KlanKosova FM

KlanKosova FM Radio Klan Kosova FM 95.2 dhe 90.8 Mhz KlanKosova FM

Radio Klan Kosova FM me frekuencat 95.2 dhe 90.8 Mhz, filloj transmetimin me 28 nëntor 2021 me një programacion të kompletuar me plot emisionie duke u shëndrruar në radion më të dashur për dëgjuesit, veç frekuencave KlanKosova FM mund të dëgjohet edhe përmes aplikacionit në telefonat tuaj të menqur, nga mengjeset e hershme e deri në orët e vona ju presin plot infromacione, emisione argëtuese, e po ashu muzika më e mirë e vendit dhe ajo e huaja.

Në Kompleksin Memorial në Gradish të Xërxës, sot dhe nesër do të mbahet festivali FARDI FEST 2025.Me moton “Trashëgimia ...
06/08/2025

Në Kompleksin Memorial në Gradish të Xërxës, sot dhe nesër do të mbahet festivali FARDI FEST 2025.
Me moton “Trashëgimia që bashkon brezat”, në këtë festival për dy ditë me radhë do të ketë aktivitete ku dominon kultura, muzika dhe shijet tradicionale të Anadrinisë.
Në edicionin e dytë të këtij festivali përfshihen, lojërat tradicionale të Anadrinisë, këndi i artit figurativ – “Muri i Ngjyrave”, shijet e trashëgimisë – gatime dhe ushqime tradicionale, Muzeu i Luftës-Kujtesa Kolektive e Anadrinisë, Policia e Kosovës me aktivitete për fëmijë dhe familje, bashkëlojë me yjet e basketbollit të Rahovecit, promovimi i bizneseve vendore, koncert me artistë të muzikës popullore etj.
Ky festival rikthen ngjyrat, zërat dhe shijet e Anadrinisë për të gjitha gjeneratat, duke festuar trashëgiminë kulturore, traditën dhe shpirtin shqiptar.
Ngjarjet mbahen duke filluar nga ora 18:30-00:00

Vepra “Ridënimi” e autorit Fatos Lubonja, e përkthyer në polonisht, është një prej 14 librave të nominuar për çmimin let...
06/08/2025

Vepra “Ridënimi” e autorit Fatos Lubonja, e përkthyer në polonisht, është një prej 14 librave të nominuar për çmimin letrar “Angelus” 2025, çmimi për Letërsinë e Europës Qendrore.
Botuar nga shtëpia botuese “Pogranicze” në Poloni me titullin “Drugi wyrok” libri është përkthyer nga Dorota Horodyska, me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, që i përket gjinisë së kujtimeve dhe është një ndër librat më të rëndësishëm të kujtesës, ku Lubonja sjell dëshminë e jetës së tij në burgjet e diktaturës komuniste.
“Angelus”, çmimi për Letërsinë e Europës Qendrore, vlerësohet si çmimi më i rëndësishëm në fushën e prozës së përkthyer në gjuhën polake.
Lista përfundimtare me shtatë finalistët e nominuar për “Angelus” 2025 pritet të publikohet në shtator.
Fituesi shpërblehet me shumë monetare, ndërsa përkthyesi i veprës nderohet me një çmim të veçantë

"NJERËZ" me autor Driton Gashi është libri që përurohet sot nga ora 18:00, në Amfiteatrin e Institutit të Historisë “Ali...
06/08/2025

"NJERËZ" me autor Driton Gashi është libri që përurohet sot nga ora 18:00, në Amfiteatrin e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Universiteti i Prishtinës.
Ky libër është shumë më shumë se një përmbledhje intervistash dhe rrëfimesh. Është një këngë e fuqishme e letërsisë, një melodi e thellë e muzikës dhe artit, një dritare që hapet drejt thellësive të kulturës dhe humanitetit tonë. Është një reflektim i dashurisë për atdheun, për historinë që na bashkon, për mallin që ndjejmë thellë në shpirtin tonë si njerëz që jetojmë larg tij.
Në këtë libër janë 57 të intervistuar, që flasin me gjuhën e zemrës, me gjuhën e shpirtit, flasin vetëm ose të shoqëruar, ku secili ka pjesën e vet dhe të gjithë së bashku, si në një kor, plotësojnë tablonë e këtij libri

Filmi artistik me metrazh të gjatë, “Man of the House” me regji të Andamion Murataj, do të ketë premierën botërore në pr...
05/08/2025

