Drita TV - Kavaje

Drita TV - Kavaje Drita TV

11/12/2025

“Edicioni i mbrëmjes në

35-vjetori i themelimit të PD-së, Berisha: Jemi partia e interesave kombëtare
11/12/2025

35-vjetori i themelimit të PD-së, Berisha: Jemi partia e interesave kombëtare

Sot më datë 11 dhjetor 2025 po mbahet ceremonia e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. Në këtë ceremoni, mbajtën fjalën e tyre figura të ndryshme që kanë dhënë kontribut në PD. Sali Berisha, në fjalën e tij tha se Partia Demokratike mbetet parti e interesave kombëtare...

11/12/2025

Pas katër vitesh në paraburgim, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga Gjykata e Posaçme. Kërkesa e tij për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për dosjen e inceneratorit të Fierit u pranua nga gjykata. Përveç Fierit, çështjet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Tiranës janë përfundimisht të mbyllura, duke i dhënë fund qëndrimit të Kokës në qeli për ato raste. Aktualisht, e vetmja çështje që mbetet në ngarkim të tij është rigjykimi i inceneratorit të Fierit nga Gjykata e Lartë.

11/12/2025

Në Apelin e GJKKO është përcaktuar me short gjyqtarja që do të shqyrtojë ankesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe bashkëpandehurve të saj, lidhur me masat e vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

11/12/2025

Dhoma Amerikane e Tregtisë shpreh shqetësime të forta për projektligjin e paqes fiskale, duke paralajmëruar se mund të deformojë tregun dhe të favorizojë kapitalin me origjinë të dyshimtë. Normat e ulëta dhe rideklarimi me tatim 5% krijojnë hendek me sistemin standard dhe rrisin rrezikun e pastrimit të parave. Mungesa e kontrolleve të qarta dhe kritereve për përzgjedhjen e tatimpaguesve rrezikon barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike.

11/12/2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi objektivin për t’i besuar inteligjencës artificiale të gjithë procesin e prokurimeve publike, duke krijuar sistemin “Diella”, ministren virtuale të parë. Procesi do të jetë i gjurmueshëm dhe auditueshëm në çdo hap, ndërsa vendimet finale do të merren nga një komision i bazuar në të dhënat e teknologjisë. Shqipëria renditet e para në rajon për modernizimin e prokurimeve publike dhe është gati për një fazë të re digjitale.

11/12/2025

Pas tre orësh debati në Parlament, seanca për zgjedhjen e Avokatit të Popullit u ndërpre për 30 minuta, por mungesa e dakordësisë mes shumicës dhe opozitës mbeti. Demokratët kërkuan anulimin e procesit, duke argumentuar se firmat mbështetëse të kandidatit ishin të tërhequra, ndërsa socialistët e konsideruan votimin të vlefshëm. Në fund, u vendos që votimi të zhvillohet dhe kandidati që do të marrë 84 vota do të zëvendësojë Erinda Ballacen.

11/12/2025

Klodian Braho është zgjedhur kryetar i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke marrë 7 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai deklaroi se sfida kryesore e SPAK është të maturohet dhe të vendosë standarde të pakthyeshme në drejtësi. Braho ka një karrierë të konsoliduar në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe ka udhëhequr dosje të rëndësishme, duke përfshirë rastin e inceneratorëve dhe çështjen “5D”.

11/12/2025

Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi sot për kreun e SPAK, ku Klodian Braho mori 7 vota dhe u zgjodh për të udhëhequr institucionin. Garues të tjerë përfshinin Adnan Xholin, Doloreza Musabelliu dhe Elvis Gokajn, të cilët prezantuan platforma me fokus në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Seanca, që zgjati rreth gjashtë orë dhe ishte e hapur për mediat, u ndoq nga përfaqësues të institucioneve kyçe dhe partnerëve ndërkombëtarë.

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin
11/12/2025

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, përgëzoi drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho. Gonzato, i cili ndoqi nga afër dëgjesat publike të katër kandidatëve për kreun e ri të SPAK, tha pas përfun...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK
11/12/2025

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7 vota të anëtarëve të KLP. Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota. 1 votë shkoi për Elvin Gokaj. Ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë. Klodian Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK, duke pasuar në këtë...

11/12/2025

Parashikimi i Motit për territorin e Shqipërisë për datën 12.12.2025
☀️ Shkodër – Diell
☀️ Kukës – Diell
☀️ Peshkopi – Diell
☀️ Tiranë – Diell
☀️ Durrës – Diell
☀️ Kavajë – Diell
☀️ Elbasan – Diell
☀️ Berat – Diell
☀️ Korçë – Diell
☁️ Vlorë – E vrenjtur
☀️ Gjirokastër – Diell
☀️ Sarandë – Diell

Address

Kavajë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drita TV - Kavaje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Drita TV - Kavaje:

Share