Gjergj Kastrioti Mbreti Shqipëtarvë përgjithmonë.

Gjergj Kastrioti  Mbreti Shqipëtarvë përgjithmonë. Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj, 🦅🇦🇱💪

27/11/2025

⚔️🔥 “ Zëri i Gjakut Kastriotit” 🔥⚔️

“Unë jam ai që nuk u përkul kurrë,
ai që u ngrit kur të tjerët ranë.
Jam gjaku i Arbërisë, i rrënjëve që nuk i shkel askush pa dhënë hesap.

Unë jam Kastrioti.

trashëgimtar Iliro-Pellazg🦅🇦🇱 dhe me këtë gjak nuk ka derë që më mbyllet përballë.
Unë nuk kërkoj leje, as falje.
Unë marr atë që është e imja – me besë, me shpirt, me hekur.

Kur më dolën përpara,
u thashë:
“Largohuni, se hapat e mi janë më të lashtë se frika juaj.”

Por nuk dëgjuan.
Atëherë folën shpatat.
Dhe shpata ime nuk flet dy herë.

“Kush rri përballë shqiptarit, nuk sheh më ëndrra – por kujtime.”

Unë nuk ndalem.
Unë nuk kthehem mbrapa.
Unë jam stuhia që i hap rrugën vetes.

Dhe kush prek tokën time,
do të më ndjejë mua.
Jo si njeri…
por si shqiponjën që zbret nga qielli me krahë hekuri.

Kjo është Arbëria.
Kjo është fjala ime.
Dhe fjala ime s’ka kthim.”

🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱

27/11/2025

Gjegj Kastrioti Skënderbeu është emri që ndez zemrën e çdo shqiptari. Trimëria e tij, mendja e tij prej strategu dhe guximi i tij i pashoq u bënë themeli i lirisë sonë. Nga gjaku i tij lindi krenaria e një kombi të tërë, sepse ai sfidoi dhe mposhti perandorinë më të madhe të kohës.

Falë tij, sot ne mbajmë me nder flamurin kuq e zi – flamurin më të bukur në botë, me shqiponjën dykrenare që simbolizon unitetin, besën dhe forcën e shqiptarëve.

Çdo shqiptar i vërtetë ndihet krenar dhe i gatshëm të japë jetën për atdheun, duke marrë shembull nga Gjergj Kastrioti, nga familja e tij, nga besnikët dhe ushtarët që luftuan krah tij. Shpirti i tyre ende qarkullon në gjakun tonë, rreh në zemrën tonë dhe jeton në çdo shqiptar që mban lart nderin dhe historinë e kombit.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk është vetëm histori – ai është frymëzim i përjetshëm.

🇦🇱 🇦🇱

Ftesë
27/11/2025

Ftesë

27/11/2025

🇦🇱Gezuar🇦🇱
28 Nëntor 1443, Heroi i heronjëve Gjergj Kastrioti ia këputi zingjirët e skllavërisë popullit arbëror dhe e bëri Arbërinë të lirë dhe të pavarur.
Epoka e tij heroike është epoka më e artë dhe e lavdishme e historisë së kombit tonë arbëror dhe historisë së përgjithshme europiane.
Gj. K

🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱

Një lajm i jashtëzakonshëm!Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër ka nderin e veçantë të jetë pjesë e inaugurimit madhështor ...
27/11/2025

Një lajm i jashtëzakonshëm!

Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër ka nderin e veçantë të jetë pjesë e inaugurimit madhështor të monumentit të Kryeheroit tonë të pavdekshëm, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Garanë-Strellcë Kërçovë!

Shprehim falënderimet më të sinqerta dhe vlerësimin më të lartë për Shoqatën Humanitare “Garana” dhe kryetarin e saj, Dr. med. Faik Elezi, për ftesën, përkushtimin dhe kontributin e shkëlqyer në realizimin e kësaj ngjarjeje të një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare.

