TasjaniPress

TasjaniPress Dritare informuese rreth zhvillimeve aktuale në komunën e Ferizajt.

Gjendja e tmerrshme e mbeturinave në hyrjen e shkollës “Ahmet Hoxha” në Ferizaj, ku rrezikohet seriozisht jeta e nxënësv...
21/12/2025

Gjendja e tmerrshme e mbeturinave në hyrjen e shkollës “Ahmet Hoxha” në Ferizaj, ku rrezikohet seriozisht jeta e nxënësve!

Mërgata i’a “mësynë” Kosovës për festat e fundvititMirësevini bashkëtdhetarë në shtëpinë tuaj, në Kosovë, në foleun e at...
20/12/2025

Mërgata i’a “mësynë” Kosovës për festat e fundvitit

Mirësevini bashkëtdhetarë në shtëpinë tuaj, në Kosovë, në foleun e atdheut për festat e fundvitit.

Kthimi juaj sjell gëzim, ngrohtësi dhe jetë në çdo qytet e fshat, në çdo shtëpi ku dritat ndizen me mall e dashuri. Kosova ju pret me zemër të hapur, me tradita, mikpritje dhe kujtime që na bashkojnë. Këto ditë janë kohë reflektimi, falënderimi dhe shprese për një vit më të mbarë. Le të ndajmë buzëqeshje, tryezë familjare dhe ëndrra të reja. Urojmë që pushimet t’ju sjellin paqe, shëndet dhe gëzim të pafund.

Mirë se erdhët në shtëpi!

Pas betimit në krye të Komunës së Ferizajt e në vazhdën e konsolidimit të qeverisjes lokale për mandatin e ri qeverisës ...
05/12/2025

Pas betimit në krye të Komunës së Ferizajt e në vazhdën e konsolidimit të qeverisjes lokale për mandatin e ri qeverisës 2025-2029, energjiplotë për nisjen sa më parë të punës sonë për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër, sot mora vendim për emërimin e anëtarëve të Kabinetit Qeverisës të Komunës së Ferizajt, me këtë përbërje:

1. Nënkryetar i Komunës së Ferizajt – z. Lulzim Aliu, Inxhinier i Diplomuar i Elektroteknikës.

2. Drejtore e Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, znj. Festina Sadiku Hyseni - Master i Shkencave në Hartografi.

3. Drejtor i Drejtorisë së Arsimit – z. Afrim Llabjani, Pedagog.

4. Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit - z. Gazmend Bytyçi, Bachelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike.

5. Drejtore e Drejtorisë së Financave - znj. Sebahate Sadiku, Ekonomiste e Diplomuar.

6. Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Dr. Kemajl Emini, Neonatolog.

7. Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit – z. Balton Dërguti, Master i Menaxhimit dhe Inovacionit në Turizëm.

8. Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës – z. Meriton Hajdini – Inxhinier i Ndërtimtarisë.

9. Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë - z. Alberton Sahiti - Ekonomist i diplomuar.

10. Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit – z. Arbër Bytyqi, Inxhinier i Elektroteknikës.

11. Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë - Dr. Burim Bajrami, Doktor i Mjekësisë Veterinare.

12. Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme – z. Selim Marevci, Politolog.

Kurse në Kabinetin tim, kam emëruar:

1. Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës – z. Albion Sherifi, Jurist i Diplomuar.

2. Zëdhënëse e Komunës së Ferizajt - znj. Jerina Rexhepi

"Era shtet!" - Policia e Kosovës nuk e lejon automjetin me flamur kombëtar të kaloj në Veri nga ura e Mitrovicës së Jugu...
28/11/2025

"Era shtet!" - Policia e Kosovës nuk e lejon automjetin me flamur kombëtar të kaloj në Veri nga ura e Mitrovicës së Jugut e ndërtuar këtë vit mbi lumin Ibër

TasjaniPress ju uron Ditën e Flamurit Kombëtar!
27/11/2025

TasjaniPress ju uron Ditën e Flamurit Kombëtar!

Është ndarë nga jeta në moshë të hershme artisti i njohur, Shpat Kasapi😢
26/11/2025

Është ndarë nga jeta në moshë të hershme artisti i njohur, Shpat Kasapi😢

Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane.Leard Sadriu pritet të largohet nga...
25/11/2025

Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane.

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati për të bërë hapin më të madh të karrierës së tij.

Mbrojtësi kosovar ka shkëlqyer me fanellën e klubit rumun në 17 paraqitje, 16 në kampionat dhe një në Kupën e Rumanisë. Sadriu është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë të elitës rumune, teksa ka realizuar dy gola, duke u dëshmuar si forcë e rëndësishme e Arges edhe në fazën ofensive.

Falë këtyre paraqitjeve të jashtëzakonshme dhe grumbullimit të tij me Kombëtaren e Kosovës, Sadriu është vërshuar nga oferta, si nga kampionati rumun, ashtu edhe nga liga të tjera evropiane.

Burime të sigurta se e ardhmja e mbrojtësit ferizajas pritet të jetë në Gjermani. Sadriu tashmë ka arritur marrëveshjen personale me skuadrën Holstein Kiel, që këtë edicion ka rënë në Bundesliga 2, por që njihet si klub i organizuar dhe i orientuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj, shpeshherë furnizues i klubeve të Bundesligës.

22/11/2025

Shkolla e vjetër "Gjon Serreçi" Ferizaj

21/11/2025
20/11/2025

Bedri Lohaj flet pas fatkeqësisë që goditi biznesin e tij
Dëme në njerëz nuk ka, ndersa ato materialem mbi 15 milion euro.

20/11/2025

Lajmi i Fundit biznesi Elita përfshihet nga zjarri!

19/11/2025

Vërshime në Sojevë të Ferizajt, rruga Ferizaj-Gjilan

Raportohet për gjendje alarmante pas reshjeve të pandërprera të shiut në afersi të Camp Bondsteel në Sojevë, rruga Ferizaj - Gjilan ku sipas pamjeve shihet se janë përmbytë, automjete, objekte afarsite.

Kjo arterie rrugore menaxhohet nga niveli qendror, Qeveria e Kosovës, pasi kategorizohet si rrugë magjistrale.

Address

Ferizaj
70000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TasjaniPress posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to TasjaniPress:

Share