Filmi artistik me metrazh të gjatë, “Man of the House” me regji të Andamion Murataj, do të ketë premierën botërore në programin e konkurrimit të Festivalit të Filmit në Sarajevë 2025.
Filmi zgjat 110 minuta dhe përqendrohet në historinë e Fran, një personazh kompleks, lindur si grua por që bën jetën e një burri apo e thënë ndryshe “burrneshë”. Për t’i dhënë dashurinë e nënës mbesës së saj, Fran duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë nëse do të vijojë të ruajë statusin si burrneshë apo të ulë autoritetin dhe të rilidhet me ndjenjat femërore të nënës.
Edicioni i 31-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë do të mbahet në datat 15-22 gusht 2025. Fetivali do të çelet me “The Pavilion” nga regjisori i mirënjohur boshnjak Dino Mustafic. 50 filma do të garojnë në kategori të ndryshme, për çmimin “Zemra e Sarajevës”.
Ky festival ka përzgjedhur 15 premiera botërore, 6 ndërkombëtare, 28 rajonale si dhe dy premiera kombëtare. Pritet që kineasti italian Paolo Sorrentino të vlerësohet me çmim nderi “Honorary Heart of Sarajevo Award”, për kontributin e jashtëzakonshëm në artin e kinemasë. Dy yje të tjerë të kinematografisë botërore, të cilët do të nderohen me çmime në këtë edicion, do të jenë suedezi Stellan Skarsgard dhe amerikani Willem Dafoe

Në Muzeun Historik të Shkodrës, sonte do të prezantohen hartat e koleksionistit Gjergj Marena të titulluar “Një Dhuratë ...
05/08/2025

Në Muzeun Historik të Shkodrës, sonte do të prezantohen hartat e koleksionistit Gjergj Marena të titulluar “Një Dhuratë me Vlerë Historike”.
Në këtë ngjarje të veçantë ku historia takon dashurinë dhe përkushtimin për vendlindjen, koleksionisti Gjergj Marena një qytetar i apasionuar pas historisë dhe trashëgimisë kulturore kombëtare, do të dhurojë harta të vjetra me vlera të rralla historike, të cilat do t’i shtohen fondit të pasur të Muzeut Historik të Shkodrës

Në Amfiteatrin Antik të Durrësit, sonte nga ora 20:30 do të mbahet koncerti “Meloditë e Mesdheut”, që rikthen pas shumë ...
05/08/2025

Në Amfiteatrin Antik të Durrësit, sonte nga ora 20:30 do të mbahet koncerti “Meloditë e Mesdheut”, që rikthen pas shumë vitesh në qytetin bregdetar, sopranon Inva Mula një nga emrat më të mëdhenj të operas shqiptare dhe asaj botërore.

Koncerti ka në program këngët dhe meloditë më të bukura të Mesdheut.
“Meloditë e Mesdheut” do të sjellin në skenën e lashtë, dy artistët e njohur shqiptarë në Itali, vëllezërit Ekland e Redi Hasa. Një tjetër e veçantë është pjesëmarrja e korit të fëmijëve “Okarina”, nga Prishtina

04/08/2025

Babë e bir në violinë, Festim Fanaj thotë se djali i tij Princi e ka tejkaluar krahasuar me kohën e tij të fëmijërisë. Ai në Special One tregon se ëndrra e tij ka qenë Vjena, dhe se me violinë e ka shëtitur botën. Flet për sfidat që ka kaluar dhe thotë se Kososva nuk i mbështet mjaftueshëm talentet e reja

04/08/2025

Violinsti Festim Fanaj në Special One, thotë se profesionin e ka trashëguar nga prindërit, flet për ngjarje interesante gjatë performancave me grupin String String, ndër to edhe në Itali, Francë e Zvicër dhe thotë se komuniteti shqiptar në Zvicër është i organizuar

13 vjet mësimdhënës në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, 7 vjet në Universitetin e Prishtinës, violinisti Festim Fanaj ...
03/08/2025

13 vjet mësimdhënës në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, 7 vjet në Universitetin e Prishtinës, violinisti Festim Fanaj në Special One rrëfen për rrugëtimin e tij në këtë profesion, performancat me Filharmoninë e Kosovës dhe bendin String String nga Londra e deri në Japoni, flet për djalin Prince që po vlerësohet me çmime muzikore, sfidat që ka kaluar, tregon pse Kosova nuk i mbështet talentet e reja, dhe a e realizoi ëndrrën jetësore. Për këto dhe të tjera na ndiqni të dielën nga ora 14:00

www.klankosova.tv/klan-kosova-fm/
Kanalin nr.1 në Artmotion
Frekuencat 95.2 & 90.8
LIKE & SHARE KlanKosovaFM

Address

Ish Fabrika E Amortizatorëve
Pristina
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KlanKosova FM posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KlanKosova FM:

Share

Category