Albanon

Albanon Reviste e përtremuajshme kulturore
Botimi i pare i saj nisi ne mars 2018 me shkrime nga fusha të n

Thirrje për botim artikujsh të numrave të rinj në revistën etno-kulturore dhe historike “Albanon"Print ISSN  -  2616-637...
03/04/2024

Thirrje për botim artikujsh të numrave të rinj në revistën etno-kulturore dhe historike “Albanon"

Print ISSN - 2616-6372
Online ISSN - 2707-6563
E regjistruar në Crossref dhe pajisur me DOI

Të nderuar profesorë e kërkues shkencorë,

Pas një kohe shkëputjeje do të rifillojmë botimin e revistës “Albanon”. Ky organ e nisi fillimisht rrugën e tij në vitin 2018 si nismë e shoqatës ADE (Arkivi Digjital Elbasan), themeluar nga Z. Rudin Dakli. Drejtuesi i parë i revistës ishte Pëllumb Zekthi.

Përgjatë kohës së botimit të revistës, kanë ofruar punimet e tyre studiues si: Tomorr Plangarica, Ermal Nurja, Ardian Muhaj, Rudolf Deliana, Hyjni Ceka, Mario de Matteis, Kastriot Dervishi, Emine Sadiku Teichman, Ruzhdi Stringa, Riza Hasa etj.

Duke dashur të ruajmë standardet shkencore të saj, mirëpresim trajtesa të ndryshme përmes rubrikave të pranishme në të: histori, etnografi, arkeologji, arsim, antropologji, por edhe për çështje të ndryshme të aktualitetit e nevojës për zhvillim të vlerave të përftuara tashmë.

Hapësira botuese e “Albanon” është një grishje për studiuesit e vlerave tona si dhe për ata që mëtojnë t’i përsosin këto vlera.

Kjo revistë ka si synim mbrojtjen e vlerave të krijuara, përsosjen e tyre dhe pasurimin e tyre të mëtejshëm. Revista nuk përqafon dhe nuk frymëzon urrejtjen ndëretnike, fetare, krahinore apo atë klasore dhe i përmbahet Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe ligjin Nr.7756, datë 11.10.1993, "Për Shtypin" i ndryshuar, ligjin Nr.97/2013 "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar.

Punimi i plotë dërgohet në rrugë elektronike në adresën: [email protected]

Punimi nuk duhet të jetë botuar më parë, në asnjë revistë tjetër dhe duhet të njoftohet revista nëse autori kërkon ta dërgojë për botim diku tjetër.

Afati i dorëzimit të materialeve është data 15 qershor 2024.

Për botimin e punimit tek “Albanon”, ndiqni rregullat redaksionale te siti ynë :

https://albanica.al/index.php/albanon/about/submissions

Grupi i punës së revistës:

Drejtor përgjegjës: Rudin Dakli

Kryeredaktore: Migena Kapllani

Redaksia: Arben Ndreca, Blerina Suta, Ermal Nurja, Eriada Çela, Marsela Neni, Fatos Dibra, Arba Baxhaku.

Që këtej e tutje Revistën Albanon mund ta shfletoni në platfromën më të re të revistave Albanica.Autorët e shkrimeve të ...
22/05/2021

Që këtej e tutje Revistën Albanon mund ta shfletoni në platfromën më të re të revistave Albanica.

Autorët e shkrimeve të revistës i ftojmë të vizitojnë shkrimet e tyre në faqen e re.

https://albanica.al/revistaalbanon/issue/view/10

Relacion mbi inspektimin në ShqipëriRelacion mbi inspektimin e bërë me urdhër të Ministrisë së Arsimit në Krujë, Rubig, ...
23/11/2020

Relacion mbi inspektimin në Shqipëri
Relacion mbi inspektimin e bërë me urdhër të Ministrisë së Arsimit në Krujë, Rubig, Balldren, Kakarriq, Shkodër, Elbasan, Korçë, Voskopojë, Mborje, Boboshticë,Vithkuq.
18 prill 1940
Arkivi Bettini, Shkrime të pabotuara, 102 (klasa 5/140) Tekst i shkruajtur, 16 fletë
I redaktuar, firmosur dhe datuar Datimi 18 prill 1940..........................https://albanica.al/albanon/article/view/134

Perkthyer dhe përgatitur nga Silva Belegu. Albanon nr 3 , korrik-shtator 2018.

Zhvillimet në fushën e internetit dhe të mediave online kanë krijuar mundësi të reja për një akses gjithnjë e më të gjerë të studjuesve, pedagogëve, studentëve dhe  publikut të gjerë në produktet e punës akademike dhe shkencore. Platforma Albanica vjen përpara jush pikërisht me...

