Zëri i Kuçovës

Zëri i Kuçovës Faqe informative dhe edukative për Qytetin e Kuçovës. Kush ka deshirë mund të postojë gjera in

Urani Ceca: Si ja shova etjen, Qemal Stafës duke i dhënë një poçe me dhallëNga Dilaver XheliliHISTORI/ Flet për “Zëri Ku...
22/02/2025

Urani Ceca: Si ja shova etjen, Qemal Stafës duke i dhënë një poçe me dhallë

Nga Dilaver Xhelili

HISTORI/ Flet për “Zëri Kuçovës”, i biri, Jani Ceca: Të internuarit në kampin e Mbreshtanit ndihmoheshin nga banorët e zonës
Mbreshtani, një fshat i vogël në Berat, njihet jo vetëm për mikpritje, por edhe si një zonë patriotike, e cila ka kontribuuar tej mase gjatë Luftës Nacional Çlirimtare. Në qendër të këtij fshati Italia fashiste ndërtoi edhe kampin e internimit. Ky kamp u vendos në lagjen “Sqollë”. Aty u internuan dhe kryenin dënimin shumë nga ish-komunistët e Partisë Komuniste. Por jetesën më të lehtë, të internuarve ua bënte populli i fshatit Mbreshtan, fshat i cili është i vendosur në krahinën e Shpiragut. E themi këtë, sepse të gjithë banorët e zonës i përkrahnin shumë militant komunistë që luftonin për çlirimin e atdheut. Shembuj të tillë në këtë kamp ka pasur plotë, por në këtë pjesë do të sjellim një histori, e cila ka si protagonistë kryesor Qemal Stafën.
Internimi
Nga italianët fashistë, në kampin që u ndërtua në fshatin Mbreshtan u internua edhe komunisti Qemal Stafa. Sipas banorëve të zonës thuhet se, të internuarit ndërtonin rrugën Mbreshtan-Sinjë. Shoqëria italiane që ndërtonte këtë rrugë quhej “Batore”, punimet e kësaj sipërmarrje në Shqipëri drejtoheshin nga shqiptari, i cili njihej me ermin Kolë Karakashi. Fshati në atë kohë, si një zonë e thellë malore kishte 120 familje dhe të gjithë shqetësoheshin kur shikonin italianët që torturonin intelektualët komunistë dhe militantë të sakrificës, të cilët nxirrnin gurë dhe më pas i thyenin me varre. Pjesë e këtyre punimeve torturuese, në nxjerrjen e gurit ishte bërë edhe militanti i shquar Qemal Stafa. Situatën, më torturuese përveç punës e bënin edhe italianët. Këta të fundit, të internuarit që punonin i linin pa bukë dhe pa ujë, edhe pse ata punonin në mes të vapës, në muajin korrik. Banorët e fshatit i shikonin të gjitha torturat çnjerëzore që bëheshin, por ishin të pafuqishëm të bënin diçka. Por jo të gjithë ishin të pafuqishëm, sepse Urani Ceca, anëtare e këshillit të zonës në shënimet e saja ka shkruar sesi ka ndihmuar të internuarit me ushqime dhe veçanërisht Qemal Stafën, personalitet që nënë Urania e vlerësonte shumë.
Ndihmesa
Djali i Urani Cecës, Jani Ceca, 80-vjeç duke u bazuar në rrëfenjat dhe shënimet e nënës së tij që ka qenë anëtare e këshillit tregon kështu për lexuesit “Përveç atyre që bisedoheshin në familjen, unë mund të them se edhe vetë i kam përjetuar disa gjëra. Në atë kohë isha i vogël, por i shikoja dhe mbaj mend kur italianët torturonin militantët komunistë duke nxjerrë gurë. Nëna ime, Urania, iu afrua Qemal Stafës dhe e pyet: ‘Si je mor bir, a je lodhur? E di po ju torturojnë këta fashistët, por ju mos u tundni se na keni edhe ne, banorët e këtij fshati në krahë’. Qemalit i ishte tharë buza për një pikë ujë, sepse punonin në piskun e vapës së korrikut. Duke e parë në atë gjendje, nëna ime me shpejtësi shkoi në shtëpi, mori një poçe me dhallë dhe disa ushqime, të cilat i vendosi në një torbë dhe iu drejtua vendit, ku punonin të internuarit apo ndryshe militantët komunistë së bashku me Qemal Stafën. Kur shkon afër i thërret “Qemal, afrohu të të j*p nëna një pikë dhallë se t’u tha buza, bir”. Por Qemali duke i buzëqeshur i thotë se nuk mundet, pasi nuk e lënë xhandarët që i rrinin te koka. Si një grua e guximshme, ajo tenton të afrohet edhe më shumë, për t’i çuar Qemalit atë pak gjëra që kishte mbështjellë në torbë, por ndalohet nga xhandarët që ishin rreth e rrotull. Ata i thonë të largohet ose në të kundërt do të internojnë edhe atë si komuniste që ishte. Gjatë kësaj bisede ndërhynë edhe babai im, Mihali, që në atë kohë ka qenë kaçatori i zonës. Gjithashtu, në ndihmë të nënës time, Uranisë u afruan edhe një grup fshatrash, të cilët frikësuan xhandarët. Të frikësuar fashistët e lejojnë që të shkojë tek Qemal Stafa dhe t’i j*pë ato pak ushqime. Qemali, pasi e falënderon, e përqafon i lotuar dhe së bashku me militantët e tjerë pi poçin me dhallë, që në ato kushte ishte ndër gjërat më të mira. Më pas xhandarët edhe pse ishte drekë ndërprenë punën nga frika e banorëve dhe të rreshtuar i dërgojnë të internuarit në kamp. Qemali me vete mori edhe torbën me ushqime”, tha Jani Ceca.