Përurimi i monumentit të Skënderbeut në Garanë – Strellcë, Komuna e Kërçovës, në Iliridë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, është një akt i fuqishëm nderimi ndaj figurës që udhëhoqi Arbërinë drejt lavdisë dhe që mbetet simbol i krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar.

Ky projekt është dëshmi e gjallë e unitetit shqiptar, e respektit të palëkundur të mërgates për historinë dhe heronjtë tanë, si dhe e vullnetit për ta ruajtur këtë trashëgimi me dinjitet e madhështi.

Nga Shoqata jonë do të marrin pjesë së paku 10 anëtarë, të cilët me krenari dhe përgjegjësi do të përfaqësojnë Shoqatën në këtë moment historik.

I ftojmë të gjithë bashkatdhetarët që më 28 Nëntor 2025, ora 13:00, të bashkohen me ne në Garanë – Strellcë, Kërçovë, për ta nderuar së bashku këtë moment madhor dhe për ta forcuar frymën tonë kombëtare.

Me respekt dhe dashuri për të pamposhturin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Shoqata Gjergj Kastrioti Zvicër



— avec Faik Elezi.

27/10/2025

"FJALORI I HISTORISË TURKE":
BETEJA E ALBULENËS, FITORJA MADHËSHTORE E ARBËRVE ME SKËNDERBEUN, NDAJ OSMANËVE QË UDHËHIQESHIN NGA ISA BEJ EVRENOZI DHE HAMZA KASTRIOTI

Beteja e Albulenës.

E njohur edhe me emrin tjetër si Beteja e Ujëbardhës (Ujëbërdha), u zhvillua më 2 shtator 1457 ndërmjet forcave osmane, nën komandën e Isa Bej Evrenozit e Hamza Kastriotit (nipit të Skënderbeut), dhe ushtrisë shqiptare nën komandën e vetë Skënderbeut.
Skënderbeu, që prej më shumë se dhjetë vitesh ishte bej i shqiptarëve, kishte arritur fitore kundër autoritetit osman. Mirëpo, pas humbjes së ndodhur në Berat nën drejtimin e Isa Beut, disa prej njerëzve që Skënderbeu u kishte besuar e tradhtuan; një prej tyre ishte Moisi Arianit Golemi. Një vit më vonë, Golemi u kthye me njësitë osmane nën komandën e tij, por në betejën e Oranikut u mund dhe u rikthye në ushtrinë e Skënderbeut.

Më vonë, Hamza Kastrioti, i pakënaqur me situatën, tradhtoi dhe solli me vete Isa Beun me një forcë të dytë osmane. Në fund të muajit maj 1457, ushtria osmane arriti në luginën e lumit Mat dhe marshoi drejt Skënderbeut. Edhe pse Skënderbeu u përpoq ta vononte ushtrinë osmane me njësitë e tij të avancuara të akënxhinjve, ai vendosi të tërhiqej kur u afrua ushtria kryesore osmane.

Hamza Kastrioti, tashmë i njohur me taktikat e Skënderbeut, përpiqej ta përballonte, por Skënderbeu shtoi manovra të reja. Ai e ndau ushtrinë në grupe dhe u dha urdhër të përparonin fshehurazi në drejtime të ndryshme përmes maleve. Forcat osmane, duke mos e parë kundërshtarin, vazhduan marshimin derisa të jepej sinjali për sulm. Shqiptarët lëvizën në heshtje deri në fund të gushtit, ndërsa ushtarët osmanë u lodhën dhe besonin se Skënderbeu ishte mundur.

Më 2 shtator 1457, Skënderbeu urdhëroi një sulm të papritur mbi kampin osman. Rreth dy mijë ushtarë osmanë u vranë ose u zunë rob. Në mesin e të zënëve rob ishte edhe Hamza Kastrioti, i cili më pas u dërgua i burgosur në Itali, në Napoli. Kjo fitore ishte një nga më të mëdhatë e ushtrisë shqiptare.

