ChE Sport

ChE Sport "Che Sport" është një faqe e re sportive. Synimi është aktualiteti me cilësi dhe jo sasi.

Fokusohemi tek ngjarje dhe personazhe të veçantë dhe hulumtojmë mbi historinë e sportit shqiptar dhe të huaj.

- Debutoi në kombëtaren argjentinase ende pa debutuar me klubin e tij   .- Bashkë me Tevez ishin protagonist të dy lëviz...
08/06/2026

- Debutoi në kombëtaren argjentinase ende pa debutuar me klubin e tij .
- Bashkë me Tevez ishin protagonist të dy lëvizjeve të çuditshme dhe të kushtueshme, fillimisht te dhe më pas te .
- Luajti një karrierë të madhe me klube me peshë, si: dhe
- U natyralizua në mënyrën më fantastike të mundshme nga mesfushor para mbrojtjes në një qendërmbrojtës.
- Në botërorin e "argjendtë" të vitit 2014 përtej talentit të pafundëm të Messit ishte lideri më i madh i grupit.
- Nga viti 2021 është trajneri i kombëtares U20 për të zbuluar yjet e rinj të një populli të dashuruar me futbollin.

Gëzuar ditëlindjen,

🗓 8 qershor 1997!Luhej 🆚️   një ndër miqësoret më ikonike në historinë e futbollit. Përballë ishin dy skuadrat që 3 vite...
08/06/2026

🗓 8 qershor 1997!

Luhej 🆚️ një ndër miqësoret më ikonike në historinë e futbollit. Përballë ishin dy skuadrat që 3 vite më parë kishin mbyllur pa gola finalen e Kupës së Botës dhe për herë të parë në historinë e e kishin çuar finalen drejt penalltive.

Të dyja skuadrat pas po përgatiteshin për botërorin e ri .

6 gola dhe shumë yje në fushë. 2 golat brazilianë të shënuar nga dyshja Ro-Ro (Ronaldo dhe Romario) dhe një autogol i Lombardos. Ndërsa për të kaltërit një dygolësh i Del Pieros dhe një gol i Albertinit me një goditje standarte.

Foto e mbetur ikonë nga miqësorja e . 🆚️ dhe . Në sfond dallohet edhe gjyqtari zviceran i sfidës Serge Muhmenthaler.

Sugjerim: kërkojeni videon dhe shikoni golat 😍

Edhe këtu kuptohet se mënyra e vetme për ta ndalur Fenomenin ishte fotografia 😬

Kosova fitoi dje 3-0 miqësoren ndaj Andorrës. Fisnik Asllani golin e parë ja dedikoi Fatjon Bunjakut 🙏
08/06/2026

Kosova fitoi dje 3-0 miqësoren ndaj Andorrës. Fisnik Asllani golin e parë ja dedikoi Fatjon Bunjakut 🙏

🗓 8 qershor 2025!Finale meshkuj Roland GarrosFT Alcaraz 3-2 Sinner  mund   dhe fiton në Paris   . Dyshja e së tashme dhe...
08/06/2026

🗓 8 qershor 2025!
Finale meshkuj Roland Garros
FT Alcaraz 3-2 Sinner

mund dhe fiton në Paris . Dyshja e së tashme dhe së ardhmes të tenisit botëror dhurojnë spektakël. Spanjolli fiton 3-2 me përmbysje pasi në fillim ishte italiani që fiton dy setet e para. Për Alcaraz është titulli i dytë në dhe i pesti Grand Slam në total..

Në vitin 2013 në kryeqytetin e Katarit, Doha u vendos kjo statujë. Aty janë Zidane dhe Materazzi dhe momenti i goditjes ...
08/06/2026

Në vitin 2013 në kryeqytetin e Katarit, Doha u vendos kjo statujë. Aty janë Zidane dhe Materazzi dhe momenti i goditjes me kokë të francezit, që solli më pas ndëshkimin e tij me kartonin e kuq.

Në vitin 2013 për ta përjetësuar një nga momentet më të veçanta në historinë e Kupës së Botës. Kjo ngjarje ndodhi në finalen e Kupës së Botës 2006 dhe pse jo ndikoi në rezultatin e asaj ndeshje.

Por asokohe në Katar nisi një valë kundërshtimi në vendin arabik sepse sipas tyre promovonte dhunën dhe ishte kundra ideve të islamit. Ajo statujë u vendos në Muzeun e Artit Modern në Doha.

Por në prag të fillimit të Kupës së Botës, statuja u rivendos edhe një herë në qytet.

🗓 8 qershor 1990!Në 'San Siro' zhvillohet ceremonia hapëse e Kupës së Botës 1990 dhe më pas luhet ndeshja e parë. Argjen...
08/06/2026

🗓 8 qershor 1990!

Në 'San Siro' zhvillohet ceremonia hapëse e Kupës së Botës 1990 dhe më pas luhet ndeshja e parë. Argjentina kampione bote në fuqi surprizohet në start nga Kameruni. Kameruni i vëllezërve Omam-Biyik. Njëri Francois shënoi golin e fitores dhe tjetri Andre u ndëshkua me kartonin e kuq dhe afrikanët e mbyllën me 9 lojtar.

