Radio Eklipsi

Radio Eklipsi Radio Eklipsi

28/08/2024

Dhender ne gushte,nje vite pa ty i bukuri nenes😭😭😭😭

Ju pershendes ndryshe sonte dhe ju theme naten e mire!(Histori e trishte e vertet)SHTRIGA!!!U cova shpejt ate dite nga g...
28/08/2024

Ju pershendes ndryshe sonte dhe ju theme naten e mire!

(Histori e trishte e vertet)
SHTRIGA!!!
U cova shpejt ate dite nga gjumi,mezi prita sa te zbardhte dita,dielli nxori sycken mbi ret e bardha e me rrezen e gjate ngriti carcafin qe me kishte mbuluar syte.Degjoja mamin qe grindej me garderoben e saj ,qe nuk dinte c'far te vishte.Blediiii -cohu me thiri ,shko te lash syt dhembet dhe shpejto se do vemi te presim shtrigen qe vjen.Uaaa thash me vete, do vemi e te marim nenen e te presim edhe shtrigen.Me vrap vesh pantoflat dhe hyra ne banje .I lava syt shpejte e shpejt ,dhe nje furc dhembeve e u kreha . Nxitova te vishem vet qe te iknim sa me pare.U drejtova nga mami e i thash se isha gati.Mami kyci deren dhe gjith nerva mermeriti ,sot e gjeti shtriga qe te vij qe do shkoja edhe nga mami im! .Mezi e kapem urbanin, une zura vendin afer shoferit.Mami nuk pushonte , fliste ne tel vetem me nerva e fjala shtrig i mbeti ne goje.U cudita p***e i jepte kaq rendesi shtriges qe do priste , dhe jo nenes qe do vinte nga nje rruge e larget. ,qe sa her vinte cfar nuk na sillte .Une per vete e dua shume e mezi pres te arrim te stacjoni.Nena zbriti e lodhur e me dy valixhe te medha ne dore e nje cante .Une vrapova e ju hodha ne qaf e putha forte .Mami si e merakosur mu duk ,kur i tha nenes... he se u lodhe me gjithe keto canta, sikur vjen nga jashte,kot u mundove ne kemi plot.Nena e pa me nje veshtrim te dhimbsur dhe heshti.Duke hecur perdore me nenen u kujtova qe ...mamiiii po shtrigen e harove ti ta prisje,e pyta me nxitim.Ajo me shkeli buzen dhe me tha, me vone do ta presim ...e mire i thash tani kemi nenen , shko ti se ri une me te.Ajo me terhoqi floket dhe me tregoi shuplaken.Se kuptova xhestin e mamit deri vone .Tani qe jam pak i madh them p***e vall nenen time bukuroshe mami e quajti shtrige? nena eshte edhe shume e dashur ajo mua me do shume,kurse shtrigat jan te shemtuara dhe zemer liga.Nena ndenji vetem dy dite...kur iku qava shume po me premtoj se do vinte shpejte...mami rinte e qeshur..e mora shume inat qe hiqej e gezuar.E percolla deri te porta se babi i mori makin qe te conte deri te stacjoni sepse ishte e semure,kolla e mbyste gjithe naten .Sapo u mbyll dera ,mami shfryu ...iku shtriga se nuk e duroj dot gjithe ankesa... filloj te heq kellefin e jastekut,dhe carcafin e nenes dhe e hodhi per te lare.E sa pyetje me vinin ne mendje po nuk dija ti jepja kuptimin.Nena nuk erdhi me ajo u semure shume dhe mbas disa muajsh vdiq.Tani jam pak i ritur por nena me mungon shume...sot kemi pervjetorin e nenes...mami ben kafet e nje shoqja e saj i thote ,shpetove ti po une qe e kam te re do me vdesi mua ajo me pare.Une i vajta afer mamit dhe i thash,mami kur te mar nusen une ti ishalla ke vdekur se nuk do doja te degjoja nusen time te te quante ty shtrige' dhe te gezohej kaq shume kur te vdisje.Mami u skuq dhe syt i mbushi me lot...babi erdhi dhe me ferkoi koken duke me thene , erdhen kohe te veshtira bire, ne' do vdesim vetem.Une ula koken dhe u drejtova te korniza qe kam dal foto me nenen dhe e putha duke i pershperitur se me mungonte shume.E hoqa nga muri dhe e vura ne komodinen time qe ta shihja sa her te zgjohesha nga gjumi e ti thoja naten e mire kur te shtrihesha per te fjetur.Naten e mire bukuroshja ime,nena ime e dashur e mire!!!

