Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO

Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO Faqja zyrtare e Universitetit "Fan S. Noli", Korçë

📸𝐅𝐎𝐓𝐎𝐀𝐋𝐁𝐔𝐌┃ Takimi i organizuar sot me studiuesin Vehbi Miftari autor i botimit 𝗘𝗧𝗥𝗢𝗟𝗘𝗧𝗥𝗔 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗘 – 𝗥𝗔𝗣𝗢𝗥𝗧𝗜 𝗜 𝗟𝗘𝗧𝗘̈𝗥𝗦𝗜𝗦𝗘̈...
18/12/2025

📸𝐅𝐎𝐓𝐎𝐀𝐋𝐁𝐔𝐌┃ Takimi i organizuar sot me studiuesin Vehbi Miftari autor i botimit 𝗘𝗧𝗥𝗢𝗟𝗘𝗧𝗥𝗔 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗘 – 𝗥𝗔𝗣𝗢𝗥𝗧𝗜 𝗜 𝗟𝗘𝗧𝗘̈𝗥𝗦𝗜𝗦𝗘̈ 𝗠𝗘 𝗘𝗧𝗡𝗢𝗞𝗨𝗟𝗧𝗨𝗥𝗘̈𝗡 𝗗𝗛𝗘 𝗞𝗢𝗠𝗕𝗙𝗢𝗥𝗠𝗜𝗠𝗜𝗡.

📖Studiuesi Miftari u prit fillimisht në takim nga rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi e më pas në mjediset e Bibliotekës "Kongresi i Manastirit" zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë me staf akademik, studentë e të ftuar të tjerë.🎓

🤝Takimi u organizua nga departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë.

💫Botohet nga Këshilli i Qarkut Korçë përmbledhja e Akteve të Simpoziumit Shkencor “Llazar (Zai) Fundo- Figurë e shquar e...
17/12/2025

💫Botohet nga Këshilli i Qarkut Korçë përmbledhja e Akteve të Simpoziumit Shkencor “Llazar (Zai) Fundo- Figurë e shquar e mendimit shqiptar dhe evropian” të përgatitura nga Universiteti "Fan S. Noli". 🤝

💫SENATI AKADEMIK MIRATOI PROJEKTRAPORTIN VJETOR NË MËSIMDHËNIE DHE KËRKIM SHKENCOR PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025 🎓🔸Sot Un...
17/12/2025

💫SENATI AKADEMIK MIRATOI PROJEKTRAPORTIN VJETOR NË MËSIMDHËNIE DHE KËRKIM SHKENCOR PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025 🎓

🔸Sot Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi analizën vjetore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor për vitin akademik 2024-2025.

🔸Takimin e hapi rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i cili u shpreh se Universiteti “Fan S. Noli” ka ndërtuar misionin e tij mbi tre shtylla themelore: mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe shërbimin ndaj komunitetit. Rektori paraqiti shkurtimisht disa nga arritjet më të rëndësishme të vitit akademik 2024-2025 në këto tre drejtime.

