Zëri i Kuçovës

Zëri i Kuçovës Faqe informuese rreth aktiviteteve qe ndodhin ne Kuçove! ,

Kuçova do të presë botën e kinemasë!Vazhdojnë me ritëm të lartë punimet për pritjen e delegacioneve të huaja dhe kineast...
04/10/2026

Kuçova do të presë botën e kinemasë!
Vazhdojnë me ritëm të lartë punimet për pritjen e delegacioneve të huaja dhe kineastëve shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Pavarur në Kuçovë.
Me Kryetarin e Bashkisë, Kreshnik Hajdari në krye të kësaj nisme, Kuçova po përgatitet të jetojë ditë të veçanta të kulturës dhe kinemasë.
Kultura është zhvillim. Ajo i zmadhon qytetet!

KUÇOVA NË SKENËN E KINEMASË BOTËRORE!

Nga 13 deri më 18 tetor 2026, Kuçova do të mirëpresë Festivalin e Parë Ndërkombëtar të Filmit Independent – një aktivitet i veçantë kulturore për qytetin dhe Shqipërinë.
Mbi 3,070 filma nga më shumë se 120 shtete kanë aplikuar për të qenë pjesë e festivalit, por vetëm 80–100 prej tyre do të kualifikohen për fazën finale.
Për gjashtë ditë, Kuçova do të jetë një pikë takimi e kinemasë ndërkombëtare, duke sjellë histori, kultura dhe krijimtari nga të pesë kontinentet dhe duke e vendosur qytetin në hartën e festivaleve ndërkombëtare të filmit.
Ky festival organizohet nga Bashkia Kuçovë, në bashkëpunim me Production Cinemania dhe Open Vision, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Një festival i madh për Kuçovën.Një promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë!
See

Ervin DemoNë Festivalin e Verës “Wine & Stories of Berat”, me pjesëmarrës 34 kantina nga Shqipëria, Kosova dhe Italia. 🇦...
04/10/2026

Ervin Demo

Në Festivalin e Verës “Wine & Stories of Berat”, me pjesëmarrës 34 kantina nga Shqipëria, Kosova dhe Italia. 🇦🇱🇽🇰🇮🇹
Kantinë më kantinë, së bashku me kryetarin e Bashkisë Berat, bëmë gëzuar sot për një tjetër edicion të suksesshëm të këtij festivali, që tashmë është kthyer në një ngjarje të rëndësishme për qytetin.
Berati vazhdon të ndërtojë ngjarje kulturore që e vendosin qytetin në vëmendje dhe krijojnë ura bashkëpunimi përtej kufijve. ❤️ See less

Ervin Demo Në ceremoninë e betimit para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si Ministër i Punëve të Brendshme. 🇦🇱Nj...
18/09/2026

Ervin Demo

Në ceremoninë e betimit para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si Ministër i Punëve të Brendshme. 🇦🇱
Një moment përgjegjësie dhe angazhimi për të punuar çdo ditë në shërbim të qytetarëve, për më shumë siguri, institucione më të forta dhe një shtet më pranë njerëzve.
Na priftë e mbara! See less

Kreshnik Hajdari 👷‍♂️👷‍♂️ Vijon puna për rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave dhe kopshteve, duke realizuar vijëzi...
14/09/2026

Kreshnik Hajdari

👷‍♂️👷‍♂️ Vijon puna për rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave dhe kopshteve, duke realizuar vijëzimin e akseve dhe kalimeve të këmbësorëve. 🚸
Siguria e fëmijëve dhe nxënësve tanë mbetet prioritet! 🧑‍🎓🧑‍🏫

Ervin Demo13 Shtator, dita kur qyteti kujton lirinë e fituar 82 vite më parë.🇦🇱Kujtojmë sot me respekt dhe mirënjohje at...
14/09/2026

Ervin Demo

13 Shtator, dita kur qyteti kujton lirinë e fituar 82 vite më parë.🇦🇱
Kujtojmë sot me respekt dhe mirënjohje ata që luftuan për Çlirimin e Beratit.
See less

Kreshnik Hajdari 📚 Sot, urimet për ditën e parë të shkollës i përcollëm nga Shkolla e Bashkuar “Aleksandër Markaçini” në...
14/09/2026

Kreshnik Hajdari

📚 Sot, urimet për ditën e parë të shkollës i përcollëm nga Shkolla e Bashkuar “Aleksandër Markaçini” në Havaleas, e rikonstruktuar tërësisht dhe gati për nxënësit! ❤️
👧👦 Një vit të mbarë shkollor, plot dije e suksese për të gjithë nxënësit ! 📚

