Vesa News

Vesa News 100 Histori, 1 e vërtetë!

12/02/2024

Një 54-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu, ndërkohë që po pastronte armën në fshatin Kosmaç, në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spital. Arma…

06/02/2024

Monedha e eurozonës sh*tet sot me 104.3 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97.3 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 122 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 72.1 lekë. Franga zv…

31/08/2023

Teksa Fatos Nano po përballet me gjendjen e vështirë shëndetësore, kreu i qeverisë Edi Rama e ka nderuar me medaljen për mirënjohjen publike, duke i vlerësuar kontributin si ish-kryeministër i vend…

Rrëzimi i një helikopteri në Kiev ka shkaktuar të paktën 16 viktima ku ndër to janë edhe ministri i Brendshëm ukrainas D...
18/01/2023

Rrëzimi i një helikopteri në Kiev ka shkaktuar të paktën 16 viktima ku ndër to janë edhe ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskiy, zëvendësministri i Brendshëm dhe një zyrtar ukrainas. Helikopteri, ka rënë sipër një ndërtese e cila shërbente si kopsht për fëmijë. Raportohet se mes viktimave janë edhe 2 fëmijë.

Sipas mediave ndërkombëtare, ende nuk ka një version të saktë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë, nëse ka qenë një goditje nga ana e forcave ruse apo aksident.

2700 liderë nga 130 vende të botës, duke përfshirë 50 krerë shtetesh dhe qeverish dhe përfaqësues nga 700 organizata ndë...
17/01/2023

2700 liderë nga 130 vende të botës, duke përfshirë 50 krerë shtetesh dhe qeverish dhe përfaqësues nga 700 organizata ndërkombëtare janë mbledhur këtë javë në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.

Në fokus të diskutimeve është lufta Rusi-Ukrainë dhe ndryshimet klimatike. I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry, u kërkoi ndihmë të pranishmëve që klima të jetë ccështje prioritare dhe të investohet për të ruajtur jetën në Tokë.

I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka folsur për sulmet kibernetike, ku tha se Irani nuk e ka arritur qëllimin e tij.

“Po luftojmë me kohën për të forcuar sa më shumë sigurinë kombëtare. Ne e dimë shumë mirë që kapaciteti i këtyre që bëjnë këto sulme është shumë i madh dhe unë nuk njoh një vend që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndonjëherë edhe me dëme të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi është shumë e lehtë por ne do ta adresojmë problemin në sofistikimin e mbrojtjes. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm.

Ai solli në vëmendje se Shqipëria ëhstë ndër të paktat vende ku 95% të shërbimeve i ka digjitale.

“Sot jemi një vend që 95% të shërbimeve publike i kemi online. Martesën nuk e kemi jo online akoma, shenjat e gishtërinjve po apo ndonjë gjë tjetër por thuajse gjithçka i bëjmë nga telefoni”, tha Rama.

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve, ku pati probleme me sistemin TIMS po edhe me e Albania, apo edhe te serverave të policisë.

Shqipëria dhe Kina kanë firmosur marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga ...
17/01/2023

Shqipëria dhe Kina kanë firmosur marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas një postimi të shkurtër të kreut të qeverisë në rrjetet sociale, marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh.

“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, shkruan Rama.

Me firmosjen e kësaj marrveshjeje, shqiptarët do mund të qëndrojnë në Kinë, njësoj si në Europë, pra do mund të rrijnë nga 90 ditë deri në 180 ditë pa patur nevojën që të marrin vizë

Kina bëhet vendi i 116 që shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm në të gjithë botën. Indeksi i pasaportave Henley e renditi Shqipërinë në vendin e 93-të pasi me anë të pasaportës tonë mund të shkohej në 115 vende, e ndërsa tashmë është shtuar në listë edhe Kina.

Reshjet e shumta të rëna gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme në Bashkinë e Shkodrës....
17/01/2023

Reshjet e shumta të rëna gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme në Bashkinë e Shkodrës. Sipas të dhënave, problematike është situata në rrugën e Prekalit. Ky segment rrugor është aktualisht i pakalueshëm dhe kjo për shkak se në rrugë ka pasur rrëshqitje gurësh dhe dherash.

Sipas bashkisë Shkodër, firma e cila ka për detyrë që të merret me këtë segment rrugor po merret me pastrimin e saj.

Reshje shiu ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit, por fatmirësisht nuk janë raportuar probleme. Ditën e sotme, sipas sinoptikanëve priten reshje dhe rrebeshe të mëdha.
Sipas IGJEUM, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Ndërkohë, pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës.

Qeveria shqiptare i dorëzoi një notë verbale ambasadorit të Britanisë në Tiranë, ku i paraqiti shqetësimin për deklaratë...
16/01/2023

Qeveria shqiptare i dorëzoi një notë verbale ambasadorit të Britanisë në Tiranë, ku i paraqiti shqetësimin për deklaratën e ashpër ndaj shqiptarëve nga Ministri britanik i shtetit dhe Emigracionit.

Ky vendim erdhi pasi dy ditë më parë, Robert Jenrick u bëri thirrje oficerëve të emigracionit të kapnin çdo shqiptar dhe ta dërgonin drejt Tiranës.

“Gjeni shqiptarët, ndaloni ata i çoni në aeroport dhe kthejini në Tiranë. Jo vetëm këta emigrantë të paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm që janë dënuar për drogë” .

Ka qenë ministrja e punëve të Jashtme Olta Xhaçka e cila thirri këtë të hënë në një takim urgjent ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith, dhe i dorëzoi një notë verbale.

MEPJ sqaroi së në notën verbale është ngritur shqetësimi për deklaratën diskriminuese ndaj shqiptarëve.

Bosi i mafies italiane Matteo Messina Denaro është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane pas plot 30 vitesh n...
16/01/2023

Bosi i mafies italiane Matteo Messina Denaro është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane pas plot 30 vitesh në arrati.

Ai u arrestua brenda klinikës private ‘La Maddalena’ në Palermo, klinikë kjo e specializuar për trajtimin e sëmundjes së kancerit, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar terapisë. Mediat italiane shkruajnë se ai prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Denaro është dënuar nga drejtësia italiane me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, përfshirë atë të vogëlush*t Giuseppe Di Matteo, i cili u mbyt dhe u tret në acid.

Vrasja e vogëlush*t Giuseppe Di Matteo u krye më 11 janar 1996, për të penguar babanë e tij, Santino Di Matteo, një bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ish -anëtar i mafias që të mos bashkëpunonte me hetuesit italianë.

Matteo Messina Denaro ishte një nga nxitësit e masakrave të vitit 1992, të cilat i kushtuan jetën gjyqtarëve Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino,dhe të sulmeve të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë.

Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij ndër vite, aksione të cilat patën rezultat vetëm ditën e sotme.

Tërmet me magnitudë 5.2 në qytetin e Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Dibrës.
15/01/2023

Tërmet me magnitudë 5.2 në qytetin e Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Dibrës.

Tërmet me magnitudë 4.7 në qytetin e Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Dibrës.
15/01/2023

Tërmet me magnitudë 4.7 në qytetin e Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Dibrës.

Address

Kamëz

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vesa News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Vesa News:

Share