AlFa Magazine

AlFa Magazine Sh*tje dhe Montim , materiale te ndryshme Sh*tje dhe Montim i materialeve te ndryshme !!!

Ketu do te gjeni materiale : Elektrike , Hidraulike , Pllaka , Hidrosanitare + Hidromasazhe , Kondisionerë , Kaldaja te ndryshme si edhe Panele Diellore "

30/08/2025

"Kur të harrojnë deri në vdekje!
Sot m'u desh të raportoja një lajm të vështirë. Një burrë 60 vjeçar kishte vdekur prej muajsh (mendohet prej Dhjetorit) e askush nuk ishte kujtuar për të

Pas një dere të mbyllur, trupi i një 60-vjeçari priste të kujtohej, ndërsa muret ruanin erën e vetmisë. Ai jetonte vetëm, me zemrën e lodhur dhe trupin e brishtë, ndërsa bota jashtë vazhdonte ritmin e saj, pa pyetur se kush mbeti prapa. Kur policia hyri në banesë paraditen e sotme, gjurmët e jetës së tij ishin zbehur, ashtu si kujtimet e atyre që dikur mbase e quanin njeri të dashur.

Është e dhimbshme të mendosh se nga dhjetori e deri në fund të gushtit, askush nuk trokiti në derën e tij. Një telefonatë, një vizitë, një kujtesë e vogël do të mjaftonte për ta ndalur këtë epilog të trishtë. Dy fëmijët, njëri jashtë Shqipërisë e tjetri në Tiranë, ndoshta të zënë me jetën e tyre, e humbën fillin e lidhjes me të. Edhe vëllai, që jetonte në kryeqytet, tregonte se koha i iku mes punës e angazhimeve, derisa vonesa u kthye në faj.

Ai tregonte se kishte ardhur vetëm tani, gjatë lejes së zakonshme, për të parë shtëpinë e përbashkët. Por dera që hapi nuk i dha mundësinë të gjejë vëllanë e gjallë, por një trup që prej muajsh kishte heshtur nën peshën e harresës. Një skenë e rëndë, që lë në heshtje lagjen, që lë pezull mendimin e secilit prej nesh: sa shpesh harrojmë të kujtojmë ata që kemi pranë, derisa vonë është shumë vonë.
Sepse nuk është vetëm trupi ai që dekompozohet nga koha, është edhe kujtesa, kur nuk dimë t’i japim kohë kujdesit, dashurisë dhe pranisë për ata që ndoshta nuk na kërkojnë, por kanë më shumë nevojë se kurrë.
E sidomos kur bëhet fjala për gjakun tënd, babain, vëllain...

Kjo histori nuk është një rast i izoluar. Shumë të moshuar sot në Shqipëri janë të vetmuar. Migrimi masiv, mungesa e shpresës dhe varfëria e kanë boshatisur vendin, duke lënë prapa prindër që plaken në heshtje. Në kërkim të një jete më të mirë, brezat e rinj ikin, por bashkë me ëndrrat e tyre lënë pas njerëzit që dikur i mbanin për dore.
Në Korçë, fenomeni është bërë i dukshëm. Ka vetëm një azil privat, “Kenedi”, që prej kohësh nuk ka më vende. Asnjë strukturë shtetërore nuk është ngritur për të përballuar rritjen e numrit të të moshuarve të vetmuar. Në vend që të kemi politika sociale, kemi boshllëk institucional dhe indiferencë kolektive. Askush nuk i ndjek nga afër këta njerëz, askush nuk troket te dera e tyre për të pyetur: “A je mirë?”.
Ironikisht, një nga bizneset më fitimprurëse në qytet sot është një restorant delivery, “Delisia”. Pse? Sepse fëmijët që jetojnë në emigrim paguajnë ushqimin përmes telefonit, që punonjësit ta çojnë te prindërit e tyre të moshuar. Mendoni pak: jemi në një pikë ku komunikimi i vetëm është një faturë porosie, jo një vizitë, jo një përqafim, jo një bisedë. Një drekë e dërguar me motor nuk zëvendëson kurrë praninë.

Në thelb, kjo tragjedi flet për mungesën e politikave sociale. Në një vend ku papunësia, varfëria dhe emigrimi dominojnë jetën e njerëzve, nuk ka asnjë strategji për t’i mbajtur pranë ata që janë më të brishtë. Sistemet shëndetësore nuk kanë as kohë e as staf për të ndjekur nga afër të moshuarit që jetojnë vetëm. Ata nuk janë thjesht numra në statistika, janë jetë që shuhen ngadalë, të padukshme.
Kemi arritur në një pikë ku vetmia është kthyer në sëmundje kolektive. Shoqëria jonë, që dikur mburrej për ngrohtësinë dhe lidhjet familjare, sot po përjeton një ftohtësi që nuk fal.

Histori si kjo duhet të jenë një alarm, jo vetëm për institucionet, por për secilin prej nesh. Po mbetemi një shoqëri që di të qajë për të vdekurit, por nuk di të kujdeset për të gjallët."

Nga Xhensil Shkëmbi

Sh*tur  😎 okazionn me dokumenta ✌🏼
29/08/2025

Sh*tur 😎 okazionn me dokumenta ✌🏼

Kondisioner Midea Xtreme & Nordic  Oferta qendron vetem ne temperature 40 grade e siper 🤣
25/07/2025

Kondisioner Midea Xtreme & Nordic
Oferta qendron vetem ne temperature 40 grade e siper 🤣

Sh*tje , Pompe 3” kerrmill  oferte 400€
25/07/2025

Sh*tje , Pompe 3” kerrmill oferte 400€

Salishentë Grohe ✌🏼👋
09/07/2025

Salishentë Grohe ✌🏼👋

Ofertë , Kondisioner Candy inverter A++ 18,000 BTU  520€ ! Cel :0682001010
25/06/2025

Ofertë , Kondisioner Candy inverter A++ 18,000 BTU 520€ ! Cel :0682001010

Kondisioner Ocean inverter A++ 12.000 BTU      360€Cel : 0682001010
25/06/2025

Kondisioner Ocean inverter A++ 12.000 BTU 360€
Cel : 0682001010

Oferta verore !!! Kondisioner Ocean Inverter A++ 12.000 btu 360€Kondisioner Candy Inverter A++ wifi 18.000 btu520€ Kujde...
25/06/2025

Oferta verore !!!
Kondisioner Ocean Inverter A++ 12.000 btu 360€
Kondisioner Candy Inverter A++ wifi 18.000 btu
520€
Kujdes !!! Mbarojne shpejt 😆😆 cel : 0682001010

31/12/2024

Gëzuar Vitin e Ri 2025 ! Urojme që ky vit i ri të sjellë shumë gëzim, shëndet dhe sukses në çdo hap të jetës. Le të jetë ky vit një udhëtim i mbushur me dashuri, paqe dhe arritje të mëdha. Gëzuar nga AlFa Magazine !!!

29/10/2024

Oferta sezoni ulliri 💪🏻

Shkundese Ulliri , made in greece ! Oferta sezonale 🫡💪🏻
15/10/2024

Shkundese Ulliri , made in greece ! Oferta sezonale
🫡💪🏻

Midea  Air Conditioner 12 btu inverter
09/08/2024

Midea Air Conditioner 12 btu inverter

Address

Fiershegan Lushnje
Fier-Shegan
9013

Telephone

+355693367987

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AlFa Magazine posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to AlFa Magazine:

Share