BelshTv

23/04/2026

🎵 E kaluara takohet me të tashmen!
Këngët më të bukura të dikurshme rikthehen me videoklipe të reja për publikun e sotëm.
Vetëm në Belsh TV 📺

25/02/2026

Prej disa ditësh, liqenet karstike të Belsh*t janë kthyer në një skenë të jashtëzakonshme natyrore. Tufa të shumta të Pelikanit kaçurrel kanë mbushur sipërfaqen e ujërave, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe duke ofruar pamje të rralla si për vendasit, ashtu edhe për vizitorët e kësaj qyteze turistike që po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të dashur për adhuruesit e natyrës.

I konsideruar si një nga shpendët më të mëdhenj në Evropë dhe në botë, pelikani kaçurrel mahnit me përmasat e tij gjigante: hapja e krahëve arrin nga 270 deri në 320 centimetra, ndërsa lartësia varion nga 170 në 190 centimetra. Të rriturit dallohen për puplajën në nuanca të bardha dhe gri, këmbët gri dhe sidomos për ngjyrën e kuqe të theksuar që merr pjesa e poshtme e sqepit gjatë periudhës së folezimit. Është një shtegtues i distancave të shkurtra, që lëviz në kërkim të kushteve më të favorshme ushqimore.

Në liqenet e Belsh*t, këta shpendë madhështorë shihen shpesh duke gjuajtur vetëm, e rrallëherë në grup. Dieta e tyre përbëhet kryesisht nga lloje të ndryshme peshqish, çka e bën praninë e tyre një tregues të rëndësishëm të cilësisë së ekosistemit ujor.

Pelikani kaçurrel folezon në koloni të mëdha dhe preferon zona ligatinore si liqene, lumenj dhe delta. Në Shqipëri, ai folezon vetëm në Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, ndërsa përdor si zona ushqimi dhe pushimi Liqenin e Shkodrës, kompleksin e Vjosë-Nartë dhe Liqenin e Prespës. Prania e tyre në Belsh shihet si një lëvizje e përkohshme për ushqim dhe qetësi, duke e kthyer zonën në një pikë të rëndësishme ndalese për këtë specie të rrallë.

Ky shpend përfaqëson një ndër llojet më të rrezikuara në Shqipëri, me status “i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje”. Prej vitit 2014, organizata PPNEA, në bashkëpunim me ADZM Fier dhe me mbështetjen e Noe Conservation dhe Euronatur, ka ndërmarrë masa konkrete për rimëkëmbjen e popullatës, përfshirë pastrimin dhe mirëmbajtjen e ishullit të pelikanit si dhe ndërtimin e platformave folezuese për të krijuar hapësira të reja riprodhimi.

Sot, prania masive e pelikanëve në Belsh nuk është vetëm një spektakël vizual, por edhe një sinjal shprese për biodiversitetin shqiptar. Një dëshmi se kur natyra mbrohet dhe menaxhohet me kujdes, ajo di të shpërblejë me pamje dhe jetë që rrallëherë shihen kaq pranë.

18/02/2026

Dedektivet e Kuriozitetit Shkolla 9-vjeçare " Halit Uruçi " Belsh

07/02/2026

Një aksident automobilistik është regjistruar në autostradën Tiranë–Elbasan, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë tre persona, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

https://youtu.be/Llg8XGWgiSw
29/01/2026

https://youtu.be/Llg8XGWgiSw

Të rinjtë flasin! 🎙️Belsh TV me një podcast me nxënësit e klasës së 9-të të Shkollës “Halit Uruci”, Belsh, mbi ndikimin e komenteve negative në rrjetet soci...

29/01/2026

Të rinjtë flasin! 🎙️
Belsh TV me një podcast me nxënësit e klasës së 9-të të Shkollës “Halit Uruci”, Belsh, mbi ndikimin e komenteve negative në rrjetet sociale.
Zëri i të rinjve për respekt dhe përgjegjësi online. 📺💬

Sot, më datë 24 shtator 2025, u zhvillua mbledhja e Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan. Gjatë kësaj mbledhjeje u zh...
24/09/2025

Sot, më datë 24 shtator 2025, u zhvillua mbledhja e Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan. Gjatë kësaj mbledhjeje u zhvilluan edhe zgjedhjet për Kryetarin e Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan. Pas procesit të votimit, shumicën e votave e mori gazetari i njohur Fatmir Popja, i cili u zgjodh Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Qarkut Elbasan.

Njoftim për fermerët e Dumresë Unë, Shefqet Hysa, së bashku me Agronomin Halit Senja, prej 18 vitesh punojmë në hartimin...
15/09/2025

Njoftim për fermerët e Dumresë

Unë, Shefqet Hysa, së bashku me Agronomin Halit Senja, prej 18 vitesh punojmë në hartimin e projekteve në fushën e bujqësisë.
Ne i ndihmojmë fermerët e zonës së Dumresë falas, duke i udhëzuar se çfarë dokumentesh duhet të përgatisin dhe duke i kontrolluar aplikimet e tyre para se të dorëzohen.

Për çdo paqartësi, mund të kontaktoni:

Zotin Halit Senja – ekspert në dhënien e udhëzimeve

Mua, Shefqet Hysa – ekspert në hartimin e projekteve

Kujtojmë se afati i fundit për aplikim pranë Agropika Elbasan është 30 shtator.
Ju inkurajojmë të mos ngurroni të na pyesni, jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo moment.

Urojmë që të jeni fitues!
Me respekt për të gjithë fermerët e Dumresë dhe mbarë Shqipërisë.

Shefqet Hysa & Halit Senja

Fotoja më poshtë paraqet një planvendosje të realizuar për një fermer në Dumre, me 4 ngastra të skicuara në kompjuter. Për demonstrim është treguar vetëm një ngastër, ndërsa në fund janë vendosur të katërta për të lehtësuar kuptueshmërinë e komisionit të vlerësimit. Për arsye etike nuk janë paraqitur të dhënat personale të fermerit.

Address

Belsh

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BelshTv posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to BelshTv:

Share

Category