Korça Plus

Korça Plus Korça Plus | Plusi i qytetit ! Korça Plus TV është rregjistruar nëpermjet QKB (Qëndra Kombëtare e Biznesit) me këtë numër identifikimi NIPT (NUIS) L94517002G.

Nën logon e Korça Plus TV , njerëzit informohen dhe argëtohen nga programet që ky televizion transmeton.

Korça Plus pësoi një sulm kibernetik më datë 20 Tetor 2019,duke humbur faqen me mbi 10 mijë pëlqime në facebook dhe mbylljen e portalit të saj korcaplus. net.

​Stafi i Korça Plus, nuk u dorëzua,por krijoi faqen përsëri dhe gjithashtu portalin. Korça Plus TV transmeton 24/7 ,përmes sherbimit

online në internet,nga ku mund të ndiqet nga të gjithë. Vlerat e Korça Plus TV ! Seriozitet në informim – që do të thote shkalle e lartë përgjegjshmërie. Cilësi – që do të thotë nivel të lartë profesional të stafit, që garanton një komunikim efektiv me ndjekësit. Programe Informuese
Programe Argëtuese
Programe Artistiko - Kulturore

Korça Plus TV është një televizion ​që e transmenton lajmin pa mbajtur anën e askujt,një synim që do të perpiqet ta realizojë ditë pas dite, me profesionalizëm dhe cilësi.

Korça Plus TV është pjesë e ED | Group së bashku me Dizajni Im. Themeluar nga zoti: Eduart BARDHUSHI

Vetëm pak kohë pas inaugurimit të ndërhyrjeve në lagjen “Naim Frashëri” në Pogradec, reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah...
14/08/2026

Vetëm pak kohë pas inaugurimit të ndërhyrjeve në lagjen “Naim Frashëri” në Pogradec, reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah problematikat me sistemin e kullimit.

Pusetat u bllokuan, ndërsa uji vërshoi në rrugë duke krijuar një “lum” në mes të lagjes muze.

Maliqi mund të kthehet në fshat të braktisur!Nga: Xhensil ShkëmbiNdarja administrativo-territoriale e vitit 2014 rezulto...
14/08/2026

Maliqi mund të kthehet në fshat të braktisur!
Nga: Xhensil Shkëmbi

Ndarja administrativo-territoriale e vitit 2014 rezultoi të ishte dështim. Me 88 vota pro, parlamenti shqiptar vendosi që nga 372 njësi vendore të shkonte në 61, me qëllimin për të ulur numrin e administratës, shpenzimeve dhe për të dhënë shërbimin më efikas e të shpejtë.

Për shkak të draftit të ri që me siguri do të kalojë
ku 15 bashki të vogla do të shkrihen, kam pyetur disa ish kryetarë komunash dhe disa kryetarë aktualë të njësive administrative në Korçë. Doja të kuptoja nëpërmjet tyre se çfarë pritet të ndodhë me këto bashki. Të gjithë më thanë pothuajse të njëjtën fjali: “Do kthehen në fshatra të braktisur.”

Në fakt, sipas tyre, nuk është e vërtetë që numri i punonjësve të administratës shtetërore është ulur. Ai është rritur. Edhe shpenzimet e pakushtëzuara janë rritur. 400 milionë euro jepeshin për njësitë vendore në vitin 2012, mbi 700 milionë euro jepen sot.

E pakuptueshme, për shembull, është që Bashkia e Korçës ka eskavatoristë në punë, por tenderon punë për pastrimin e kanaleve dhe merr privatin t'i pastrojë. Pra shteti, në një farë forme, konkurron privatin dhe më pas në fund dorëzohet tek privati, gjithsesi rrogën ia jep një eskavatoristi. Argument shumë minimal ky, por që tregon një problem më të madh të mënyrës sesi organizohet shërbimi publik.

Për shembull, Komuna Vithkuq në vitin 2012 kishte në punë rreth 48 punonjës. Sot ka vetëm 8. Në vitin 2012, në fshatin Vithkuq kishte rreth 550 banorë. Sot, në vitin 2026, nuk janë më shumë se 70-80 banorë në fshat.