28 .82017 E HENE(Shqiponja Panajoti)

10 muaj pa ty...*Sa borxh më mbete, të  mbeta, o bir, borxhe të varura në litar  dhimbjesh thirrja në kupë të qiellit, n...
24/06/2024

10 muaj pa ty...
*
Sa borxh më mbete, të mbeta, o bir,
borxhe të varura në litar dhimbjesh
thirrja në kupë të qiellit, nuk të kthehu
atë ditë të shëmtuar Gushti kur ike
drithërima e shpirtit, pengu im...
si nuk të putha edhe pak më shumë.
Ah, ta dija që do shkoje,në rruge pa kthimë
do ti mblidhja puthjet e tua,
do ti ruaja si xhevahirë
në xhepat e shpirtit, në dhomat e zemrës.
Lotet e hidhur pelin,qullin kujtimet...
sa shpejte ikën 10 muaj.
Malli për TY, për një puthje,
në fytyrën tënde të bukur,
më kthehet në shi, në furtunë,
në dimër të akullt.
Dhimbja ime s'ka më stinë,
dimër i kthyer në Antarktik
mbanë emrin tënd i bukuri nënës.
Drithërima, trupin përshkojnë
dhimbja e shpirtit ulërin,
gjithçka e veshur me të zeza
edhe buzëqeshja,edhe ajri që thith.
Që ditën që ike, më ka mbuluar zia'
qorruar pa ty , e hidhëruar,
helmuar në çdo pore të lëkurës...
e marrosur për erën e gushës.
Sa borxhe më ke o bir...
të kujtohet qëkur më ke puthur?!
a thua do mi kthesh më 24 Gushtë?!
10 muaj pa të puthur...pa më puthur
edhe për dy muaj , bëhet një vitë.
Çuditem si jam e gjallë akoma,
edhe pse vdiqa që atë ditë
atë ditë Gushti të mallkuar !
24/6/2024 Shqiponja Panajoti.

01/05/2024

Pa ty...

Ne dimrin e shpirtit qe me ka mbështjell
si tentakulat e kandilit te detit
kërkoj pranveren te me rizgjoje
nga gjumi letargjik i pikëllimit.
po dimri eshte ulur kembe kryq
ne skluptur te akullt me ka kthyer
ku as lotët e perveluar nuk shkrin
shiu i lotëve, perzier me mallin qe s'ka stine
trupi klith dhimbshëm, edhe guret qajnë
cte bera o Zote, qe ma more birin?!
jeta dhe vdekja janë dy gjëra të kundërta
kush e tha qe do takohemi p***eri?!
kater stine mbledhur ne nji,
dimer i acarte ne dhomëzat e shpirtit.
e me duket se nuk kam as zemër
me behet se jam ne enderr,
tinguj instrumental,
dëgjoj kaq dhimbshem
dora jote i ëmbli im,
godet tastjeren e pianos
vegim me vijnë perpara syve te lotuar
tinguj pranveror, popullor,
o dhëndër ku vete kështu?!
dhender i nenes, qe nuk tu plotësua deshira
doje dasme ne gushte...
dasem te madhe.
fati luajti keq me ty...me te gjithe Ne, o zemer.
na le shurdh, me mallin per nje pal saze.
Me kote e pres pranveren,veren e vjeshten,
pa ty, gjithmone do te jete dimer!
pa ty, nuk do kete me dasem per nenen!

1 Maj 2024.@ Shqiponja Panajoti@

Ne kete dite Bajrami jam edhe me shume e trishtuar i bukuri i nenes.....Biri im...***I bukuri i nënës,nëse në ëngjëll je...
10/04/2024

Ne kete dite Bajrami jam edhe me shume e trishtuar i bukuri i nenes.....