Qemal Stafa, 6 muaj i internuar në Mbreshtan

Sipas dorëshkrimeve që ka lënë nënë Urania, mësohet se, Qemal Stafa qëndroi gjashtë muaj i internuar në këtë fshat dhe gjatë gjithë kësaj kohe ai u përkrah nga banorët. Madje, edhe vetë Qemali ndjente një dashuri të madhe për këta banorë, të cilët treguan një zemër të madhe dhe shpirt kurajoz duke ndihmuar me ushqime dhe veshmbathje të gjithë të internuarit.

Ja pse mbahej sekret transferimi i Qemal Stafës

Po në këtë bllok shënimesh që ruhet nga djali i saj Jani, ne mundëm të lexonim një shënim interesant, ku thuhej se xhandarët i mbanin sekret transferimet e Qemal Stafës, për arsye që banorët e zonës të mos e merrnin vesh, sepse kishin frikën e ndonjë revolte. Por ka qenë puna e madhe e banorëve të fshatit, ku përmendim këtu Lili Prendi, Thoma Koroveshi, Kozma Ceca, Hekuran Olldashi si dhe bashkëshortët Urani dhe Mihal Ceca, të cilët punuan për të zbardhur ditën që do të largohej Qemal Stafa së bashku me disa militantë të tjerë. “Por ne e zbuluam dhe në orët e para të mëngjesit kemi dalë të gjithë për të përcjell këta të internuar, të cilët luftonin për çlirimin e vendit. Por kur xhandarët panë se ne kishim dalë për të përcjellë djemtë tanë, u xhindosën. Ata me bërtitjet e tyre të fuqishme në gjuhën italiane u larguan me shpejtësi nga kampi. Por dora e Qemalit na përshëndeti të gjithëve”, shkruan nënë Urania në bllokun e shënimeve.

Kush ishte çifti Ceca

Urani Ceca ishte një nënë më tradita patriotike gjatë gjithë kohës së luftës. Ajo ka qenë anëtare e këshillit të zonës, ku shkonte shtëpi më shtëpi duke përhapur porosit e Partisë Komunistë që vajzat dhe gratë e kësaj zone të ngriheshin për të luftuar kundra pushtuesve. Ndërsa bashkëshorti i saj Mihal Ceca, ka qenë sekretari këshillit të zonës dhe njëkohësisht kaçatori i zonës. Më pas doli partizan për të luftuar. Ja se çfarë shkruante në bllokun e shënimeve nënë Urania: “Jam nënë Urania nga mali me vija, atje hahet mishi dhe pijet rakia, atje ngrihet dollia, rroftë Enveri rroftë partia. (Atje shkruhet Enver

“Më pëlqen të pikturoj, madje edhe letërsia, por me rastin e 𝐃𝐢𝐭ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐮𝐦𝐫𝐚𝐯𝐞, dua të tregoj se si që nga klasa e 9-të m...
10/02/2025

