Info nga Qarku Gjirokastres

Info nga Qarku  Gjirokastres ngjarje dhe news nga jeta ne jugun e Shqiperise.

Ekonomistja dhe ish-zv.ministrja socialiste Irena Beqiraj e ka nxjerrë si mashtrim deklaratën e kryeministrit Edi Rama s...
15/07/2026

Ekonomistja dhe ish-zv.ministrja socialiste Irena Beqiraj e ka nxjerrë si mashtrim deklaratën e kryeministrit Edi Rama se koncerti i Kanye West pritet të gjenerojë të paktën 100 milionë euro të ardhura për ekonominë shqiptare.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Beqiraj shprehet se në relacionin e aktit normativ nuk paraqitet asnjë përllogaritje apo analizë ekonomike që të mbështesë këtë shifër. Sipas saj, nëse do të ekzistonte një vlerësim zyrtar, ai do të ishte pjesë e dokumentacionit shoqërues me të dhëna konkrete mbi ndikimin ekonomik të eventit.

Beqiraj argumenton se shifra prej 100 milionë eurosh është një hamendësim dhe jo një vlerësim i bazuar në analiza, duke shtuar se edhe koncertet më të mëdha në botë nuk kanë gjeneruar përfitime të tilla ekonomike. Ajo kritikon gjithashtu mënyrën e financimit të koncertit me fonde publike, duke e cilësuar si një veprim të kryer jashtë procedurave të zakonshme ligjore.

Analiza e Irena Beqiraj:

Kur nuk ka përllogaritje zyrtare për përfitimet e një koncerti le të luajmë kungulleshkash me Kryeministrin!

Kryeministri si gjithmonë kur jep para publike apo pronë shtetërore duke mos zbatuar proçedurat që i imponon ligji, na fton të luajmë kungulleshkash me miliona imagjinarë: pse aq po sa?

Ai thotë: ndërkohë që nga ky koncert–në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve–ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura”!

Pra Kryeministri pretendon se ka përllogaritje por, një m***e të tillë nuk paraqitet në relacionin e projektligjit të aktit normativ.

Nëse një llogaritje e ndikimit përfundimtar ekonomik do të ekzistonte ajo do të shpjegohej me shifra në relacionin e Aktit Normativ duke filluar me të dhenat e kapacitetit, përqindja e vizitorëve jashtë qytetit dhe multiplikatorin ekonomik.

Nëse kjo m***e do të ekzistonte do të vendosej në relacionin e Aktin Normativ edhe si e tillë do të konsiderohej shifër zyrtare duke u bërë u automatikisht një target për t’u arritur.

Ndërsa relacioni nuk përmban asnjë përllogaritje apo vlerësim sasior, qoftë edhe një shifër të vetme të ndikimit në ekonomi të këtij eventi, i cili është financuar me para publike një proçedurë ekstra buxhetore, Kryeministi e deklaron atë në FB.

Si gjithmonë , m***et e ndikimit ekonomik të gjithë projekteve të financuara apo të mbështetura nga paratë edhe prona publike pa proçedurë pa garë, bazohen në qasjen e vjetëruar tanimë “në mos qofshin do ti sajojmë ”!

100 milionë euro jo vëtëm që nuk është shifër zyrtare por për turp të gjithë qeverisë është një hamendësim i dobët jo i edukuar, pra i bërë në mungesë të njohurive.

Them në mungesë të njohurive sepse ekonomiksi i koncerteve tregon se përfitimet nga koncertet më gjigante në stadiume me kapacitet më më madh se 80,000 persona, nuk i kanë kaluar 47 milionë dollarë.

Hamendësimet bombastike pa laps e letër të Kryeministrit tonë kanë vetëm një qëllim të mbulojnë sjelljen e përsëritur destruktive të kësaj qeverie me financat publike edhe pronën publike. Ai refuzon të pranojë se qeverisja është një mandat jo për të vepruar sipas dëshirës pa kufizime, por për të marrë e ekzekutuar vendime brenda proçedurave të miratuara, si e vetmja mënyrë e pazëvendësueshme për të garantuar përfitimin publik. Por Kryeministri Perandor i urren ligjet, proçedurat, rregulloret, kufizimet, trasparencën, llogaridhënien që ato imponojnë.

Aq shumë e bezdisin sa në mënyrë aluçinante shkon deri aty sa për të nxjerrë 4.2 milionë euro nga buxheti në mungesë të ndjekjes së proçedurës normale e klasifikon një koncert emergjencë.

Ndërsa vërdallë tij në Kryeministri, në Qeveri, në Kuvend nuk ka mbetur më asnjë t'i thotë jo, i gjori ai, është katandisur që argumenteve shteruese aspak emocionale u përgjigjet si ahengxhiu i dehur i dasmës!

Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!Procesi i integrimit e...
15/07/2026

Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

Procesi i integrimit europian të Shqipërisë po shoqërohet me skepticizëm të fortë në disa qarqe diplomatike të Bashkimit Europian.

Kështu shkruan gazeta gjermane Faz Net, e cila, në një analizë kushtuar ecurisë së vendeve kandidate drejt BE-së, thekson se pavarësisht hapave formalë në negociata, Shqipëria vijon të perceptohet si një vend i goditur nga “korrupsioni sistemik”.

