Elbasani Plus

Elbasani Plus A ju ka marrë malli?

E doni këtë opsionin tek makina juaj?
23/01/2023

E doni këtë opsionin tek makina juaj?

Dështimi i primareve, si u shfry tullumbacja e Luçiano Boçit në Elbasan
11/12/2022

Dështimi i primareve, si u shfry tullumbacja e Luçiano Boçit në Elbasan

Nga:Sokrat Hoxha Në tentativën për të shënuar një risi në skenën politike dhe marrjen e një avantazhi në përceptimin publik përpara fushatës së ardhshme për zgjedhjet lokale, Partia Demokratike duket se ka shënuar një autogol i cili ka gjasa ti kushtojë rëndë. Ka pak mundësi që...

Arrestohet autori i disa vjedhjeve dhe grabitjeve në Elbasan. Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Sh...
11/12/2022

Arrestohet autori i disa vjedhjeve dhe grabitjeve në Elbasan.
Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pasi kanë marrë një njoftim për një vjedhje në ambientet e Spitalit Rajonal, kanë organizuar një operacion për me qëllim gjetjen dhe arrestimin e autorit. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. V., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The end”, për zbardhjen e 5 raste vjedhjesh. Vodhi në ambientet e spitalit të Elbasanit, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari. I arrestuari, autor edhe i disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në qytetin e Elbasanit, gjatë këtij viti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një vjedhje në ambientet e spitalit “Xhaferr Kongoli”, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të këtij rasti.

Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. V., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas është autor edhe i një sërë vjedhjesh të tjera, konkretisht:

-Më datë 23.03.2022, në rrugën “Rinia”, i ka vjedhur çantën e dorës, një shtetaseje;

-Më datë 21.05.2022, ka vjedhur 2000 euro, në banesën e një shtetasi;

-Më datë 08.08.2022, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në banesën e një shtetaseje, ku ka marrë sende me vlerë 100 000 lekë të rinj;

-Më datë 14.09.2022, në lagjen “Vullnetari”, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë në brendësi të tij, 10 000 lekë të rinj.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Elbasan 🇦🇱🇦🇱
25/11/2022

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Elbasan 🇦🇱🇦🇱

Erblira Bici është volejbollistja nga Gramshi që po korr sukses me ekipin e Romës. Në një lidhje me Skype nga Italia për...
16/11/2022

Erblira Bici është volejbollistja nga Gramshi që po korr sukses me ekipin e Romës. Në një lidhje me Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi të gjithë historinë e jetës së saj, se si nisi volejbollin dhe si u bë pjesë e ekipit italian.

“Në moshën 10-vjeçare kam nisur sportin në Gramsh, deri në moshën 15-vjeçare kam qenë në Gramsh, më pas me ekipin e Tiranës.

Ka qenë një rastësi se shoqen time të ngushtë e kishin regjistruar në volejboll dhe më tha mami: ‘Mund të ikësh me Albën në volejboll sesa të rrish të luash në lagje’.

Unë jam 1.86 e gjatë dhe jam e shkurtër për kampionatin këtu. Pasi këtu vajzat janë mbi 1.90 të gjata.

U realizuan ndeshjet e kombëtares dhe aty më shikon menaxheri që kam tani dhe më bën ofertën për në Itali dhe e pranoj. Asnjëherë nuk më kishte shkuar në mendje se volejbollin e bëja për qejf se mendoja që do më bëhej profesion. Kur menaxheri më tha për në Itali, nuk kisha vetëbesim në vetvete dhe i thash: ‘Nuk e bëj dot, nuk është për nivelin tim’. Më pas e provova një herë vitin e parë.

Sa i përket ofertës nga ekipi i Romës bukur e prita ofertën e parë, por kisha vendosur të rrija te ekipi ku isha. Po trajneri tentoi të më mbushte mendjen nga ana financiare dhe e provova”, u shpreh Erblira

Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga nja 38 vjeçar pasi një 17-vjeçare, në prani të prindërve të saj, ka kallëzuar ...
01/11/2022

Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga nja 38 vjeçar pasi një 17-vjeçare, në prani të prindërve të saj, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Elbasan se e kishte përndjekur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Rrugicat e kalasë
19/10/2022

Rrugicat e kalasë

Mirëmëngjes
16/10/2022

Mirëmëngjes

Dyshohet se strehonte të shumëkërkuarin Talo Çela, arrestohet 60-vjeçari në Elbasan!Një oeracion i Policisë së Elbasanit...
15/10/2022

Dyshohet se strehonte të shumëkërkuarin Talo Çela, arrestohet 60-vjeçari në Elbasan!
Një oeracion i Policisë së Elbasanit ka vënë në pranga Aqif Bezatin, 60 vjeç, i dyshohet se strehonte të shumëkërkuarin Talo Çela në një prej pronave të tij. Në momentin që është ndërhyrë në një banesë në fshatin Deshiran, Belsh, nuk u gjet asnjë gjurmë e Celës, por vetëm sasi e madhe parash, arsenal armësh dhe kanabis.
Policia kishte marrë informacione në rrugë operative se dihej vendndodhja e Talo Celës, por edhe ky rast për të cuar pas hekurave të shumëkërkuarin dështoi.
Nisi me një konflikt, më pas të shtënat dhe policët që largohen...! Çfarë ndodhi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Report Tv siguron videon
Në njoftimin e policisë së Elbasanit theksohej se në banesën e Bezatit janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara o***m, 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.
Në pranga ka rënë dhe një person tjetër i identifikuar si Veli Deliu, i cili ka lidhje shoqërore me Bezatin. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat Veli Deliu i mbante pa leje.
Talo Çela, i shumëkërkuari i policisë doli edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani në dosjen 'Plumbi i Artë'. Ai zbuloi se ka kryer krimet më të shumta me Çelën dhe dy ortakët njiheshin me pseudonimet Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

Sot mbush 78 vjeç. Urimi juaj për Dr. Sali Berishën.
15/10/2022

Sot mbush 78 vjeç.
Urimi juaj për Dr. Sali Berishën.

Address

Center
Elbasan
3001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elbasani Plus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share