“Më pëlqen të pikturoj, madje edhe letërsia, por me rastin e 𝐃𝐢𝐭ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐮𝐦𝐫𝐚𝐯𝐞, dua të tregoj se si që nga klasa e 9-të më lindi ideja të krijoja një seri të pandërprerë duke zgjidhur një ose dise ushtrime matematike, çdo ditë. U përmirësova shumë. Gjatë garave të matematikës në nivel lokal njoha nxënës të shkollave të tjera 9-vjeçare të Kuçovës me të cilët u bëmë miq dhe shokë klase në gjimnaz. Mora pjesë edhe në fazën e tretë finale të olimipiadës, në rang kombëtar. Si maturante në shkollën e mesme, tani mendoj të ndjek studimet e larta për mjekësi. Mendoj që të vegjëlve mund t’i themi t’i shohin numrat si shkronjat e një gjuhe tjetër që mund të mësojnë. Matematika mund të shihet si një lojë. Thjesht do pak guxim, si çdo lojë që nis ta luash. Synim nuk është gjetja e rezultatit, por përdorimi i logjikës. Besoj se në të ardhmen do të duhen njerëz krijues.”
Selina Jonuzi

Ervin Demo Pas përfundimit të shpatullave të Urës në fshatin Lapardha 2, falë bashkëpunimit të Bashkisë Berat dhe Minist...
25/01/2025

Ervin Demo

Pas përfundimit të shpatullave të Urës në fshatin Lapardha 2, falë bashkëpunimit të Bashkisë Berat dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ka filluar puna nga forcat e Ushtrisë të Komandës Mbështetëse të Trupave të Xhenios, për montimin e urës tip ‘’Bailey’’, 27 metra të gjatë. 🌉🤝
Ura do të shërbejë si nyje lidhëse për 5 fshatrat:
👉Lapardha 2
👉Lumas
👉Sheqëz
👉Bardhaj
👉Vodëz dhe 2 fshatra të Njësisë Perondi në Berat.

Kreshnik HajdariDitë e bukur për banorët e zonës Lumas - Pëllumbas, 🏘️ ku ka nisur tashmë zbatimi i investimit për rikon...
25/01/2025

Kreshnik Hajdari

Ditë e bukur për banorët e zonës Lumas - Pëllumbas, 🏘️ ku ka nisur tashmë zbatimi i investimit për rikonstruksionin dhe asfaltimin rrugës që lidh dy fshatrat. 🤝 Një nevojë e përmbushur, një premtim i mbajtur, por mbi të gjitha krijim i kushteve më dinjitoze për një zonë me njerëz të mirë e punëtorë. Bashkë do të punojmë për të përmirësuar çdo zonë të familjes sonë të madhe. ❤️

Kreshnik HajdariKontrollova ecurinë e punës 🧱 në dy prej shtëpive që po rikonstruktohen për familjet në nevojë. 🤝 Këtë v...
25/01/2025

Kreshnik Hajdari

Kontrollova ecurinë e punës 🧱 në dy prej shtëpive që po rikonstruktohen për familjet në nevojë. 🤝 Këtë vit, 39 familje me të ardhura të ulëta apo pjesë të komuniteteve të pakicës do të futen në shtëpitë e tyre të reja. Bashkia Kuçovë do të bëjë gjithçka të mundur që asnjë prej nesh të mos mbetet në mes të të ftohtit apo shiut, por të kenë një strehë dinjitoze. 🏘️ Çdo premtim është një detyrim!

Ervin Demo Superenergji me të rinjtë e  🌹Kemi nisur përgatitjet për Kuvendin Rinor, me më shume energji dhe ide të reja ...
16/01/2025

Ervin Demo

Superenergji me të rinjtë e 🌹
Kemi nisur përgatitjet për Kuvendin Rinor, me më shume energji dhe ide të reja për të çuar përpara vizionin tonë për 🌹 Votues për herë të parë dhe profesionistë të rinj nga i gjithë Qarku Berat u bënë së bashku edhe me rastin e 33-vjetorit të FRESSH✋

Ervin Demo Në rajonin Thessali të Greqisë, ku në bashkitë Trikala, Larissa dhe Kalabaka, ka shumë bashkëkombas dhe shumë...
13/01/2025

Ervin Demo

Në rajonin Thessali të Greqisë, ku në bashkitë Trikala, Larissa dhe Kalabaka, ka shumë bashkëkombas dhe shumë prej tyre janë nga rajoni i Beratit. U takuam me bashkatdhetarët tanë për rëndësinë që 🗳️vota e tyre ka këtë 11 maj dhe do të jetë vendimtare për rrugën e drejt BE-së🇦🇱🇪🇺

Kreshnik HajdariNjë fundjavë e sinqertë dhe e bukur me shqiptarë 🇦🇱🤝 në rajonin Thesali të Greqisë, takimi i parë i një ...
13/01/2025

