28/07/2025
💫UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, DREJT AKREDITIMIT TË PLOTË TË OFERTËS AKADEMIKE
📃Edhe 9 programe të tjera studimi akreditohen zyrtarisht, duke marrë vlerësime pozitive dhe të larta, arritje që u japin studentëve dhe prindërve të tyre sigurinë se kanë zgjedhur ose po zgjedhin një institucion të certifikuar, me standarde të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.
🔍 Vlerësimet e vazhdueshme pozitive dhe të larta në proceset e akreditimit institucional dhe të programeve të studimit konfirmojnë cilësinë e mësimdhënies, kurrikulave të përditësuara, stafit akademik të kualifikuar e të përkushtuar dhe infrastrukturës bashkëkohore që ofron Universiteti “Fan S. Noli”.
📈 Universiteti ynë ndërton ura të forta midis arsimit dhe punësimit. Programet tona të studimit sigurisht që u përshtaten dëshirave, pasionit dhe interesave të të rinjve, por njëkohësisht janë ndërtuar mbi analiza konkrete të kërkesave të tregut të punës në Shqipëri dhe më gjerë.
👩🎓👨🎓Në UNIKO, studentët përgatiten jo vetëm për diplomë, por për jetë profesionale të qëndrueshme, konkurruese dhe me perspektivë për të ardhmen e tyre si profesionistë.
🌟 Kjo arritje është dëshmi e vizionit afatgjatë të Universiteti tonë, që vendos STUDENTIN në qendër të çdo nisme, që investon vazhdimisht në cilësi dhe që punon për arsim cilësor dhe të dobishëm.
📌 Tashmë, kur jemi në një moment kaq të rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve, kur zgjedhja e Universitetit përbën një hap kyç drejt realizimit të ëndrrave profesionale, Universiteti “Fan S. Noli” është dhe mbetet zgjedhja e duhur.
Zgjidh një Universitet të Akredituar!
Zgjidh një të Ardhme të Sigurt!
🗂 Disa nga programet e studimit akredituar së fundi:
Programi i përbashkët i studimit Master Profesional në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”, i Akredituar me kohëzgjatjen prej 4 vite; programi i studimit Master Profesional në “Drejtim Agrobiznesi”, i Akredituar me kohëzgjatjen prej 5 vite; programi i studimit Master Profesional në “Menaxhim i Turizmit, Atraksioneve dhe Eventeve”, i akredituar me kohëzgjatjen prej 4 vite; programi i studimit Bachelor në “Menaxhim në Turizëm dhe Mikpritje”, i akredituar me kohëzgjatjen prej 4 vite; programi i studimit Master i Shkencave në “Kulturë, Media dhe Editim”, i akredituar me kohëzgjatjen prej 5 vite; programi i studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknika të Prodhimit të Farave dhe Fidanëve” i akredituar me kohëzgjatjen prej 5 vite etj.
🏫UNIKO – Aty ku fillon Suksesi për Ty!
Fakulteti i Ekonomisë - UNIKO
FSHNH.UNIKO
Departamenti i Gjuhëve të Huaja UNIKO - Faqja Zyrtare
Departamenti HistoriGjeografi
Sektori i Karrierës Studentore dhe Alumni - Universiteti "Fan S. Noli"
Departamenti i Edukimit-Universiteti Fan S.Noli Korçë
Teknologji Ushqimore
Biblioteka Shkencore - Universiteti "Fan S. Noli", Korçë