FIERI SOT

FIERI SOT FieriSot.com Portal Informativ që ju informon për ç'do ngjarje që ndodh në qytetin e Fierit.

04/06/2026

Rama flet nga "Porto Montenegro" dhe e merr si shembull per investimet ne vend

04/06/2026

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, së bashku me Drejtorin e AMP-së Klevis Qose dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, komunikim me mediat, nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, mbi ngjarjen e ndodhur në Maliq.

Përshëndetje,

Sot ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në Malin Bode, në Maliq, ku gjatë një operacioni policor, humbi jetën, në krye të detyrës, një punonjës policie dhe mbeti i plagosur një punonjës tjetër policie, nga sulmi me armë i një shtetasi të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore.

Jam këtu për të ndarë dhimbjen me familjarët e punonjësit shembullor, Enea Mekolli, i cili heroikisht, humbi jetën, dhe për t’i shprehur familjes së Inspektor Edison Adrit, që mbeti i plagosur gjatë operacionit, mbështetjen time dhe të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, për t’i uruar Inspektorit, shërim sa më të shpejtë.

Mëngjesin e sotëm, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në Malin Bode, Bashkia Maliq, për kapjen e këtij shtetasi.

Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar stanin ku dyshohej se fshihej shtetasi në kërkim, konkretisht Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe sh*tja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit, të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë, dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, Inspektor Enea Mekolli, 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur, punonjësi i Policisë, Inspektor Edison Adri, 36 vjeç, të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë.

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Për kapjen e shtetasit Violand Braçellari, gjatë viteve të fundit, ishin organizuar disa operacione policore, nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, me përfshirjen dhe të forcave speciale, por nuk kishin mundur të realizonin kapjen e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje shumë të rëndë, kam urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur një hetim mbi zbatimin e procedurave standarde të punës për kapjen e shtetasit në kërkim, dhe pse Drejtoria Vendore e Policisë Korçë nuk ka kërkuar ndihmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të vënë në dispozicion Forcat Kombëtare të Sigurisë ose Repartin Special RENEA për të mundësuar kapjen e këtij personi.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën, në krye të detyrës, një punonjës policie, dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës policie.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së kolegut tonë Enea Mekolli, dhe i uroj shërim sa më të shpejtë, kolegut Edison Adri.

Akti heroik i sotëm përbën motivimin më të lartë për punonjësit e Policisë, për ta vijuar të palëkundur misionin e tyre, si dhe përbën apelin më të fortë për qytetarët për t’i mbështetur dhe vlerësuar më shumë punonjësit e Policisë, sepse janë ata që për sigurinë e qytetareve, janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, edhe më të shtrenjtën dhe më sublimen, jetën, ndërsa për ata që guxojnë të sulmojë punonjësit e Policisë, mesazhi i vetëm është përgjigjja e merituar sipas ligjit.

I garantoj qytetarët, se asnjë ngjarje, sado e rëndë dhe me pasoja, qoftë dhe për jetën e pjesëtarëve të radhëve tona, nuk do ta përkulë kurrë uniformën e Policisë së Shtetit, para krimit.

Gjaku i Eneas, gjaku i Dëshmorëve të Policisë, nuk do të harrohet kurrë.

Faleminderit!

Jepet me qera Ambient kati i dyte ne Fier ne nje nga rruget me te rendesishme te qytetit (Ramiz Aranitasi). Siperfaqja 1...
04/06/2026

Jepet me qera Ambient kati i dyte ne Fier ne nje nga rruget me te rendesishme te qytetit (Ramiz Aranitasi). Siperfaqja 110m2 dhe mund te jepet per biznes, zyra ose per shtepi.(per tu banuar eshte pjeserisht e mobiluar). Cmimi 300mije leke te vjetra, i diskutueshem (ne varesi te qendrimit)
Cel: 0692068777

03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Durrës–Tiranë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Tirana 3 ditë nën pushtetin e protestave, sot tubimi i radhës: Të dorëhiqet Qeveria! Rama dhe Berisha në burg!Linku në k...
03/06/2026

Tirana 3 ditë nën pushtetin e protestave, sot tubimi i radhës: Të dorëhiqet Qeveria! Rama dhe Berisha në burg!

Linku në koment 👇

“Zvërneci”, Rama: Projekti do bëhet, jam në ‘istikamin’ që më kanë vënë shqiptarëtLajmi në koment 👇
03/06/2026

“Zvërneci”, Rama: Projekti do bëhet, jam në ‘istikamin’ që më kanë vënë shqiptarët

Lajmi në koment 👇

Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, mbështesim investimet e huaja. Hipokritët të derdhin lot sa të d...
03/06/2026

Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, mbështesim investimet e huaja. Hipokritët të derdhin lot sa të duan!

Linku në koment 👇

03/06/2026

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet drejtuesi i mjetit

Linku në koment 👇

02/06/2026

Nje dite me Lilën e "Sallon Class Lila"

02/06/2026

Ilir Meta ka lënë sot burgun 313 për t’i dhënë lamtumirën babait të tij.

Address

Fier
9301

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FIERI SOT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share