Biri im...
***
I bukuri i nënës,
nëse në ëngjëll je kthyer,
s'dua të qaj mbi varrë,
mbi një pirg dheu me trëndafila mbuluar.
Biri im i shtrenjtë,
nëse ëngjëll në qiell ke shkuar,
fluturo e mbi supet e mi ulu,
zgjate dorën, mi fshi lotët
shëromë nga mungesa jote.
nuk dua ta besoj që vdiqe,
ëngjëjt nuk vdesin,
ti thjeshtë ike, për tu kthyer prapë.
eja shpirti i nënës, eja biro,
mungesa jote s'më lë as të qesh as të fle...
mungesa jote mi thërmoj të gjitha ëndrrat
të të shihja dhëndër me nuse në krah.
Organua ka dite që heshte e pikëlluar ...
notat muzikore qajnë me lot,
nuk mundën të vallzonin në dasmën tënde
dhëndëri nënës i pa dhëndëruar
ike i deshperuar!
mundohem të fle
në netët tmerësishtë të gjata
që ditën që ike nuk shoh më ëndrra...
ilaci im i zemrës.
zgjate dorën ëngjëlli im
më fshi lotët e shpirtit të syrit...
ma largo brengën,
si kuçedër më ka gllabëruar zemrën.
për mua, nuk ka më agime,
Diellë,Hene, netë e yje,
dhe kur sytë i drejtojë në qiell
mbi fytyrën time bien lotë.
Edhe Zoti qan për ty,
e i dëshpëruar më thotë:
me fal o bije, edhe unë bej gabime!
Zot të përgjërohem, dërgoje te unë
engjëll te praruar, të më shëroj plagën...
ah e mjera unë, me thuaj biri
a ta besoj përrallën,që do te kthehesh prapë?
kush iku nga kjo jete, dhe erdhi?!
lutem, të më tregoj per ty,
ti fshi lotët e te buzëqesh p***eri.
nëse atje është më mirë biro,
e të janë shëruar dhimbjet,
dërgoi engjëjt tē më marin, të rrimë të dy.
ngushëllim vetëm këtë kërkoj
për hatrin tim bir, merme aty!
ndarja nga ty është ferr i përjetshëm
zjarrë që djegë e shkrumbon...
mos më thoni, mos qaj
qaj e do të qaj, deri sa të rroj,
për birin tim, qanë edhe vetë Zoti!
8/10/ 2023 Shqiponja Panajoti

08/04/2024

Kam degjuar kenge qe ju kendohen trimave , heronjeve , artisteve, dhe te gjithe te dashurve qe ikin nga kjo bote, duke lene pas dhimbje dhe lote! Sot nje kenge kushtuar Erit si pikenisje dhe shume bijeve te nenave te ikur te rinje nga kjo bote, te kenduar nga kengetari Bekim Ibrahimi me tekste te Jahe Fida me suprizoi! Per mua eshte nje shenje respekti dhe vleresimi qe dy miq te mi menduan te ma sjellin birin ne vargje dhe ne kenge!
Lotet me ndaluan mbi tastier dhe folen duke buzeqeshur...Te ikurit nuk harohen kurre ,kur jetojne edhe ne kenge!
Mirenjohje per ju miq te mi dhe faleminderit nga zemra! Ju uroj shendet , e jete te gjate dhe sukse gjithmone!
Cdo nene qe ka humbur femijen do ta gjej veten edhe ketu ne kengen kushtuar Erit, tim biri!
Respekt apsolut për të gjithë qe morën pjesë për të realizuar këtë këngë!

Dita Botërore e Radios( ne kete dite ,biri im heshte)*Sot është Dita Botërore e Radios, e cila ka për qëllim të kujtojë ...
13/02/2024

Dita Botërore e Radios( ne kete dite ,biri im heshte)
*
Sot është Dita Botërore e Radios, e cila ka për qëllim të kujtojë fuqinë unike të këtij mediumi në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes.
Data 13 shkurt është dita kur është themeluar radioja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1946.
UNESCO, apo Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, ka vendosur ta shpallë këtë ditë në konferencën e saj të përgjithshme, më 2011.
Për herë të parë, Dita Botërore e Radios është shënuar më 13 shkurt të vitit 2012 dhe tashmë është festë e përvitshme.
“Radioja ende mbetet mediumi që arrin audiencën më të gjerë në të gjithë botën, në kohën më të shpejtë të mundur”, thuhet në deklaratën e UNESCO-s.
sot ne Ditën Botërore të Radios, është dhe 83 vjetori të Radio Tiranës, radio qe ka një rrugëtim te gjate qe ne kohen e monizmit dhe deri tani. “Ajo ishte një dritare që na lidhte me botën, ishte një radio qe ndiqej nga te gjithë .ajo qe e bën te bukur radion dhe punonjësit qe punojnë është se “Folësit gjejnë gjithmonë dëgjuesit e tyre. . “Mikrofoni është i shenjtë, dhe ka shumë emocione! dhe kërkon përkushtim shume njohuri dhe maturi dhe një qetësi shpirtërore .
Gëzuar dita botërore e radios! (me Radio Eklipsi)

