Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës

Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës, Social Media Agency, Durrës.

APU administron Vala Park, Eco Park, Shëtitoren Taulantia, Lulishten Muzeu Dëshmorëve, Lulishten hyrja e Durrësit, Parqet, Shatërvanet, Mirëmbatjen Zhvillimin e Zonave të Gjelbërta të Bashkisë Durrës

🌿 Shtatori nis me gjelbërim dhe punë në çdo cep të qytetit!Me nisjen e muajit shtator, ekipet e APU Durrës vijojnë punën...
01/09/2026

🌿 Shtatori nis me gjelbërim dhe punë në çdo cep të qytetit!

Me nisjen e muajit shtator, ekipet e APU Durrës vijojnë punën në terren për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra në të gjithë qytetin, duke i dhënë kujdesin e duhur parqeve, lulishteve, rrugëve dhe ambienteve publike. 🌱

✂️ Kositje dhe sistemim – puna vijon për mbajtjen të rregullt dhe të pastër të sipërfaqeve të gjelbra, duke larguar barërat e tepërta dhe duke sistemuar hapësirat publike.

🌳 Krasitje dhe mirëmbajtje – kujdes për pemët dhe shkurret, me ndërhyrje aty ku nevojitet për të ruajtur një gjelbërim të shëndetshëm dhe të mirëstrukturuar.

🌱 Mbjellje dhe pasurim i gjelbërimit – vijojmë të shtojmë bimësi të re në hapësirat e qytetit, për më shumë ngjyra dhe jetë.

💧 Vaditje e vazhdueshme – përkujdesje për pemët, lulet dhe sipërfaqet e gjelbra, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

🏫 Ndërkohë, puna ka nisur edhe në shkolla, kopshte dhe çerdhe, për t’i gjetur këto ambiente të sistemuara dhe të gjelbra në nisjen e sezonit të ri.

Shtatori nis, por kujdesi për qytetin nuk ndalet. 💚
APU Durrës – çdo ditë në terren për një qytet më të gjelbër, më të pastër dhe më të bukur! 🌿


Bashkia Durres
Emiriana Sako
Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës

🌿 Gjelbërimi i Durrësit vijon çdo ditë! 🌱Ekipet e APU Durrës vijojnë punën për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj hapësirave...
19/08/2026

🌿 Gjelbërimi i Durrësit vijon çdo ditë! 🌱

Ekipet e APU Durrës vijojnë punën për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj hapësirave të gjelbra të qytetit, duke i dhënë çdo zone më shumë pastërti, rregull dhe gjelbërim.

🌱 Kositje dhe mirëmbajtje e sipërfaqeve të gjelbra
🌿 Krasitje dhe sistemim i shkurreve e bimësisë dekorative
🌳 Krasitje dhe kujdes për pemët
💧 Vaditje e hapësirave të gjelbra në orët e vona, për t’i mbajtur të freskëta gjatë ditëve të nxehta

🏫 Këtë periudhë kemi nisur ndërhyrjet edhe në shkollat e qytetit, me krasitjen e pemëve dhe shkurreve, si dhe kositjen e sipërfaqeve të gjelbra, për t’i përgatitur ambientet për një sezon të ri shkollor sa më të pastër dhe të gjelbër.

Punë çdo ditë, për një Durrës më të gjelbër, më të pastër dhe më të bukur. 💚

Bashkia Durres
Emiriana Sako
Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës

🌿 Durrësi kërkon kujdes në çdo stinë, por vera ka ritmin e saj. ☀️Nga kujdesi për çdo pemë e kurorë, te pastrimi i hapës...
15/08/2026

🌿 Durrësi kërkon kujdes në çdo stinë, por vera ka ritmin e saj. ☀️

Nga kujdesi për çdo pemë e kurorë, te pastrimi i hapësirave dhe freskimi i gjelbërimit me vaditje në orët e vona, ekipet e APU Durrës vijojnë punën çdo ditë. 💚

🌳 Kujdes për pemët dhe kurorat – krasitje, formësim dhe mirëmbajtje për një gjelbërim të shëndetshëm.

🌱 Mirëmbajtje e hapësirave të gjelbra – pastrim dhe kujdes i vazhdueshëm për çdo sipërfaqe.

💧 Vaditje dhe freskim – puna vijon edhe në orët e vona për t’i dhënë gjelbërimit ujin dhe freskinë e nevojshme gjatë temperaturave të larta.

✨ Sepse një qytet i bukur nuk është vetëm ajo që shohim, por edhe kujdesi i përditshëm që e mban të tillë.

APU Durrës – kujdesi për qytetin nuk ndalet. 🌿💚

Bashkia Durres
Emiriana Sako
Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës

🌿 Një qytet i bukur kërkon kujdes çdo ditë.Ekipet e APU Durrës vijojnë punën në terren për t’i mbajtur hapësirat e gjelb...
11/08/2026

🌿 Një qytet i bukur kërkon kujdes çdo ditë.

Ekipet e APU Durrës vijojnë punën në terren për t’i mbajtur hapësirat e gjelbra të qytetit të rregulluara dhe të mirëmbajtura. 🌱

✂️ Krasitje dhe sistemim i shkurreve
🌳 Kujdes për pemët dhe bimësinë
💦 Vaditje e hapësirave të gjelbra
🧹 Pastrim dhe mirëmbajtje e vazhdueshme

Sepse gjelbërimi nuk është thjesht pamje… është kujdesi që i japim qytetit çdo ditë. 💚

APU Durrës – Punojmë për një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të bukur! 🌿

Bashkia Durres
Emiriana Sako
Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës

🌿 Puna për mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit vijon çdo ditë me përkushtim dhe përgjegjësi.✅ Vaditje e pemëve, luleve...
06/08/2026

🌿 Puna për mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit vijon çdo ditë me përkushtim dhe përgjegjësi.