Ura e Haxhi BeqaritUra, një kalim i rëndësishëm gjatë kohërave, kishte tre harqe të mëdhenj me përmasa pothuajse të njëj...
23/11/2020

Ura e Haxhi Beqarit

Ura, një kalim i rëndësishëm gjatë kohërave, kishte tre harqe të mëdhenj me përmasa pothuajse të njëjta, të përbërë (duhet theksuar kjo) nga dy rreshta gurësh, me tiranda metalike të shtrënguara me kunja në rreshtin e poshtëm. Kishte gjithashtu shumë kamare, jo vetëm në këmbët e mesme, por edhe në shpatullat anësore, në afërsi të brigjeve. Këto detaje, natyrisht, kemi mundësinë t’i përshkruajmë sot me saktësi falë fotografive të vjetra ku ura duket e shkatërruar, por me disa pjesë ende të parrënuara (një hark i saj ruhet i plotë). Dallojmë kështu, të paktën në shpatullën e djathtë (tjetra nuk ekziston), tri kamare me forma të ndryshme: një të zakonshme, domethënë drejtkëndëshe me kurorëzim gjysmërrethor dhe dy në formë çerek rrethi. Së fundmi, i gjerë, por pa parapete mbrojtës (dikur kishte) paraqitet korridori i kalimit, i cili ka shumë të ngjarë të ishte anormal, me ngritje dhe zbritje. Ështe më se e qartë që ajo ishte një urë e madhe dhe impresionuese...................https://albanica.al/albanon/article/view/168

Shkrim nga studiuesi i urave Σπύρος Μαντάς (Spiros Mantas) ne revisten Albanon, 2019, nr 2, prill-qershor, fq 70.

Zhvillimet në fushën e internetit dhe të mediave online kanë krijuar mundësi të reja për një akses gjithnjë e më të gjerë të studjuesve, pedagogëve, studentëve dhe  publikut të gjerë në produktet e punës akademike dhe shkencore. Platforma Albanica vjen përpara jush pikërisht me...

Sanxhaku i Dukagjinit dhe dy regjistrimet e viteve 1571 dhe 1591 (pjesa e dytë)((II): Rudina, Domoshtica, Pashtrik, Luma...
28/10/2020

Sanxhaku i Dukagjinit dhe dy regjistrimet e viteve 1571 dhe 1591 (pjesa e dytë)

((II): Rudina, Domoshtica, Pashtrik, Luma, Gora, Opolja (Opoja) dhe Dabri.)
__________________________________________________

Në këtë artikull do të vazhdohet me pjesën tjetër të kazave që formonin sanxhakun e Dukagjinit në dy regjistrimet osmane të viteve 1571 dhe 1591. Kazatë në fjalë pas vitit 1912 do të mbeteshin mes shteteve të reja të formuara me vendimin e Fuqive të Mëdha. Sot fshatrat që formonin kazatë në fjalë të sanxhakut të Dukagjinit, gjenden brenda kufijve të republikave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Nga 15 kazatë që formonin sanxhakun e Dukagjinit, në këtë artikull do të trajtohen të dhënat për shtatë kaza që janë: Rudina, Domoshtica, Pashtrik, Luma, Gora, Opolja (Opoja) dhe Dabri. Së pari do të jepen të dhënat e procesit të islamizmit në këto kaza, sipas dy regjistrimeve osmane. Te lista me banorët e kazave janë vënë edhe timarlinjtë që përfitonin nga të ardhurat e taksave të fshatrave. Emri i parë është personi, ndërsa emri i dytë është atësia e tij. Në listat e hartuara, të dhënat e lagjeve që ekzistonin brenda një fshati janë përllogaritur dhe janë dhënë në formë totali me fshatin nga i cili vareshin në planin administrativ.........................https://albanica.al/albanon/article/view/169

Nga Ermal Nurja

Zhvillimet në fushën e internetit dhe të mediave online kanë krijuar mundësi të reja për një akses gjithnjë e më të gjerë të studjuesve, pedagogëve, studentëve dhe  publikut të gjerë në produktet e punës akademike dhe shkencore. Platforma Albanica vjen përpara jush pikërisht me...

Sanxhaku i Dukagjinit dhe dy regjistrimet e viteve 1571 dhe 1591 (pjesa e parë)(Lezha, Debri, Spasi, Puka, Iballa, Fanti...
28/10/2020

Sanxhaku i Dukagjinit dhe dy regjistrimet e viteve 1571 dhe 1591 (pjesa e parë)

(Lezha, Debri, Spasi, Puka, Iballa, Fanti i Madh dhe i Vogël, Mirdita, Zadrima dhe Rragami)
_________________________________

