IMK Kosova

IMK Kosova Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from IMK Kosova, TV Network, .

Bota mediatike gjendet ketu..Gjithqka rreth TV,Serialeve,Filmave,Emisioneve e shume gjera te tjera...IMK Kosova pjese e IMK Group ,Contact-Marketing ose Promocion: www.facebook.com/imk.kosovaadmin apo [email protected]
www.twitter.com/imkkosova

11/01/2014

Fituesit e IMK Awards 2 shumë shpejt do të shpallen pasi që numërimi i votave është në prag të përfundimit!Qëndroni me ne😊

31/12/2013

Po ju shkruajme pak ore para ndrrimit te moteve.Sonte,padyshim do te jete dita me e begatshme e me e gjate e vitit.Pos shume gjerave qe nuk do ta marr hapsiren t'i permend kemi programe te ndryshme festive te larmishme.E di qe do te jete nje zgjedhje e veshtire per t'u percaktuar cilin kanal do ta shikoni.Por mos u brengosni,asgje s do te humbisni;Ngarkimet ne YouTube dhe ritransmetimet e tyre do te jau japin nje "shance te dyte" per t i shikuar ato!

Nderkaq,IMK ju uron 2014-ten,fat dhe shendet,tjerat vijn' me rend!

Gezuar per shume mote :)

Edhe Klan Kosova ka pergatitur nje program te larmishem festiv ku me theks te veçante eshte spektakli “A sa bukur a” i c...
29/12/2013

Edhe Klan Kosova ka pergatitur nje program te larmishem festiv ku me theks te veçante eshte spektakli “A sa bukur a” i cili eshte realizuar ne bashkepunim me “Klanin” e Shqiperise.
Nderkaq me poshte keni skemat programore te tre neteve festive: ⬇️
09:00 ORA SHTATE - FESTIVE
12:10 NEWS SHOW- KIDS FESTIVE
15:15 URBAN UNPLUGGED- festive
17:10 ORA E PASDITES- festive
21:00 A SA BUKUR A (Nata 1)

29/12/2013

Votimi mbyllet sot ne ora 12:00!Keni edhe dy ore koh' per te votuar te preferuarit tuaj! :-D

  - Emisioni me i mire i vikendit:Ne kete kategori nga kater nominimet kemi vendosur si fitues te zgjedhim emisionin 1 k...
27/12/2013

- Emisioni me i mire i vikendit:

Ne kete kategori nga kater nominimet kemi vendosur si fitues te zgjedhim emisionin 1 kafe me Labin,nje emision ky tradicional i cili tashme per 10 vite na mbush te dielat me program te larmishem,i pergatitur nga nje pune e palodhshme e stafit te tyre.

Nderkaq keni vetem edhe nje dite kohe per te zgjedhur te preferuarit tuaj ne mbi 14 kategori te tjera:

http://wp.me/P3beom-a

  - Programi festiv i Kohavision-it•E martë 31 dhjetor 19:30 Genc Salihu  Live - Into the park Uverturë e programit fest...
26/12/2013