"𝑈 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑖𝑟𝑒̈𝑠𝑢𝑎 𝑜𝑓𝑒𝑟𝑡𝑎 𝑎𝑘𝑎𝑑𝑒𝑚𝑖𝑘𝑒 𝑚𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑔𝑟𝑎𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑗𝑎 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑖𝑚𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑢𝑡ℎ𝑗𝑒 𝑚𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑒𝑠𝑎𝑡 𝑒 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑢𝑡. 𝑁𝑗𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑚𝑒𝑛𝑑𝑗𝑒 𝑒 𝑣𝑒𝑐̧𝑎𝑛𝑡𝑒̈ 𝑖𝑢 𝑘𝑢𝑠ℎ𝑡𝑢𝑎 𝑝𝑟𝑜𝑔𝑟𝑎𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑑𝑖𝑠𝑖𝑝𝑙𝑖𝑛𝑜𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑝𝑢𝑛𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑘𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒. 𝑃𝑟𝑖𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡 𝑖 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒̈𝑛𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑎𝑠ℎ𝑡𝑢 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑏𝑢𝑠ℎ𝑗𝑒𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑠𝑡𝑎𝑛𝑑𝑎𝑟𝑑𝑒𝑣𝑒 𝑙𝑖𝑔𝑗𝑜𝑟𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑎𝑘𝑟𝑒𝑑𝑖𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑔𝑟𝑎𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑜𝑡 𝑟𝑟𝑒𝑡ℎ 75% 𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑔𝑟𝑎𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑘𝑟𝑒𝑑𝑖𝑡𝑢𝑎𝑟𝑎. 𝑁𝑗𝑒̈ ℎ𝑎𝑝 𝑖 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑚𝑜𝑑𝑒𝑟𝑛𝑖𝑧𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑘𝑢𝑟𝑟𝑖𝑘𝑢𝑙𝑎𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑖𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑚𝑒𝑡𝑜𝑑𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑑ℎ𝑒̈𝑛𝑖𝑒𝑠. 𝐼𝑛𝑜𝑣𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑑ℎ𝑒̈𝑛𝑖𝑒 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑖𝑟𝑒̈𝑠𝑢𝑎𝑟 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑠 𝑝𝑒̈𝑟𝑑𝑜𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑙𝑎𝑡𝑓𝑜𝑟𝑚𝑒̈𝑠 𝐶𝑙𝑒𝑎𝑛𝑆𝑐𝑜𝑟𝑒.
𝑁𝑗𝑒̈ 𝑒𝑙𝑒𝑚𝑒𝑛𝑡 𝑘𝑦𝑐̧ 𝑖 𝑝𝑟𝑜𝑔𝑟𝑒𝑠𝑖𝑡 𝑡𝑜𝑛𝑒̈ 𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑘𝑢𝑎𝑙𝑖𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑠𝑡𝑎𝑓𝑖𝑡 𝑎𝑘𝑎𝑑𝑒𝑚𝑖𝑘 𝑚𝑒 𝑡𝑖𝑡𝑢𝑗 𝑒 𝑔𝑟𝑎𝑑𝑎 𝑠ℎ𝑘𝑒𝑛𝑐𝑜𝑟𝑒.
𝑁𝑒̈ 𝑓𝑢𝑠ℎ𝑒̈𝑛 𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑠ℎ𝑘𝑒𝑛𝑐𝑜𝑟 𝑜𝑏𝑗𝑒𝑘𝑡𝑖𝑣𝑖 𝑘𝑟𝑦𝑒𝑠𝑜𝑟 𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑟𝑟𝑖𝑡𝑗𝑎 𝑒 𝑣𝑒𝑝𝑟𝑖𝑚𝑡𝑎𝑟𝑖𝑠𝑒̈ ℎ𝑢𝑙𝑢𝑚𝑡𝑢𝑒𝑠𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈𝑠𝑖𝑡𝑒̈ 𝑘𝑟𝑦𝑒𝑠𝑜𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑡𝑎𝑛𝑑𝑎𝑟𝑑𝑖𝑧𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑠𝑎𝑗 𝑠𝑖𝑝𝑎𝑠 𝑝𝑎𝑟𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑒𝑡𝑖𝑘𝑒̈𝑠 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑖𝑚. 