Gjithçka rreth Kamzës

Gjithçka rreth Kamzës Këtu do të postohet gjithçka rreth qytetit tonë të Kamzës.

A jeni dakort me protestat e opozites ne shesh?
11/02/2023

A jeni dakort me protestat e opozites ne shesh?

Pas pak nis protesta e thirru nga Sali Berisha, e cila do të mbahet në sheshin “Dëshmorët e Kombit” dhe para kryeministrisë.

Mendoni që do realizohet ky projekt në Valias, apo mbetet thjesht në kuadrin e premtimeve?
09/02/2023

Mendoni që do realizohet ky projekt në Valias, apo mbetet thjesht në kuadrin e premtimeve?

Zona e Valiasit në Kamzë do të ketë një pedonale të re, 3 sheshe dhe hapësira rekreative, thotë Kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se ky është një projekt i ri që do të zbatohet në Valias pranë zonës së re urbane të Rindërtimit. .....

08/02/2023

Arti dhe Kultura në Kamëz

Në Kamëz në vitin 1953 u krijua klubi i kulturës për t’iu përgjigjur sa më mirë edukimit dhe zhvillimit kulturor.

Në vitin 1955 u krijua ansambli i parë artistik që u pasurua me korin, komplekse vokale, grup valleje, grup teatror dhe grup estrade. Ky ansambël zhvillonte një sërë aktivitetesh edhe në shkallë vendi dhe është nderuar me çmime.

Rritja e popullsisë ka bërë që të shtohen edhe talentet dhe të këtë një larmi më të madhe.

Gjatë viteve të fundit vlen të kujtojmë aktivitetet e organizuara me shkollat e Kamzës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Pothuaj çdo vit shkollat organizojnë veprimtarinë me temë “Traditat dhe vlerat tona kombëtare”. Këto veprimtari organizohen në formën e një ekspozite të gjerë me veshje kombëtare, gatime tradicionale, stoli të vjetra, enë kuzhine etj.

Vitet e fundit, numrin më të madh të veprimtarive të organizuara në bashkëpunim me shkollat dhe me OJF të ndryshme që veprojnë në bashkinë tonë, ku mund të përmenden: Panairi i Librit, aktivitetet sportive, organizime me kopshtet dhe shkollat, aktivitet artistike muzikore e shumë e shumë të tjera.

Çdo vit bashkia organizohen festa për nxënësit e dalluar dhe nxënësit jetimë. Janë zhvilluar veprimtari të ndryshme me organizata, si: PNUD, Caritasi Shqiptar, World Vision etj.

Situata e ngrohjes në shkollat e qytetit tonë është përmirësuar tej mase vitet e fundit, por si mendoni ju, në cilat shk...
06/02/2023

Situata e ngrohjes në shkollat e qytetit tonë është përmirësuar tej mase vitet e fundit, por si mendoni ju, në cilat shkolla vijon të ketë problematika?

Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirj...

Zhvillimi administrativ, demografik i KamzësKamza ka qenë me status rural administrativ, komunë, deri në vitin 1996. Në ...
03/02/2023

Zhvillimi administrativ, demografik i Kamzës

Kamza ka qenë me status rural administrativ, komunë, deri në vitin 1996. Në atë vit, për shkak të zhvillimeve demografike, social-ekonomike dhe urbane, u shndërrua në njësi administrativë vendore me status bashki e shkallës së parë. Ndryshimet demokratike pas vitit ‘90 lejuan një migrim masiv të qytetarëve nga i gjithë vendi drejt qyteteve kryesore. Kjo dukuri preku edhe Kamzën, ku shumë banorë nga veriu dhe verilindja e Shqipërisë u zhvendosën drejt
kësaj zone.

1991-1992, numri i popullsisë u rrit nga 12 500 në 20 000 banorë
1992-1996, numri i popullsisë u rrit në 45 000 banorë
Nga viti 1997-2002, numri i popullsisë arriti në 53 027 banorë
Nga viti 2002-2011, numri i popullsisë arriti në 90 000 banorë

Mosha mesatare e popullsisë është 27 vjeç, më tepër se një e treta është nën moshën 15 vjeç dhe 62% e pjesës tjetër i përket grupmoshës 14-60 vjeç.
Mosha e tretë zë 8%.
Raporti lindje-vdekje është 5:1.

Janë të pranishme të gjitha besimet fetare kryesore: mysliman, katolik, ortodoks dhe institucionet e kultit, kisha dhe xhamia. Sot, Kamza, për shkak të rritjes demografike është bërë një nga bashkitë më të mëdha të vendit, që vazhdon të pësojë ndryshime të gjithanshme dhe me ritme tepër të larta.