- Programi festiv i Kohavision-it

•E martë 31 dhjetor 19:30
Genc Salihu Live - Into the park Uverturë e programit festiv do jetë koncerti i muzikantit Genc Salihu i mbajtur në kuadër të festivalit ‘Into the Park' në Pejë. Mirëpo në ekran ky program shkon përtej një koncerti për faktin se mënyra e editimit të programit është jo konvencionale. Koncerti merr formatin e një udhë përshkrimi muzikor të realizuar nën regji të Kreshnik Shalës. Genc Salihu performon këngë që kishte realizuar sa ishte pjesë e grupit Cute Babluja e deri tek këngët e realizuar si solist. Bashkë me Genci paraqiten: Visar Kuçi - violinë, Arbër Salihu - kitarë, Nesim Maxhuni - daule, Dukagjin Muhaxheri - saksofon, Tomor Kuçi - kitarë, Enes Bajramliqi - vocal dhe Fatjon Miftaraj - piano dhe duhet veçuar paraqitja speciale e kitaristit Petrit Çeku. Nga koncerti janë shkëputur tetë këngë ndër të cilat ‘Kolateralisht', ‘Lufta asht bahçe' dhe ‘Udhë të mbarë'.
• E martë 31 dhjetor 20:15 Oxygeni festiv Shikuesit e KTV-së do të kenë mundësinë të presin Vitin e Ri me një program të pasur i cili i është besuar emisionit numër një në vend Oxygenit. Nën drejtimin e Besim Dinës dhe Edita Dulës në program do të defilojnë emra nga fusha e artit, politikës dhe medias. Të ftuar: Shyhrete Behluli, Shkëlzen Jetishi, Kastriot Tusha, Zenel Doli, Remzije Osmani, Motrat Mustafa, Vjollca Lluka, Hadi dhe Jahja Shehu, Adelina Thaçi, Yllka Kuqi, Venera Lumani, Lind Islami, MC Kresha, Lyrical Son, Real 1, Agron Peni dhe Latino Band, Dhurata Dora, Teuta Kurti, Lindita Hakaj, Orkestra Oxygen, Orkestra Buxhovi, Mimoza Kusari - Lila, Besnik Tahiri, Blerta Deliu, Visar Arifaj, Imer Mushkolaj, Selvije Bajrami, Halil Matoshi, Sanije Matoshi, Hysni Klinaku, Jeton Vorfi, Linda Haxhibrahimi, Linda Nikolla, Woxart etj. Muzika është pjesa qendrore e programit (100% live) e shoqëruar me skeqe nga Besimi dhe Edita si dhe intervista e batuta me të ftuar në studio. Programi qendror festiv maratonik i Kohavisionit zgjatë 6 orë. Skeqet e përfshira në program janë pasqyrë e asaj nëpër të cilën shoqëria kosovare ka kaluar gjatë një viti. Repertori muzikor i programit është i larmishëm dhe pothuaj i të gjitha zhanreve muzikore: xhaz, pop, folk, popullore, hip hop, r'n'b etj. 12-shi do të jetë shumë special.
•Filmat në KTV 31 dhjetor, 1 dhe 2 janar 2:00 pas mesnate
1 janar 12:30 Ngjarjet e vitit 2013
•17:15 Programi fluturues i fëmijëve. Emisioni i shikuesve të vegjël të Kohavisionit vjen me edicion festiv që ndahet në katër pjesë. Në kët program janë përfshirë këngët më të suksesshme për fëmijë të vitit, këngë premierë të cilat pritet të gëzojnë suksesin gjatë 2014-ës si dhe pika vallëzimi modern dhe balet.
•19:40 Sportisti i Vitit Transmetimi i ceremonisë së ndarjes së çmimeve për sportistët më të suksesshëm të vitit që lame pas sipas grupit KOHA.
•20:30 Express Shopping Edicioni festiv i emisionit Express vjen me formatin Express Shopping i cili i vë 4 personazhe nga bota e artit para një sfide. Diellza Kolgeci, Adriana Matoshi dhe Kaona Sylejmani, Mihrije Braha dhe Genta Ismajli do të duhet që për 100 minuta dhe me vetëm 100 euro të kompletojnë një veshje. Ato do të marrin vlersimin e jurisë së përbërë nga: Afërdita Paqarada, Agnesa Vuthaj dhe Shkumbin Tafilaj. Mysafir të mbrëmjes në pjesën muzikor të programit janë edhe: Kaltrina Selimi, KAOS, Adrian Gaxha dhe Floriani, Skivi dhe Zanfina Ismajli...performancat e tyre shoqërohet edhe me mini - intervista. Ky emission drejtohet nga Dardan Selimaj.
•21:45 Gena's Show Këngëtari më i kërkuar i momentit vjen në ekranin e KTV-së me një show special për Vit të ri. Këngët e përfshira në kët program janë orkestruar enkas për festën dhe kjo vjen ekskluzivisht vetëm në ekranin e KTV-së. Repertori p[ërfshinë këngë të Genës dhe hite të përpunuar shqiptare.
•22:45 Latino Band - 10 vjet Koncert i cili shënoi 10 vjetorin e themelimit të grupit të muzikës latine Latino Band është pjesë e programit festiv të Vitit të Ri në KTV. Në 60 minuta muzika e interpretuar nga grupi shoqërohet nga valltarë nga Evolution Dance si dhe mysafirja speciale Maria Balsamo. Një koncert retro me vepra origjinale të grupit por edhe repertory të njohur nga muzika botërore.
• 00:15 Elina Duni Quartet Koncerti i cili përmbylli turneun e këngëtares Elina Duni me albumin "Matanë Malit" i organizuar në kuadër të Dokufest do të tgransmetohet pas mesnate në KTV. Koncerti i mbajtur në kinemanë n'Bahçe në Prizren përfshinë hite të albumit të fundit të Dunit.
•2 janar 18:00 Best of Ooops…
•20:00 038 festive Emisioni i parë për kryeqytetin ne edicionin festiv do të shëtis nëpër kryeqytet. Studio e emisionit do të zhvendoset në njërin prej autobusëve të trafikut urban. Mysafirët do të mblidhen nëpër stacionet më të afërta të shtëpive të tyre për t'ju bashkuar këtij udhëtimi i cili do të përcillet me intervista dhe këngë për kryeqytetin. Shpend Ahmeti, Blerand Stavileci, Plisat dhe asambleistët e tri partive më të mëdha në Komunën e Prishtinës janë vetëm disa nga të ftuarit. Shkopi magjik…
•21:00 Top Koha Festive Në Top Kohë festive do bëhen bashkë disa prej këngëtarëve më të suksesshëm nga të gjitha trevat shqiptare ndër ta: Leonora Jakupi, Ronela Hajati, Samanta Karavello e cila prezantohet për herë të pare në një program televiziv kosovar, Korab Shaqiri, Clepto, 2 ton, Vali Kuqi, Besart Halimi, Eho Band, Adelina Emini, Lori, Teuta Selimi.
•22:30 KTV Frymë Për të dytin vit Kohavisioni në kuadër të programit festiv sjellë emisionin dedikuar muzikës së irëfilltë shqipe por të veshur me elemente bashkëkohor. Këtë here pesëshja Fatjon Miftaraj - piano, Nesim Maxhuni - daulle, Sinan Kajtazi - klarinetë, Faton Kajtazi - sint dhe Liridon Sadriu - vocal do të interpretojnë këngë si: ‘Nji lule', ‘Tumakuqe' dhe ‘Ra faja prej fiku'. •23:00 Antonio Forcione - Koncert Kitaristi i famshëm botëror i cili në nëntor të këtij viti mbajti koncert në Teatrin ODA vjen me performance në ekranin e KTV-së. Të drejtat për transmetimin e këtij koncerti i ka ekskluzivisht vetëm Kohavisioni.
•00:30 Nesim Maxhuni Hip Bop Quintet - Koncert
Koncerti me të cilin u përmbyll festivali DAM do të transmetohet me 2 janar pas mesnate. Kjo performance sjellë pika nga dy albumet e daullistit Nesim Maxhunit me pjesëmarrjen e veçantë të këngëtares nga Maqedonia Jana.


