Lezha News

Lezha News Kjo faqe synon që nëpërmjet rrjetit social në të cilin është krijuar t'u sjellë zhvillimet m E vërteta e urren pritjen.

09/04/2026
19/12/2025

Drejt përfundimit një prej investimeve më të rëndësishme në 35 vite në zonën e Barbullojës. Rruga Autostradë(Rrilë)-Hidrovor.

18/12/2025
29/09/2025

NJOFTIM : Pas konsultimit me bordin e ri drejtues të Klubit të Futbollit Besëlidhja me Presidentin z.Pjerin Fushaj dhe me Kryetarin e Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu u vendos që hyrja në stadiumin Besëlidhja të jete pa pagese për të gjithë sezonin futbollistik 2025 - 2026, për perkrahësit e ekipit tonë të zemres.

Asambleja Socialiste e Lezhës cakton Elson Frrokun në krye të Partisë Socialiste🌹
25/09/2025

Asambleja Socialiste e Lezhës cakton Elson Frrokun në krye të Partisë Socialiste🌹

👉Prishet Ura e Turpit në Lezhë, a.k.a Ura e CenitEkziston një parim elementar në urbanistikë, i cili thotë se hapësira p...
19/09/2025

👉Prishet Ura e Turpit në Lezhë, a.k.a Ura e Cenit

Ekziston një parim elementar në urbanistikë, i cili thotë se hapësira publike duhet ta ndihmojë qytetarin të çlirohet nga konfliktet e tij të brendshme psikike.

Me pak fjalë, arkitektura urbane, përpara se të jetë infrastrukturë apo estetikë, është psikologji.

Shembull: një trotuar i ulët e bën kalimtarin të ndihet i pasigurt, i frikesuar, sikur nga momenti në moment mund ta marrë një makinë përpara.

Një trotuar i ngushtë e bën kalimtarin të ndihet inferior ndaj makinave. Sepse urbanistika e sotme vuan nga një armik i madh: makinat.

Njeriu, kalimtari, nuk është më kriteri kryesor; sot kemi “makinën-mbret”, atë që sundon dhe dominon. Ose siç e thotë mjeshtërisht poeti i madh lezhjan Ndoc Gjetja, në një kryepoezi të tij, “Shën Vetura”: ne e kemi divinizuar makinën, e kemi bërë Perëndi, altar, pranë të cilit njeriu ndihet inferior dhe falet. Kjo prishje e ekuilibrit shfaqet dhe reflektohet shëmtuar në arkitekturën urbane.

Një trotuar i ngushtë dhe i ulët e bën kalimtarin të ndihet i frikësuar dhe inferior – dy emocione që nuk kanë asgjë dinjitoze në to.

Por Ura e Cenit i tejkalonte këto, sepse shtonte edhe një dimension tjetër: turpin.

Me formën e saj të rrënuar, sikur të ishte kurrizi i ekspozuar padashje i një përbindëshi te nëndheshëm, ajo i jepte kalimtarit ndjesinë e një mikro-krize ekzistenciale. Qytetari, i detyruar të kalonte mbi të, shpesh e mallkonte fatin që e detyronte te shkelte asajt, duke e përjetuar si një dënim, një goditje nga jeta qe gjendet mbi ate ure.

Madje, Ura e Cenit mund të ishte përdorur fare mirë edhe si pikë për shlyerje dënimesh: dikush mund të detyrohej të bënte dhjetë herë vajtje-ardhje mbi të për të plotësuar dozën e turpit të nevojshëm për të shpaguar një faj apo gabim.

Prandaj, punimet për ndryshimin e Urës së Cenit nuk janë thjesht çështje infrastrukture apo qarkullimi; në thelb janë çështje dinjiteti.

Kushdo që i ka prirë këtij projekti, në fakt, i ka dhënë përparësi dinjitetit të qytetarëve të vet, mbi gjithçka tjetër.

Tani, një lexues i vëmendshëm mund të pyesë: pse u zgjatëm kaq shumë, kur mjaftonte të thoshim: “Bashkia po kryen punime. Bashkia po rregullon Urën e Cenit. Pikë!”

Me të drejtë. Por ta raportosh këtë lajm thjesht si një renditje faktesh të ftohta, pa aspak figuracion letrar, do të ishte fyerje ndaj identitetit të qytetit.

Sepse, edhe në gjuhën e folur, ashtu si ne urbanistike, ekziston hapësira për ta lartësuar dinjitetin e lexuesit.

👉Betohen deputetët e rinj të LezhësSot në sallën e Kuvendit u zhvillua ceremonia e betimit të deputetëve. Pas shpalljes ...
12/09/2025

👉Betohen deputetët e rinj të Lezhës

Sot në sallën e Kuvendit u zhvillua ceremonia e betimit të deputetëve.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuesit e rinj të këtij qarku morën zyrtarisht detyrën, duke u betuar me dorën mbi Kushtetutën e Republikës Shqipërisë.