Pa ty, gjashte muaj...*** Me perveloi malli o bir...kohe pa folur, pa u parë,si te rrihet pa mua, pa vellain, pa motren?...
04/02/2024

Pa ty, gjashte muaj...
***
Me perveloi malli o bir...kohe pa folur, pa u parë,
si te rrihet pa mua, pa vellain, pa motren?!
Numeroj ditet nje e nga nje ,
me vete flas, cu bere o djale
sa shume pa te pare...pa ta degjuar zene!
Biri im, me thuaj ...ç'behet asaj bote,
kur do vish te te takoj nena,
na ka marre malli te gjitheve,
shpirtin, dhimbja po na copton.
Gjashte muaj jetoj e mbytur ne lot,
sytë perde me zune,
cuditem, pa Ty si mbijetoj?!
Dhimbja ime uleret, me lote gjaku flete,
nuk ishte koha bir, te ikje kaq shpejte.
Ç'ishte kjo gjeme, Zoti p***e Ty' te zgjodhi?
Ti ishe i vuajtur gjeri ne kocke o bir,
halle bolle kishe...u rite para kohe.
Dhimbje qe gërvisht trupin,
si dalte qe shkembin thermone,
hap plage qe nuk sherohen, qe flasin.
Ku ta gjeje pergjigjen...çdo dite e vras mendjen,
bire, ku je o drite, ma humbe zerin,
jetone nena, ike ti!
Kupe helmi ikja jote,
me detyrove me funde ta pi, trazuar me lote.
Lote te dala nga shpirti,
lotë gjaku te qelqte, rrjedhin çurg nga zemra.
Per ty, vajton dhe Dielli dhe Hena...
kjo eshte gjema...qyqe u be nena.
kukuvajke qe nuk pushoj, per ty!
Ikja jote me mposhti, me gjunjezoi,
dhimbja per ty, me mbyti ne piken e lotit!
S'me kujtohet kur kam qeshur heren e fundit,
a thua kam qeshur ndonjeher ...?!
Kam harruar vertet, me besoni,
me loteve jetoja dhe dikur, po ky eshte qameti.
Sa te gjata krahet e dhimbjes ,
me kane gllaberuare, cdo dite me tretin.
Fati im, ah sikur ta dija kush te ka shkruar...
do te kerkoja llagari...
pse me godite kaq ashper, thike me dy presa,
thike qe ti keput tendinat e zemres.
Coptuar mishin ne cikerima,
cuditem si qendroj p***eri ne kembe.
E gjithe jeta ime ishte dete me lote,
po kjo dhimbje eshte cunam,
te vertit mes loteve e te mbyte ne oqean...
te mbyte e te nxjere prape ne brege.
Po nena nuk e sheh veten...birin ku e kam???
Ah,ta dije o bir, sa shume me mungon,
do ktheheshe p***eri.
Me thone se je ne qiell,i kthyer ne engjell,
une heren e fundit te lash atje...
ne shtepizen e re, thelle ne t**e.
Te thira forte permes lotit e fjaleve ...
a thua ma degjove zerin aq thelle?
nuk mora pergjigje...
ndoshta qante, qante me mua, i bukuri nenes!
Sa shume te thirra, e prita gjate...
gjithe ai dhe' persiper, si do te me degjoje ?!
Jeta me kishte vrare kaherë
e plaget kishin zene korre,po nuk kisha vdekur,
jetoja me vuajtjen, e ja dilja gjithmone,
edhe permes loteve, sfidoja hallet qe skishin te sosur.
Po kjo dhimbje, me qëlloj me plumb në zemer,
mi keputi krahet e mi shkuli nga trupi...
Me thone se je ne qiell o shpirti i bukur,
me se të fluturoj, si të vi aty ,me krahe keputur?
Dhimbjen e shpirtit, e ktheva ne kandil,
ndezur e mbaj nate e dite,
me lote e mekoj qe te mos fiket...!
Lutem o bir, që të jemë në ëndërr
te zgjohem nga nje zile telefoni,
e zeri jot i bukur...mama si je?!
Shurdhuar me ke lene, po behen gjashte muaj,
por mua me dhembe njesoj cdo dite, ikja jote.
O drite, me thuaj ku te te gjej, dhe do te vi
errësirën do ta kthejë ne drite engjejsh
per te me sjell tek ty!
Dhimbja mbane emrin tend i bukuri i nenes
dhimbje qe me sfilit e me gryen kockat...
Ti e doje shume jeten,
kush te detyroj o shpirte te ikje?!
Në heshtje lutem perpara fotografis tende,
eja biri im i bukur nje nate ne enderr.
Shpirti im, sa do doja te isha ne gjume ,
e dora jote te me zgjonte....
mama, zgjohu erdha une,
o Ponooo me haet petanik....
Eh, sikur te ishte e vertet,
gjithe diten e gjithe naten, do holloja
vetem te te shihja ne tavolin!
Do te vi,edhe pak dite me prite,
6 muaj nga ikja jote...e me duket si sot.
Do te vi o bire,do te vi,
me dhimbjen mbeshtjell shpatullave,
me mallin qe me perveloi xhanin.
Eri, do dalesh te me presesh,
a do ta shoh syrin, a do ta puth gushen?
Ah, i bukuri i nenes,ky ritual u prish,
ti as do me presesh, as do me percjellesh.
Dhimbja ime e perjetshme,
si jetoj unë, pa shpirtin tënd, dhimbja ime,
si mund ti ndal lotet,
kthyer ne dallge qe permbytin boten!
Jeta eshte e poshter, te detyron te jesh e forte
te jetosh pa birin!
Me ka marre malli,sa shume me ka mare
Biri im i bukur qe me mungon ne c'do detaj!
4/2/2024 Shqiponja Panajoti.

