25/08/2026
Bashkëqeverisja është pranë çdo qytetari, edhe kur një kërkesë nuk mund të bëhet online.
Një nënë e moshuar, e cila nuk kishte mundësi të përdorte platformën online të Bashkëqeverisjes, u paraqit fizikisht pranë stafit të Bashkëqeverisjes për të kërkuar ndihmë për akomodimin në një institucion të përkujdesjes sociale, ku të mund të merrte mbështetjen dhe kujdesin e nevojshëm.
Rasti u mor menjëherë në ndjekje nga ekipi i Bashkëqeverisjes dhe, përmes ndërveprimit të shpejtë institucional me Shërbimin Social Shtetëror, u gjet zgjidhja e përshtatshme për të moshuarën.
Nëna u akomodua në një institucion të përkujdesjes sociale në Kavajë, ku vijon të marrë shërbimet dhe kujdesin e nevojshëm, në një mjedis të përshtatshëm për moshën.