...
14/08/2025

LULZIM DRAGIDELLA JEP DORËHEQJE NGA LËVIZJA VETËVENDOSJE NË KLINË

Prof. Dr. Lulzim Dragidella ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e cilësuar vendimin si më të vështirin në karrierën e tij politike.

Ai e ka akuzuar partinë për humbjen e demokracisë së brendshme, mungesën e transparences dhe përjashtim të zërave ndryshe në vendimmarrje, veçanërisht në nivel lokal në Klinë.

Dragidella në postimin e tij ka thënë se nuk largohet nga politika, por do të vazhdojë angazhimin e tij për interesin publik jashtë strukturave të LVV-së.

Postimi i plotë prof. Dr. Lulzim Dragidella

Deklaratë publike për dorëheqjen nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

nga Prof. Dr. Dr. Dr. Lulzim Dragidella

Klinë, më 14.08.2025

Pas një procesi të gjatë mendimesh, analizash dhe betejash të brendshme, kam marrë vendimin më të vështirë në jetën time politike:
Të tërhiqem menjëherë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Ky vendim nuk ka ardhur si pasojë e një momenti emocional, por si rezultat i një reflektimi të gjatë mbi rrugën time politike, mbi përvojat që kam kaluar dhe mbi realitetin aktual të kësaj lëvizjeje. Unë u bëra pjesë e VETËVENDOSJE!-s sepse besoja se ajo përfaqësonte një vizion të qartë për ndryshim shoqëror: drejtësi, barazi, përgjegjësi, solidaritet dhe guxim për t’u përballur me çdo padrejtësi, pa kompromis me parimet.

Por çfarë ka ndryshuar?
Gjatë viteve të fundit, një element themelor që e bëri këtë lëvizje të fuqishme – demokracia e brendshme – është zbehur deri në zhdukje. Sot vendimmarrja ndodh kryesisht në rrethe të ngushta, larg syve dhe mendimeve të shumicës së anëtarëve. Mendimet e ndryshme, që dikur pasuronin debatin, sot shpesh trajtohen si rrezik për unitetin, në vend që të shihen si forcë e tij.

Në terren, sidomos në zona si Klina, kam parë një braktisje të angazhimit real me qytetarët. Struktura lokale shpesh lihet pas dore, njerëzit që japin kohën dhe mundin e tyre injorohen, ndërsa kontributet e sinqerta nuk vlerësohen. Kam parë shokë dhe kolegë që janë zhgënjyer deri në heshtje, sepse zëri i tyre nuk gjen hapësirë.

Shembujt janë të shumtë dhe të dhimbshëm:
Kam propozuar që të organizohen takime të rregullta me bazën në Klinë, ku çdo anëtar të ketë të drejtë të shprehë mendimin e tij – propozim që nuk u mor asnjëherë në shqyrtim. Kam kërkuar transparencë për mënyrën se si shpenzohen mjetet financiare të degës, por nuk mora asnjë raport zyrtar, pavarësisht kërkesave. Kam insistuar që lista e kandidatëve për zgjedhjet lokale të përpilohej me konsensus dhe miratim /votim nga kryesia, por vendimi erdhi i gatshëm nga qendra, pa asnjë konsultim.

Kam parë njerëz të devotshëm, me vite pune vullnetare, që përjashtoheshin nga proceset vendimmarrëse vetëm sepse nuk pajtoheshin me një qëndrim të caktuar. Këto përvoja nuk janë thjesht zhgënjyese – ato e bëjnë të pamundur për mua të vazhdoj të pretendoj se kjo lëvizje funksionon sipas parimeve për të cilat u bashkova.

Përse po largohem?
Po largohem sepse nuk dua të bëhem pjesë e një realiteti që nuk përfaqëson më idealet me të cilat fillova këtë rrugë. Po largohem sepse nuk dua të bëj kompromis me bindjet e mia për hir të pushtetit partiak. Po largohem sepse dua të jem i ndershëm – me veten time, me punën time dhe me qytetarët që më kanë dhënë besimin e tyre.

Nuk largohem nga politika, por nga një strukturë që nuk më lë më hapësirë për të vepruar me ndershmëri dhe transparencë. Udhëtimi im politik nuk mbaron këtu. Përkundrazi – fillon një kapitull i ri, ku do të vazhdoj të punoj për interesin publik, pa u lidhur me interesa të ngushta.

Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugë – kolegët që kanë ndarë me mua ideale dhe përpjekje, qytetarët që më kanë inkurajuar, dhe të gjithë ata që kanë besuar se politika mund të jetë mjet për të bërë mirë. Largohem me kokën lart, pa hidhërim personal, por me një ndjenjë të fortë përgjegjësie për të qëndruar besnik parimeve të mia.

Besoj ende se ndryshimi i vërtetë është i mundur – por ai nuk vjen nga heshtja, as nga bindja e verbër. Ai vjen nga guximi për të thënë të vërtetën dhe për të vepruar ndryshe, edhe kur kjo do të thotë të largohesh nga rruga që dikur mendoje se ishte e vetmja.

Me respekt dhe vendosmëri,
Prof. Dr. Dr. Dr. Lulzim Dragidella

Levizja Vetëvendosje në Klinë ka publikuar listën e 21 kandidatëve për asamblen komunale në zgjedhjet e 12 tetoritLVV e ...
14/08/2025

Levizja Vetëvendosje në Klinë ka publikuar listën e 21 kandidatëve për asamblen komunale në zgjedhjet e 12 tetorit

LVV e ka cilësuar listën e kandidatëve si “lista e shpresës dhe e fitores” për të ardhmen e komunës.

A mendoni se kjo listë është vërtet “lista e shpresës dhe e fitores” për Klinën?

Kjo është lista e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës - dega në Klinë, për Kuvendin e Komunës.Listes i prinë A...
13/08/2025

Kjo është lista e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës - dega në Klinë, për Kuvendin e Komunës.

Listes i prinë Arben Limanaj që është edhe kandidatë për kryetar të komunës së Klinës nga LDK-ja.

Si e vleresoni ju listen e kandidatëve të LDK-së?

PDK në Klinë ka publikuar listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit!Kandidati për kryetar të komunes Sokol...
13/08/2025

PDK në Klinë ka publikuar listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit!

Kandidati për kryetar të komunes Sokol Bashota, ka thënë se lista sjell 44% kandidate femra dhe 80% kandidatë të rinj që garojnë për herë të parë, profesionistë nga fusha të ndryshme të gatshëm për të sjellë frymë të re në Kuvend.

Si e vlerësoni ju listen e kandidatëve të PDK-së për Asamblenë Komunale në Klinë?

Fabrika e xhamit GLASTEC GROUP me seli në Dollc të Klinës Shpall Konkurs pune për këto pozita:1. Mjeshtër në përpunimin ...
13/08/2025

Fabrika e xhamit GLASTEC GROUP me seli në Dollc të Klinës

Shpall Konkurs pune për këto pozita:

1. Mjeshtër në përpunimin e xhamit (2 pozita)
2. Punëtor në fabrik (5 pozita)

Pozitat e kërkuara kanë rëndësi të veçantë në kompaninë GLASTEC GROUP.

GLASTEC GROUP për çdo punëtor ofron mundësi të barbarta karriere dhe avancimi profesional.

Detyrat dhe përgjegjësitë për poziten Mjeshtër:
* Të ketë përvoj pune në përpunimin xhamit,
* Të ketë njohuri në përdorimin e makinerisë,
* Të jetë komunikuës dhe të ketë bashkëpunim të ngushtë me ekipet tjera për të siguruar koordinimin dhe efikasitetin e duhur në projektet e përbashkëta.

Përfitimet:
* Pagë dinjitoze
* Shujta ditore
* Kontributet pensionale
* Trajnime në Zvicerr në fabriken e Glastec
* Sigurim shëndetsor dhe aksidental
* Mundësi reale për rritje profesionale dhe zhvillim brenda kompanisë

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes:

📧 [email protected], ose

📞 +38349500487.

Fabrika e xhamit GLASTEC GROUP në Dollc të Klinës ju mirëpret!

09/08/2025

Aksident në dalje të Klinës, rruga për Gurrakoc! Aksidentet po shtohen kohëve të fundit.”
Ngisni me kujdes dhe respektoni rregullat – një moment pakujdesi mund të kushtojë shumë.

08/08/2025

Rrugë që zgjasin, punë që flasin

Vazhdojnë punimet në magjistralen Klinë - Gjakovë.

Benita Company Shpk

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Alba posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Alba:

Shortcuts

  • Address
  • Telephone
  • Alerts
  • Contact The Business
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share

Our Story

Tel.kontaktue: +383 (0) 39 410 444 +383 (0) 44 122 664 - marketingu