El Muminun

El Muminun Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from El Muminun, Media, Kukës, Kukës.

08/12/2025

"Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë."

Surja Tahrim : 4

Vaki në kohën që po jetojmë.Ky në foton 1 është Ridvan Aliu nga Gjilani, themelues i "Future minds academy", dhe po asht...
02/12/2025

Vaki në kohën që po jetojmë.

Ky në foton 1 është Ridvan Aliu nga Gjilani, themelues i "Future minds academy", dhe po ashtu ka licensen e zhvillimit dhe prodhimit të disa llojeve të dronëve në Kosove.
Për shkak të punës që bënë në industrinë e mbrojtjes, llogaritet si shqiptari më dobishëm i kohës që jetojmë.

Ky në foton 2 është Rasim Avdyli, një tiktoker i njohur nga Mitrovica. Rasimin e hasim xhdo natë live në tiktok ku trajton disa tema banale me një grup njerezish tjerë si ky.
Ai përmes kanalit të tijë në tiktok promovon sharje, dhunë dhe tema negative për rininë tonë.

I pari ka ardhur nga Amerika për një misjon kombëtar për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes me tër kapacitetin e tijë që ka.
Ndjeket nga afër 10 mij fansa në FB

I dyti ka ardhur nga Gjermania dhe me tër kapacitetin e tij mundohet të degjenerojë dhe demoralizojë rininë tonë, asetin e vetëm që kombi jonë e ka.
Në FB ka afër 50 mijë ndjekës, dhe në tiktok afër 180 mijë.
Paralelizmi i ndjekjes së dy personaliteteve në rrjetet sociale tregon më së miri se kjo shoqëri ka shkuar për lesh!

Xhuma të Mbarë.”“O Allah, Zbrit Mëshirë në Zemrat tona, Bekoi dhe bashkoi muslimanët nga çdo e keqe e zullumqarëve dhe t...
21/11/2025

Xhuma të Mbarë.”

“O Allah, Zbrit Mëshirë në Zemrat tona, Bekoi dhe bashkoi muslimanët nga çdo e keqe e zullumqarëve dhe të pa feve.”

"Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni."-Bekare:152
19/11/2025

"Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni."-Bekare:152

"O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hu...
07/11/2025

"O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini sh*tblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini."-Xhuma:9

“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në  ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dh...
24/10/2025

“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë!”

19/10/2025

Surja Shuara : (10-66)
Historia e Musait A.s dhe Faraonit.” Emocionale. 😍

Xhuma Të mbarë.”Paqja dhe mëshira Allahut qoftë mbi Muhammedin A.s , Pejgamberët dhe familjet e tyre, dhe pasuesve të ty...
17/10/2025

Xhuma Të mbarë.”

Paqja dhe mëshira Allahut qoftë mbi Muhammedin A.s , Pejgamberët dhe familjet e tyre, dhe pasuesve të tyre.”
Amin 🫶🏻🤲
Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut! Ai më ka dhënë Librin dhe më ka bërë Profet.
Dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem dhe më ka urdhëruar namazin dhe zekatin sa të jem gjallë.
Dhe (më ka bërë) mirëbërës ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të vrazhdë e të mjerë.
Dhe paqja qoftë mbi mua ditën kur u linda, ditën kur do të vdes dhe ditën kur do të ringjallem i gjallë.”

(Kuran, Surja Merjem, Ajetet 30-33)

Është një detaj i vogël, por thellësisht enigmatik: gjurmët e gishtave.Çdo qenie njerëzore që ka prekur tokën e këtij pl...
14/10/2025

Është një detaj i vogël, por thellësisht enigmatik: gjurmët e gishtave.

Çdo qenie njerëzore që ka prekur tokën e këtij planeti, nga 'errësira' e lashtësisë deri në 'ndriçimin' e ditëve tona, mban në majat e gishtave një mozaik mikro-vijëzimesh, një model unik që nuk i përket askujt tjetër në këtë botë.