Kreshnik Hajdari

Një fundjavë e sinqertë dhe e bukur me shqiptarë 🇦🇱🤝 në rajonin Thesali të Greqisë, takimi i parë i një serie fundjavash. Për mua dhe kolegë të tjerë të Qarkut Berat ishte kënaqësi të diskutonim rreth votës historike të mundësuar për të gjithë vëllezërit dhe motrat që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë, kur është hapur tashmë procesi i regjistrimit. 🙏

Kreshnik HajdariKuçova bëhet për herë të parë përfituese e programit të Fondit Social.  Zbatimi i projektit për shërbime...
10/01/2025

Kreshnik Hajdari
Kuçova bëhet për herë të parë përfituese e programit të Fondit Social. Zbatimi i projektit për shërbime ditore ambulante, logopedike, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar do të na lejojë të përmirësojmë dhe të shtojmë shërbimet sociale. Kënaqësi të nënshkruaja marrëveshjen me Shërbimin Social Shtetëror, në një aktivitet me kryetarë të disa bashkive dhe Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu.

Ervin Demo Kulinaria e pasur e qytetit tonë, si qershia mbi tortë për çdo vizitor🍒Në këtë galeri fotosh është vetëm një ...
08/01/2025

Ervin Demo

Kulinaria e pasur e qytetit tonë, si qershia mbi tortë për çdo vizitor🍒
Në këtë galeri fotosh është vetëm një pjesë e gastronomisë karakteristike të Beratit, falë atyre që i gatuajnë dhe trashëgojnë brez pas brezi, por edhe falë produkteve bio që mundëson sektori i zhvilluar i bujqësisë🙏

Kuçova e bukur
08/01/2025

Kuçova e bukur

Ndahet nga jeta mjeku kirurgjisë Piro LekaDilaver XheliliHumbje e madhe për mjekësinë beratase, repartin e kirurgjisë dh...
08/01/2025

Ndahet nga jeta mjeku kirurgjisë Piro Leka

Dilaver Xhelili
Humbje e madhe për mjekësinë beratase, repartin e kirurgjisë dhe kolegët në veçanti.
U prehtë në paqe, ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe të afërmëve!

Edi Bejko
Lamtumirë i shtrenjti miku im Piro..!
Lamtumirë shoku im i lodhjes, pagjumēsisē por edhe i satisfaksionit fitues te jetës mbi vdekjen.!
I lehtë dheu për ty njeriu me vlera të patjetêrsueshme..
I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të dr. Piro Leka, mjeku i papërtuar, kirurgu duarartë që i’u ka zgjatur jetën dhjetra pacientëve.

Ervin Demo

Berati humbi sot një mjek të nderuar Dr.Pirro Lekën
Lajmi trishton çdo qytetar të Beratit që qoftë edhe njëherë e ka lidhur jeta me Dr. Piron, kirurgun e zotë dhe njeriun e mirë që ai ishte!
Dr. Piro, u prehsh në paqe

Gëzuar Vitin e Ri plot paqe e të mira! Nga  -Zëri Kuçovës-Urimet më të përzemërta për një përfundim të mirë të këtij Vit...
30/12/2024

Gëzuar Vitin e Ri plot paqe e të mira! Nga -Zëri Kuçovës-
Urimet më të përzemërta për një përfundim të mirë të këtij Viti dhe fillim të mbarë të Vitit të Ri: qoftë Vit gëzimi, paqeje, dashurie, drejtësie e begatie shpirtërore e njerëzore.
Shpresoj që ky vit të jetë viti më i mirë i jetës suaj dhe i familjes suaj gjithashtu.

Ervin Demo • Në   me strukturat e Partisë Socialiste dhe mbështetës të rinj e të vjetër, për të festuar për arritjet e 2...
28/12/2024

Ervin Demo

Në me strukturat e Partisë Socialiste dhe mbështetës të rinj e të vjetër, për të festuar për arritjet e 2024-ës dhe për një 2025-së edhe më të suksesshme!Festa të gëzuara të gjithëve
Festat e fundvitit

Festat e fundvitit  në qytetin e KuçovësNga Dilaver XheliliBashkia Kuçovës me interesimin e kryetarit të bashkis Kreshni...
28/12/2024

Festat e fundvitit në qytetin e Kuçovës
Nga Dilaver Xhelili
Bashkia Kuçovës me interesimin e kryetarit të bashkis Kreshnik Hajdari, në nder të Festave të fundvitit Organizoi aktivitete të shumta.
Kryetari i bashkisë, Kreshnik Hajdari, theksoi se “festimet për këtë vit janë më të shumta dhe më të larmishme. Po krijojmë një atmosferë të ngrohtë, të gëzueshme dhe plot shpresë për të gjithë qytetarët, ku secili do të mund të shijojë aktivitete të veçanta dhe të kontribuojë në ruajtjen e traditave tona”.