Sipas artikullit, diplomatë në Bruksel shprehen privatisht se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet “jashtë diskutimit”, duke vënë në dyshim perspektivën e integrimit të vendit edhe për shkak të problemeve me sundimin e ligjit dhe korrupsionin.

Artikulli i plotë:

Brukseli u entuziazmua për “Super të Martën” të martën. Për herë të parë që nga viti 2002, katër konferenca ndërqeveritare mbi zgjerimin e BE-së ishin në axhendë për një ditë të vetme: me Ukrainën, Malin e Zi , Moldavinë dhe Shqipërinë. Proceset përkatëse padyshim po fitojnë vrull, por duke i parë më nga afër, ka pak arsye për entuziazëm për tre nga katër vendet. Vetëm Mali i Zi i vogël aktualisht mund të ushqejë shpresa realiste për anëtarësim – megjithëse jo aq shpejt sa mund të mendojnë disa.

Komisioni Evropian i ka ndarë 35 kapitujt e procesit të pranimit — në të cilët ligji i BE-së duhet të transpozohet në ligjin kombëtar — në gjashtë fusha tematike gjithëpërfshirëse, të njohura si grupe. Grupi i parë, që trajton çështjet themelore që lidhen me sundimin e ligjit dhe korrupsionin, duhet të hapet i pari dhe të mbyllet i fundit. Vetëm kur një vend të ketë përmbushur objektivat e ndërmjetëm në këtë fushë, kapitujt e tjerë mund të mbyllen përkohësisht. Këto kanë qenë rregullat që nga viti 2020.

Klasteri i parë për Ukrainën dhe Moldavinë u hap një muaj më parë. Të martën, pasoi një tjetër – klasteri i gjashtë, që kishte të bënte me marrëdhëniet e jashtme, konkretisht miratimin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe marrëveshjet e tregtisë dhe asociimit që Bashkimi ka lidhur me vendet e treta. Ky hap ishte padyshim një sukses për të dy vendet, pasi ruan vrullin. Megjithatë, ai nuk i përmbushi pritjet e deklaruara publikisht të Kievit se të pesë klasteret e mbetura do të hapeshin njëkohësisht.

Hungaria ngadalëson përparimin e Ukrainës

Hungaria po i pengonte gjërat. Kryeministri Péter Magyar i dha fund qëndrimit pengues të paraardhësit të tij, Viktor Orbán. Megjithatë, ai vendosi dy kushte: Së pari, Kievi duhet të zbatojë praktikisht garancitë e tij për mbrojtjen e pakicës hungareze në Transkarpati; së dyti, nuk do t’i jepet një procedurë e përshpejtuar. Në fund të qershorit, Budapesti bllokoi një letër të përbashkët nga shtetet anëtare drejtuar Ukrainës dhe Moldavisë (të cilat trajtohen në mënyrë të barabartë) duke njoftuar hapjen e pesë grupeve të mbetura. Justifikimi i dhënë ishte se një hap i tillë mund të krijonte përshtypjen e trajtimit preferencial.

Në atë kohë, Hungaria ishte zyrtarisht i vetmi vend që po ngurronte. Megjithatë, diplomatët raportojnë se shtete të tjera u fshehën pas Budapestit. Franca dhe Holanda përmenden si shembuj. Shtete të tjera që nuk kanë qenë anëtare të BE-së për një kohë shumë të gjatë reagojnë gjithashtu me ndjeshmëri kur Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bën thirrje për një gjykim të përshpejtuar. Mosmarrëveshja e tij e fundit me Poloninë mbi trajtimin e Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase, të cilën Zelenskyy e nderon si heronj, ndërsa Polonia e lidh atë me vrasjen e dhjetëra mijëra civilëve, ka lënë gjurmë.

Pranimi i Kievit vetëm pas vitit 2034?

Prandaj, ka të ngjarë që grupe të tjera të hapen vetëm gradualisht dhe të mbeten të varura nga konfliktet dypalëshe. Kjo zvogëlon perspektivën e pranimit që në vitin 2028, siç promovohet nga Zelenskyy. Diplomatët me përvojë të BE-së parashikojnë një datë pas vitit 2034 dhe kështu shpjegojnë pse nuk ka nevojë të parashikohet anëtarësimi i Ukrainës në negociatat e vazhdueshme për kuadrin financiar 2028-2034.

Prandaj, Gjermania ka propozuar “anëtarësi të asociuar” me status vëzhguesi – si një hap i përkohshëm. Këshilli Evropian është planifikuar të debatojë për këtë në tetor. Ekspertët thonë se vetëm 15 përqind e planit dhjetëpikësh të reformës së sundimit të ligjit, i dakordësuar në fund të vitit 2025 nga Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos dhe Zëvendëskryeministri Taras Katschka, i cili është përgjegjës për këtë çështje , është zbatuar deri më tani.

Vërejtje fyese për Shqipërinë

Në të kundërt, në fund të majit, shtetet anëtare vërtetuan se vendi kandidat, Shqipëria, kishte arritur objektivat e ndërmjetëm për sundimin e ligjit. Prandaj, të martën u bë e mundur mbyllja provizore e tre kapitujve për herë të parë: ata mbi shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, dhe marrëdhëniet me jashtë. Dy kapitujt e parë konsiderohen të thjeshtë sepse ligji i BE-së është i menaxhueshëm dhe përgjegjësia kryesore u mbetet shteteve anëtare.