✅ Vaditje e pemëve, luleve dhe sipërfaqeve të gjelbra, për të ruajtur freskinë dhe zhvillimin e tyre gjatë ditëve të nxehta të verës.

✅ Krasitje e shkurreve, ligustrave dhe bimësisë dekorative, duke garantuar një pamje të rregullt dhe të mirëmbajtur të hapësirave publike.

✅ Prerje e barit dhe sistemim i sipërfaqeve të gjelbra, për të krijuar ambiente të pastra, të sigurta dhe të këndshme për qytetarët.

✅ Mirëmbajtje e fushave sportive dhe hapësirave të gjelbra, për t’i mbajtur ato funksionale, të pastra dhe të gatshme për përdorim nga qytetarët.

🌱 Me punë të pandërprerë, APU Durrës kujdeset çdo ditë për një qytet më të gjelbër, më të bukur dhe më mikpritës.

Bashkia Durres
Emiriana Sako
Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës

🍀♻️
03/08/2026

🍀♻️

🌿 Muaji gusht nis me të njëjtin angazhim dhe përkushtim për mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit.Çdo ditë, ekipet e APU...
01/08/2026

🌿 Muaji gusht nis me të njëjtin angazhim dhe përkushtim për mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit.

Çdo ditë, ekipet e APU Durrës janë në terren për të garantuar që hapësirat e gjelbra të mbeten të mirëmbajtura dhe në shërbim të qytetarëve e vizitorëve.

✅ Kositje e sipërfaqeve të gjelbra.
✂️ Krasitje dhe formësim i shkurreve dekorative.
💧 Vaditje e pemëve, luleve dhe gjelbërimit gjatë orëve të vona.
🌳 Mirëmbajtje e parqeve, lulishteve dhe akseve kryesore të qytetit.
🍃 Pastrim dhe sistemim i vazhdueshëm i hapësirave publike.

Puna vazhdon çdo ditë, me synimin që Durrësi të mbetet një qytet i gjelbër, i pastër dhe gjithnjë e më mikpritës.

🌿

Bashkia Durres Emiriana Sako Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës

🌿 Korriku po mbyllet, por puna jonë vazhdon pa ndalur.Çdo ditë, ekipet e APU Durrës janë në terren për të mirëmbajtur dh...
29/07/2026

🌿 Korriku po mbyllet, por puna jonë vazhdon pa ndalur.

Çdo ditë, ekipet e APU Durrës janë në terren për të mirëmbajtur dhe përmirësuar hapësirat e gjelbra të qytetit. Nga kositja e barit dhe pastrimi i sipërfaqeve, te sistemimi i zonave publike dhe vaditja në orët e vona, çdo ndërhyrje është një hap më shumë drejt një Durrësi më të gjelbër, më të pastër dhe më mikpritës.💦🌱

Puna e përditshme nuk matet me ditët e kalendarit, por me kujdesin që i kushtohet qytetit dhe komunitetit çdo ditë. 🌳💚



Bashkia Durres
Emiriana Sako
Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës

Qyteti nuk njeh fundjavë, ndaj as përkushtimi ynë nuk ndalet. 🌿 🌞Edhe këtë të shtunë, ekipet e APU Durrës vijojnë punën ...
25/07/2026

Qyteti nuk njeh fundjavë, ndaj as përkushtimi ynë nuk ndalet. 🌿 🌞

Edhe këtë të shtunë, ekipet e APU Durrës vijojnë punën në terren me mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe të gjelbra, kositjen e barit, krasitjen e shkurreve, sistemimin e pemëve, pastrimin dhe larjen e ambienteve, duke kontribuar çdo ditë për një qytet më të pastër, më të rregullt dhe më të gjelbër.🌱💦

Kujdesi për qytetin nuk është thjesht një detyrë e përditshme, por një angazhim i vazhdueshëm që reflektohet në çdo ndërhyrje dhe në çdo hapësirë të mirëmbajtur.🌳🍃

🌱 APU Durrës – Me punë, përkushtim dhe kujdes, çdo ditë në shërbim të qytetit. 💚

Bashkia Durres
Emiriana Sako
Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës

Çdo ditë në terren, me të njëjtin përkushtim për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër. 🌿Nga mirëmbajtja e hapësirave...
20/07/2026

Çdo ditë në terren, me të njëjtin përkushtim për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër. 🌿

Nga mirëmbajtja e hapësirave publike, kositja e barit dhe pastrimi i zonave të gjelbra, deri te krasitja e palmave, larja e shesheve dhe vaditja e përditshme e gjelbërimit, ekipet e APU Durrës vijojnë punën me përkushtim për të ruajtur dhe përmirësuar hapësirat publike.

Puna vazhdon çdo ditë, me kujdes të vazhdueshëm për një Durrës më të pastër, më të rregullt dhe më të gjelbër. 🌳💧

🌿

Bashkia Durres
Emiriana Sako
Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës

Address

Durrës

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Agjencia e Parqeve Urbane - Bashkia Durrës:

Shortcuts

Share