TV Bulqiza

TV Bulqiza Themelimi I TV Bulqizës ka ndodhur ne daten 03/05/1998. Pas disa konsultash me disa miq, vendosa krijimin e TV Bulqizes. Per afro 2 jave, pasi beme blerje

Themelimi I TV Bulqizës ka ndodhur ne daten 03/05/1998. Per afro 2 jave, pasi beme blerjen e aparaturave dhe marrjen e lejes ne Bashkine e qytetit te Bulqizes, doli sinjali I pare I TV Bulqizes. Njerezit me te cilet une bashkepunova ishin Myrteza Gjoka, Bellumb Dervishi, Kel Dervishi, Ilir Toska, Rolanda Musta dhe Azem Teta. Qellimi I hapjes se televizionit ishte informimi I komunitetit, argetimi

dhe trajtimi I problemeve ekonomike, sociale dhe kulturore. Ky televizion eshte ne sherbim te te gjithe komunitetit, grupimeve politike, fetare, bizneseve dhe te gjithe shtresave te ndryshme sociale. TV Bulqiza qe nga krijimi deri me sot ka qene I paanshem dhe transparent. Drejtori
Edmond Isaku

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit.62-vjeça...
14/12/2025

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit.

62-vjeçari Xhoxhi Prifti ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor, i cili dyshohet se është përmbysur gjatë procesit të punës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas ngjarjes, policia është njoftuar dhe ka mbërritur në vendin e aksidentit, ku ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në dalje të Fushë-Krujës, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur...
14/12/2025

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në dalje të Fushë-Krujës, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur një 18-vjeçar, i cili po shtynte një automjet tip “Mercedes” që ishte fikur në mes të rrugës.

Viktima është identifikuar si Irdi Laci, i cili u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në gjendje shumë të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit tip fuoristradë është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fushë-Krujë, ku po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën e Prush*t, në Tiranë, ku një automjet, i drejtuar nga një shtetas 23 vj...
14/12/2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën e Prush*t, në Tiranë, ku një automjet, i drejtuar nga një shtetas 23 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi B. T., 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjerja, shtetasja A. Gj., 22 vjeçe, ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

14/12/2025

Mjegulla mbulon rrugët në Bulqizë

Një ngjarje e paprecedent familjare është regjistruar në Dibër, ku një 24-vjeçar me inicialet P. K. ka përfunduar në pra...
12/12/2025

Një ngjarje e paprecedent familjare është regjistruar në Dibër, ku një 24-vjeçar me inicialet P. K. ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka dhunuar rëndë vëllain e tij, E. K., 28 vjeç. Sipas Policisë së Dibrës, konfliktit mes tyre i paraprinë motive të dobëta, ndërsa përplasja degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta.

I dëmtuari u dërgua menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, materialet e çështjes i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila pritet të vijojë hetimet dhe të përcaktojë masat e mëtejshme ndaj 24-vjeçarit.

Address

Bulqizë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TV Bulqiza posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to TV Bulqiza:

Share

Our Story

Themelimi I TV Bulqizës ka ndodhur ne daten 03/05/1998. Pas disa konsultash me disa miq, vendosa krijimin e TV Bulqizes. Per afro 2 jave, pasi beme blerjen e aparaturave dhe marrjen e lejes ne Bashkine e qytetit te Bulqizes, doli sinjali I pare I TV Bulqizes. Njerezit me te cilet une bashkepunova ishin Myrteza Gjoka, Bellumb Dervishi, Kel Dervishi, Ilir Toska, Rolanda Musta dhe Azem Teta. Qellimi I hapjes se televizionit ishte informimi I komunitetit, argetimi dhe trajtimi I problemeve ekonomike, sociale dhe kulturore. Ky televizion eshte ne sherbim te te gjithe komunitetit, grupimeve politike, fetare, bizneseve dhe te gjithe shtresave te ndryshme sociale. TV Bulqiza qe nga krijimi deri me sot ka qene I paanshem dhe transparent. Drejtori Edmond Isaku