15/01/2024

Monolog me dhimbjen ne heshtje!
*
Thone se malli te bene te flasesh me veten e te duket e vertet...
I bukuri nenes me 24 u ben kater muaj qe skemi folur...dhe une prap egzistoj.
A thua atje ne qiell festohet,a ka telefon,a ju lene te flisni me prinderit,vellezer e motra?!
Bjeri njeher telefonit o bir se u pervelova... nese te lene!
E nese nuk ka telefon e nuk te len te flasesh me nenen,ti per inat me eja ne enderr...te te perqafoj e te te puthe sa te me kenaqet zemra...sa shume kam per te te thene!
Kam filluar te flas me veten... shume gjera me jan fshire nga truri...por kjo date e temershme me eshte gdhendur, per te mos u harruar kurre.
Gjithcka me sjelle te ty, te mungesa jote...ikja teper e dhimbshme dhe e pa pritur e as e menduar kurre.
Data 24 e cdo muaji me sjell ty' dhe dhimbjen time te temershme pa funde, pa sherim!
Gjithmone ju thoja: kudo qe te shkoni, amanet jeten,eshte e imja,une jua kam dhuruar, mbrojeni per mua! Cfar ishte ajo qe te ndali zemren,cndodhi me ty o bire,nuk pate kohe te ja tregoje nenes,kush te merziti kaq shume e ta mori jeten, ne donim te shihnim dhender?!!
Megjithate une nuk haroj dote deri sa ti mbyll syte, flas me vete shpesh, flas me kujtimet qe nuk me largohen nga mendja...ajo dite e tmershme shtrire ne ate krevat,ku fjalet e tua me therin ne shpirte.
"Mamaaaa ,pse mu ftohen kembet, sa vap qe eshte , me jep pak uje te ftohte....mamaaaa vdiqa me dhembe koka mbrapa...e dora ime qe kishte 24 ore qe vetem te ferkonte e syte qe mi mbulonte loti ...
mamaaaa vdiqa...oh biri im mos thuaj me keshtu o shpirte se une vdes pa ty. e ti heshtje, duroje disa minuta se nuk mi shihje dote syte me lote. Mama te lodha, te lash pa gjume,pse nuk hecen ky sorumi...dhe une vrapoja si e marre neper koridore te gjeja mjeken qe sdukej gjekundi...p***e mu fshehen te tera...p***e nuk me thane qe biri im po jetonte minutat e fundit?!
O maaaa uje te ftohte dua,plasa...une te lutesha: ha pak buke o shpirte ke dy dite ske futur gje ne goje....uje dua, vetem uje, oh nene vdiqaaaa...E zemra ime therte sikur e shponin njemij shigjeta, lotet pikonin mbi carcafet e bardhe.
Mos e thuaj me o bire, tu befsha kurban, se une vdes pa ty, nuk jetoj me.
Ah te keqen mami ty... thirjet e tua te dhimbshme si ti largoj nga veshi,oshetijne akoma dhe sot: mamaaaa shpetome, mamaaaaa cte beraaa...ah e mjera une ,ti kishe hallin tende o shpirte e mendoje per mua. Ku ta dija e mjera une qe per ty ishin minutat e fundit...te te puthja dhe me shume, te te shtrengoja forte ne krahet e mi e mos te lija te shkoje. Asnjeher nuk mendova se do vdisje, shpresoja se do te kalonte mbas gjithe atyre sorumeve e qetesusa. Ah e mjera une qe sdi kujt te ja ve fain, mjekes, apo ifermjereve qe as e canin koken(sa shume kam per te thene). Por me kote, tani ti u ktheve ne engjell, kushedi ku ndodhesh... edhe pse te thoja une vdese po vdiqe ti...nuk vdiqa! Sa doja te vdisja, vetem une e diiii...smunda te vrisja veten.
Sa shume tu luta, merme o bir dhe mua atje ku je ti....
Por ti nuk me more, je merzitur me mua qe nuk te shpetova dote. Ketej ne kete bote une jetoj me kujtimin tende e mbytur ne lote. Jetoj me fjalet e vellait tende: te lutem o ma, je edhe nena ime e une s'dua qe te vdesesh. Jeto per mua per motren ,qe te mos e harojme kurre Erin. Ah ta dish sa ju mungon...sa shume !
E çuditshme eshte jeta, mundohesh te ngrihesh edhe pasi je perplasur per t**e me shpirtin mbushur me dhimbje, e te vazhdosh te hecesh ,te jetosh per ata qe na duan shume.
