Gazeta ETIKA

Gazeta ETIKA Vend i informimit

U kry çdo send, 🏆 vjen në Pejë! ♥️Peja e trofeve, Gjesti është fituesi i Big Brother Albania 4Fitues i BBVA 4 është arti...
20/04/2025

U kry çdo send, 🏆 vjen në Pejë! ♥️
Peja e trofeve, Gjesti është fituesi i Big Brother Albania 4

Fitues i BBVA 4 është artisti nga Peja, Besart Kelmendi “GJESTI”! 🔥

Gjesti i njohur tashmë si fenomen, i vetmi që morri pjesë në 2 BigBrother Kosovë&Shqipëri, nga izolimi në izolim theu rekord duke qëndruar 185 ditë i izoluar apo mbi gjysmë viti duke i dhuruar publikut çdo gjë nga vetja. ⭐️

13/04/2025

Video, momenti i shoqërimit të Jozef Markut pas dhunës së ushtruar live duke e rrahur Gjestin në Big Brother VIP

Gjate nje debati me nje nga pjesetaret e Big Brother Albania (Gjesti), aktori Laert Vasili akuzoi si terrorist kedo qe t...
06/04/2025

Gjate nje debati me nje nga pjesetaret e Big Brother Albania (Gjesti), aktori Laert Vasili akuzoi si terrorist kedo qe thote "Allahu ekber (Allahu eshte me i Madhi)".

Vasili: "Pse the Allahu ekber, pse the Allahu ekber?

(Tjetri) - Allahu ekber, Allahu ekber!

Vasili: E di kush thote Allahu ekber?

(Tjetri) - Une e them, Allahu ekber! Allahu eshte me i Madhi!

Vasili: Ata qe pre.. ko.. thone Allahu ekber. Çfare je ti, terr.. je ti?

16/03/2025

Studentët në këmbë

E quajti kryemnistrin hajvan, Art Motion e largon nga komentimi🔴 LAJMI I FUNDIT/ 'DISTANCOHEMI' - "ArtMotion kërkon falj...
16/02/2025

E quajti kryemnistrin hajvan, Art Motion e largon nga komentimi

🔴 LAJMI I FUNDIT/ 'DISTANCOHEMI' - "ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter

ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.

Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.
ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes.

ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.

ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen."

Votat nga diaspora, KQZ vazhdon vlerësimin e pakove me postë
16/02/2025

Votat nga diaspora, KQZ vazhdon vlerësimin e pakove me postë

Presidenti Trump e uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së KosovësPresidentja e Republikës së Kosovës, V...
16/02/2025

Presidenti Trump e uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces. Ai ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe angazhimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike për të gjithë qytetarët, pa dallim.

"Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi", thuhet në mesazhin e tij.

Presidenti Trump ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës përballë agresionit rus.

Në fund të urimit, Presidenti Trump ka theksuar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një moment për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të parë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur.

Të bashkëngjitur gjeni urimin e plotë.

16/02/2025

Krijohet me AI një video e Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit

“Ata që e ndajnë të njëjtin ideal, ecin krah për krah në histori pavarësisht se mund të jetojnë në epoka të ndryshme. Farën e mbjellë nga rilindasit e korrëm me breza por kulmet e idealit u arritën në Vlorën e vitit 1912 dhe në Prishtinën e vitit 2008. Tash radhën e ke ti”, thuhet në videon e postuar në story.

Peter SORENSEN, emisari i BE-së, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi Me rastin e emërimit ng...
15/02/2025

Peter SORENSEN, emisari i BE-së, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi

Me rastin e emërimit nga BE-ja të diplomatit Danez, emisar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Emisari i BE-së, Peter SORENSEN,është vazhdues pas mandatit gati pesëvjeçar të Mirosllav LAJÇAK.

Diplomati, me një përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së, me një karrierë që ka ushtruar disa detyra një ndër ta edhe si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe Shef i zyrës së BE-së në Sarajevë.

Emisari, Peter SORENSEN, përveqë në krizën më të rëndë që po vazhdon në Bosnjë e Hercegovinë, ka ushtruar detyrën edhe Shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.
Emisari i BE-së, do të duhej të trajtojn duke e vizituar krahinën shqiptarë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ish emisari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, si përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëherë nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës, zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit,por edhe respektimin e Referendumit të 1 e 2 mars 1992, që të dal në mbrojtje të vullnetit plebish*tar të kësaj Krahine.

Ish emisari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, asnjëherë, ska kërkuar që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë.

Shqiptarët të mbeturë padrejtësisht nën administrimin e Republikë së Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi proporcional në nivelin lokal dhe Qendror.

BE-ja, këmbëngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por kan harruar luftën e UÇPMB-ës, Marrëveshjen e Konçulit, dhe Referendumin 1 e 2 Mars 1992.

Atë që kërkon Serbia për pakicën Serbe në Kosovë-ua mohon shqiptarëve në Serbi-këtu kemi dy standarde.
Emisari, Peter Sorensen,në mbylljen e bisedimeve Beogra-Prishtinë nuk mund të mbetët çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi.
BE-ja promovon vullnetin e shumicës prandaj, do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.

Mbesim me shpresë se njohurit, e emisarit të BE-së, Peter SORENSEN,do ti shërbejn që ishte si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK),përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi, por edhe përvojën në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.
Krahina shqiptare është Rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Shqiptarëve nuk mundë t'ju mohohen të drejtat që i gëzojn sikurse pakica Serbe në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën e ulëseve të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.

Peter SORENSEN, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi, dhe kështu nuk do ti përsëritë gabimet e rënda e paraardhësit, duke praktikuar dy standard për dy pakica.

Autor i vështrimit Refik HASANI

Lajm i mrekullueshëm:Republika e Kosovës do të ketë nderin të mirëpresë si Ambasador të radhës të SHBA-ve në Republikën ...
15/02/2025

Lajm i mrekullueshëm:

Republika e Kosovës do të ketë nderin të mirëpresë si Ambasador të radhës të SHBA-ve në Republikën e Kosovës shqiptaro-amerikanin z.Bex Aliu.

Ambasadori Aliu konsiderohet si shqiptari më i suksesshëm në Amerikë në fushën e diplomacisë.

Z. Aliu ka studiuar mjekësinë në Universitetin e Prishtinës.

Fehmi Ferati u reagon militantëve të partive që po kundërshtojnë koalicionet: Po juve as në shtëpitë tuaja nuk ju pyet k...
15/02/2025

Fehmi Ferati u reagon militantëve të partive që po kundërshtojnë koalicionet: Po juve as në shtëpitë tuaja nuk ju pyet kush për asgjë!

***

Aktori dhe moderatori i njohur mitrovicas ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Ai ka shprehur habi për reagimin e militantëve të partive që po bëjnë në rrjetet sociale duke kundërshtuar çdo koalicion të mundshëm në mes të partive, shkruan "Jepi zë".

Ferati, përmes një postimi, ka shkruar se këta militantë nuk pyet askush, madje as në shtëpitë e tyre ku jetojnë.

Postimi i plotë:

Kur po i lexoj militantët e partive të nervozuar e kinse si faktorë duke u shprehur kundër formulave të koalicioneve! E kush ju pyet juve more?! Po juve as në shtëpitë tuaja nuk ju pyet kush për asgjë hiq!

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta ETIKA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share