Një fakt i njohur sipërfaqësisht, por që fsheh shtresa të pafundme misteri. Gjurma e gishtit nuk është thjesht një shenjë biologjike; është dëshmia më e pastër e individualitetit tonë absolut, një pyetje e heshtur që na sfidon: Pse ekzistenca ka zgjedhur të na vulosë me unikalitetin si një nënshkrim të pashlyeshëm?

Në historinë e njerëzimit, miliarda individë kanë ardhur në jetë, por asnjë gjurmë gishti nuk ka qenë identike me një tjetër. Edhe binjakët identikë, që ndajnë pothuajse të njëjtin kod gjenetik, mbartin modele krejtësisht të ndryshme. Kjo tregon se gjurmët nuk lindin vetëm nga gjenet.

Ato formohen në mitër, midis javës së 10-të dhe të 24-të të shtatzënisë, përmes një simfonie faktorësh të rastësishëm, presionit të lëngjeve amniotike, rrjedhës së tyre, lëvizjeve të fetusit dhe rritjes së kockave. Nga ky kaos i kontrolluar, lind një rend i përsosur: një model që nuk përsëritet kurrë në historinë e universit.

Ky fakt sfidon logjikën e natyrës, e cila shpesh riciklon modelet për efikasitet: lulet ndjekin simetri të ngjashme, yjet lëvizin në orbita të parashikueshme, gjenet trashëgohen si formula të përsëritura. Por te gjurmët e gishtërinjve, natyra ka vendosur një ligj të pashkelshëm: “Asnjë kopje.”

Shkenca mund të shpjegojë si formohet modeli, por jo pse. A është ky një rast i verbër probabiliteti, apo një lloj inteligjence krijuese që e bën çdo njeri një vepër arti origjinale?

Në një botë që na shtyn drejt uniformitetit, nga algoritmet që parashikojnë sjelljen tonë, te standardet që na bëjnë të padukshëm, gjurma e gishtit mbetet bastioni i heshtur i identitetit njerëzor.

Edhe kur dëmtohet, ajo rigjenerohet me besnikëri të përsosur, duke ruajtur çdo lak e spirale. Është një kujtesë biologjike e pathyeshme, një nënshkrim që trupi e mbron me fanatizëm, sikur të thoshte: “Ky jam unë, i pazëvendësueshëm, i paimitueshëm.”

Ky fenomen, përtej biologjisë, prek filozofinë e ekzistencës. Përse natyra investon energji të madhe për të garantuar këtë unikalitet ekstrem, kur mund të kishte zgjedhur efikasitetin e përsëritjes?

Për disa, kjo është dëshmi e një dizajni kozmik, ku çdo njeri mbart një copëz të pandryshueshme të mozaikut të universit. Për të tjerët, është thjesht mrekulli e rastësisë, një pasojë e kompleksitetit të pafund të jetës. Por pavarësisht se cilën rrugë zgjedhim për ta interpretuar, ajo na fton të pyesim: A është unikaliteti ynë thjesht biologjik, apo edhe shpirtëror?

Herën tjetër që prek një sipërfaqe, një ekran, një gotë, një letër, ndalu për një çast. Shiko ato vijëza të imta në majat e gishtave. Ato nuk janë thjesht shenja: janë historia e miliarda viteve evolucioni, një vulë personale që natyra ka zgjedhur ta vendosë vetëm mbi ty.

Pse ka shpenzuar kaq shumë kujdes për ta bërë çdo individ të pazëvendësueshëm? A është kjo thjesht statistikë… apo një ftesë për të kuptuar se jemi shumë më tepër se numra në një sistem?

Në fund, misteri i gjurmës së gishtit nuk kërkon domosdoshmërisht një përgjigje shkencore, por një moment reflektimi. Sepse ndoshta, në ato vijëza të vogla, fshihet prekja e Zotit, një kujtesë e heshtur e ekzistencës së Tij dhe e faktit se çdo njeri është një univers më vete.