Gezuar Festat!

26/12/2013

Sot disa ekskluzivitete :-D

24/12/2013

Gezuar Krishtlindjet!

  - Nga sot do te fillojme shpalljen e fituesve ne kategorite pa votim.Kategoria:Talk Show-u me i mire politik:Nga 4 nom...
23/12/2013

- Nga sot do te fillojme shpalljen e fituesve ne kategorite pa votim.

Kategoria:Talk Show-u me i mire politik:
Nga 4 nominimet (Debati ne RTK,Rubikon,Argument plus dhe Sy me Sy) si me i miri ne kete kategori zgjidhet emisioni Rubikon i cili per te dhjetin sezon me rradhe vazhdon t'i sjelle prane shikuesit ngjarjet me aktuale,te analizuara ne kendveshtrime te ndryshme.Eshte hera e dyte qe ne IMK Awards Rubikon merr po te njejtin çmim,nderkaq mbetet te shihet ne qofte se edhe emisionet tjera perkatese do te marrin çmimet e tyre te dyta ne rradhen e shperblimeve te IMK.Kjo gjithçka varet nga ju,duke i votuar te preferuarit tuaj:

http://wp.me/P3beom-a

Gjithe perdoruesit e rrjetit social Twitter tani kane mundesi te votojne duke cicërruar (bërë nje tweet) qe permban hash...
22/12/2013

Gjithe perdoruesit e rrjetit social Twitter tani kane mundesi te votojne duke cicërruar (bërë nje tweet) qe permban hashtagun dhe emrin e emisionit qe deshironi ta votoni.Nje tweet(cicërrim) paraqet nje vote,nderkaq ajo vote do ti shkoj emisionit perkates ne te gjitha kategorite ku eshte ai i nominuar dmth ketu nuk keni nevoje te specifikoni kategorine por vetem emrin e emisionit siç eshte paraqitur ne foton ne vazhdim!

Por edhe te tjeret te cilet nuk e kuptojne kete menyre te votimit prape mund te votojne ne: http://wp.me/P3beom-a

Votimi qëndron ende i hapur,deri më 28 dhjetor dhe më pas nga 30 dhjetori fillojmë me shpalljen e fituesve ndërkaq nga n...
22/12/2013

Votimi qëndron ende i hapur,deri më 28 dhjetor dhe më pas nga 30 dhjetori fillojmë me shpalljen e fituesve ndërkaq nga nesër shpallim fituesit në kategoritë pa nominime.✌️

Percakto të preferuarit tuaj,në qoftë se ende nuk e keni bërë:

http://imkkosova.wordpress.com/imk-awards-2/

IMK AWARDS 2Emisioni me i mire kulturor:(required) Express Rendez Vous Telekino KultEmisioni me i mire kushtuar showbizzit: Mix max Prive ExpressProgrami me i mire i mengjesit: Ora 7 Miremengjesi Kosove Per dite te mbare SOTEmisioni me i mire social: Edhe une jam Kosove 038 Ju flet PrishtinaEmisioni...

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IMK Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to IMK Kosova:

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share