BLU MEDIA

BLU MEDIA Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from BLU MEDIA, Media/News Company, Pano Xhamballa, Korçë.

21/07/2026

Mashtrimi nis me një klikim. Mos i beso premtimeve për dhurata, lotari apo trashëgimi !

"Urime ! Ke fituar një telefon."
"Ke një pako që pret konfirmimin tënd, kliko linkun !"
Jam kushëriri yt që jetoj në Afrikë dhe dua të të le trashëgimi të gjithë pasurinë time."
Këto janë disa nga mesazhet mashtruese që qarkullojnë çdo ditë në platformat dhe rrjetet sociale , duke synuar të vjedhin të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve.

Mbi këtë shqetësim, që prek çdo ditë dhe më shumë të moshuarit, e nisën mentorët tanë të rinj sesionin e trajnimit në Qendrën Ditore të Moshës së Tretë, në lagjen 11, në kuadër të projektit " Të rinjtë dhe të moshuarit kundër dezinformimit online".


Disa nga të moshuarit treguan se kishin marrë mesazhe që u kërkonin të hapnin një link ose të plotësonin të dhënat personale për të përfituar një dhuratë, një shumë parash apo një trashëgimi. Disa të moshuar thanë se nuk u kishin besuar këtyre mesazheve , ndërsa të tjerë pranuan se në fillim kishin pasur dyshime dhe nuk ishin të sigurt si të vepronin.

Përmes shembujve praktikë dhe platformës Digital Buddy, mentorët e rinj shpjeguan se asnjë bankë, institucion apo kompani serioze nuk kërkon të dhënat personale apo bankare përmes mesazheve të tilla. Mentorët digjitalë, nxënës të Kolegjit" Preka " i këshilluan të moshuarit mos klikojnë linqe të panjohura, të mos japin kode verifikimi dhe të konsultohen me familjarët ose me burimin zyrtar sa herë që përballen me një mesazh të dyshimtë.

Mentorët i këshilluan të moshuarit t'i kushtojnë një minutë nga koha e tyre verifikimit të informacionit që lexojnë në rrejtet sociale, për të shmangur humbjen e kursimeve dhe keqpërdorimin e të dhënave personale.

This activity is supported by the CIVICUS Digital Democracy Initiative DDI.

Linku në komentin e parë👇

17/07/2026
Del ilaçi që shëron çdo sëmundje : mashtrimet që po prekin më shumë të moshuarit në KorçëLajmet dhe reklamat për ilaçe m...
16/07/2026

Del ilaçi që shëron çdo sëmundje : mashtrimet që po prekin më shumë të moshuarit në Korçë

Lajmet dhe reklamat për ilaçe mrekullibërëse, rezultuan të ishin një nga format më të përhapura dhe të zakonshme të mashtrimit online me të cilat përballen të moshuarit e Korçës.

Gjatë takimit dhe diskutimeve të mentorëve të rinj në Qendrën Ditore të Moshës së Tretë në lagjen 11 shumë pjesëmarrës treguan se pothuajse çdo ditë u shfaqen në Facebook reklama që premtojnë shërimin e diabetit, artritit, tensionit apo sëmundjeve të tjera kronike.
Disa pranuan se u kanë besuar këtyre reklamave dhe madje kanë porositur produkte online, ndërsa të tjerë thanë se janë bërë më të kujdesshëm dhe zgjedhin të këshillohen me mjekun ose të blejnë ilaçe vetëm në farmaci.
Përmes platformës Digital Buddy, mentorët e rinj shpjeguan se si mund të dallohen reklamat mashtruese, pse nuk duhet t'u besohet titujve sensacionalë dhe pse çdo ilaç duhet të merret vetëm pas konsultimit me mjekun.
Mashtrimet shëndetësore nuk sjellin vetëm humbje financiare. Në shumë raste, ato mund të rrezikojnë edhe shëndetin. Prandaj, informacioni i verifikuar, përmes edukimit mediatik që ofron platforma Digital Buddy, mbetet alternativa më e thjeshtë, e lehtë dhe praktike , për tu mbrojtur nga mashtrimet online.

This activity is supported by the CIVICUS Digital Democracy Initiative DDI.

Linku në komentin e parë👇

Address

Pano Xhamballa
Korçë
7001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BLU MEDIA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share