08/04/2021
Aq sa fatkeqësisht edhe fatmirésisht jam larguar 18 vjec nga Shqipëria jone, dhe asnjëherë nuk pata arsye të fluturoj në Shqipëri pér te votuar dhe kryer një obligim qytetar !
Por nëse do jetoja në vendlindje, duke shpresuar pér mirekuptim nga politikanët tjerë pér të cilén ju jam mirénjohes për respektin që më kane dhéné gjithmonë, nga vete fakti që unë nuk besoj në partitë shqiptare, uné do të votoja bashkëfshatarin tim (Elton Debreshi) dhe pse nuk mé ka rastisur ta njoh nga afër.
Jo se mund të jem i bindur që Eltoni do mund të ndryshojë ujqërit e vjetër të kollarisur né Parlamentin shqiptar, por se éshte djal i një familje të thjeshtë me traditat bujare Bulqizake që perpiqet dhe lufton për drejtesi.
SHQIPËRISE i duhet ndryshim. Djem dhe njerëz te tille pa kollare kusarësh, bëjnë një hap për ndryshimin e saj, herët apo vonë!