Sanxhaku i Dukagjinit ishte një ndër sanxhaqet që formonin vilajetin e Rumelisë gjatë periudhës së sundimit klasik osman. Rumelija ishte një nga dy nënndarjet e mëdha administrative të Perandorisë Osmane, që bashkë me Vilajetin e Anadollit lindën dhe u zhdukën së bashku me Perandorinë (në periudha të caktuara të historisë osmane ka pasur edhe nëndarje të tjera të mëdha siç qe ajo e Hixhazit dhe e Afrikës Veriore që qenë më jetëshkurtra). Në lidhje me themelimin e sanxhakut të Dukagjinit janë përcaktuar nga historianët dhe studiuesit data të ndryshme, në varësi të dokumentacioneve historike që ata kanë pasur në dispozicion. Gjithashtu nuk mund të anashkalohet mundësia që sanxhaku të ketë ekzistuar në periudha të ndryshme, mes të cilave edhe nëse de jure ka ekzistuar, de facto pushteti osman nuk ka ekzistuar. Duke pasur parasysh këtë fakt mund të themi se data e dokumentuar e themelimit të parë të Sanxhakut të Dukagjinit është viti 1436.(1) Kjo datë e dokumentuar na lejon të krijojmë hipotezën se Sanxhaku i Dukagjinit së bashku me pjesën tjetër të Sanxhakut Arvanid duhet të jetë krijuar gjatë sundimit të sulltan Mehmetit I, pas viteve 1415. Me shumë gjasa treva e Dukagjinit, më saktë një pjesë e saj u përfshi në mosbindjen e përgjithshme që filloi me kryengritjen e Skënderbeut pas vitit 1444. Mjafton të kujtojmë se regjistruesit e regjistrit të Sanxhakut të Dukagjinit kazanë e Spasit, Pukës dhe Iballës i kanë regjistruar edhe me emrat Pulti i Lekës, ndërsa në një rast e kanë regjistruar në formën Pulti i Lekë Zaharisë.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun ..................https://albanica.al/albanon/article/view/137

Nga Ermal Nurja

Zhvillimet në fushën e internetit dhe të mediave online kanë krijuar mundësi të reja për një akses gjithnjë e më të gjerë të studjuesve, pedagogëve, studentëve dhe  publikut të gjerë në produktet e punës akademike dhe shkencore. Platforma Albanica vjen përpara jush pikërisht me...

Presidenti Wilson, Shqipëria dhe Konferenca e Paqes së Parisit në revistën “Yll’i Mëngjezit”_______________________Me an...
25/10/2020

Presidenti Wilson, Shqipëria dhe Konferenca e Paqes së Parisit në revistën “Yll’i Mëngjezit”
_______________________
Me anë të këtij artikulli dëshirojmë të paraqesim një tablo analitike të tre komponentëve kryesorë që trajtohen specifikisht në revistën “Yll’i Mëngjezit”: Presidentin Wilson, Shqipërinë dhe Konferencën e Paqes së Parisit. Përzgjedhja e kësaj teme nuk është e rastësishme, pasi jemi pikërisht në një kohë që na dikton realizimin e një punimi të tillë: 100-vjetori i Konferencës së Paqes së Parisit. Çështja shqiptare u trajtua në këtë konferencë në kuadër të Çështjes së Adriatikut dhe pati një mbështetje dhe interes të veçantë nga ana e Presidentit Wilson për Shqipërinë. Një delegacion i veçantë shqiptar u dërgua si përfaqësues në këtë konferencë. Në këtë mënyrë dëshirojmë që të theksojmë dhe ripohojmë që edhe pse një shtet i vogël në dukje, Shqipëria arriti të përfaqësohej në këtë konferencë dhe të parashtrohej çështja e saj edhe pse në kuadër të problematikave të tjera të përgjithshme që u prezantuan në konferencë.....

Artikulli i plotë mund të lexohetnë linkun ............https://doi.org/10.54273/ra.v2i1.144

(Shkrim nga Bertina Salliu)

Si një udhëtim drite drejt së panjohurës___________________________________Vepra “Përtej Harrimit” e Ermira Xhomaqit, mb...
25/10/2020

Si një udhëtim drite drejt së panjohurës
___________________________________

Vepra “Përtej Harrimit” e Ermira Xhomaqit, mbetet një studim tejet shkencor, një punim që fare mirë mund të kishte qenë një temë e spikatur doktorature. Edhe për këtë fakt, ajo meriton të lexohet, të kuptohet, të përhapet dhe të merret si model për të tjera vepra. Leximi i këtij libri i ngjan aq shumë një udhëtimi drejt së panjohurës… ku një shpirt Kolombi ecën me guxim të çmendur drejt botëve të zhytura në harresë, me mesazhin e madh të dritës...Është me vend të citohen këto vargje të gjetura në dorëshkrimet e Ramit, e që vijnë nga skëterra e birucave të Burrelit. Është me vend të citohen këto vargje të gjetura në dorëshkrimet e Ramit, e që vijnë nga skëterra e birucave të Burrelit.