Megjithatë, në Bruksel vihet re se diplomatët privatisht po flasin me përçmim për Shqipërinë, duke e akuzuar vendin për “korrupsion sistemik” të vazhdueshëm. Ata tregojnë raste të mundshme në të cilat qeveria e kryeministrit Edi Rama mund të jetë e përfshirë, por të cilat ende nuk janë ndjekur penalisht. Në Indeksin e fundit të Perceptimit të Korrupsionit të publikuar nga Transparency International, Shqipëria ra nga vendi i 80-të në të 91-tin. Dëgjohet vazhdimisht, megjithëse jo publikisht, se pranimi i Tiranës në BE është “jashtë diskutimit” dhe do të dështonte në çdo rast për shkak të një referendumi në Francë.

Mali i Zi mbetet vendi më i largët në rrugën drejt anëtarësimit në BE . Të martën, dy kapituj të tjerë u mbyllën përkohësisht, duke e çuar totalin në 16, pothuajse gjysma. Komisioni synon të përfundojë negociatat deri në fillim të vitit të ardhshëm; një draft traktati i pranimit tashmë është duke u negociuar paralelisht. “28 deri në vitin 2028” është motoja e KomisionerES Kos, një figurë e mirëpritur në Podgoricë. Megjithatë, edhe kjo duket jorealiste. Diplomatët parashikojnë se ratifikimi nga shtetet anëtare do të zgjasë dy vjet – duke supozuar se gjithçka shkon mirë.

“Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët”- Arben Malaj kritikon Ramën: Shqipëria mori famë më shumë nga flamingot se...
15/07/2026

“Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët”- Arben Malaj kritikon Ramën: Shqipëria mori famë më shumë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës dhe bipolar! Ke babëzi kriminale

Ish-ministri i Financave dhe ekonomisti Arben Malaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për financimin me 4 mln euro për koncertin e reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shprehet se pretendimet për promovimin e Shqipërisë përmes këtij koncerti nuk qëndrojnë, duke argumentuar se në epokën e inteligjencës artificiale fama nuk blihet, por fitohet.

Sipas tij, Shqipëria përballet me probleme shumë më të mëdha, si cilësia e ulët e arsimit, kostot e larta të shëndetësisë, mungesa e ujit të pijshëm, vështirësitë për blerjen e një banese nga të rinjtë dhe vonesat në sistemin e drejtësisë.

Malaj ngre gjithashtu pyetjen pse shteti nuk investon në promovimin e figurave shqiptare me famë ndërkombëtare, si Dua Lipa dhe talente të tjera, në vend që të mbështesë një koncert të një artisti të huaj.

Reagimi i Arben Malaj:

Fama globale??? Nuk jemi ne epokën e gurit.Ndoshta të mbretërve kryeministrorë, po.
Jemi në periudhën e Inteligjencës Artificiale,
ku në milionat e sekondës; dhe
me shume pak lekë
mund të arrish
çdo cep të botës dhe çdo individ të botës globale
për mirë apo për keq.
Ti jeton në “Kopshtin e Edenit” si faraonët e mijëra shekujve më parë.
Ti jeton në kullën e fildishtë të arrogancës dhe të urrejtjes ndaj popullit tënd.
Jemi vendi i fundit në Evropë në testimin PISA.
Pra, të fundit për cilësinë e arsimit.
Jemi të parët për koston e lartë të pagesës nga xhepi të faturave shëndetësore, me rreth 65% të shumës së çmimeve të ilaçeve.
Jemi të fundit për sigurimin e ujit të pijshëm në qytete dhe fshatra.
Jemi të parët në pamundësinë e blerjes së shtëpisë së parë.
Sepse ti ndoqe modelin: Shqipëria sa më e shtrenjtë dhe shqiptarët më të varfër.
Jemi të fundit në garantimin dhe gëzimin e pronës private.
Jemi të parët,
të ndëshkuar nga drejtësia e mohuar
Jemi të fundit jo vetëm në Evropë, ku :
(i) drejtësia vonohet deri
në 21 vite dhe
(ii) stoku dosjeve të pa
shqyrtuara janë rreth
200 mijë.
Para pak ditëve rezultuam të parët ne Evrope ku të rinjtë dëshirojnë të braktisin vendin e tyre.
Përqindja ishte
(i) tronditëse,
(ii) shpirtëtisht
dërmuese
((iii) ekonomikisht
vrastare
për ekzistencën tone në të ardhmen, jo shumê të largêt.
Janë mbi 67% e të rinjve që duan ta braktisin vendin e tyre.
Jemi në shekullin e 21,
në shekullin ku
fama nuk blihet,
po fitohet.
Më shumë “famë” Shqipëria ka marrë nga “flamingot” sesa nga një këngëtar ;
(i) 400 milion $ pasuri
((ii) bipolar,
(iii) urrejtjenxitës dhe
(Iv) kontravers.
Të cilin e braktisën kompanite më të mëdha sponsorizuese si Adidas për nxitjen e antisemitizmit dhe lartësimin e Hitlerit.
Po pse nuk promovohet Shqipëria nëpërmjet Dua Lipës dhe talenteve të tjera me famë botërore nga trojet shqiptare?
Ti nuk financove këngëtarin,
Ti financove organizatorët.
Babëzia jote për pushtet, deri kriminale, nuk ka kufi:
(i) etik,
(ii) moral,
(iii) shoqëror,
(iv) Pergjegjesi buxhetore
(v) papërgjegjshmëri politike
Koha është gjykatësi më i madh!
Kujdes nga mallkimi me shpirt i njerëzve të varfër të vendit tonë!