𝑁𝑒̈ 𝑘𝑢𝑎𝑑𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑘𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑖𝑧𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑜𝑓𝑒𝑟𝑡𝑒̈𝑠 𝑎𝑘𝑎𝑑𝑒𝑚𝑖𝑘𝑒 𝑣𝑙𝑒𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑡ℎ𝑒𝑘𝑠𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑗𝑒𝑘𝑗𝑎 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑎 𝑛𝑗𝑒̈𝑠𝑖𝑣𝑒 𝑏𝑎𝑧𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑟𝑖𝑡𝑢𝑟 𝑜𝑓𝑒𝑟𝑡𝑒̈𝑛 𝑎𝑘𝑎𝑑𝑒𝑚𝑖𝑘𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑝𝑙𝑖𝑘𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒𝑡𝑜𝑑𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑗𝑎 𝑚𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑑ℎ𝑒̈𝑛𝑖𝑒𝑗𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑙𝑖𝑑ℎ𝑒𝑛 𝑚𝑒 𝑚𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑖𝑠𝑡𝑎𝑛𝑐𝑒̈.
𝑀𝑏𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒𝑡𝑗𝑎 𝑓𝑖𝑛𝑎𝑛𝑐𝑖𝑎𝑟𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑟 𝑎𝑠𝑝𝑒𝑘𝑡 𝑖 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑒̈𝑚. 𝐺𝑗𝑎𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖𝑡𝑖𝑡 𝑎𝑘𝑎𝑑𝑒𝑚𝑖𝑘 2024-2025 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑚𝑏𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒𝑡𝑢𝑟 8 𝑝𝑟𝑜𝑗𝑒𝑘𝑡𝑒 𝑚𝑒 𝑓𝑜𝑛𝑑𝑒𝑡 𝑒 𝑈𝑛𝑖𝑣𝑒𝑟𝑠𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑡, 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑓𝑖𝑛𝑎𝑛𝑐𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝑝𝑟𝑜𝑔𝑟𝑎𝑚𝑒 𝑠𝑖 𝑅𝐸𝐴𝐷, 𝐴𝐾𝐾𝑆𝐻𝐼, 𝑃𝐼𝐾𝑆𝐻, 𝑠𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑖𝑛𝑖𝑐𝑖𝑎𝑡𝑖𝑣𝑎𝑡 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑘𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒 𝐸𝑅𝐴𝑆𝑀𝑈𝑆+, 𝐶𝑂𝑆𝑇 𝑑ℎ𝑒 𝐶𝐸𝐸𝑃𝑈𝑆. 𝑃𝑒̈𝑟 ℎ𝑒𝑟𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑒̈ 𝑈𝑛𝑖𝑣𝑒𝑟𝑠𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖 𝑦𝑛𝑒̈ 𝑓𝑖𝑡𝑜𝑖 𝑠𝑖 𝑙𝑖𝑑𝑒𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑗𝑒𝑘𝑡𝑖𝑛 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑘𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟 𝑆𝐼𝑁𝐶𝐸𝑅𝐸.
𝑁𝑗𝑒̈ 𝑝𝑟𝑖𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡 𝑖 𝑣𝑒𝑐̧𝑎𝑛𝑡𝑒̈ 𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑠ℎ𝑖𝑟𝑗𝑎 𝑒 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑒𝑛𝑡𝑒̈𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑎𝑘𝑡𝑖𝑣𝑖𝑡𝑒𝑡𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑛𝑦𝑟𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑐̧𝑎𝑛𝑡𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑖𝑚.
𝐺𝑗𝑎𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑖𝑗 𝑣𝑖𝑡𝑖 𝑢𝑛𝑖𝑣𝑒𝑟𝑠𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖 𝑘𝑎 𝑎𝑟𝑟𝑖𝑡𝑢𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑓𝑜𝑟𝑐𝑜𝑗𝑒̈ 𝑙𝑖𝑑ℎ𝑗𝑒𝑡 𝑚𝑒 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑒𝑘𝑡𝑜𝑟𝑖𝑛 𝑝𝑟𝑖𝑣𝑎𝑡, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑜𝑓𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑖𝑚𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑖𝑚𝑜𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑠𝑝𝑒𝑐𝑖𝑎𝑙𝑖𝑧𝑢𝑎𝑟𝑎, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑜𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑢𝑎𝑟 𝑠𝑒𝑚𝑖𝑛𝑎𝑟𝑒, 𝑡𝑟𝑎𝑗𝑛𝑖𝑚𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑎𝑘𝑡𝑜𝑟𝑒̈𝑡 𝑙𝑜𝑘𝑎𝑙𝑒̈, 𝑠𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑝𝑢𝑛𝑖𝑚𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑗𝑒𝑘𝑡𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑖𝑚𝑜𝑟𝑒"...

