Kavaja Info

Kavaja Info Kanal informimi lajmesh

PRAPASKENA/ “Dua të blej Besën ose Shkumbinin”, si AgimAgim Demrozi - EgnatiaI ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, ...
07/09/2026

PRAPASKENA/ “Dua të blej Besën ose Shkumbinin”, si Agim
Agim Demrozi - Egnatia
I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, gazetari Gjergji Stefa ka treguar një nga prapaskenat më interesante të futbollit shqiptar. Stefa ka treguar historinë e presidentit të Egnatias, Agim Demrozi, i cili para se të merrte rrogozhinasit, ka qenë i interesuar për Besën e Kavajës dhe Shkumbinin e Peqinit.

“Historia e presidentit të Egnatias, Takajt dhe Laskës, janë histori për film. Presidenti Demrozi kthehet nga Italia dhe fillimisht i bie derës së Kavajës, së Nexhat Bizhdilit dhe i thotë ‘hajde bëjmë Kavajën e madhe’. Nexhati me ato të vetat, ‘jo, jo’. Iku. Shkoi në Peqin dhe flet me drejtuesit e Bashkisë së Peqinit.

Dhe u thotë ‘meqë jam i zonës ta rikthejmë futbollin e Peqinit, ta bëjmë të madh’. I kërkojnë disa lekë për t’u bërë president. Një njeri që punon në Bashki, i kërkon lekë për t’i dhënë klubin. Shkojnë dhe i hapin derën në Rrogozhinë pastaj. Në vitin e parë në Rrogozhinë kishte një fushë dhe një mur. Në harkun e 4-5 viteve tha do ta bëj Egnatian evropiane. Si mos të qeshje ti, kishe gjithë këta të tjerët.

Murin e bëri shkallë stadiumi, i bëri strehën, vendosi stolat, bëri fushën, vuri rrjetën. Ky ka 3 gjëra ndryshe, futbolli për të nuk është emocion, është biznes. Që në vitin e parë ka dalë me 6 mijë euro fitim, kur po binte nga kategoria”, tha Stefa.

07/09/2026
Nië zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej disa orësh fshatin Mengaj të Kavajës, duke shkaktuar dëme të konsiderue...
07/09/2026

Nië zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej disa orësh fshatin Mengaj të Kavajës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe sipërfage të tëra t**e.

Thuhet se janë djegur mbi 15 banesa, shumica prej të cilave, sipas tij, nuk kanë pasur njerëz brenda në momentin kur janë përfshirë nga flakët

🏟🇦🇱 Duke qenë se stadiumi në Kavajë si gjithnjë do nisë punimet sapo të fillojë fushata zgjedhore, FSHF ka ndihmuar që F...
06/09/2026

🏟🇦🇱 Duke qenë se stadiumi në Kavajë si gjithnjë do nisë punimet sapo të fillojë fushata zgjedhore, FSHF ka ndihmuar që Fusha e Vjetër në Kavajë të transformohet në një ministadium modest me kushtet bazë për të luajtur ndeshje zyrtare.

Më në fund Besa kthehet në shtëpi.

Sot u luajtën tri ndeshje të tjera të javës së parë në Kategorinë e Parë. Fundi ishte dramatik duke qenë se ndryshoi fat...
06/09/2026

Sot u luajtën tri ndeshje të tjera të javës së parë në Kategorinë e Parë. Fundi ishte dramatik duke qenë se ndryshoi fatet e sfidave.

Korabi mposhti Orikun 1 me 0. Flamurtari u largua me barazim 3-3 nga transferta e Besës. Sa i përket Burrelit dhe Kastriotit u ndanë në barazim me rezultatin 2-2.

Plot 11 gola në total. Flamurtari ia doli të marrë 1 pikë pasi fillimisht ishte në disavantazh 3 me 1, ndërsa Burreli mori pikë ku po ashtu e pa veten në disavantazhin e dy golave.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE

BESA 3-3 FLAMURTARI

4′(p), 35′, 49′ Ruzgis – 15′ Migone, 81′ Gjata, 90+2′ Lushaj

Penalltia e akorduar dhe goli i Ruzgis: (VIDEO)

Goli i Migone:

Goli i dytë i Ruzgis:

Goli i tretë i Ruzgis:

Goli i Gjatës:

Goli i Lushajt:

KORABI 1-0 ORIKU

90+3′ Spahiu

Goli i Spahiut:

BURRELI 2-2 KASTRIOTI

31′ Koka, 90+8′ Xhabrahimi – 11′, 22′ Kapllani

Goli i parë i Kapllanit:

Goli i dytë i Kapllanit:

Goli i Kokës:

Goli i Xhabrahimit:

Abdurraman Fangaj publikoi një foto në rrjetet sociale, ndërsa është tashmë pjesë e Teutës. Mbrojtësi u largua nga Egnat...
05/09/2026

Abdurraman Fangaj publikoi një foto në rrjetet sociale, ndërsa është tashmë pjesë e Teutës. Mbrojtësi u largua nga Egnatia pas katër vitesh.

Me Albano Aleksin ishin shokë skuadre te kampionët e Shqipërisë. Dhe ky i fundit i ka komentuar në rrjetet sociale.