08/07/2026

Transparenca dhe respektimi i Kushtetutës: detyrim ndaj qytetarëve

Nisur nga lajmet e publikuara në media dhe nga publikimi i aktit normativ lidhur me financimin e koncertit të artistit Kanye West me fondin rezervë të buxhetit të shtetit, konsideroj se është detyrim i Kuvendit të ushtrojë kontrollin e tij kushtetues dhe parlamentar mbi këtë vendimmarrje.

Qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse janë përmbushur kushtet e "nevojës" dhe "urgjencës" për nxjerrjen e këtij akti normativ, si dhe nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike dhe kushte të domosdoshme për ruajtjen e besimit të qytetarëve te institucionet.

Kuvendi, si organi që ushtron kontrollin parlamentar dhe shqyrton/miraton aktet normative të Këshillit të Ministrave, ka përgjegjësinë të verifikojë nëse, në këtë rast, janë respektuar kërkesat kushtetuese dhe ligjore për nxjerrjen e aktit normativ, si edhe kriteret që rregullojnë përdorimin e fondit rezervë të buxhetit të shtetit.
Publikimi i këtij akti e bën edhe më të domosdoshëm një sqarim institucional mbi bazën kushtetuese dhe ligjore të kësaj vendimmarrjeje, si dhe mbi arsyet që justifikojnë përdorimin e fondit rezervë.

Një shqyrtim i plotë, transparent dhe objektiv është thelbësor për të garantuar ligjshmërinë, mbrojtjen e interesit publik dhe forcimin e besimit të qytetarëve në administrimin e fondeve publike.
Në një shtet të së drejtës, çdo përdorim i fondeve publike duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por edhe i arsyetuar, proporcional dhe në funksion të interesit publik.
Vetëm një shqyrtim serioz, transparent dhe të bazuar në Kushtetutë dhe ligj garanton se çdo vendimmarrje që prek fondet publike i shërben interesit të qytetarëve, forcon besimin te institucionet demokratike dhe mbron parimet e shtetit të së drejtës

E.Meksi, 7 Korrik 2026

30/06/2026

Te ishin verifikuar kandidatet per deputet dhe kandidatet per kryetar bashkie sic po verifikohen ata qe flasin ne proteste, do te kishim klasen politike me te paster ne Europe.

23/06/2026

Letër e Hapun
Kryeministrit z. Edi Rama
Nga Marjana Koçeku

Zoti Kryeministër,

Mbasditen e sotme pritet të jetë dita e 24-të e nji proteste prej dhjetëra mijëra qytetarësh të mbledhun në shesh, të revoltuem e të lodhun nga indiferenca, dehja dhe deliri i pushtetit të krejt klasës politike të vendit.

Populli ju ka kërku nji rresht pikash, të cilat ju, përveçse keni shmangë përballjen dhe llogaridhanien që ju takon si drejtues i shtetit, po përpiqeni në mënyrë të padrejtë t’i fyeni, t’i ulni shpirtnisht dhe t’i denigroni, edhe pse ata po ushtrojnë nji të drejtë të tyne themelore kushtetuese: protestën.

Populli shqiptar ka ndjenja të thella mirënjohjeje për SHBA-në dhe kjo protestë nuk u kundërvihet aspak atyne, por sistemit të mbrendshëm që asht krijue ndër dekada mbi frikën, servilizmin dhe tëhuajsimin e qenies shqiptare. Nji sistem ku, pamvarësisht iluzioneve të para që m’u krijuen, nuk e gjeta veten, së paku jo si pjesë e nji partie të caktume.

Kjo protestë, sidomos qysh se u bana pjesë fizike e saj, më bani me kuptue edhe ma shumë se shqiptarët, ma në fund, po e llogarisin atdheun e tyne si atdhe; po e shohin vendin e tyne si nji hapsinë të jetueshme, ku duhet të kthehen dhe jo si nji tokë prej së cilës duhet të largohen. E admiroj qëndresën e tyne, kjo tregon se kena kujt me i shërbye!

Populli shqiptar po tenton me kalu nga vegjëlia në sovranitet për me shpreh vullnetin e penguem dhe, pas kaq shumë motesh, për me realizue kalimin nga ndërgjegjja personale te vetëdija kolektive, që mbart thellë e pastër mrenda vetes të trija kohët e njerit.

Zoti Kryeministër, brezi i ri, të cilit unë i përkas, nuk intimidohet ashtu si brezi i prindve tonë, i cili shpesh pranonte poshtnimin dhe shantazhohej nga nevoja për me mbijetue. Ky brez asht pa komplekse dhe kërkon me e manifestu energjinë dhe lirinë e vet pa u ba mashë e as hije e pushtetit.

Hymja jeme në politikë ka qenë nji vendim që më mori kohë për me e gjet guximin që ta bajsha atë hap, por largimi nga formacioni që ju keni ndërtue dhe që sot ndodhet në nji dehje të thellë pushteti, më kërkoi edhe ma shumë kohë derisa gjeta guximin për me e realizue.

Shqiptarët janë lodhë dhe nuk frymëzohen ma as nga ju, e as nga kasta e vjetër politike. Kjo iu ka çue në nji krizë të thellë legjitimiteti e cila vështirë se mund të tejkalohet pa pasoja a lëshime.

