10/10/2022
https://www.facebook.com/653809821331294/posts/5691168954261997/?d=n
9 Tetori shënon Ditën ndërkombëtare të Postave.
Në 9 Tetor 1874, delegatët nënshkruan Traktatin e Bernes dhe themeluan Unionin e Përbotshëm Postar. Numri i vendeve që ishin anëtare të Unionit të Përgjithshëm Postar u rrit me shpejtësi dhe emri i unionit u ndryshua në Unioni Universal Postar në vitin 1878.
Në vitin 1948, Unioni Universal Postar u bë një Agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara. Kongresi i 16 i Unionit Universal Postar u zhvillua në Tokio, Japoni, nga data 1 Tetor - 16 Nëntor 1969.
Gjatë kësaj konference delegatët votuan për të shpallur datën 9 Tetor të çdo viti si Ditën Botërore të Postës.
Puna e Unionit të Përbotshëm Postar vazhdon të jetë shumë e rëndësishme për komunikimin global dhe tregtinë, madje edhe në epokën e komunikimit digjital.
Dita Botërore e Postës përkon me përvjetorin e themelimit të Unionit të Përbotshëm Postar (UPU) në vitin 1874 në kryeqytetin e Zvicrës, Bern.
Qëllimi i Ditës Botërore të Postës është të sensibilizojë tek qytetarët rolin e shërbimit postar në jetën e përditëshme. Kjo ditë e shënuar për të gjithë administratat postare festohet në mënyra të ndryshme. Në disa vende,
Shumë Administrata Postare e përdorin këtë event për të prezantuar apo promovuar produkte dhe shërbime të reja postare.