Kjo ngriti moralin e ushtrisë shqiptare. Edhe pse numri i tyre ishte shumë i vogël, ata vazhduan të luftonin. Beteja e Albulenës konsiderohet si fitorja më e shkëlqyer e Skënderbeut kundër osmanëve. Megjithatë, kjo betejë shënonte edhe kulmin e rezistencës shqiptare, sepse pas saj filloi periudha e gjatë, — rreth një çerek shekulli, — e luftërave të pandërprera të Skënderbeut kundër osmanëve. Në janar të vitit 1468, megjithëse Skënderbeu vdiq, lufta vazhdoi deri në vitin 1478, kur ra Kruja dhe kështu përfundoi lufta, ndërsa Arbëria (Shqipëria e atëhershme) u pushtua nga Perandoria Osmane.

----------
MBI LIBRIN, NGA U MOR PJESA E SIPËRCITUAR (“Türk Tarihi Sözlüğü”)

“Türk Tarihi Sözlüğü” është një vepër reference që synon të përmbledhë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme figurat, ngjarjet dhe konceptet më të rëndësishme të historisë turke, nga periudhat mitologjike e legjendare deri te epoka moderne. Përmes përzgjedhjes së termave që përfshijnë që nga Oğuz Kağan e deri te Mustafa Kemal Atatürk, libri ndërton një panoramë të gjerë të zhvillimeve historike që kanë formuar identitetin turk.

Autori (ose redaksia) ndjek një metodë enciklopedike dhe përmbledhëse, duke dhënë për çdo zë (emër, ngjarje, vend, term) një përkufizim të shkurtër, shpeshherë të shoqëruar me kontekst historik minimal, por të saktë.
Struktura është alfabetike dhe e organizuar në mënyrë të qartë, çka e bën librin të përdorshëm si mjet studimor praktik, sidomos për studentë, mësues historie, apo lexues të interesuar për një qasje të shpejtë dhe sintetike.
FB: Thënie për shqiptarët
___________
Titulli: Türk Tarihi Sözlüğü
Autori: Ahmet Murat Seyrek
Botuesi: Yediveren Yayınları

20/10/2025

Albulena, prap mor prita, prita
ndal sulltan o, o se t’erdhi dita
Skenderbeu prap prej majes t’kalit
si rrufeja o po zbret prej malit

Skenderbeu o ja beni be
Po te zura o ne Albulene
asni i gjall o nuk do shpetoj
fushen gjaku o do ta mbuloj

Marr ushtrin o, prap qe e morri ika
Evrenozi o mor se zu frika
me vrap pash o se t’zu rreziku
mjer kush mbeti, o mor lum kush iku
Albulena, o mor gropa, gropa
met ushtrija, o mor mish per korba

per vend tone o mor per liri
Albulen o, do e bajm Arbri

Albulena
Skenderbeu si rrufe prej malit

Albulena, o mor gropa, gropa
met ushtrija, o mor mish per korba
per vend tone o, o mor per liri
Albulen o, do e bajm Arbri. 🇦🇱

🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱

Një fitore sa një jetë. Sa jeta e një kombi.Një shqiponjë që rreh krahët në sfondin e flamujve serbë, “pa qit pushkë”, p...
20/10/2025

Një fitore sa një jetë. Sa jeta e një kombi.
Një shqiponjë që rreh krahët në sfondin e flamujve serbë, “pa qit pushkë”, pa luftë, pa gjak.
Vetëm me shpirt dhe zjarr në zemër. Për të gjithë ata që nuk janë më e për të gjithë ata që do të vijnë nesër.
Edhe sikur Shqipëria të shkojë në botëror, edhe sikur ta fitojë botërorin, ajo fitore nuk do ta ketë kurrë shijen dhe emocionin e kësaj fitoreje.