Vazhdoj te jetoj me dhimbje, me lote, e kam aritur ne nje pike ku kuptoj se ajo qe deshirojme me shume se cdo gje tjeter nuk mund ta kemi.
E çuditshme eshte jeta vertet.
Me ka perplasur ne t**e, me ka mbuluar me dhimbje, me ka mbytur ne detin halleve e loteve. Une prap mundohem ti j*pe vetes nje arsye me teper cdo dite, te jetoj per djalin e madh, per vajzen per nipat, per te gjithe ata qe me duan, motra vellezer. Te mos ju le dhimbje ne shpirte, ashtu si ti i bukuri nenes, qe me le mua!
Nata per mua eshte varre,nuk dua ti mbyll syte, s'dua te te largoj nga mendja asnje sek...ndaj fle shume vone afer mengjezit.
Kjo me ben te harroj qe ke ikur, e sapo zgjohem pres te me telefonosh qe ta degjoj zerin. Ti edi qe mua nje dite me dukej nje vite...
Ngrihem ne mengjes e nxitoj te behem gati se mos me mer me kamera. Shkoj ne pasyre per te rregulluar floket dhe papritur me del fytyra jote e une degjoj zerin tende ''sa e bukur je o mam''(keshtu me thoje shpesh)! Me permendin lotet e menjeher i them vetes; sa e shpifur, akoma shihesh ne pasqyre, me djalin vdekur! Zeri jot vazhdon me flete: lyeu, se ngjane sikur qane, ndaj te duket vetja e shpifur. Asnje telefon nuk kam ne dore,as tendin ,as timin...ah o bir ,ti nuk me largohesh nje sekonde nga mendja...as telefoni jote nuk heshte se te shkruajn miq e shoke ,une e mbaj te hapur, me duket sikur te kam te gjalle ne shtepi( genjeshter e bukur)
Ne 24 shkurte bene 6 muaj qe me ke lene vetem, shurdhe, te tjetersuar, kufome qe hecen qe flet...me dhimbjen tende perqafuar!
Edhe pse disa momente me bejne te ndihem keq, p***eri i mbaj brenda vetes, si largoj kurre nga mendja bashke me njemije pyetjet e mija, p***e vall mua, ty' biri im i bukur !
Eh, keto festat...premtimi jote: per Vitin e ri do jemi bashke ne nje tryeze ne Korce te gjithe,une me Suelen,Geni me Niden dhe femijet,Ela me Julin dhe djalin e do te kenaqemi(sa e kam enderuar nje dite te tille) ...sa e pa fat qe jam.
Po c'festa o bir, kurre te mos gezoja, vetem Ty' te te kisha...na prishe carkun ,na le ne dhimbje ne lote te gjithve. Po c'theme une e marra,ti nuk doje te ikje...ti e doje jeten shume. Sa pune le ne mes....sa plane i prishe....sa te mjeruar jemi pa ty. Per mua ska me festa as gezime.
Pa ty me duket toka shkretetire, boshe, mengjezet te trishta, pa diell. Qielli sterre, shi, vetetima e bubullima, nata pa hene, pa yje...gjithcka ka ngrire! Qe diten qe ike, flas me vete, per ty me ty ne kujtimet e panumurta...e cfar s'te them e te tregoj, por ti si gjithmone fjale pake, nuk me tregon asgje per atje ku ke shkuar!
Jeta ime pa ty nuk ka deshira, syte e mi jane me lote te perjetshem. Zemra ime jeton se nuk vdes dote, shpirti im nuk ka me enderra, pa ty cdo gje me duket bosh!
Ne borxh jam me vellain, motren tende, mi more te gjitha me vete, vetem per ty flasim...edhe pse i dua shume kam haruar te jua theme, si jua thosha.
Po iken ky vite qe me preu ne bese, ma shemtoi jeten, me helmoi gjak e zemer, syt mi qerroi loti asgje me nuk shohe,harruar kam veten.
Ma gjej nje arsye i bukuri i nenes qe te gezoj...nese do me duhej te jepja vitet e mija e ti te ishe ketu ne mesin tone, sa e lumtur do te isha!
Ah se harrova...bir, i bukuri im, a te jan sheruar dhimbjet, a ka kush te bene hyzmet...po ti nuk deshe asnji pervec nenes...thirem se me vrap do vi, thirem!!!
(e marre, kush vajti ne ate bote e erdhi p***eri te na tregoj c'behet ...enderra te grisura, te nenave per bijte)
****
28 dhjetor 2023