Qysh? Asnjë s’do të mbesë historinë të vajtojë? Të martirëve të copëtuar?

Binjakëve, grave të ve, kujtimin t’u rehatojë? Nga xhelatët e mallkuar?

Shkrim nga Jozef Radi, në Albanon nr 1, 2019.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun ............ https://doi.org/10.54273/ra.v2i1.145

Automobilat e parë në Shqipëri në fillim të shek.XX_____________________Transportet dhe komunikimi në erën e re të shek....
23/10/2020

Automobilat e parë në Shqipëri në fillim të shek.XX
_____________________

Transportet dhe komunikimi në erën e re të shek. XX në të cilën hyri Shqipëria nuk ishin aq të zhvilluara, për shkak edhe të një infrastrukture të varfër dhe të pazhvilluar në drejtimin e duhur. Telegrafi ishte i vetmi mjet komunikimi ndërmjet qyteteve shqiptare, pjesërisht linja hekurudhore lidhte Shkupin me Manastirin, me Selanikun e më tej me Stambollin. Sistemi rrugor ekzistues normalisht që nuk mund t’i përgjigjej mjeteve të reja të transportit të automobilave, të cilët kërkonin kushte të veçanta, pra rrugë me asfalt. Një pjesë e këtij sistemi kishte nisur të ndërtohej pas fillimit të Luftës së Parë Botërore nga fuqitë e ndryshme që zaptuan trojet shqiptare, ku italianët dhe austrohungarezët kishin synime qëndrimi aftatgjata në Shqipëri dhe për pasojë për nevojat e ngutshme ushtarake nisën investimet në rrugët, dhe austrohungarezët edhe në dekovilet për të pasur një lëvizje të shpejtë të trupave dhe të materialit ushtarak; ........................................https://albanica.al/albanon/article/view/149

Shkrim nga Roald Hysa ne Albanon 2, 2019

“Rrojta veç të lë një këngë! Rrojta veç të lë një vepër!„ - shkrim i Prof. Astrit Bishqemit ne kujtim te shkrimtarit elb...
21/10/2020

“Rrojta veç të lë një këngë! Rrojta veç të lë një vepër!„ - shkrim i Prof. Astrit Bishqemit ne kujtim te shkrimtarit elbasanas Hyjni Ceka. Botuar ne Albanon nr 3, 2019.

E njihja Hyjniun prej kohësh. Dhe më ka lënë mbresa komunikimi i tij me të tjerët; komunikim i thjeshtë, i përzemërt, i çiltër. Veç jo me çfarëdolloj njerëzish…

Artikullin e plotë mund ta lexoni në linkun ..........https://doi.org/10.54273/ra.v2i3.160

Një shekull e një dekadë, duket një kohë e gjatë, por që sot sjell pikërisht në vëmendjen tonë, kushtet dhe rrethanat hi...
18/10/2020

Një shekull e një dekadë, duket një kohë e gjatë, por që sot sjell pikërisht në vëmendjen tonë, kushtet dhe rrethanat historike, kur në Elbasan u bënë bashkë patriotë e intelektualë1 dhe arritën që vendimet e Kongresit të Elbasanit të mos mbeteshin thjesht të shkruara në letër, por të përmbushnin një mision të shenjtë, hapjen e së parës Shkollë Normale. Ata patriotë e intelektualë elbasanas, duke qenë të ndërgjegjshëm për pengesat e vështirësitë tepër të mëdha, morën përsipër që Normalja të hapej në Elbasan. Kërkesat për mësues të gjuhës shqipe vijonin të ishin të mëdha në vitet 1908 – 1909. Që në qershor të vitit 1909 Simon Shuteriqi, nën pseudonimin “Ura e Shkumbinit”, shkruante se: “… mësimore duam të çelim, po mjerisht mësonjës të zotët të marrin përsipër këtë punë të lartë, mësonjës që të munt të mësojnë me systemë gjuhën tonë, dhe ta dijnë këtë mbë një shkallë të mjaftë, përgjithësisht të thomi na mungojnë”2. Ishte Kongresi i Elbasanit në të cilin u vendos që një javë pas mbylljes së punimeve të tij, më 14 shtator 1909 të hapej në Elbasan Shkolla Normale ose siç u quajt në dokument “Mësonjëtorja e mësonjësve”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në linkun.......... https://doi.org/10.54273/ra.v2i4.16

(Nga Prof. Dr. Majlinda Peza)

Address

Bulevardi Aqif Pasha
Elbasan

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanon posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category

ALBANON

Revistë e përtremuajshme kulturologjike me qendër në Elbasan. Në shkrimet e revistës trajtohen tematika të ndryshme si etnografia, gjuha, arkeologjia, historia etj., që mbulojnë hapësirën mbarëshqiptare.