Ndërtimet, për të cilat qytetarët nuk u pyetën kurrë, i bajnë hije edhe tokës edhe qiellit. Mohuesit e rimohuesit e këtij vendi i kanë shndërrue në nji përzimje pa identitet dhe duket sikur shtyjnë njani-tjetrin me brryla. Prandaj me të drejtë, nuk besohet ma në zhvillimin që ju proklamoni.

Përçmimi i revoltës së njerëzve të thjeshtë dhe kauzave si ajo e Rrjollit, Zvërnecit e shumë të tjerave në kohë, kanë ndërtue nji ngrehinë pakënaqësish që vështirë të shembet ma.

Për ata që pyesin pse nuk fola ma herët, përgjigjja nuk kërkon shumë kohë. Drejtuesit e grupit që lashë pas nuk e pranonin mendimin ndryshe, as debatin, as ndjeshmëninë morale. Madje ata me çdo mjet përpiqen t’ia marrin frymën edhe tentativës ma të vogël për me qenë ndryshe, a me mendim të lirë.

Jam e bindun se me botëkuptime tëhuajsuese nuk mund të ndërtohen realitete të sigurta për të ardhmen. Prandaj asht koha të kalojmë nga ndërtimi i projekteve 3D te ndërtimi i nji botëkuptimi tjetër, ma autentik, të cilin kjo protestë po e mbjell dhe po e udhëheq ma së miri, nji botëkuptim ku i hueji nuk trajtohet ma mirë se i joti, nji mendësi që i lejon shqiptarit me qenë zot në shtëpinë e vet.

Anmiqtë e vendit tonë nuk kanë qenë thuejse kurrë të jashtëm, ashtu siç po përpiqeni edhe ju t’i pikturoni, por kanë qenë ma së shumti të mbrendshëm, të strukun mirë, të kollarisun dhe të kapluem nga dalldia e pushtetit dhe shkëputja nga realiteti.

Zoti Kryeministër, nji zhvillim asht i mirë vetëm kur u shërben njerëzve të vet dhe kur i mban ata në mirëqenie, pa qenë të detyruem të bahen emigrantë në tokë të huej e turistë në vend të vet. Përndryshe, ky zhvillim bahet i dhunshëm, nëse të detyron të harrosh se kush je e se kujt i përket.

Shqiptarët nuk kanë nevojë medoemos për të huejën; ata kanë nevojë për një realizëm dhe për nji zhvillim që respekton natyrën, pronën, përkatësinë tonë, vlerat dhe mbi të gjitha për një zhvillim që nuk mohon parimin e solidaritetit me brezat e ardhshëm. Ata kanë nevojë për njerëz që i përfaqësojnë me ndërgjegjen e së nesërmes.

Si deputete e kam pa nga afër dhe jam e bindun se edhe nji pjesë e madhe e elitës politike nuk ka ma besim te ju, por guximi për me u rrëfye dhe për me veprue mund të lypin edhe pak kohë.

Njerëzit munden me rrokë nji ideologji të caktueme në masën që ajo u garanton nji perspektivë individuale dhe nji siguri kolektive. Sot n’Shqipni të dyja këto po çalojnë thellësisht.

Ditë mbas dite shqiptarët në shesh dhe ata që i mbështesin prej larg po japin mesazhin se nuk janë nji popull i ndaluem dhe nuk pranojnë ma të jenë të harruem. Kjo protestë asht nji lumë i rrëmbyeshëm që rrjedh në lëkurën e historisë dhe që nuk pranon ma të trajtohet sikur nuk shihet dhe nuk ndihet.

Mosmarrëveshja mes shtetit dhe kombit çon në shkelje të randa të moralit, në aleanca pa parime, në hedonizëm të verbët dhe në fund në nji kulm të ri të së keqes: përqeshjen e Shqipnisë. Dhe ky pokerizëm që po i bahet vendit tonë, po na shpie qorrazi nëpër natë drejt përplasjes me ajsbergun.

Jeni ende në kohë ta ndaloni këtë. Të shfuqizoni ligjet klienteliste e favorizuese, të mendoni për Republikën dhe për popullin shqiptar, i cili ka pa dhe ka përjetue mjaftueshëm dhe që tash meriton të respektohet dhe të mbrohet.

Unë e di se ka shumë kumona që bien mbrenda jush, por ajo që di po ashtu asht se kryeministri nuk asht mëkambësi i Zotit. Nëse hyjnorja nuk e lyp kurrë legjitimitetin, kryeministri e lyp atë periodikisht. Dhe nëse dëshironi që legjitimiteti t’iu rikthehet, atëherë ndigjojeni sheshin. Ndigjojeni ahtin e popullit tuej.

Nuk asht detyrë e pushtetit ta bajnë njeriun të lumtun, detyrë e tij asht me krijue kushtet që ai me mujtë me qenë i lumtun. Protestuesit nuk janë as libertinë, as jakobinë; janë shqiptarë të ndërgjegjshëm që kanë vendosë me iu rikthye vendit, vetes dhe dinjitetit të tyne.

Nëse do t’jua doja të mirën, do t’ju uroja ma pak pushtet dhe ma shumë fisnikëri. Kjo arrihet vetëm nëse kryeni aktin tuej të mbramë politik: atë të dorëheqjes.