📚 🔍 Më pas u prezantua e detajuar veprimtaria e Universitetit në fushën e mësimdhënies nga zëvendësrektori për mësimin, prof. as. dr. Lorena Zeqo dhe në fushën e kërkimi shkencor nga zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko.

📄Pas prezantimit dhe diskutimit mbi arritjet dhe sfidat e vitit akademik 2024-2025, sa i takon prioriteteve dhe drejtimeve kryesore për vitin pasardhës, rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi nënvizoi se motivi udhëheqës i punës do të vazhdojë të jetë rritja e cilësisë së mësimdhënies, forcimi i kërkimit shkencor, ndërkombëtarizimi dhe përshpejtimi i digjitalizimit, duke i konsideruar këto procese jo vetëm si investime në infrastrukturë dhe kapitale materiale, por mbi të gjitha si investime në kapitalin njerëzor: stafin akademik, administrativ dhe studentët.🧑‍🎓👩‍🎓

🎓Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti "Fan S. Noli" morën pjesë në një leksion të hapur të org...
17/12/2025

🎓Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti "Fan S. Noli" morën pjesë në një leksion të hapur të organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale.🤝

💫ERASMUS+ TEACHING MOBILITY- PEDAGOGIA E UNIKO,  PHD. ELONA KODHEL MBAN NJË SERI LEKSIONESH NË UNIVERSITETIN ARISTOTELI ...
17/12/2025

💫ERASMUS+ TEACHING MOBILITY- PEDAGOGIA E UNIKO, PHD. ELONA KODHEL MBAN NJË SERI LEKSIONESH NË UNIVERSITETIN ARISTOTELI TË SELANIKUT 🌎

ℹ️Nga data 8–12 dhjetor 2025, në kuadër të programit Erasmus+ Teaching Mobility për stafin akademik, phd. Elona Kodhel pedagoge pranë departamentit të Shkencave Sociale, FSHNH.UNIKO realizoi një mobilitet mësimdhënieje në departamentin e Shkencave Politike, në Aristotle University of Thessaloniki (AUTH), Greqi.

📚Në këtë mobilitet ajo mbajti një seri leksionesh të integruara në programet e studimit Bachelor dhe Master, në bashkëpunim edhe me stafin akademik të AUTH.

🌎Leksionet u fokusuan në temat e integrimit evropian, europianizimit dhe reformimit të politikave publike, me theks të veçantë në Arsimin e Lartë dhe vendet kandidate të Bashkimit Evropian.

👩‍🎓🧑‍🎓Veprimtaria mësimdhënëse u shoqërua me diskutime dhe me përfshirje aktive të studentëve, duke reflektuar qasje bashkëkohore teorike dhe empirike nga konteksti evropian dhe ai rajonal.

🤝Sipas pedagoges Kodhel ky mobilitet kontribuoi në shkëmbimin e praktikave akademike, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimin e përvojës mësimdhënëse ndërkombëtare, duke rritur më tej prezencën dhe angazhimin e Universitetit “Fan S. Noli” në programin Erasmus+ dhe në rrjetet akademike evropiane.🌎

💫STUDENTË TË FSHNH DHE FB MORËN PJËSË NË KAMPIN NDËRKUFITAR TË UNAZIMIT TË SHPENDËVE NË LIQENIN E PRESPËS SË MADHE 🕊️🎓Ed...
17/12/2025

💫STUDENTË TË FSHNH DHE FB MORËN PJËSË NË KAMPIN NDËRKUFITAR TË UNAZIMIT TË SHPENDËVE NË LIQENIN E PRESPËS SË MADHE 🕊️

🎓Edhe këtë vit studentë të departamentit të Biologji-Kimisë, FSHNH.UNIKO dhe studentë të Fakultetit të Bujqësisë, UNIKO morën pjesë në Kampin Ndërkufitar të Unazimit të Shpendëve në liqenin e Prespës së Madhe të organizuar nga Zyra Rajonale e PPNEA Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

🔸Nën drejtimin e ekspertit z. Grigor Jorgo, studentët së bashku me përfaqësues të stafit të këtyre fakulteteve u bënë pjesë e ekspeditës 2-ditore, ku u zhvillua kapja dhe unazimi i rreth 20 shpendëve. 🕊️

👩‍🎓🧑‍🎓Është i rëndësishëm të theksohet interaktiviteti, përvoja dhe praktikat me fokus mbrojtjen e biodiversitetit të përfituara nga studentët tanë.

🔸Ky është edhe qëllimi i këtij aktiviteti, i cili synon jo vetem rritjen e kapaciteteve të të rinjve, por edhe aftësimin e tyre në praktikën e zbatuar në terren krahas formimit akademik e teorik të studenteve.📚

🤝Gjithashtu, veprimtari të tilla forcojnë edhe bashkëpunimet ndërinstitucionale.