Zbulimi i një Ligji Gjuhësor në Kuranin e shenjtë     ✍️- Shkencëtarët kanë zbuluar një ligj gjuhësor në Kuranin e Shenj...
09/10/2025

Zbulimi i një Ligji Gjuhësor në Kuranin e shenjtë
✍️- Shkencëtarët kanë zbuluar një ligj gjuhësor në Kuranin e Shenjtë që vlen për të gjitha suret pa përjashtim.
Kur shkencëtarët përfunduan programin më të madh për të numëruar Kuranin e Shenjtë, ata gjetën diçka të çuditshme në secilën prej 114 kaptinave të tij.
Çdo kaptinë (sure) përmban fjalë unike që nuk përmenden në asnjë kaptinë tjetër, dhe ky ligj vlen për të gjitha 114 suret pa përjashtim.
👈- Sureja El-Fatiha (Hyrja) përmban dy fjalë: "Ijjake" (Vetëm Ty)- "Vetëm Ty të kërkojmë ndihmë." Këto fjalë gjenden vetëm në Suren El-Fatiha. Është sikur Zoti dëshiron të na kujtojë në çdo rekat në të cilin recitojmë El-Fatiha se kërkimi i ndihmës është vetëm nga Zoti i Plotfuqishëm.
📚- Sureja El-Bekare (Kaptina e Lopës) përmban 647 fjalë unike që nuk përmenden në asnjë sure tjetër (sipas shkrimit origjinal të Kuranit), të tilla si (el-hajt qepja),(Kith-tha Trangujt), (Fumi Hudra), (Ades Groshë), (Besal Qepë).
📚- Surja Al-Imran (Familja e Imranit), përmban 289 fjalë unike që nuk përsëriten në asnjë sure tjetër, si p.sh. (husuran - I dëlirë),(Muharrerren - Ta kushtoj), (nabtahil - Të lutemi sinqerisht).
Edhe suret e shkurtra në fund të Kuranit ndjekin të njëjtin rregull.
📚- Surja (El-ihlas- Sinqeriteti) përmban tre fjalë unike (Es-samed; emër i Allahut, Atij i mbështeten të gjitha krijesat), (Jelid ka lindur), Juled është i lindur), sikur Zoti i Plotfuqishëm ta ketë zgjedhur këtë sure për të theksuar se Ai as nuk lind dhe as nuk është i lindur. Vlen të përmendet se fjalët "jelidë" ose "juledë" mund të jenë përmendur në sure të tjera që përmendin lindjen e Isaut a.s., Merjemes, paqja qoftë mbi të, dhe lindjet e Ismailit, Isakut dhe Jahjes, paqja qoftë mbi ta. Megjithatë, këto dy fjalë (jelidë - juledë) përmenden vetëm në Suren Al-Ihlas, dhe në formën mohore, për të na kujtuar sa herë që lexojmë këtë sure se Ai Allahu as nuk lind dhe as nuk është i lindur.
📚- Surja më e shkurtër në Kuran, Surja el-Kevther (Kaptina e Burimit në Xhennet), e cila përbëhet vetëm nga 10 fjalë, përmban pesë fjalë unike që nuk përmenden në asnjë sure tjetër: (E atajnake Ne të dhamë), (El-Kevther Burimi në Xhennet), (Inhar Therre Kurbanin), (Shanieke Urrejtësi yt), (El-ebter farësosur). Për shembull, fjala el-Kevther Burimi, mund të ishte shfaqur në sure të tjera, por Zoti zgjodhi surejen el-Kevther posaçërisht për këtë fjalë dhe e quajti atë Surja el-Kevther, kaptina e Burimit në Xhennet.
🌴- Një nga mrekullitë e këtij ligji është se fjalët unike për secilën kaptinë shprehin përmbajtjen e asaj kaptine dhe nuk janë të rastësishme.
