Shqiperia Behet Konispol

Shqiperia Behet Konispol Faqja e Lëvizja "Shqipëria Bëhet" për Bashkinë Konispol. Është faqe që bën të mundur lidhjen me njerëzit, problemet e hallet e tyre.

Prezantojmë edhe vizionin tonë për zhvillimin dhe prosperitetin. Është hapësira juaj e lirisë😊😊

S'ka person në Konispol të mos ketë dëgjuar për Gani Tatarin. Ishte nga fisi i njohur i Tatarajve në lagjen Bregu i Koçi...
16/11/2025

S'ka person në Konispol të mos ketë dëgjuar për Gani Tatarin. Ishte nga fisi i njohur i Tatarajve në lagjen Bregu i Koçit. Bajrami dhe Mineja lindën tre djem: Fuatin, Jonuzin dhe Ganiun.

(në kujtim të Gani dhe Dëshira Tatarit)Nga Pajtim Çaushi Tre vëllezër me shenjime poezitiveS'ka person në Konispol të mos ketë dëgjuar për Gani Tatarin. Ishte nga fisi i njohur i Tatarajve në lagjen Bregu i Koçit. Bajrami dhe Mineja lindën tre djem: Fuatin, Jonuzin dhe Ganiun. Të tre ...

"Pse heshtin specialistët?" - Blegtoria shqiptare po shuhet në heshtje? Lexoni më  poshtë:
29/10/2025

"Pse heshtin specialistët?" - Blegtoria shqiptare po shuhet në heshtje? Lexoni më poshtë:


Nga Prof. Agim NelajPse specialistët heshtin?A kanë humbur besimin se diçka mund të ndryshojë?Apo janë thjesht të lodhur duke folur pa u dëgjuar?Blegtoria – sektori që po shuhet në heshtjePas viteve ’90, shërbimi veterinar dhe zhvillimi i blegtorisë, ndonëse me dritë-hije, iu lanë...

19/10/2025
19/10/2025
A e dini ku ndodhet kjo Kala? Është afër....?😊😊
11/10/2025

A e dini ku ndodhet kjo Kala? Është afër....?😊😊




🇦🇱 Shqiptarët po largohen çdo ditë, fshatrat po shuhen, qytetet po zbrazen. Presidenti ynë, në vend që të mbajë anën e p...
29/09/2025

🇦🇱 Shqiptarët po largohen çdo ditë, fshatrat po shuhen, qytetet po zbrazen. Presidenti ynë, në vend që të mbajë anën e popullit të vet, kërkon punëtorë nga Bangladeshi.
Pra mesazhi është i qartë:
"ikni ju, se do sjellim të tjerë në vendin tuaj!"

Kjo nuk është politikë. Kjo është poshtërim!
Kjo është tradhti ndaj brezave tanë, ndaj gjakut që ka mbajtur këtë vend gjallë.

Ne s’jemi kundër asnjë populli tjetër. Por shqiptarët kanë nevojë për mbështetje, për punë të ndershme, për mundësi këtu në vendin e tyre.
Nuk duam fjalë “globale”, duam të jetojmë në shtëpinë tonë, jo të shkojmë me valixhe në dorë në botë.

Një President që nuk e ndjen këtë dhimbje, nuk përfaqëson dot Shqipërinë.
Ai që nuk mbron njerëzit e vet, nuk mbron as flamurin që ka prapa kurrizit.

KONISPOL CAMERI


Mursia, nga fshatrat më të zhvilluar të Shqipërisë, por me një plagë të hapur: ish-kinemajaMursia është një ndër fshatra...
11/09/2025

Mursia, nga fshatrat më të zhvilluar të Shqipërisë, por me një plagë të hapur: ish-kinemaja

Mursia është një ndër fshatrat më të zhvilluar në Republikën e Shqipërisë. Bukuri natyrore, histori dhe tradita e pasur e bëjnë atë një vend krenarie për banorët e vet. Por, mes gjithë këtij zhvillimi, një objekt i veçantë të bie në sy – ish-kinemaja e fshatit.

Nga krenari në harresë

Dikur, kinemaja e Mursisë ishte një ndërtesë funksionale dhe e dashur për banorët. Aty organizoheshin mbrëmjet e rinisë, koncertet, estradat që vinin nga qytete të tjera, shfaqeshin filmat dhe zhvilloheshin mbledhje e aktivitete të rëndësishme shoqërore. Për brezat e fëmijëve dhe të rinjve të asaj kohe, kinemaja ishte një qendër argëtimi, kulture dhe bashkimi.

Sot, ajo është e katandisur në një gjendje të mjerueshme: çatia e rrëzuar, muret që çahen çdo ditë, dhe e përdorur fatkeqësisht si një banjë publike. Në brendësi, ka mbirë edhe një fik i egër, që dëshmon vitet e gjata të braktisjes.

Kujtime të zbehura dhe realitet i hidhur

Kinemaja nuk është më vend kujtimesh të gëzuara. Pas mureve të saj, që sot janë të mbushura me papastërti, dikur gjysherët dhe baballarët tanë kalonin kohën duke luajtur letra, duke pirë kafe dhe duke ndarë momente shoqërore. Sot, është turp të hedhësh sytë nga ajo ndërtesë e braktisur.

Kush duhet të reagojë?

Kanë kaluar mbi 28 vite dhe asgjë nuk është bërë. Kinemaja që dikur ishte krenari, sot duket si një anije e kalbur, me vela të rëna, pa kapiten, në mes të oqeanit.
Është e qartë se ky nuk është një problem i një individi të vetëm. Zgjidhja duhej të ishte gjetur shumë kohë më parë nga ata që kanë pasur pushtetin me votat e mursiotëve. Mund të ishte restauruar dhe kthyer në një qendër komunitare, ose të paktën të ishte prishur e zëvendësuar me një shesh të bukur, me kënde lojërash për fëmijët dhe stola për të moshuarit.

Ky nuk është vetëm një problem i Mursisë. Është një pasqyrë e mungesës së kujdesit ndaj trashëgimisë dhe hapësirave publike në shumë zona të Shqipërisë. Banorët meritojnë më shumë. Ata meritojnë një qendër kulturore ose një hapësirë publike që t’i shërbejë fshatit dhe brezave të ardhshëm.
Është koha që vendimmarrësit të mos e anashkalojnë më këtë çështje.

✍️ Autori: Mihal Beruka – Mursioti

A e dini se ne harxhojmë më shumë për të burgosurit sesa për nxënësit e shkollës?
11/09/2025

A e dini se ne harxhojmë më shumë për të burgosurit sesa për nxënësit e shkollës?

📚🇦🇱 Gëzuar fillimin e vitit të ri shkollor!Sot nuk fillon vetëm një vit i ri mësimor, por një tjetër kapitull shprese pë...
08/09/2025

📚🇦🇱 Gëzuar fillimin e vitit të ri shkollor!

Sot nuk fillon vetëm një vit i ri mësimor, por një tjetër kapitull shprese për fëmijët tanë, për të ardhmen e Shqipërisë.

Të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve: suksese, durim dhe forcë përballë sfidave.
Arsimi është themeli i një shoqërie të drejtë dhe të zhvilluar.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për shkolla që edukojnë, frymëzojnë dhe rrisin breza të ndershëm.

Le të jetë ky vit një hap më pranë një sistemi arsimor që punon për të gjithë!

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës është nobelistja shqiptare që pjesën më të...
05/09/2025

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës është nobelistja shqiptare që pjesën më të madhe të jetës së saj ia kushtoi bamirësisë, shkruan KultPlus.
Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shqiperia Behet Konispol posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shqiperia Behet Konispol:

Share