Teknologji Ushqimore

💫Univesiteti "Fan S. Noli"🎓 ju fton në një mbrëmje të veçantë, ku fjala, arti dhe shpirti i festave të fundvitit gërshet...
16/12/2025

💫Univesiteti "Fan S. Noli"🎓 ju fton në një mbrëmje të veçantë, ku fjala, arti dhe shpirti i festave të fundvitit gërshetohen në një përjetim të denjë për këtë kohë.

🗓️Data 17 Dhjetor
⏱️Ora. 17:00
📌 Vendi Goding e Rektoratit

Jeni të mirëpritur!

16/12/2025

“WORD OF THE YEAR FESTIVAL 2025”-VEPRIMTARI ME STUDENTË TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA

Departamenti i Gjuhëve të Huaja organizoi me studentët e programit të studimit Bachelor në "Gjuhë Angleze" një veprimtari akademike dhe festive njëkohësisht në prag të festave të këtij fundviti të titulluar “Word of the Year Festival 2025”.

Sipas përgjegjëses së Departamentit, prof. as. dr. Erjola Qafzezi veprimtaria synon të krijojë një hapësirë reflektimi dhe kreativiteti, ku studentët prezantojnë dhe diskutojnë fjalët dhe shprehjet që kanë karakterizuar diskursin publik, kulturën dhe komunikimin e përditshëm gjatë vitit 2025.

Aktiviteti u zhvillua në një frymë festive, duke shënuar mbylljen e vitit akademik përmes gjuhës, kreativitetit dhe ndarjes së ideve.

Në mbyllje të takimit për studentët u shpërndanë dhuratë fjalorë anglisht–anglisht për dy kategori: Best Word of the Year Presentation dhe Most Creative Christmas Neologism.

💫Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë, Fakulteti i Edukimit dhe iFilologjisëorganizon një bisedë me studiuesinVehbi Mif...
16/12/2025

💫Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë, Fakulteti i Edukimit dhe iFilologjisë
organizon një bisedë me studiuesin
Vehbi Miftari mbi studimin:

𝗘𝗧𝗥𝗢𝗟𝗘𝗧𝗥𝗔 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗘 – 𝗥𝗔𝗣𝗢𝗥𝗧𝗜 𝗜 𝗟𝗘𝗧𝗘̈𝗥𝗦𝗜𝗦𝗘̈ 𝗠𝗘 𝗘𝗧𝗡𝗢𝗞𝗨𝗟𝗧𝗨𝗥𝗘̈𝗡 𝗗𝗛𝗘 𝗞𝗢𝗠𝗕𝗙𝗢𝗥𝗠𝗜𝗠𝗜𝗡

🗓️Data 18 dhjetor 2025
⏱️Ora 11:00
📌 Vendi Biblioteka “Kongresi i Manastirit”, FEF

🤝𝘉𝘈𝘚𝘏𝘒Ë𝘗𝘜𝘕𝘐𝘔𝘐 𝘕𝘋Ë𝘙𝘐𝘕𝘚𝘛𝘐𝘛𝘜𝘊𝘐𝘖𝘕𝘈𝘓💫𝐒𝐇𝐊𝐄𝐍𝐂𝐀𝐓 𝐕𝐄𝐓𝐄𝐑𝐈𝐍𝐀𝐑𝐄 𝐈𝐒𝐇𝐈𝐍 𝐍Ë 𝐅𝐎𝐊𝐔𝐒 𝐓Ë 𝐍𝐉Ë 𝐓𝐑𝐀𝐉𝐍𝐈𝐌𝐈 𝐓Ë 𝐙𝐇𝐕𝐈𝐋𝐋𝐔𝐀𝐑 𝐍Ë 𝐅𝐀𝐊𝐔𝐋𝐓𝐄𝐓𝐈𝐍 𝐄 𝐁𝐔𝐉𝐐Ë𝐒𝐈𝐒...
16/12/2025