Kreshnik Hajdari

Falenderim i merituar për Asamblenë e çdo anëtar dhe anëtare të PS Kuçovë, në Festën e fundvitit 2024. Mirënjohje për drejtuesin politik Ervin Demo, drejt 2025 ku së bashku do të realizojmë punë dhe rezultate të mira!

Festat e fundvitit

Festat e fundvitit të njohura edhe si Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, [1] ose sezoni i festave (shpesh të njohura thjesht si pushimet dimërore ose sezoni festiv) [2] është një periudhë e përsëritur çdo vit e njohur në shumë vende perëndimore dhe të tjera që përgjithësisht konsiderohet se zgjat nga fundi i nëntorit deri në fillim janari. Përkufizohet se përfshin të paktën Ditën e Krishtlindjeve, Ditën e Vitit të Ri, dhe nganjëherë festa dhe festivale të tjera të ndryshme.

Ervin Demo Në takimin e fundvitit me familjen e madhe të Partisë Socialiste të Bashkisë Berat🌹 për të festuar për vitin ...
24/12/2024

Ervin Demo

Në takimin e fundvitit me familjen e madhe të Partisë Socialiste të Bashkisë Berat🌹 për të festuar për vitin e ri që po vjen me sfida dhe arritje të reja

Investimet e miratuara me “Buxhetin e vitit 2025”Kreshnik  HajdariNe besojmë se infrastruktura 🛣️ është themelore për nj...
24/12/2024

Investimet e miratuara me “Buxhetin e vitit 2025”

Kreshnik Hajdari

Ne besojmë se infrastruktura 🛣️ është themelore për një cilësi jete dinjitoze. Me anë të garantimit të një gjendjeje të shëndetshme të financave arritëm të propozojmë dhe të miratojmë sot në Këshillin Bashkiak Kuçovë investimet për rikualifikim të rrugëve:
1. Brisqe - Dajko - Ismail Qemali, Sul Gega - Mafuze Laze
2. Toli Kozare
3. Rrapo Kanani - Misirit - Andon Gode
4. Jordan Misja - Veri Gjata
5. Vodëz - Krekëz
6. Fier Mimar
7. Muhamet Shehu
8. Berati - Çamëria - Gjon Buzuku 📍
Investimet e miratuara me “Buxhetin e vitit 2025” si dhe mbështetja nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të përmirësojnë shërbimet publike në lagjet e qytetit dhe në fshatra. Falenderoj këshilltarët bashkiakë për mbledhjen demokratike. 🙏🤝

Bashkia e Kuçovës bënë realitet premtimet e dhëna para qytetarëveNga Dilaver Xhelili Sa i takon mbajtjes së premtimeve, ...
22/12/2024

Bashkia e Kuçovës bënë realitet premtimet e dhëna para qytetarëve

Nga Dilaver Xhelili

Sa i takon mbajtjes së premtimeve, Bashkia e Kuçovës ka përmbushur plotësisht premtimet elektorale,...
Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari inspektoi punimet që po kryhen si në qytet , ashtu dhe në zonat rrurale ku shprehu angazhimin që edhe në të ardhmen do të vijojë puna me investime të tilla. “Aty ku vë dorë Bashkia e Kuçovës, ka ndryshime u shpre ai. Shumë hapësira më përpara kanë qnë të zaptuara, me ferra, ose me kioska.
Kryebashkiaku shprehu vullnetin për ndërtimin edhe te disa rrugëve të qytetit
Ky është çelësi i suksesit pse njeriu votohet dhe ka fitore Ka vetëm një shkak: mbajtja e fjalës dhe marrëdhënia e ndershme me qytetarët, bërja e punëve konkrete dhe produkti flet vetë”, deklaroi Hajdari për –Ziri Kuçovës-

Kreshnik Hajdari •
Kuçova do të ketë pamje të re dhe cilësi më të mirë jete edhe për banorët përgjatë bulevardit kryesor. Vijon me ritëm të mirë puna për rikonstruksionin e pallateve të kësaj zone. Përmirësojmë efikasitetin energjitik dhe kryejmë hidroizolim të plotë.

Address

Kuçovë
5301

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zëri i Kuçovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zëri i Kuçovës:

Share