04/06/2026
Pjesëmarrje masive qytetare në ditën e pestë të Revolucionit të Flamingove
Protestuesit, edhe më të shumtë se çdo ditë tjetër në tubim, kanë rithkesuar kërkesën e tyre të parë e të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit Rama! Katër pikat e tjera të platformës së propozuar kanë mbetur gjithashtu të pandryshuara: shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe kuadrit ligjor të paketës së maleve; dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore. Plaga e emigrimit dhe domosdoshmëria e rigjenerimit të klasës politike në Shqipëri u përmendën gjatë gjithë protestës, teksa thirrjet për t’u bashkuar në protestë të gjitha shtresat sociale po shtohen. Në protestë janë bërë edhe njëherë thirrje për të pasur ndjeshmëri të shtuar ndaj thirrjeve problematike, si dhe për të protestuar në mënyrë paqësore pa rënë pre e asnjë provokimi.