E di se ky vendim kërkon ndjeshmëni morale, fisnikëri politike dhe mbi të gjitha atdhedashni. Uroj t’i gjeni sa ma parë këto virtyte, që vendin që shqiptarët jua dhanë ta leni me dinjitet. Për këtë, jeni ende n’kohë.

Sheshi po thërret me za eumenidje. Po i jep pushtetit mundësinë me vendosë drejtësinë. Prandaj si deputete e Kuvendit dhe si qytetare e Republikës së Shqipërisë, ju baj thirrje me vepru në emën të së mirës së përbashkët; në emën të asaj që asht dhe jo të asaj që ju mendoni se asht; t’i shpërbleni shqiptarët me dorëheqjen tuej.

Në mesazhet e fundit që kena shkëmbye më keni thanë se kam me mbetë vetëm e pa besim dhe as njerëzit e maleve nuk kanë me më përfillë ma. Por unë nuk kam frikë me ecë vetëm, unë jam dhe do mbetem Marjana e maleve, e tash e kam kalue gardhin, pa kthim.

Marjana Koçeku

Nje shpjegim i detyruar per Dritan Goxhaj-n.Nga Ilir Kulla  Do ta nis nga njohja me Tanin. Gjate luftes se Kosoves dikur...
23/06/2026

Nje shpjegim i detyruar per Dritan Goxhaj-n.
Nga Ilir Kulla
Do ta nis nga njohja me Tanin. Gjate luftes se Kosoves dikur nga marsi i 1999 me takoi te takohesha me Sabitin(Gecin), i cili pertej emrit qe kishte si bashkvendas dhe bashkeluftetar i Adem Jasharit kishte dhe enrin e nje njeriu te ashper qe sidomos nje pjese e e atyre afer LDK-se e kishin shume frike, me te drejte ndoshta. Sabiti kishte qene me paterica se ishte i plagosur dhe une mendova se do kishte disa njerez qe do e shoqeronin, ne fakt ishte vetem nje djale i ri vogel i holle qe e shoqeronte ai ishte ky Dritani i sotshem. Ne ate moment nuk e njoha vetem se kuptova qe ishte nga Shqiperia. Disa dite me vone po flisja me Rramush Tahirin (i ndjeri) ish Zv. Kryeministrin e Kosoves, i cili me kujtoi qe Dritani ishte ai piloti ushtarak i vogel qe bashke me pilotin tjeter te ndjerin Sallaku na kishte trasportuar ne spitalin ushtarak (zv drejtor ishte Presidenti I sotshem Begaj) ne Tirane kur ishte plagosur gazetari francez dhe sheshin ku do ulej helikopteri e kishte hapur dhe garantuar me kallash ne dore i ndjeri Fatmir Haklaj se bashku me Ferizin Kernajen. Me vone u informova dhe mora vesh qe Tan piloti ushtarak ishte djali I njerit nga pedagoget tane ne shkollen ushtarake Dilaver Goxhajt, i cili kishte shkuar ne Kosove dhe ishte bere zevendesi i Shefit te Shtabit Bislim Zyrapi dhe bashke me te kishin shkuar dhe disa oficere te tjere. Dritani kur kishte lene aviacionin ushtarak dhe kishte shkuar ne UCK kishte marre me vete dhe 3 oficere te rinj shoke te vete dhe piloti ushtarake, mosha ben te veten ishin te rinj, lufta e kishte cuar adrenalinen patriotike ne maximum kudo qe kishte shqiptare. Perfundon lufta Qeveria e perkohshme vendoset ne Prishtine Azem Syla komandanti i Pergjithshem I UCK behet Minister i Mbrojtjes se Qeverise se Perkohshme me Kryeminister Hashim Thacin. Daja(Azemi) ministri nga Drenica kishte marre keshilltare 2 ushtarake nga Shqiperia Dilaver Goxhaj-n dhe Spiro Butken qe kishin qene ne ne UCK. Per kete arsye familja e vogel e Dilaverit bashkeshortja ushtarake edhe ajo dhe motra Rezi studente IT vendosen ne Prishtine. Ritakohem disa here me Dritanin dhe disa nga shoket e tij te UCK-se nga Kosova dhe Shqiperia per biseda te lira politike po asgje me shume. Fillon lufta ne Presheve, une punoja per agjencine ANSA ne Kosove dhe shef kisha Carlo Bollino-n i cili me thote duhet se s ben te shkojme e te bejme nje reportazh ne luften e UCPMB-se. Po i thashe u lidha me d**e qe me tha qe 2 nga komandantet i njihja mire Tan Goxhaj-n dhe Agron Haradinaj-n ndjeste paste vellain e Nasimit. Epo thashe si rrihet ketij do ta vrasin andej thashe djale I vetem. Nejse nisemi me Carlon kalojmr kufirin, ku ushtaret amerikane ulerisnin ku po shkoni kush jeni etj etj... diku na ndalon nje njesi e UCPMB-se ishte Dritan Zheqi shoku i Tan Goxhaj-t i cili ishte pak me andej dhe Agroni te cilet me njohen dhe ja bene me dore leri te largohen pasi me njihnin mire. Me te drejte Dritani kishte inat me Shqiperine ne ate kohe pasi qeveria shqiptare me Meten kryeminister dhe Hajdaragen Minister i kishin perzene nga ushtria oficeret shqiptare sepse kishin braktisur ushtrine dhe kishin shkuar ne UCK. Mbaron lufta ne Presheve dhe Qeveria e Perkohshme ne Kosove ishte terhequr tashme ishte qeveria e UNMIK dhe familja