Në fakt, faktet janë kokëforta.

Qeveria sot shumë më tepër për qytetin sesa për fshatin. Mbi 60 milionë euro janë investuar, në letra, në 10 vitet e fundit për qytetin e Korçës, ndërsa për fshatrat nuk kanë shkuar më tepër se 2 milionë euro. Diferenca është 60-2.

Kthehemi prapë në Vithkuq. Blegtoria ka rënë në shifra alarmante. Në qoftë se më parë ka qenë një nga zonat me më tepër krerë gjedhësh në juglindje, sot disa lopë janë vetëm në fshatin Shtyllë, vetëm nga një fermer.

Ose, në qoftë se do të marrim shifrat e INSTAT, blegtoria ka rënë këto 10 vite në juglindje në shifra shumë të ulëta. Mbi 300 mijë më pak gjedhë e të imëta.

Tani, të vijmë në Maliq.

Maliqi është një nga shembujt më domethënës të asaj që mund të ndodhë me bashkitë e vogla nëse ato humbasin funksionin e tyre administrativ. Mos harrojmë që janë 31 mijë banorë në këtë bashki. Kryesisht, të vendosur në qytet dhe fshatrat përreth qytetit. Gjithë fshatrat e tjerë janë me nga 7-8 shtëpi. Marr shembull fshatin tim. Në Vlocisht, në vitin 2012 kishte rreth 1650 banorë. Sot nuk ka më shumë se 800.

Maliqi është qendër shërbimesh për dhjetëra fshatra përreth. Këtu vijnë banorët për dokumente, për shërbime publike, për shkollën, për shëndetësinë, për bizneset, për tregtinë dhe për një sërë shërbimesh që sot i kanë në distancë relativisht të afërt.

Nëse Bashkia e Maliqit shkrihet dhe funksionet zhvendosen ne qytetin e Korçës, pyetja është e thjeshtë, çfarë do të ndodhë me Maliqin?

A do të mbetet një qendër administrative me më pak punonjës e shërbime, apo gradualisht do të humbasë edhe funksionin ekonomik që ka sot?

Sepse një bashki nuk është vetëm numri i zyrave dhe i punonjësve. Pas çdo zyre janë njerëz që konsumojnë, blejnë, marrin me qira, përdorin shërbime, hapin biznese dhe mbajnë gjallë ekonominë e qytetit.

Nëse këto funksione largohen, largohen edhe njerëzit. Dhe kur largohen njerëzit, fillon një tjetër problem, mbyllen bizneset, boshatisen banesat, pakësohen nxënësit në shkolla dhe qyteti fillon të humbasë gradualisht rolin e tij.

Kjo është arsyeja pse debati për ndarjen territoriale nuk duhet të bëhet vetëm me numra. Nuk është vetëm çështja se sa bashki do të ketë Shqipëria dhe sa punonjës do të ketë administrata.

Pyetja duhet të jetë se çfarë do të ndodhë me qytetet dhe fshatrat që do të humbasin statusin e tyre? Përse asnjë nga deputetët e qarkut të Korçës nuk ka reaguar për këtë propozim? Sidomos ata të PS? Përse nuk ka një sqarim të qartë ndaj votuesve? Sepse, më shumë sesa bindje ndaj linjës partiake, kjo është një çështje nderi ndaj zonës së Maliqit.

Përse nuk sqarohet a do qëndrojnë këta njerëz në punë? Përse nuk sqarohet se cilat shërbime fikse do të qëndrojnë në qytetet e vogla? A do ikë komisariati i Maliqit? A do ulet numri i punonjësve në ambulancën e Maliqit?

A do varet pastrimi i qytetit të Maliqit dhe fshatrave të tij nga Korça? A do duhet që një leje ndërtimi në fshatin Mesmal të ndodhë nëpërmjet një aplikimi në njësinë vendore Maliq apo Korçë? A do rriten apo do ulen investimet për Maliqin?

