04/05/2026
DËSHTIMI KA EMËR, LARGOHUNI!
A na ndëshkoi me veprime dashakeqëse gjyqtari Florian Lata sot? Po!
Por, a nuk duhet të mbajë përgjegjësi dikush që duhet ta çonte situatën në atë pikë?
Nëse pretendon se je ekipi më i mirë i kampionatit, a nuk duhet ta kishe mbyllur ndeshjen deri në minutën e ‘74 kur u ndëshkove me të kuq?
Nëse pretendon se je ekipi më i mirë i kampionatit, a nuk duhet ta kishe mbyllur çështjen e titullit pa shkuar tek ndeshja e fundit?
Si mundet në një ndeshje finale si kjo të futet një lojtar afrikan në sulm, pa eksperiencë, nuk kishte as 20-30 minuta në të gjithë kampionatin dhe disa aktivizime me ekipin U-19? A mban përgjegjësi trajneri?
Si mundet të kesh qenë 10 pikë para dhe të arrish në këtë pikë sa të humbësh kampionatin?
Laçit urime për titullin, ishte dukshëm ekipi më i mirë në kampionat dhe fitoret që merrte nuk i diskutonte me një gjysmëgoli si në shumë fitore të Skënderbeut.
Këtë e flasim dhe statistikat ku Laçi ka 60 gola të shënuar dhe 23 të pësuar, ndërsa Skënderbeu 57 gola të shënuar dhe 25 të pësuar.
A mban përgjegjesi drejtori sportiv dhe trajneri për merkaton e Janarit, ku u afruan 5-6 lojtarë dhe dolën dështim, ku ekip në vend të përmirësohej, u dobësua.
Në sulm u largua Tayo, nuk ishte lojtar i nivelit të Skënderbeut, por më i mirë se sa dy sulmuesit që mbajtëm në ekip PO. Me Kuksëin ai shënoi 4 gola në 5 ndeshje, me shumë gola se sa Beshiraj dhe Gjata të dy së bashku.
Në krahun e djathtë u largua Altin Ukiçi, një talent 20-vjeçar i cili ka qenë dhe pjesë e Skënderbeut U 19, i cili në gjysmën e parë të sezonit shënoi 2 gola, u afrua Gjumsi, i cili shënoi vetëm 1 gol. 9 gola shënoi Tayo në të gjithë kampionatin, pasi i kishte shënuar 5 dhe me ne.
Që në verë larguan talenin Skerdi Xhixho në sulm, i cili shpalli Skënderbeun U-19 kampion. Me Kastriot, edhe pse jo titullar, arriti ti shënojë 3 golë këtë kampionat, ndërsa ne morëm Gjatën për në stol me rrogë 2-3 fish më shumë dhe shënoi vetëm 2 gola gjithë kampionatin.
Të mos flasim pastaj për qendrën e mbrojtjes, ku u largua mbrojtësi i ekipit U-19 Lamellari, fanell titullari te Kukësi dhe shënoi 2 gola më kampionat, më shumë se sa gjithë qëndërmbrojtësat tonë së bashku.
A nuk ishte Henrik Nerguti pjesë e Skënderbeut dhe ju e larguat si të pavlerë, ndërsa sot titullar me Laçin dhe gjatë gjithë kampionatit një nga lojtarët kryesor të ekipit kurbinas?
Lista e dështimeve me afrime me largime nga mbrojtja te mesfusha e deri në sulm është shumë e gjatë, jo vetëm për këtë sezon, por edhe vitin e kaluar. Edhe për këtë ka një dështak. Ardi Gjançi! I cili pa eksperiencë, duke qenë drejtor sportiv te Turbina e Cërrikut erdhi me ndërhyrje të Skënderbeu. Por kaq, mjaft, nuk mund të vazhdohet më me një drejtor sportiv, i cili nuk është në nivelin e Skënderbeut.
E nëse flisni për financime, më shumë se gjysma e lojtarëve të Skënderbeut janë me paga Superlige!
Ndërkohë, trajneri veç se i paaftë për të gjetur një zgjidhje në shumë ndeshje dhe për të krijuar një lojë stabël, nuk arriti dot gjithë kampionatin të gjente një shënues të saktë penalltie, ku u humbën gjithë ato 11-metërsha këtë sezon.
Vjet e kishim vetë në dorë qëndrimin në Superiore, e çoi deri tek ndeshja e fundit në Korçë dhe sërish ramë nga kategoria! Edhe këtë vit i njëjti avaz, e kishim vetë në dorë kampionatin, e çuam deri tek ndeshja e fundit në Korçë dhe e humbëm.
Ky drejtor sportiv dhe trajner përveç se e kanë mbushur ekipin me një tufë të paaftësh, po djegin edhe shumë talente.
Ndaj i bëjmë thirrje presidentit Ardjan Takaj, nëse të dhimbsen ato lekë që investon dhe mos kesh sërish lot në sy si në fundin e ndeshjesh së sotme, pastrimin e ekipit fillimisht nise nga këta të dy dhe më pas vazhdo me gjysmën e ekipit.
Trajnerë të mirë pa ekip ka plot në qarkullim, po ashtu edhe drejtora sportiv.
Nëse nuk kuptojmë gabimet e vjetshme, atëhere vitin e ardhshëm Superiorja do jetë sërish vetëm një shëtitje për ne!