07/01/2024

Ne ketë nderim vitesh nuk erdhe...
*
Kujtimet e tua biri nenës,
çdo dite me vijnë rreth meje,
flasin e zhurmojnë, me pyesin si jam
Veshur në të zeza, dikur me tmerronin,
sot, me asnjë ngjyre nuk i nderoj...
nuk di cfar përgjigje te ju j*p.
*
Nuk mbajta zi as per baban qe iku i ri,
as per nenën qe e desha me shume se syt...
e kaq vite me radhe, qaj per te dy
po per ty i bukuri im qe dheu te rendon persiper
nuk dua te zbardhem me, asnje dite !
*
Një dhimbje madhështore, shtohet, shtohet
përmes zemrës lëshuar rrënje ne çdo molekul te trupit.
Ditët duken teper te gjata e nata e tmerrshme,
duke ëndërruar; vetëm pakëz te te shoh, me le në pritje
fati na ndau, po te kam ne shpirte!
*
Ike pa dëshire, me dhimbje qe su gjende ilaç askund,
Nje ikje kaq e hidhur, pa lamtumire
me thirjen tende te fundit; mama shpetom...
Zoti keshtu donte te me merte birin,
te me lente mua si kufome, te vajtoj naten e diten.
Ah o Zot, te ikja une mbi shpatullat e tija!
*
E përhumbur jam, hapat i terheq zvarre,
ky vite erdhi me pengun ne zemer...
bire, ne telefon p***e nuk me ke mare??
Nuk te erdha o bire ne shtepin tende,
ndaj ke rene ne heshtje...
u lodhe duke me pritur, brenga ime!?
Fale mamin, se jam kaq larg
une jam aty pran teje, me shpirtin dhe qenien time.
*
I ftohti kërcet dhembet, viti i vjetër iku i mërzitur
as e përcolla as e prita...dyert e shpirtit i mbylla me dryne.
Te prita ne ballkon deri vone bir, me dritat fikur
shpresoja se engjejt vijne, per te pershendetur nenat
u kallkanosa duke te pritur, shpirti i deshiruar pervelonte
duke pritur urimin si çdo vite qe me uroje!
*
Te tjere vite do te vijne, e te vjetrit do shkojne,
do te pres cdo dite me brenge pa shpres me mall,
se do te kthehen ato kohe kur ishim bashke.
Te zymta ditet nje e nga nje do te ikin,
pa zerin, pa fjalet e tua, pa puthje e perqafime
qe me mungojne tmeresisht...
Eja bir nëse ma degjon zerin...eja sa te te shohim
na mungon tmerrësisht o i miri nenës!
7/1/2024 Panajoti.

Address

Korce
Korçë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Eklipsi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category