“E di kur të vi radha”, shkruan Aleksi. Në anën tjetër i përgjigjet Fangaj me komentin: “Ndeshje të mëdhaja do jenë”.

Egnatia dhe Teuta do të përballen në fundin e fazës së parë. Këtë sezon shikohen bashkë si pretendentë për titullin kampion.

Durrës/Zbardhen dy raste zjarrvënieje, arrestohen 3 persona të dyshuar si autorë.Dy persona arrestohen pasi shkaktuan zj...
05/09/2026

Durrës/Zbardhen dy raste zjarrvënieje, arrestohen 3 persona të dyshuar si autorë.

Dy persona arrestohen pasi shkaktuan zjarrin në fshatin Ishëm, ndërsa një tjetër arrestohet për zjarrvënien në fshatin Rreth, Shijak.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimeve për dy raste zjarri në territorin e Durrësit, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe shkuan në ndihmë të shërbimeve zjarrfikëse për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.

Në lidhje me zjarrin e rënë në një sipërfaqe t**e bujqësore në fshatin Ishëm, nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasit I. R., 48 vjeç, dhe R. J., 59 vjeç, banues në Sukth, Durrës, gjatë kohës që ndodheshin në banesën e shtetasit S. L., në fshatin Ishëm, duke prerë tuba hekuri me gur fresibël, dyshohet se, si pasojë e shkëndijave të krijuara, kanë shkaktuar zjarrin.

Zjarri më pas është përhapur në sipërfaqen bujqësore përreth, duke përfshirë dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore dhe ullinj.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. R. dhe R. J., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu, u identifikua dhe u arrestua shtetasi Sh. D., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Rreth, Shijak, ku, si pasojë, janë djegur tela të rrjetit elektrik dhe sipërfaqe me bimësi.

Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos kryejnë veprime që mund të shkaktojnë zjarre, të cilat mund të sjellin pasoja të rënda për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Në mënyrë të veçantë, Policia apelon për banorët që djegin mbetjet bujqësore apo pastrojnë territorin nëpërmjet djegies, që të mos kryejnë veprime të tilla, pasi do të përballen me përgjegjësi ligjore.

Policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

☕️ Një kafe dhe një bisedë tek Piazza në qendër të Kavajës me Mustafa Carën i cili mban emrin e gjysh*t të tij, patrioti...
05/09/2026

☕️ Një kafe dhe një bisedë tek Piazza në qendër të Kavajës me Mustafa Carën i cili mban emrin e gjysh*t të tij, patriotit të madh kavajas, me kontribut të shquar gjatë shpalljes së Pavarësisë, Kongresit të Lushnjes dhe Kryetar i Bashkisë së Kavajës më shumë se një shekull më parë🙏

Dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut ngriti siparin e javës së tretë të Superiores. Kampionët në fuqi arritën të regjistro...
04/09/2026

Dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut ngriti siparin e javës së tretë të Superiores. Kampionët në fuqi arritën të regjistronin triumfin e radhës, teksa mposhtën korçarët e Juljan Ahmatajt me rezultatin 2 me 1, duke arkivuar 9 pikë në 3 ndeshjet e para.

Një ecuri kjo që i shndërron rrogozhinasit në një “makineri perfekte”. Ndërkohë në krahun tjetër “ujqërit e dëborës” mbeten në zonën e ftohtë me vetëm 1 pikë në 3 javë. Vlen të theksohet fakti se në 3 javët e para, Skënderbeu i ka luajtur të 3 ndeshjet në transfertë.

Sherri mes dy biznesmenëve në Vlorë, Rama: Konflikt pronësor, i nxinë faqen turizmit! Do ta shpronësojmë pronën për inte...
04/09/2026

Sherri mes dy biznesmenëve në Vlorë, Rama: Konflikt pronësor, i nxinë faqen turizmit! Do ta shpronësojmë pronën për interes publik, e kthejmë në ullishte.

Me shpronësimin e tokës në Palasë, Edi Rama shpëtoi veten
Zjarr në kodrat e Radostinës së Fierit, flakët përparojnë drejt zonës së banuar! Nis evakuimi i banorëve, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen gjatë ditës së djeshme mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinajt. Teksa përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale e ka cilësuar konfliktin si banal dhe brutal, kryeministri Edi Rama tha se qeveria do ta shpronësojë zonën bregdetare në Palasë për interes publik.

“Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet t’i japim fund kësaj historie, por edhe t’i japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike. Ata duhet të kuptojnë që nuk duhet ta cënojnë me qasjet dhe sjelljet e tyre lënduese atë që është një mision i madh kombëtar, misioni ynë i Shqipërisë turistike, që shkon shumë përtej transformimit fizik të vendit dhe u imponon të gjithë aktorëve të vetë, nga investitorët te kamarierët, që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar. Prandaj banalitetet dhe brutaliteti i çdo lloj natyre duhet të marrin përgjigjet që kërkon rëndësia shoqërore e një misioni të tillë kombëtar dhe autorët e veprimeve lënduese të çdo niveli…”, tha mes të tjerash Rama.

Address

Kavajë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kavaja Info posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share