Trim mbi trima Gjergj Kastrioti”… Shqiptarja që fitoi “Miss Amerika” mahnit publikun në gjuhën shqipe 🇦🇱Samantha Shkreli...
20/10/2025

Trim mbi trima Gjergj Kastrioti”… Shqiptarja që fitoi “Miss Amerika” mahnit publikun në gjuhën shqipe 🇦🇱

Samantha Shkreli Sarelli, është shqiptarja nga Kosova e kurorëzuar si “Miss Amerika” duke fituar kështu titullin prestigjoz “The Miss Globe USA 2025”.

Në skenën e madhe të “Miss Globe” në shfaqen e talenteve, Samantha ka dëshmuar zërin e saj të mrekullueshëm duke kënduar ‘Trim mbi trima Gjergj Kastrioti’.

Krenare për origjinën e saj shqiptare, Samantha tha se kjo këngë është për prindërit e saj, të cilët kanë ruajtur traditën shqiptare dhe se ajo nuk e harron prejardhjen e saj.

“Dua të këndoj një këngë në nder të prindërve të mi që janë shqiptar dhe në nder të diasporës shqiptare të cilët kanë ruajtur traditën përmes kulturës tonë, përmes muzikës tonë dhe nuk e kemi harruar prej nga kemi ardhur”, tha Samantha.

🇦🇱🇺🇸 🇦🇱 🇦🇱❤ 🔴⚫️ 🇦🇱🌍❤️🙏 🇺🇸

24/09/2025

Një poezi për të gjithë ata që janë krenarë që janë Shqiptar, pasardhës të denjë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut🇦🇱
Lexim të këndshëm!

NË TY SHQIPËRI EDHE VARRI KA HIJESHI

Sikur të rilindem edhe njëherë
Shqiptar sërish, do doja të jem
S’do ndërroja Kombin, kurrë-asnjëherë
Ky emër krenarie, sa fort më bën nder!

Edhe shumë herë, sikur të rilindem
Nga Zoti i Madh, shqip po të pyetëm
Çfarë kombësie, do mbaje për qejf
Shqiptar do i thoja, pa asnjë pendesë!

Se soji Arbëror, është krejt i veçantë
Si ka të përlyera, duart me gjak
Është më i moçmi, ndër kombe të tjerë
Gjithherë luftoi, për truallin e vet!

A s’është privilegjë, nga i madhi Zot
Ta mbash për nderë, flamurin me shqiponjë
I kuq e i zi, më i miri në glob
Sa bukur valëvitet, zemra fort ma don!

Raca ime e pastër, që vjen nga lashtësia
Botës i dhuroi, shumë heronj e trima
Nxori Skenderbeun, kryetrimin e njerëzisë
Prijësin më hyjnor, kalorësin e Perëndisë!

Nga ky gjak i çiltër u ngjiz Nënë Tereza
Një grua bujare e dashur për gjithë brezat
Fëmijët e sëmurë, përkëdhelte me dashuri
Rast i paparë në analet e historisë!

Si mos t’jem krenar, që jam soj shqiptari
Ndër vena më rrjedh, gjaku i Adem Jasharit
Që flijoj për komb, veten e familjen
I tregoi mbar botës, si duhet të vdiset!

Eh Shqipëri martire, sa të kam për zemër
T’i je për mua, më i bukuri emër
Kur të bashkosh trojet, do më k’naqet xhani
Do vi n’gjirin tënd, me mallë të përqafi...
Se në ty Shqipëri,
edhe varri ka hijeshi!🇦🇱

Samy,
08 janar, 2025

Address

Krujë
SHQIPËRI

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjergj Kastrioti Mbreti Shqipëtarvë përgjithmonë. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Gjergj Gjon Pal Kastrioti

Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj, armët nuk jua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur. Lirinë e kish*t kudo, në krahëror, në ballë, në shpatë, në shtat! 🇦🇱 - Gjergj Kastrioti 🇦🇱