27/09/2025
                                            Gjalpi bimor është një produkt i përftuar përmes një procesi të veçantë kristalizimi nga vajra dhe yndyrna bimore të cilësisë më të lartë. Ka një ngjyrë të verdhë karakteristike, strukturë homogjene dhe një shije që të kujton gjalpin e lopës.
Vlera e lartë ushqyese, përmbajtja e pasur me acide yndyrore të pangopura me rëndësi biologjike, tretshmëria e lehtë, si dhe shija dhe aroma e këndshme e bëjnë atë një zgjedhje të mirë për shëndetin e njeriut. Veçanërisht i rëndësishëm si burim i vitaminës E — një vitaminë që trupi nuk mund ta prodhojë vetë dhe duhet ta marrë nga ushqimi.
Duke qenë se prodhohet ekskluzivisht nga yndyrna bimore, nuk ndikon në rritjen e kolesterolit. Rekomandohet për përgatitjen e të gjitha llojeve të gatimeve dhe ëmbëlsirave, si dhe për dietën e personave që konsumojnë vetëm ushqime me origjinë bimore. Me pamje, shije, aromë dhe ngjyrë specifike, ky produkt synon të përdoret si zëvendësues i gjalpit të lopës.