Sepse reforma e vitit 2014 premtoi më shumë eficiencë dhe shërbime më të mira. Por sot, 12 vite më vonë, kemi fshatra që po boshatisen, blegtori që po zhduket, bujqësi që vetëm dëmtohet dhe qendra të vogla që po humbasin banorët.

Nëse tani u hiqet edhe funksioni administrativ qyteteve të vogla, rreziku është që të mos kemi më vetëm fshatra të braktisur.

Mund të kemi edhe qytete që, pak nga pak, kthehen në fshatra.

Nga: Eduart BardhushiNë Korçë mesa duket, kemi zbuluar formulën e re të "zhvillimit ekonomik", festë pas feste dhe konce...
14/08/2026

Nga: Eduart Bardhushi

Në Korçë mesa duket, kemi zbuluar formulën e re të "zhvillimit ekonomik", festë pas feste dhe koncert pas koncerti...

Në harkun kohor të vetëm një muaji, Bashkia Korçë ka organizuar dhjetëra aktivitete e festa të ndryshme duke krijuar përshtypjen se qyteti është kthyer në "kryeqytetin e argëtimit".

Ndoshta kjo është një gjë e mirë...pooooor problemi është se ndërsa sheshet mbushen me muzikë, shumë familje korçare mbushen me fatura!

Fiksojeni, pas dritave të skenës është një Korçë tjetër!

Është Korça e familjeve që në fund të muajit bëjnë llogaritë për të kuptuar se cilën faturë do të paguajnë këtë herë dhe cilën do ta shtyjnë për muajin tjetër, është Korça e njerëzve që mezi përballojnë koston e jetesës, të ushqimeve, energjisë, qirave dhe shpenzimeve të përditshme, është edhe Korça e familjeve që presin ndihmën ekonomike, e cila për shumë prej tyre mbetet e pamjaftueshme për të përballuar realitetin ekonomik...

Zhvillimi ekonomik fillon kur banori ka një punë të qëndrueshme, një pagë që i mjafton dhe kursen mjaftueshëm, si dhe një perspektivë për të ardhmen.

Dhe pikërisht këtu Korça e ka problemin!

Mungesa e vendeve të punës po mbetet një nga shqetësimet kryesore të qytetit.

Rinia është gjithmonë në kërkim të një mundësie që nuk e gjen në Korçë dhe prandaj po largohet.

Disa marrin rrugën drejt Tiranës, shumë të tjerë marrin rrugën drejt aeroportit... ta dini që një pjesë e të rinjve nuk po largohen sepse nuk e duan Korçën, por po largohen sepse duan një jetë më të mirë.

Këshilli Bashkiak i Maliqit ka nisur turin e konsultimeve publike me banorët në kuadër të reformës së re administrative-...
14/08/2026

Këshilli Bashkiak i Maliqit ka nisur turin e konsultimeve publike me banorët në kuadër të reformës së re administrative-territoriale.

Takimi i parë u zhvillua në Njësinë Administrative Libonik, ku qëndrimet për të ardhmen e bashkisë kanë qenë të ndara.

Një pjesë e banorëve, por edhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak, janë shprehur kundër shkrirjes së Bashkisë Maliq dhe bashkimit të saj me Korçën.

Sipas tyre, një vendim i tillë do të rrezikonte t’i privonte banorët nga shërbimet dhe do t’ua vështirësonte përditshmërinë, veçanërisht për banorët e njësive administrative.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as qëndrimet në favor të shkrirjes së bashkisë. Disa banorë kanë kërkuar që Maliqi të shkrihet, duke argumentuar se struktura aktuale nuk është efikase.

