
14/05/2025
𝐍𝐣ë 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐞 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞 𝐧ë “𝐒𝐡𝐤𝐚𝐥𝐥ë𝐧 𝐞 𝐓𝐮𝐣𝐚𝐧𝐢𝐭”
Raportohet se dy persona kanë ndërruar jetë pas përplasjes së motorit me një makinë.
𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐬ë:
Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.