Dyrrachium Media

Dyrrachium Media Dyrrachium.al së shpejti platforma më e re mbi letërsinë, kritikën, artin, kulturën, historin?

Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave. [I. KADARE]Foto nga Alban...
11/08/2022

Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave. [I. KADARE]

Foto nga Albania Vintage photography, people, cities, culture and history.

Durrës
08/08/2022

Durrës

17/05/2022
Shmangi ngecjet në cekëtinë - Eugenio MontaleShqipëroi: Anton PaplekaShmangi ngecjet në cekëtinëti që kërkon gjithçkaqë ...
21/04/2022

Shmangi ngecjet në cekëtinë - Eugenio Montale
Shqipëroi: Anton Papleka

Shmangi ngecjet në cekëtinë
ti që kërkon gjithçka
që nuk i pranon lavdinë dhe famën.
Mbahu fort pas të bukurës, pas ëndrrës,
Mos u mashtro nga iluzionet e të tashmes.
Muza e dashurisë do të t’i hapë dyert
e Elizesë, tingujt e fjalëve të tua
janë shpërblimi që do të marrësh për të harruar
shijen e hidhur të kritikave, heshtjet.
Poezitë e tua të tejdukshme si kristali
nuk do të vdesin në vazhdën e përmortshme,
tashmë ato i kanë kapërcyer skakierat e përzishme
që lënë gjurmë në fatet tona.
Në orën që u pëlqen engjëjve
gjithçka do të ndryshojë papritmas:
Kështu është e shkruar.

16/04/2022

E bëhet muzg menjëherë - S. Quasimodo

13/04/2022

Atdheu [Fatos Arapi]

Përzgjedhur e interpretuar nga Rudina Papajani

Para elegjisë                Azem ShkreliNjë ditë do t’i marrësh në gjigjethet e rëna të stinëve të tuadhe do të kërkosh...
13/04/2022

Para elegjisë
Azem Shkreli

Një ditë do t’i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.

Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t’agsholeve t’prenduara
e s’do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh
djelmoshat.

Një ditë do t’i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t’i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nganjë pendim që dhemb
e s’do të kesh më as sy deti,
as hap të hedhur sorkadheje
të shohësh si t’përqeshin gonxhet
dhe të ikësh prej hijes sate.

Ruaju, moj se vashat më të bukura
i vret bukuria e vet.

Ky ishte një rul, i cili rrafshonte gjithçka që ndeshte rrugës dhe banorët e vendit të rrafshuar i formësonte në mënyrë ...
12/04/2022

Ky ishte një rul, i cili rrafshonte gjithçka që ndeshte rrugës dhe banorët e vendit të rrafshuar i formësonte në mënyrë fatale - Nga Czesław Miłosz

Lexoni të plotë artikullin në

Nga Czesław Miłosz   Veçoria e krijimtarisë së Witkiewicz-it, i cili zbulonte brutalisht të vërtetën, kur shfaqte në një pasqyrë të shtrembër Poloninë dhe Evropën në kapërcyell të luftërave, më ka tërhequr mua dhe bashkëmoshatarët e mi. Më tej, pata rastin të vështroj mars...

Trojet shqiptare në shek. XV - Kristo Frashëri Mund të thuhet se në fushën e studimeve historike sundon kryesisht pikëpa...
12/04/2022

Trojet shqiptare në shek. XV - Kristo Frashëri

Mund të thuhet se në fushën e studimeve historike sundon kryesisht pikëpamja e parashtruar më 1899 bashkërisht nga L. Taloçi edhe K. Jireçek, e zhvilluar më hollësisht më 1913 nga bashkëpunëtori i tyre M. Shuflaj, sipas të cilëve kufijtë etniko-gjeografikë të Shqipërisë në shekullin e Skënderbeut shkonin afërsisht nëpër katërkëndëshin Tivar-Prizren-Ohër-Vlorë mbasi vetëm në viset që ndodhen brenda këtij katërkëndëshi ishte shtrirë në atë shekull emërtimi Albanon, Albanum, Albania.

Address

Durazzo
Durrës

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dyrrachium Media posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share