02/08/2026
Ish-zyrtari i PS-së, Gjok Jaku: Heqja e koshave të mbeturinave në Lezhë ishte vendim i gabuar
Reagimi i plote
Kritika&konstatimi dhe “telekomanda e pushtetit”!
Dje në mbremje, një portal i rrjeteve sociale, kishte publikuar pamje me qese mbeturinash aty këtu, në qender të qytetit Lezhë, por pa lejen e pushtetit.
Si qytetar jo indiferent, komentova, në asnjë fjalë nuk hodha dyshimin se qyteti është i papaster apo është ul kujdesi për të, kjo do të ishte e padrejtë për mua.
Së pari, për të 10-tën a më shumë herë dua të pohoj publikisht se unë shkruaj se; jam në të drejtën time, si njeri me një jetë aktive publike, se me këtë qytet më lidh gjithçka dhe se po në këtë qytet do banoj e jetoj sa t’kem jetë biologjike.
Më gëzon çdo arritje, çdo investim, çdo rrugë e mirëmbajtur, çdo pemë që rritet e gjelberon mjedisin, çdo bisnes që rritet, gjithçka që përmirëson cilësinë e jetës në këtë vend të bekuar.
Çdo ndërhyrje a koment e bëj se dua që të bëhet përditë e më mirë, për mua dhe për njerëzit.
Sigurisht që e dija, e kisha paralajmëruar, se stuhia e patronazhistëve, lëpirësit e përhershëm të pushtetit, ata që nxitojnë se kush e kush të bie në sy të padronit, të sulen me “urra” në sulm ndaj kujtdo që guxon të cenojë suksesin e shkelqimin e “pushtetit popullor.”
Që ne jemi një popull që harrojmë shpejt, kjo dihet, është e mirë apo e keqe, kjo ha koment.
E mira është që të vertetat t’mos ja lëmë harresës, aq më tepër kur ato i sherbejnë si deshmi se në këtë vend, kanë punuar dhe të tjerë më parë, kohë pas kohe.
Shkurt fare; Lezha, kohë pas kohe, është rendit ndër qytetet e pastra, dukshëm ka ndërtuar një standart pozitiv që e ka dalluar me të tjerë, për faktorë që lidhen me një traditë e kujdes të qytetarëve, territor relativisht i vogël, por dhe mirëadministrim të pushtetit lokal, permes sipermarrjeve e angazhim të strukturave të saj.
Si kujtesë për nihilistët, ata që fshijnë të shkuarën;
@ rrugët e qytetit Lezhë, janë larë për 4-5 muaj, çdo ditë, po po çdo ditë, përpara 25 vjetësh, dhe që ka vazhduar për shumë kohë më mbrapa( kujtojini autobotët “Iridiani&kadeli) çdo ditë duke larë rrugët, apo e keni harruar me dashje?!
Kujtojini se për herë të parë u guxua të futet një formë e re me kazanët teknologjikë, dhe pse nuk konsistoj e vlefshme?!
Kujtojini mjetet teknologjike me fshesa, që sot nuk i shohim më?!
Mos është më e pëlqyer kthimi i fshesave në duart e të shkretave gra, në rrugët e qytetit?!
Patjetër që bashkia ka punuar mirë në drejtim të pastrimit, në qytet e fshat, dhe meritojnë vlerësimin tonë, por gjithmonë ka vend për verejtje e rregullime.
Heqja e menjëherëshme e të gjithë koshave, të mëdhenj e të vegjel, në të gjithë territorin e qytetit, është një vendim i parakohshëm i pamenduar mirë, për të cilën kam shkruar dhe më parë.
Ai i famshmi “konsultim” ka qënë thjesht një fasadë propagande, gjë që këtë gjë dinë ta bëjnë mirë këta rilindasit, pasi vendimi ishte si gjithnjë i panegociueshëm, e popullit ju servir një letër për t’a nënshkruar me përulësi.
Do të ishte ideale që njerëzit, qytetari, të jetë shumë më bashkëpunues me bashkinë, e mbeturinat të ndahen që në banesë e të hidhen në një orar e vend të identifikuar me tabele, mirëpo kjo sigurisht që do kohë, mbase shumë kohë, e në këtë periudhë të ndermjetme, duhen gjetë forma bashkëpunimi e bashkërendimi për të mbajt një ambient të paster.
Mentaliteti e psikologjia e njerëzve nuk ndryshon a evoluon me urdhër pushteti, ajo do kohë, shumë kohë të ndryshojë, do vite, mbase dhe dekada.
Ju “mbrojtës” të pushtetit, ju skllever vullnetarë, patronazhistë që jeni të gatshëm t’ju përdorin, t’ju ndersejnë ndaj kujtdo që nuk është si ju, po ju them; historia nuk fillon e mbaron me sunduesit tuaj, ajo ka ekzistuar dhe do vazhdojë të zhvillohet në jetë të jetëve.
Unë as nuk rrezikoj asnjë pushtet, as nuk dua kurrë të jem pjesë e ndonjë pushteti, dhe as nuk do të hesht përballë asnjë pushteti, ky është kodi im moral.
Sejcili prej nesh mund të jetë gjithnjë e më i kujdesshëm, kërkues për një ambient më të paster, kërkues ndaj pushtetit që përdor taksat tona, paratë tona, për t’na sherbyer.