Unioni i Gazetarëve dega Gjirokastër

  • Home
  • Unioni i Gazetarëve dega Gjirokastër

Unioni i Gazetarëve dega Gjirokastër Unioni i Gazetarëve Gjirokastër

12/08/2025

Jeta e gazetarëve në rrezik, persona të paidentifikuar marrin sendet personale të gazetarëve.

Tiranë, më 11.08.2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin e thellë dhe urgjent pas informacioneve të marra nga kolegët e Televizionit News24 dhe grupit mediatik Panorama, se persona të paidentifikuar dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, të shoqëruar nga mjete ushtarake, kanë hyrë në ambientet e redaksisë duke sekuestruar pajisje pune, kompjuterë dhe të dhëna të gazetarëve.

Sipas kolegëve në terren, në këto pajisje ndodhen materiale dhe investigime mbi korrupsionin, të cilat jo vetëm përbëjnë prova të mundshme në shërbim të transparencës publike, por gjithashtu rrezikojnë seriozisht jetën e gazetarëve dhe burimeve konfidenciale që i kanë siguruar ato.

UGSH kërkon nga institucionet shtetërore të ndalojnë menjëherë çdo veprim që cenon punën e gazetarëve, të garantojnë ruajtjen e integritetit të të dhënave dhe të respektojnë standardet e sigurisë dhe lirisë së medias, si një shtyllë themelore e demokracisë.

Ne ndjekim me vëmendje të veçantë zhvillimet e kësaj përplasjeje dhe mbetemi në alert të plotë për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe të pandërprerjes së transmetimit të këtij kanali informues të rëndësishëm për hapësirën kombëtare.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

12/08/2025

Gjykata e Tiranës mbron të drejtën e punës së gazetarëve. UGSH kërkon zbatim të menjëhershëm të vendimit

Tiranë, më 12.08.2025

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë përshëndet vendimin e Gjykatës së Tiranës, i cili njeh dhe mbron të drejtat ligjore të gazetarëve dhe stafit të “Fokus Group”, duke urdhëruar kthimin e menjëhershëm të pajisjeve dhe dokumenteve të punës të sekuestruara pa autorizim.

Sipas vendimit:

Shoqëria KAYO është e detyruar të rikthejë brenda 48 orëve të gjitha materialet e marra nga ambientet e redaksisë, përfshirë kompjuterët, dosjet dhe çdo pajisje pune të gazetarëve.

Stafi të lejohet pa vonesë të hyjë në ambientet e “Panorama Group”, kontrata e së cilës është e vlefshme deri në vitin 2033.

Palët e dëmtuara të ndërmarrin brenda 15 ditësh veprimet ligjore ndaj institucioneve shtetërore për shkeljen e të drejtës së ushtrimit të profesionit dhe cënimin e sekreteve gazetareske.

UGSH kërkon nga organet shtetërore të zbatojnë menjëherë dhe pa asnjë zvarritje këtë vendim, duke ndaluar çdo veprim që pengon punën e lirë dhe të pavarur të medias.

Ky vendim gjyqësor duhet të shërbejë si precedent i qartë për të gjitha rastet e ardhshme, duke i kujtuar institucioneve dhe subjekteve private se cenimi i të drejtës së punës së gazetarëve dhe ndërhyrja në materialet e tyre profesionale përbën shkelje të rëndë ligjore dhe dëm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias në Shqipëri.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Unioni i Gazetarëve dega Gjirokastër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share