Ervin Demo 🔔📚 Sot, bashkë me zilen e parë, nis një vit i ri shkollor.Për mijëra fëmijë është rikthimi në bankat e shkoll...
14/09/2026

Ervin Demo

🔔📚 Sot, bashkë me zilen e parë, nis një vit i ri shkollor.
Për mijëra fëmijë është rikthimi në bankat e shkollës. Për shumë vogëlushë, është hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë. ❤️
Detyra jonë është që këtë rrugëtim ta bëjmë sa më të sigurt.
Siguria në shkollë fillon me parandalimin dhe kërkon që i gjithë zinxhiri të funksionojë: standardi i ambienteve, kontrolli i aksesit, mësuesi, psikologu, oficeri i sigurisë, prindi dhe Policia e Shtetit. Secili me përgjegjësinë e vet, por të gjithë me një qëllim të përbashkët: të mbrojmë fëmijët tanë.
Policia e Shtetit do të jetë pranë shkollave dhe komuniteteve, jo vetëm sot, por çdo ditë të vitit shkollor.
Sepse një shkollë e mirë është një shkollë ku mësohet, ëndërrohet dhe, mbi të gjitha, ku çdo fëmijë ndihet i sigurt.
Suksese nxënësve dhe mësuesve në të gjithë Shqipërinë! 🇦🇱
E për ata që sot dëgjojnë për herë të parë zilen e shkollës: paçi një rrugëtim të bukur! 🔔❤️ See less

·Ervin Demo🔥 Zjarri me rrezikshmëri të lartë, që rrezikoi kurorën e pishave mbi lagjen Goricë, është vënë nën kontroll f...
06/09/2026

·
Ervin Demo

🔥 Zjarri me rrezikshmëri të lartë, që rrezikoi kurorën e pishave mbi lagjen Goricë, është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të zjarrfikësve të Beratit, Kuçovës dhe Dimalit.
Mirënjohje për të gjithë efektivët që u angazhuan në terren dhe shmangën përhapjen e mëtejshme të flakëve. 🙏
Policia e Shtetit po punon intensivisht për identifikimin e përgjegjësve.
Në këto ditë të nxehta, kur rreziku i zjarreve është shumë i lartë, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes dhe përgjegjshmëri maksimale!
🌲 Të mbrojmë natyrën dhe qytetin tonë! Çdo pakujdesi mund të ketë pasoja të rënda. See less

Prefekti Qarkut Berat🔥 Zjarri me rrezikshmëri të lartë, që rrezikoi kurorën e pishave mbi lagjen Goricë, është vënë nën ...
06/09/2026

Prefekti Qarkut Berat

🔥 Zjarri me rrezikshmëri të lartë, që rrezikoi kurorën e pishave mbi lagjen Goricë, është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të zjarrfikësve të Beratit, Kuçovës dhe Dimalit.
Mirënjohje për të gjithë efektivët që u angazhuan në terren dhe shmangën përhapjen e mëtejshme të flakëve. 🙏
Policia e Shtetit po punon intensivisht për identifikimin e përgjegjësve.
Në këto ditë të nxehta, kur rreziku i zjarreve është shumë i lartë, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes dhe përgjegjshmëri maksimale!
🌲 Të mbrojmë natyrën dhe qytetin tonë! Çdo pakujdesi mund të ketë pasoja të rënda. See less

Ervin DemoSot në Berat, së bashku me të gjithë deputetët e qarkut dhe 5 kryetarët e bashkive, vazhduam diskutimet dhe or...
02/09/2026

Ervin Demo

Sot në Berat, së bashku me të gjithë deputetët e qarkut dhe 5 kryetarët e bashkive, vazhduam diskutimet dhe organizimin për Praninë Besnike në territor.
Prania Besnike nuk është thjesht një mënyrë organizimi. Është mënyra jonë për të qenë çdo ditë pranë qytetarëve, për t’i dëgjuar dhe për t’u shërbyer me përgjegjësi.
Kjo është përgjegjësia jonë.
Kjo është forca e skuadrës sonë.
Dhe, mbi të gjitha, kjo është BESA që u kemi dhënë qytetarëve të Beratit. 🇦🇱

Address

Kuçovë Qender
Kuçovë
5301

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zëri i Kuçovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category