Ishte botërori me mesataren më të ulët të golave. Ishte botërori ku skuadra(Gjermania Perëndimore) mundi yllin(Maradona). Ishte botërori ku Italia mikpritëse pa humbje dhe vetëm me një gol të pësuar nuk shkon në finale. Po ashtu e famshme edhe për përballjen në Napoli dhe sulmuesin Salvatore Schillaci.

🗓 8 qershor 1958!Hapi siparin Botërori i 6të në histori që do të luhej në Suedi. 8 ndeshjet e para në grupe u luajtën në...
08/06/2026

🗓 8 qershor 1958!

Hapi siparin Botërori i 6të në histori që do të luhej në Suedi. 8 ndeshjet e para në grupe u luajtën në ditën hapëse të botërorit, më 8 qershor.

Mund të dallojnë fitoren e kampionëve të botës në fuqi, Gjermania Perëndimore 3-1 ndaj Argjentinës. Fitorja e mikpritësve të botërotit, Suedisë 3-0 ndaj Meksikës dhe me të njëjtin rezultat Brazili mundi Austrinë. Po ashtu është rezultati shkatërrues 7-3 i Francës ndaj Paraguait.

Ky botëror është i famshëm për ndeshjet më veriore të luajtura. Për Fontaine dhe 13 golat e tij historik. Por edhe si Kupa e parë e Botës së fituar nga Brazili dhe prezantimi me yllin Pele.

🗓 8 qershor 2025!  fiton dhe dominon   . I pari në provat e lira, i pari në provat zyrtare, i pari në garën Sprint, i pa...
08/06/2026

🗓 8 qershor 2025!

fiton dhe dominon . I pari në provat e lira, i pari në provat zyrtare, i pari në garën Sprint, i pari edhe në garë bashkë me xhiron më të shpejtë të garës. Askush më parë në epokën e Sprintit nuk e kishte bërë këtë.

I fundit që kishte dominuar të gjitha sesionet e provave dhe më pas garën? Sërish Marc 10 vite më parë në 2015. Po ashtu zbriti me më shumë se 1 sekondë rekordin e Luca Marini në këtë pistë. Rekord që mbahej nga viti 2015.

E njihni djaloshin në foto? Kur u rrit u bë një ndër sulmuesit më të mirë në histori...Po flasim për Didier Drogba fëmij...
08/06/2026

E njihni djaloshin në foto? Kur u rrit u bë një ndër sulmuesit më të mirë në histori...

Po flasim për Didier Drogba fëmijë në rrugët e Abixhan, kryeqyteti i Bregut të Fildisht.

NJË FOTO SIMBOLIKE: Kur futbolli shkruan histori përmes heshtjes 📸⚽​Gianni Rivera dhe Giovanni Lodetti përballë në fushë...
08/06/2026

NJË FOTO SIMBOLIKE: Kur futbolli shkruan histori përmes heshtjes 📸⚽

​Gianni Rivera dhe Giovanni Lodetti përballë në fushë, gjatë një barazimi 1-1 midis Sampdorias dhe Milanit në sezonin 1970-71. Ky imazh nuk është thjesht një moment loje; pas saj fshihet një botë e tërë.

​Aty shfaqen dy lojtarë që kishin luajtur dhe fituar gjithçka së bashku për vite me radhë tek Kuqezinjtë. Secili plotësonte tjetrin: Lodetti, një lojtar me inteligjencë dhe grintë të jashtëzakonshme, ishte "motori" i mesfushës, njeriu që vraponte për dy dhe që i lejonte Riverës lirinë totale për të shprehur klasin dhe gjenialitetin e tij të pastër.

​Vera e vitit 1970: Krisja e madhe ☀️
​Ajo që i ndau rrugët e tyre ishte vera e trazuar e vitit 1970, një periudhë që la gjurmë të thella në karrierën e të dyve:

​Fyerja e dyfishtë për Lodettin: Pasi u përfshi fillimisht në listën prej 22 lojtarëve të Italisë për Botërorin "Meksika 1970", ai u përjashtua në mënyrë të papritur kur ekipi kombëtar kishte mbërritur tashmë në kampin stërvitor. Kjo ndodhi për t'i bërë vend thirrjeve të Boninsegna-s dhe Prati-t pas dëmtimit të Anastasit. Sikur të mos mjaftonte kjo goditje, vetëm pak ditë më vonë, Milani vendosi ta shiste atë te Sampdoria.

Botërori plot dritëhije i Riverës: Për "Golden Boy" të futbollit italian, ai Botëror nisi me probleme fizike dhe u kthye në një dramë taktike. Pas stolit në fazën e parë, nisi e famshmja "staffetta" (stafeta) me Sandro Mazzola-n kundër Meksikës dhe Gjermanisë Perëndimore (ku Rivera shënoi golat vendimtarë), për t'u mbyllur me ato 6 minuta të famshme dhe të dhimbshme në finalen e humbur kundër Brazilit.

​Më lart se fati 🤝
​Lodetti pa dyshim që vuajti jashtëzakonisht shumë për atë eliminim të padrejtë nga Kombëtarja dhe largim nga Milani i tij, por karakteri i tij prej kampioni bëri që të rikuperohej shpejt dhe të linte gjurmë të pashlyeshme edhe te Sampdoria.
​Kjo foto mbetet monumenti i një miqësie dhe bashkëpunimi që as vendimet e klubeve dhe as fatet e futbollit nuk mund ta fshinin dot nga historia.

Address

Berat

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ChE Sport posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share