-Fjala "Kurejsh" (Fisi Kurejsh*t) nuk përmendet në të gjithë Kuranin përveç në Suren Kurejsh.
- Fjala "el-Ma'un" (Ndihmesa), nuk përmendet në Kuran përveç në Suren el-Ma'un.
- Fjala "el-Felek" (Agimi), nuk përmendet përveç në Suren el-Felekë.
- Fjala "el-'Adijat" (Vrapuesit e shpejt), nuk përmendet përveç në Suren el-'Adijatat.
-Fjala (el-Humezeh - Ofendimi), përmendet vetëm në Suren el-Humezeh.
- Fjala (el-Kadr - Përcaktimi, dekreti ) përmendet vetëm në Suren el-Kadr.
- Fjala (et-Tin - Fiku), përmendet vetëm në Suren et-Tin.
- Fjala (el-Mutaffifin - Mangësuesit në masë dhe peshë), përmendet vetëm në Suren el-Mutaffifin.
- Fjala (et-Tarik - Ylli shëndritës), përmendet vetëm në Suren et-Tarik.
- Fjala (en-Nazi'at - Melaqet rrëmbyes të vdekjes), përmendet vetëm në Suren en-Nazi'at.
- Fjala (el-Murselat - Erërat që fryejn valë valë), përmendet vetëm në Suren el-Murselat.
- Fjala (el-Muddeththir - I mbuluari), përmendet vetëm në Suren el-Muddeththir.
- Fjala (el-Tegabun - Zhgënjimi), përmendet vetëm në Suren el-Tegabun.
- Fjala (edh-Dharijat - Erërat), përmendet vetëm në Suren Edh-dharijat.
- Fjala (el-Ahkaf - emër vendi në Jemen), përmendet vetëm në Suren el-Ahkaf.
- Fjala (el- Xhathije - Gjunjëzimi), përmendet vetëm në Suren el- Xhathije.
-Fjala (en-Nahl - Bleta), përmendet vetëm në Suren el-Nahl.
- Fjala (en-nemel- Milingona), përmendet vetëm në kaptinën En-nemel.
- Fjala (el-Ankebut - Merimanga), përmendet vetëm në Suren el-Ankebut.
-Fjala (el-Fil - Elefanti), përmendet vetëm në Suren el-Fil.
- Fjala "El-Kehf" - Shpella, përmendet vetëm në Suren el-Kehf.
- Fjala "Esh- Shu'ara" -Poetët, përmendet vetëm në Suren esh-Shu'ara.
- Fjala "Lukman" (Emër i përvetshëm), përmendet vetëm në Suren Lukman.
- Fjala "Sebe" (Emër i popullit Seba) përmendet vetëm në Suren Sebe.
- Fjala "Ma'ideh" ​​-Sofra, përmendet vetëm në Suren el-Ma'ideh.
👈- Dhe kështu, çdo kaptinë- sure e Kuranit Fisnik përmban fjalë që lidhen me përmbajtjen e kësaj sureje dhe përmenden vetëm në këtë sure. Ato shpesh janë edhe emri i sures.
-Është një mrekulli që sot paraqet prova kundër çdo ateisti arrogant dhe për të thënë të vërtetën se ky Kuran nuk mund të jetë fjalë e një qenieje njerëzore dhe se askush nuk mund të krijojë diçka të ngjashme me të. Zoti i Plotfuqishëm tha: “Thuaj (O Muhamed) Edhe sikur njerëzit dhe xhindët të mblidheshin për të përpiluar një Kuran të ngjashëm me këtë, ata nuk do të mund të bëjnë një të ngjashëm me të, edhe nëse do të ishin ndihmës të njëri-tjetrit." (Sureja El-Isra: 88).(MV)!

01/10/2025

"Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë."-Tahrim:4

Address

Kukës
Kukës
8515

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when El Muminun posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to El Muminun:

Share

Category