Goxhaj ishte kthyer ne Tirane ne shtepine e tyre ne rrugen Bardhyl , ish ushtarake te papune. Dritani rrinte ne Prishtine dhe nje dite te bukur kthehet ne Tirane dhe del lajmi se policia e Tiranes kishte arrestuar nje terrorist nga Kosova. Bollino dhe Cani me thone mua ne redaksi shko ti dhe Artan Hoxha se ti njeh Kosoven e Tani policine Tropojen, c te shoh te Drejtoria e Tiranes "terroristi" ishte Tani. Sokol Bizhga e kishte ndaluar se "letrat" ja kishte bere Sokol Bare ish zv drejtor i SHISH ne ate kohe ish oficer policie dhe ai. Une qe i njihja intrigat e Kosoves thashe do jete perzier ne ndonje konflikt te brendshem post-UCK ne Kosove (se ne ate kohe kishte shume) dhe i paskan bere ndonje intrige. Policia manipulon median e Tiranes dhe te nesermen Tani ishte ne burg dhe "terrorist" i rrezikshem ne ate kohe i lidhur me Al Kaeden se Irani s ishte ne mode. Policia jone kishte thirrur madje dhe oficeret e ambasades USA per tu treguar trofeun terrorist, ata e pane e njohin qeshin largohen duke u thene qe ky mund te kete lidhje me gjithcka por jo me terrorizmin. Takoj babain e vet Dilaverin per 1 kafe i merzitur me thote ketu thote keta te Berishes na persekutuan si me qene Serbe se ne jemi nga jugu e Ju socialistet me tha na persekutoni se ne jemi leber se jeni lidhur me greket, helbete Kryetar ishte Fatos Nano dhe Kryeminister nje me malesor Jugu se Dilaveri qe ishte nga Golemi i Gjirokastres, Ilir Meta nga maja e Cepanit ne Skrapar. Nejse nje vit me vone Tani qe ishte arrestuar me shume buje lirohet pa buje fare i kishin rene te gjitha akuzat dhe si t ja benin e denojne se kishte braktisur ushtrine si Oficer i aviacionit dhe kishte shkuar ne UCK. Natyrisht i merzitur ne 2002 bashke me familjen shkojne ne Prishtine ku disa ish bashkeluftetare i ndihmojne ekonomikisht me shtepi e pune e mbijetojne. Rezarta mbaron studimet ne Prishtine. Ne 2005 ne socialistet kishim dale ne Opozite dhe familja Goxhaj ishte kthyer ne Tirane. Tani bashke me ta si njeri asket me pak pretendime hante buke njehere ne dite me shume pak shoke dilte pak dhe nje nder ata qe e merrte me shume te dilte isha une dhe rrinte me mua kur kisha kohe. Me thote me ndihmon dot se jemi te gjithe pa pune, motra ka mbaruar shkelqyeshem inxhinjerine dhe nuk ma marrin ne pune. E marr ne venture shkoj te zyra e Lulzim Bashes dhe i them vajza e kujt ishte Rezarta nga Gjirokastra dhe Luli me thote urgjent na duhen njerez te rinj te pergatitur aq me shume qe eshte vajza e Dilaverit. Lulzim Basha ne ate kohe Minister I Inrafstruktures kishte ardhur nga Kosova , e di me tha qe jane nga Jugu familje socialistesh por jane patriote. Tani me PD ne pushtet te shkretet u bene dhe socialiste. 2 vjet me vone i shkoj ne dasem motres Rezit ne Peze Helmes dhe takoj dhe nenen e Dritanit e cila me tjote o Ilir me kane ngelur dhe pak vite per pension dhe une jam inxhinjere ushtarake kimike kam degjuar se po kerkojne prape kimiste ne ushtri, ti meqe je Keshilltar I Sigurise Kombetare a mund ti thuash Gjeneralit Lad Qiriazi. I them.Gjeneralit dhe me kenaqesi e merr ne pune aq me shume qe e njihte zonjen. Tashme me 2 veta ne pune e pak te sistemuar familja ishte si me mire. Jeta ishte modeste ne periferi te Tiranes por si cdo familje ish ukstarakesh ja dilnin. Nje vit me vone Dritani mundohet te emigroje ne Holande rreth 1 vit, 4 gjuhe te huaja dhe me eksperince ndoshta rregullohej. Nul zgjat shume se nuk i prin fati sepse Dilaveri Babai semuret dhe ka nevoje per 4 Bypasse. Djali I vetem kthehet te rrije me familjen dhe prinderit. Nderkohe une me hallet dhe punet e mia kisha krijuar familje dhe shiheshim dhe shihemi shume rralle por do ti shkoja per ndihme Dritanit dhe shkojme ta vizitojme ne spital. Mbaj mend qe kam shkuar me duket me Prefektin e sotshem ish Prokurorin e atehershem mikun tim Shkelqim Hajdari. E shoh Dilaverin ishte keq po do ja hidhte kishin ardhur dhe disa njerez nga Kosova ta vizitonin. Pijme nje kafe me Dritanin i cili me thote s kam c te bej tani s shkoj dot me askund duhet te rrij se prinderit po behen te moshuar. U perpoqa ti gjej nje pune te Casa Italia si pergjegjes Sigurie ku vazhdoi ca kohe dhe pastaj u largua. Punoi ca kohe si shef sigurie tek Belle Air dhe pastaj Denion Ndrenika gazetari orthodkos mik i Dritanit nga Kosova e