Historiku i Qytetit Para 22 shekujsh, tokat e Kamzës kishin kryeqendër Prezën. Rreth viteve 1250 të erës sonë, ngulimet ...
30/01/2023

Historiku i Qytetit



Para 22 shekujsh, tokat e Kamzës kishin kryeqendër Prezën. Rreth viteve 1250 të erës sonë, ngulimet në zonën e Kamzës ishin rreth brigjeve të lumenjve të Tiranës e Tërkuzës, periudhë kjo në të cilën zotër të këtyre tokave ishin Tanush e Karl Topia. Kjo trevë, në kohën e vërshimeve turke, u bashkua me Principatën e Kastriotëve. Në të katër rrethimet e Krujës, 1450-1478, Kamza u dogj dhe shumë bujq u morën rob nga Sulltan Murati II dhe (i biri) Mehmeti II.

Rreth vitit 1431 del në dritë emri Kamëz. Janë dy histori që tregojnë prejardhjen e emrit Kamëz

Emri Kamëz lindi rreth vitit 1430. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që quheshin kamza ulliri dhe për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës u quajtën Kamza.
Në vitin 1431 del në pah emri Kamëz, e cila akoma nuk ka autorësinë e saj, por sipas gojëdhënave, kur një grua e vjetër po tirrte lesh, kalimtarë të rastit e pyesin: “Çfarë po bën moj nënë?” Gruaja u përgjigjet: “Po thur në kamëz”. Kështu mendohet se i ngeli ai emër, që edhe sot nuk ka ndryshuar, por ka marrë përmasa të tjera.
Në vitin 1700 filluan të shtoheshin shtëpitë me fshatarë që zbrisnin nga malësitë.

Në këtë kohë Kamzën filluan ta shihnin me sy lakmitarë për ta bërë pronë të tyre. Pretendentët ishin fiset e mëdha të Bushatllinjve të Shkodrës dhe të Ahmet Kurt Pashës së Beratit.

Për një periudhë 70-vjeçare ata zhvilluan luftëra mes tyre, por në fund asnjë nuk fitoi. Në këtë periudhë Kamza u rrënua shumë.

Feudalët e Krujës, Toptanët, me ndihmën e Turqisë, në vitin 1830, u bënë zotërues të Tiranës dhe të Kamzës. Të gjithë atyre që u shërbenin, u jepnin parcela t**e dhe kështu filloi ripopullimi i Kamzës. Në periudhën pas shpërndarjes së Lidhjes së Prizrenit, edhe në Kamëz u krijuan çeta për të luftuar kundër turqve. Organizatori i parë për krijimin e tyre në këtë zonë qe patrioti Murat Toptani, i cili më 5 maj 1882, krijoi garnizonin e parë ushtarak që fillimisht pati 50 luftëtarë, ku shquheshin: Mustafa Ismaili, Hamdi Ismaili, Selim Beshiri, Hajdar Sina, Bajram Doma, Rexhep Maloku, Roc Tresa, Sadik Karaj, Bajram Qejvani me në krye Refik Toptanin.

Pas Çlirimit, Kamza u formua në fillim si një ekonomi shtetërore me karakter kooperativist dhe pas reformës agrare, Kamza u bë një nga ndërmarrjet bujqësore më të mëdha në Shqipëri. Kjo ndërmarrje është njohur me emrin ndërmarrja bujqësore “Ylli i Kuq” dhe shërbente si furnizuesja kryesore e kryeqytetit me prodhime të ndryshme bujqësore dhe blegtorale. Kjo periudhë vazhdoi për rreth 45 vjet dhe pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri edhe Kamza pësoi ndryshime shumë të thella demokratike.

Në vitin 1991, në Kamëz vendoset pluralizmi edhe në ndarjen e pushtetit lokal, i cili drejtohej me balancë politike të të dyja forcave kryesore të atëhershme, që përfaqësonin PPSH-në nga njëra anë dhe forcat demokratike, kryesuar nga Partia Demokratike nga ana tjetër. Në vitin 1992, për herë të parë si në gjithë Shqipërinë, u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike, si për pushtetin qendror dhe atë lokal. Në këtë moment, Kamza, si njësi vendore, mbante emrin komunë. Në Kamëz fitoi Partia Demokratike. Në këtë kohë në Kamëz regjistroheshin vetëm 12 500 banorë. Në zgjedhjet e radhës për pushtetin lokal, që u zhvilluan në vitin 1996, me një vendim të qeverisë demokratike, Kamza ndryshon emërtimin nga komunë në bashki. Ky moment shënon edhe krijimin e institucionit Bashkia Kamëz. Që nga ajo kohë, numri i banorëve ka ardhur gjithnjë në rritje. Sipas Censusit 2011 (procesi i regjistrimit të banorëve dhe banesave në gjithë Shqipërinë), Bashkia e Kamzës u rendit e 6-ta për nga numri i popullsisë dhe e 5-ta për nga numri i ndërtesave. Kjo e bën Bashkinë e Kamzës dhe qytetarët e saj si një ndër kontribuuesit kryesorë të urbanizimit të Shqipërisë.

Address

Kamez
Kamëz
1030

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjithçka rreth Kamzës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share