03/11/2025
Të nderuar qytetarë të Gjilanit trego pjekurinë tuaj politike e mos u MASHTRO!
Të gjithë jemi dëshmitarë të së vërtetës!
Alban Hyseni për tri vite e gjysëm asgjë të mirë nuk i solli qytetit të Gjilanit!
Tri vite e gjysëm, kemi ecë e kemi vozitë nëpër gropa të qytetit dhe Albani mirrej me punësime të familiarëve, të partiakëve e të njerëzve të interesit personal e partiak duke i injoruar të gjitha standardet, njerëzore, administrative, meritokratike e ligjore.
Vetëm pas tri vite e gjysëm gjumë të thellë, në kohën kur vendlindjen e viziton mërgata e jonë e dashur, Albani, vendosë makinerinë ndërtimore nëpër pothuajse të gjitha rrugët e qytetit, për tu dukur gjoja se po punon, me ҫrast krijohen tollovi e bllokada të papara në trafik.
Albani nuk ka ndërtuar rrugë të reja nëpër qytet, por vetëm i ka mirëmbajtur ato pas tri vite e gjysëm mandat. Rrugët të cilat i ka shtruar, ai i ri-asfaltoi, sepse po ato rrugë i kemi pasë edhe para luftës.
Pra ai duhet të ndëshkohet pse nuk i ka mirëmbajtur në vazhdimsi e me kohë, dhe jo pse fillimisht na ka lodhur pa mirëmbajtje, e së fundmi në gjashtëmujorin e fundit të mandatit të tij e ka filluar mirëmbajtjen, gjë të cilën e ka bërë KEQ!
Ja arsyet:
P.sh. Rrugën prej udhëkryqit të Fakulteti Kadri Zeka e deri te Xhamia e Madhe dhe më tej deri te udhëkryqi për Malishevë, vetëm se e ka mbuluar dhe i ka vizatur vijat mbi asfallt, e fare nuk e ka instaluar infrastrukturën nënrrugore, si gypat e kanalizimit për konsumimin e shirave, kabllot elektrike, të telefonisë, fibrat optic, etj.
Po lavdërohet, po gënjen e po mashtron me fasadimin e Soliterit!
Soliteri është dashtë të izolohet!
Izolator konsiderohet stiropori 12 centimetra e më tepër kur cilësia e stiroporit i përmbushë standardet teknike! Në tregun Kosovar nuk ka stiropor të llojit 12 centimetra i cili i plotëson standardete teknike. (dendësia e tij është nën nivelin e kërkuar). Por është edhe më keq fakti sepse, izolimi i Soliterit është bërë me stiropor të llojit 5 centimetra.
Pra, puna e egzekutuar fare nuk konsiderohet izolim e që rezulton se Soliteri vetëm se është fasaduar për tu dukur se është punuar e është zbukuruar, por qëllimi kryesor - izolimi mungon!
Stadioni, Palestra Sportive në Gjilan dhe Palestra Sportive në Zhegër kanë qenë premtime elektorale të Vitit 2021 e që është dashtë të përfundojnë në fillim të mandatit të tij, por nuk i ka filluar e as përfunduar deri në gjashtë mujorin e fundit të mandatit të tij.
Stadionin nuk është duke e ndërtuar fare Albani edhe pse ai dëshiron të lavdërohet e po e përdorë për fushatë elektorale, sepse tërë kohën ka pasë tendenca për keqpërdorime, e mandej përgjegjësinë për ndërtim e ka marrë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e cila gjithashtu e ka mashtruar qytetarin gjilanas.
Mashtrimi qëndron se stadioni i cili po ndërtohet nuk i plotëson kushtet për lojëra ndërkombëtare simbas standardeve të FIFA-s e UEFA-s.
Ka qenë i paraparë dhe i premtuar stadioni me 15000 ulëse e me mbulojë të ulëseve, por po ndërtohet stadion me 7800 ulëse dhe pa mbulojë, gjë që nuk lejon aktivitete sportive të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës, e Konferencë Ligës, ku klubet tona si Drita e Gjilani gjithmonë marrin pjesë.
Ku qëndron e keqja këtu?
Klubet rivale të Dritës e Gjilanit vinë me tifozët e tyre, por ata tifozë nuk mund të vinë në Gjilan nësë lojërat zhvillohen në stadione të tjera jashtë Gjilanit. Ata shpenzojnë në hotele jashtë Gjilanit, për fjetje, ushqim, pije, etj, dhe jo në Gjilan, sepse Albani nuk e ndërtoi stadionin e premtuar. E nëse vendosim me shku me e shiquar lojën në Prishtinë duhet t’i nënshtrohemi torturave nëpër rrugën skandaloze Gjilan – Prishtinë të ish-Jugosllavisë, sepse as autostraden e premtuar nuk na e ndërtuan!
Palestra Sportive e Gjilanit, ka filluar me më shumë se tri vite e gjysëm vonesë dhe simbas të dhënave rezultohn se do të jetë fasadë e kamofllazhë për fushatë.
Palestra Soprtive në Zhegër as tash në fund të mandatit fare nuk ka filluar edhe pse ka qenë premtim se do të përfundonte në vitin e pare të mandatit, dmth në Vitin 2021 -2022.
Impjanti i Ujërave të Zeza as që ka filluar. Na i shpalosin disa letra kontraktuale, por puna as nuk ka filluar e as nuk ka përfunduar, edhe pse ka qenë e premtuar dhe e paraparë që tashmë të jetë e përfunduar.
Flet për një “Bulevard të Qytetit” i cili është mashtrim total në bashkëpunim me shefin e tij Albinin.
Kanë vendosë edhe gurëthemel të cilin e kanë hjekë vetëm disa orë pasi që e kanë vendosur!
As nuk i kanë mjetet e nevojshme, as nuk kanë leje të rrënimit të objekteve të vjetra e as nuk kanë plan e leje për ndërtimin e objekteve të reja “të parapara”!
Prej 18 milion eurove sa kanë thënë që kushton projekti, i kanë total 1 milion, gjë që është e pamundur ligjërisht të vendoset gurëthemeli!
Pra edhe ky project i ashtuquajtur “Bulevardi i Qytetit” është gënjeshtër e pastërt!
Pra të nderuar qytetarë të Gjilanit, në vend se të turpërohet pse nuk i ka përfunduar projektet e premtuara, shumica prej tyre të filluara nga para-ardhësi i tij, Alban i mbështetur nga shefi i tij Albini, del e premton projekte të tjera gjithashtu të parealizueshme dhe më e keqja është se insiston me ҫdo kusht!
Të nderuar qytetarë të Gjilanit Vigjilent, mos lejo që të mashtrohesh e të konsiderohesh i paditur e “qorr”!
Kjo vërtetë është fyerje për ne!
Thuaj JO Albanit!