merr te punoje te Siguria e Aviacionit Civil. Dritani me karakterin e veshtire qe kishte se nuk i firmoste disa procedura.aspak trasparente Drejtorit te madh partia kete rradhe LSI vendos ta largoje. Listat i kishte bere Elona Guri sekretare e rendesishme ne Parti pasi Drejtoria i perkiste LSI-se kishin vendosur ta hiqnin. I shkoj Elona Gurit dh ei them njeriun me asket dhe me te pakorruptueshem keni bere ndermend te hiqni, si s ju vjen turp. Jo me thote Elona me kane thene qe jane familje socialistesh t ja gjejne ata nje vend pune. I thashe te kane genjyer eshte thjesht nje njeri fatveshtire, pilot i mireshkolluar, patriot e hallexhi. Nejse nuk ndryshoi pak me vone menduan ekipi patronazhist ta nxirrte me LSI-ne e ta hiqnin nga puna. Nderkohe kishte njohur nje pedagoge e ishte martuar. Me merr nje dite ne tel e me thote duhet te te qeras se u bera Baba me djale shkova e urova me kenaqesi. E pyes cu be per pune s ka problem gruaja eshte pedagoge vete bej ca perkthime nje shtepi me qera e kemi marre s kemi leke te marrim dado pak me ndihmon mami merrem me rritjen e djalit. Mu be qejfi sinqerisht. E takoj kur arrestohet Hashimi.me Rexhen Jakupin e te tjere ishte merzitur shume. Me tha turp c eshte kjo.pune e tjere. Une si oportunist i them po shih punet e tua, jo me thote duhet ti thuash Presidentit e te tjereve te mbajne qendrime te forta. E shoh qe kerkonte dokumenta shkruante, jepte intervista kunder prokurorise e Gjykates dhe diten kur denohet Sali Mustafa, mik I Dritanit i godet me emer dhe mbiemer disa nga deshmitaret fallco te gjykates nga Shqiperia dshkoj he Kosova. E marr ne tel dhe i them o Tan mos u merr me ate pune se gjykate speciale ne Kosove e ketu po te marrin dhe po te kepusin ne burg. E ashtu ndodhi nje dite te nxehte vere para 3 vitesh me merr miku im Prof Ermir Gjinishi e me thote e moren ne burg komandantin , ke mor i them Tanin. Shkoj takoj prinderit e moshuar te merzitur shume, gruan me femijen e vogel, miq nga Kosova dhe Maqedonia qe me merrnin ne tel. C te beja i shkoj Erion Velia-jt ne zyre sepse nena e tij ushtarake kishte punuar me Babain e Dritanit ne akademine Skenderbej. Erioni merr ne tel Ulsiun Minsitrin e Drejtesise, s kam c bej thote Ulsiu, Haga eshte siper meje. Shkoj ne gjyq kishin ardhur 6 veta nga gjykata e Hages dhe 1 nga ambasada amerikane per t ekstraduar ne Hage se kishte thene emrat e Deshmitareve, jo se si dija dhe une po thjesht s ma mbante. Shyqyr qe gjykata e apelit nuk e ekstradoi se do ishte akoma ne burg. Ne keto kohe e kam pare qe me bente "konkurenece" neper studio televizive su analist ushtarak sepse e verteta eshte qe punon shume dhe eshte goxha i pergatitur, here ja fut kot e here jo po tek e fundit si te gjithe ne qe dalim neper banaqet televizive dhe marrim dhe ndonje honorar. E shoh para ca kohesh qe ishte bere hero tik-toku se c nuk I kish thene Fredi Belerit i kishte thene ti je agjent i SHISH. Mbreme teksa kthehesha nga Kosova me nis nje mik ne whats up kerkesat e Protestes me zerin dhe figuren e Dritanit. Kur mberrij ne Tirane shoh kunderpergjigjen e Taulantit shokut tim te vjeter socialist qe e pershkruante si agjent te Iranit. Ne fakt me jeten e Dritanit kjo i mungonte se agjent te Izraelit i kishin thene njehere para 15 vitesh se shoqeronte nje mikun tim ushtarak izraelit Nir Shaul, i mungonte vetem kjo e Iranit, po mire e kuptueshme ne kete tollovi qe eshte krijuar gjithcka gjen vend e gjithcka mund te thuhet. Tani kam nje pyetje retorike kush nga Ju po te kishte patur nje jete si ajo e Dritanit I shkolluar, jashte me 4 gjuhe te huaja dhe me kaq shume halle a do ishte sot ne proteste apo JO ?! Sa per mua une ja njoh mire mendjen ai s ka frike asnje lloj, pushteti, asnje lloj kercenimi, banda e banditet jo e jo te cdo lloji e me sa leke te duan, s ka miliarder ta kercenoje se eshte lloji i robit qe si do leket dhe lluksin, si asket qe eshte shko rri i vetem ne mal. Keshtu qe duke i vene nje "akuze" me shume nuk e dobesoni vetem i forconi. Njerez si Dritani merresh vesh me te mire se me te keqe s ja del dot kurre, se nuk jane oportuniste intelektuale si UNE

Address

Gjirokaster
Gjirokastër

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Info nga Qarku Gjirokastres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share