Deputetët e rinj u zotuan të përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Lezhës, të mbrojnë ligjshmërinë dhe të kontribuojnë për zhvillimin e rajonit dhe të vendit.

Me këtë hap, nis zyrtarisht mandati i tyre katërvjeçar në Kuvendin e Shqipërisë.

03/09/2025
Kriptopiramida që manipuloi një Lezhë të tërëDeri dje askush nuk guxonte ta sulmonte hapur këtë skemë, sepse ata që ishi...
26/08/2025

Kriptopiramida që manipuloi një Lezhë të tërë

Deri dje askush nuk guxonte ta sulmonte hapur këtë skemë, sepse ata që ishin bërë pjesë e saj e mbronin me agresivitet “Aleancën e Balenës”. Komenti tipik ishte: “Vazhdo shaje ti, se ne i kemi tërhequr 3 këste deri tani”.

E vërteta është se të gjithë e dinin se ishte një piramidë. Të gjithë e dinin se një ditë do mbyllej. Por megjithatë, u bënë pjesë e lojës.

Një kërkim i thjeshtë në YouTube do mjaftonte për ta kuptuar se kjo ishte një “Rug n’Pull”, e ngjashme me skemat që pilotoheshin nga Dubai: nuk kishte lidhje as me bursën, as me investimet, por ishte një lojë e sofistikuar psikologjike, të cilën edhe profesorët e një departamenti psikologjie do ta kishin të vështirë ta konkurronin.

Një skemë e ngjashme u aplikua në Greqi me emrin “Skuter”, që përpiu shuma marramendëse nga xhepat e qytetarëve.

Metoda ishte e njëjtë:
• Likuiditet i shpejtë në fillim për të krijuar besueshmëri.
• Pritja e momentit të pikut, që përkoi me fluksin e emigrantëve.
• Shpërlarja me “bonuse”.
• Dhe më pas, goditja finale: kërkesa për 400 USD për të “zhbllokuar” llogarinë.

Hetimi ndërkombëtar

Burime të pakonfirmuara thonë se Interpol është shumë afër identifikimit të figurave kyçe të skemës.

Çfarë mund të bëjnë viktimat?

Për ata që kanë qenë mjaftueshëm të zgjuar për të tërhequr të paktën një këst, ka disa hapa të rëndësishëm:
• Ruani historikun e transaksioneve në Binance, ku shfaqet kodi unik (HASH) i dërguesit. Ky është një provë kyçe për autoritetet.
• Ruani bisedat e para me “Caitlin” ose me ndërmjetësit, ku vërtetohet shuma fillestare me të cilën keni hyrë në lojë. Këto mund të ndihmojnë shumë hetimet.
• Mos pranoni talljen pas vjedhjes: kërkesa për të paguar edhe 400 USD për të zhbllokuar llogarinë është vetëm një mashtrim i dytë.

Mesazhi i fundit

Skema u ndërtua mbi grykësinë, frikën dhe heshtjen. Tani që ajo ka rënë, viktimat kanë vetëm një rrugë: të ruajnë provat dhe të mos bien sërish pre e manipulimeve.

Ndreu reagon ndaj JOQ: “Agresion i paguar ndaj meje dhe turizmit në Lezhë!”Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ...
24/06/2025

Ndreu reagon ndaj JOQ: “Agresion i paguar ndaj meje dhe turizmit në Lezhë!”

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të faqes JOQ, duke e akuzuar atë për shpërndarje dezinformuese dhe për një sulm të qëllimshëm e të vazhdueshëm kundër imazhit të turizmit në veri të vendit.

Në një postim publik, Ndreu shprehet:
“JOQ, një faqe me agresion të paguar ndaj meje dhe turizmit në Lezhë!”

Ai ka hedhur poshtë pretendimet për pamje të braktisura në zonën e Ranës së Hedhun, duke theksuar se fotoja e publikuar nga JOQ nuk i përket asnjë zone plazhi në Lezhë:
“Ku gjenden këto palmat e braktisura te Rana e Hedhun, se unë nuk di me i gjet?! Mashtrim i turpshëm me foto të një vendi tjetër!”

Është për t'u vënë në dukje gjithashtu se ky nuk është një rast i izoluar:

Postimet e JOQ janë në të njëjtën gjatësi vale kundër turizmit në veri të vendit. Nuk kanë lënë gjarpër pa postuar, duke krijuar imazhin e Shëngjinit dhe Velipojës si vende me rrezikshmëri pickimi nga gjarpërinjtë!

Pse?

Sepse ata dinë shumë mirë sesi të luajnë me emocionet e pushuesve dhe turistëve potencialë.

Address

Rruga Kuvendi I Arbrit
Lezha
4501

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lezha News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Lezha News:

Share