🤝𝘉𝘈𝘚𝘏𝘒Ë𝘗𝘜𝘕𝘐𝘔𝘐 𝘕𝘋Ë𝘙𝘐𝘕𝘚𝘛𝘐𝘛𝘜𝘊𝘐𝘖𝘕𝘈𝘓

💫𝐒𝐇𝐊𝐄𝐍𝐂𝐀𝐓 𝐕𝐄𝐓𝐄𝐑𝐈𝐍𝐀𝐑𝐄 𝐈𝐒𝐇𝐈𝐍 𝐍Ë 𝐅𝐎𝐊𝐔𝐒 𝐓Ë 𝐍𝐉Ë 𝐓𝐑𝐀𝐉𝐍𝐈𝐌𝐈 𝐓Ë 𝐙𝐇𝐕𝐈𝐋𝐋𝐔𝐀𝐑 𝐍Ë 𝐅𝐀𝐊𝐔𝐋𝐓𝐄𝐓𝐈𝐍 𝐄 𝐁𝐔𝐉𝐐Ë𝐒𝐈𝐒Ë 𝐍𝐆𝐀 𝐔𝐑𝐃𝐇𝐑𝐈 𝐈 𝐌𝐉𝐄𝐊𝐔𝐓 𝐕𝐄𝐓𝐄𝐑𝐈𝐍𝐀𝐑 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑

🔸Në Fakultetin e Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” u organizua një trajnim në vijimësi të bashkëpunimit me Urdhri Mjekut Veterinar.

🎓Krahas stafit dhe studentëve në takim ishin të pranishëm edhe mjekët veterinerë e specialistë të fushës së veterinarisë. 🩺🐾

📄Në këtë trajnim u refruan tema mjaft interesante në lidhje me “Organizatat Ndërkombëtare të Lidhura me Veterinarinë” nga prof. Gani Moka; “Diagnostikimi i Shpejtë, Trajtimi dhe Parandalimi i Sëmundjes Zoonotike të Leishmaniozës nga prof. Dhimitër Rapti; prof. Rezart Postoli solli studimin “Kolikat tek kuajt. Sfidat diagnostike, menaxhim praktik dhe parandalimi” dhe prof. Xhelil Koleci u ndal në “Sëmundjet infektive. Lija e dhenve dhe e dhive”.

🤝Nga UPMVSH u shprehën vlerësime për hapësira të tilla akademike që forcojnë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve universitare dhe organizmave rregullatorë, duke kontribuar në rritjen e cilësisë profesionale dhe formimin e brezit të ri të mjekëve dhe teknikeve veterinarë.

Teknologji Ushqimore

🔸Përkujtohet në Universitetin “Fan S. Noli” 83- vjetori i ndarjes nga jeta të Faik Bej Konicës, një prej mendjeve më të ...
15/12/2025

🔸Përkujtohet në Universitetin “Fan S. Noli” 83- vjetori i ndarjes nga jeta të Faik Bej Konicës, një prej mendjeve më të ndritura të kulturës shqiptare.

🔸Veprimtaria vjen si një bashkëpunim midis departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, departamentit të Gjuhëve të Huaja dhe Këshilli Qarkut Korçë. 🤝

Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

💫Departamenti i Gjuhëve të Huaja dhe studentët e programit të studimit Bachelor në "Gjuhë Angleze" organizojnë veprimtar...
15/12/2025

💫Departamenti i Gjuhëve të Huaja dhe studentët e programit të studimit Bachelor në "Gjuhë Angleze" organizojnë veprimtarinë akademike dhe festive
“𝐖𝐨𝐫𝐝 𝐨𝐟 𝐭𝐡𝐞 𝐘𝐞𝐚𝐫 𝐅𝐞𝐬𝐭𝐢𝐯𝐚𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟓”

🎓Kjo veprimtari synon të krijojë një hapësirë reflektimi dhe kreativiteti, ku studentët prezantojnë dhe diskutojnë fjalët dhe shprehjet që kanë karakterizuar diskursin publik, kulturën dhe komunikimin e përditshëm gjatë vitit 2025. Aktiviteti do të zhvillohet në një frymë festive, duke shënuar mbylljen e vitit akademik përmes gjuhës, kreativitetit dhe ndarjes së ideve.

📅 16 dhjetor 2025

⏰ Ora 11:00

📍 Biblioteka FEF

🎁 Në përfundim të aktivitetit do të ndahen dhurata (fjalorë anglisht–anglisht) për dy kategori:

- Best Word of the Year Presentation
- Most Creative Christmas Neologism

Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të festuar gjuhën, kreativitetin dhe frymën e fundvitit! ✨

Address

Bulevardi Rilindasit 11
Korçë
7001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO:

Share