Ferizajli

Ferizajli RAPORTO parregullësi, pengesa apo shqetësimet e juaja duke dërguar foto dhe video.

17/06/2026

Nje deklarat shume interesante dhe shume me vend nga Levizja Revolta. Bravo djem edhe pse nuk jane shume te njohur ne ditet e sotme.

16/06/2026

Populli ka nevojë për zgjidhje, jo për debate pa fund. Ndërsa qytetarët përballen me çmime të larta, papunësi dhe mungesë perspektive, politikanët vazhdojnë të merren me përplasje mes pozitës dhe opozitës. Më shumë punë për qytetarët, më pak fjalë për politikën.

Daakonn nuk ju kushton asgje me rregullu kete puset keto shporta mbeturinav 🥰
14/06/2026

Daakonn nuk ju kushton asgje me rregullu kete puset keto shporta mbeturinav 🥰

10/06/2026

NJOFTIM

Faza e Parë e Dezinsektimit Hapësinor

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se më datë 12.06.2026, duke filluar nga ora 20:00, fillon faza e parë e projektit “Dezinsektimi hapësinor (eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Komunës së Ferizajt”.

Më 12.06.2026, nga ora 20:00

Dezinsektimi hapësinor do të realizohet në të gjithë qytetin, duke filluar nga Parku i Lirisë dhe duke vazhduar në rrugën “Brahim Ademi”, përfshirë rrugët përreth Zonës së FSK-së, Palestrën e Sporteve, rrugët “Sali Çeku”, “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli”, si dhe Tregun e Gjelbër, deri në fshatin Nikadin.

Më pas, aktiviteti do të vazhdojë në pjesën lindore të qytetit, duke përfshirë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka”, “Driton Islami”, “Reçaku”, deri te magjistralja.

Më 13.06.2026, nga ora 20:00

Dezinsektimi hapësinor do të realizohet në fshatrat:

Nikadin, Varosh, Rakaj, Gaçkë, Greme, Doganaj, Jezerc, Neredime, Manastirc, Balaj, Zaskok, Pleshinë, Gurëz, Komogllavë, Fshati i Vjetër, Bibaj, Sojevë, Talinoc i Muhaxherëve, Sazli, Softaj, Pojatë dhe Papaz.

Po ashtu, dezinsektimi do të kryhet edhe në fshatrat:

Talinoc i Jerlive, Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Surqinë, Cërnillë, Mirash, Rahovicë, Mirosalë, Tërrn, Bablak, Zllatar, Dardani, Slivovë, Koshare, Lloshkobare, Dremjak dhe Kosinë.

Vërejtje

Në rast të motit me shi ose erërave të forta, realizimi i dezinsektimit do të shtyhet për ditën e parë me kushte të favorshme atmosferike dhe do të vazhdojë sipas planit të paraparë.

30/05/2026

Na myten mickojat

28/05/2026

Shkoj Teatri në renovim se mu kan edhe LDK-ja e kish mbajt hapjen e fushatës në Ferizaj!

Sheshi i Ferizaj dikur ka qenë zemra e qytetit, vendi ku familjet, të rinjtë dhe qytetarët kalonin kohë, shetisnin dhe n...
26/05/2026

Sheshi i Ferizaj dikur ka qenë zemra e qytetit, vendi ku familjet, të rinjtë dhe qytetarët kalonin kohë, shetisnin dhe ndiheshin krenarë për qytetin e tyre. Sot, fatkeqësisht, pamja është krejt tjetër. Në vend të rendit, pastërtisë dhe organizimit, po shohim papastërti, qen endacak, lypsarë dhe uzurpime të hapësirave publike nga tezgë e kafiteri që kanë blloku lëvizjen normale të qytetarëve.

Përderisa sheshi po braktiset çdo ditë e më shumë, qytetarët po e zëvendësojnë atë me ambiente private si “The Village”, sepse aty gjejnë atë që duhet ta ofrojë vet qyteti: pastërti, investime, mirëmbajtje, siguri dhe rregull. Kjo është një pasqyrë shumë e keqe për Ferizajn — kur njerëzit ndihen më rehat në një hapësirë private sesa në qendrën publike të qytetit të tyre.

Një qytet modern nuk matet vetëm me ndërtesa apo projekte në letër. Matet me mënyrën se si mirëmbahet zemra e tij. Sheshi duhet të jetë pika kryesore e qytetit, jo një vend kaotik që njerëzit e shmangin. Nëse komuna nuk merr masa konkrete për lirimin e hapësirave publike, largimin e uzurpimeve, rritjen e pastërtisë dhe investime serioze në infrastrukturë e mirëmbajtje, gjendja vetëm do të përkeqësohet.

Ferizaj meriton një shesh dinjitoz, modern dhe funksional. Qytetarët meritojnë një ambient ku mund të ecin lirshëm, të kalojnë kohë me familje dhe të ndihen krenarë për qytetin e tyre — jo një hapësirë që çdo ditë po humb identitetin dhe vlerën që ka pasur dikur.

Komuna e Ferizajt
Agim Aliu

⚠️ Kujdes nga SMS mashtruese ne emer te Raiffeisen Bank. Mos klikoni ne linke te dyshimta dhe mos jepni te dhena bankare...
19/05/2026

⚠️ Kujdes nga SMS mashtruese ne emer te Raiffeisen Bank. Mos klikoni ne linke te dyshimta dhe mos jepni te dhena bankare. Shperndajeni qe te njoftohen edhe te tjeret.

Nje cep i vogel i qytetit tone…ku koha duket sikur ecen me ngadal.Kujtime, zanate dhe histori ne nje vend te vetem. ❤️
26/04/2026

Nje cep i vogel i qytetit tone…
ku koha duket sikur ecen me ngadal.
Kujtime, zanate dhe histori ne nje vend te vetem. ❤️

Address


70000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ferizajli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share