Konsultimet publike do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Maliq gjatë ditëve në vijim, ku pritet të mblidhen qëndrimet e komuniteteve për reformën e re administrative-territoriale.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet n...
14/08/2026

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një kamion gjatë një parakalimi të gabuar, në një segment me fushëpamje të kufizuar, në aksin rrugor “Pogradec- Qafë Thanë”, informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore, si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera, identifikuan drejtuesin e kamionit, shtetasin S. Xh., i cili bazuar në pikën 10 të nenit 141 dhe në pikën 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, u ndëshkua me masa administrative, gjobë 16 000 lekë, pezullim 4 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje të 10 pikëve nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon dhe fton qytetarët dhe median, që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata, se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit.

Nga: Piro Tole2 mij lek për 1 shots birre, hyrja 10 mij lek, tavolina per 8 persona 80 mijë në zonë “të mirë” dhe vëndnd...
14/08/2026

Nga: Piro Tole

2 mij lek për 1 shots birre, hyrja 10 mij lek, tavolina per 8 persona 80 mijë në zonë “të mirë” dhe vëndndodhja në të arushës (Drenovë)

Po del aq aktivitet i dështuar sa dhe vetë kryetari i bashkisë bëri lajmërim në mediat sociale duke thënë; “mos ikni se ja mbaroi shiu”.

Tani do përdorni paratë e emergjencës që të mos dështojë festa e birrës njësoj si bëtë me Kanye west.

Po kush më pyet mua.
Nuk e di dmth. Ju nuk jeni fare në vete! Ju qofshi!

Në fund të gushtit do bëhet festa e shampanjës këtu në Châlons en Champagne.

Do bëj video dhe do le ju ta gjykoni dhe ta krahasoni me festën e birrës të këtij viti.

Spoiler alert; edhe hyrja për tek festa e shampanjës në vendlindjen e shampanjës është 10€.

Nuk ka as zonë të mirë e as zonë të keqe që u mundëson qeveritarëve dhe bashkiakëve të pastrojnë para.

Thjesht paguan hyrjen 10€, një kriko birre e madhe 4€, dhe shampanja normal që do jetë e shtrenjtë, varet se cilën zgjedh.

Shishja më e lirë në treg shumice kushton 30€, por po flas për shampanjë të denjë, jo për recinë e as tost sorogato!

Turp të keni bashkia Korçë.
Por juve nuk ju ha fare trapi as për turp e as për siklet.
Qeveria e Ramës jeni dhe ju.

Nga cikli "Qyfyret e Bashkisë Korçë" Nga: Klajdi PllahaKur lexova tek faqja e Bashkisë "NJOFTIM I RËNDËSISHËM" për një ç...
14/08/2026

Nga cikli "Qyfyret e Bashkisë Korçë"
Nga: Klajdi Pllaha

Kur lexova tek faqja e Bashkisë "NJOFTIM I RËNDËSISHËM" për një çast mendova e hapi thesin. O do ketë dhënë ndonjë grant të madh për bujqësinë, o ndonjë marrveshje ndërkombëtare që ju siguron treg fermerve apo që sjell ndonjë fabrikë të madhe që krijon punësim, a ndonjë investim madhor që ta bëjë Korçën si Parisi.

Pastaj lexova më poshtë. "Mos ikni se shiu do pushojë e ne do fillojmë të pijmë prapë, mu si në Paris".

Pastaj zbrita me rradhe në postimet e faqes të bashkisë e që nga 1 qershori kishte vetëm reklama festash, e fëmijëve, e karnavaleve, e motorave, e lakrorit dhe sidomos e birrës.

Ore mendova me vete do e ketë e kenë hakeruar se s'ka mundësi.

Asnjë reklamë për punët e mëdha që bashkia ka bërë? Asnjë njoftim që duhet të dinë qytetarët ç'po ndodh në qytetin tonë a ndonjë ftesë për konsultim publik.

Faqja e Bashkia Korçë qënka kthyer në një faqe eventesh apo mos vallë është vetë Bashkia që është kthyer në Bashki eventesh?!

🙉

Shiu bereqet është!Nga: Elton Bardhi
14/08/2026

Shiu bereqet është!
Nga: Elton Bardhi

14/08/2026

Address

Korça Plus
Korçë
7001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Korça Plus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category