Gurakuq Rinas Ballgjin

  • Home
  • Gurakuq Rinas Ballgjin

Gurakuq Rinas Ballgjin Fshati Gurakuq

Maja e Suges në fshatin Rinas, Ballgjin dhe Gurakuq! Në këto foto vihen re një seri muresh prej guri të ndërtuar dekada ...
14/05/2023

Maja e Suges në fshatin Rinas, Ballgjin dhe Gurakuq! Në këto foto vihen re një seri muresh prej guri të ndërtuar dekada apo shekuj më pare!

Duke falenderuar komentuesit, ekzistojnë disa mendime në lidhje me ndërtimin e këtyre mureve:

Mendimi kryesor ështe se këto seri muresh janë ndërtuar për përmirësimin e kullotave dhe sistemime të bëra nga ish ndërmarrjet e kullotave. Krijoheshin hapësira për kullotjen e bagëtive, paralelishtë bëheshin edhe lera, rezervuar për të pirë ujë bagëtitë.

Mendimi i dytë është se këto mure datojnë qindra vjet më parë dhe janë breza rrethorë mbrojtës të ndonjë fortese të lashtë sepse shumë pranë saj kolonte një rrugë e vjetër.

Dhe së fundmi, duke marrë shkas nga një ngjarje tragjike që ka ndodhur në fshatin Rinas, gati një shekull më parë, ku një familje e tërë me mbiemër Rama u shua brenda pak sekondash nga vërshimi i një orteku të befasishëm nga kjo majë, nuk duhet përjashtuar mundësia se këto mure mund të jenë ngritur pikerisht për të shërbyer si pengesa për nisjen e ortekëve të dëbores.

Disa nga objektet e trashëgimisë kulturore që dëshmojnë jetën sociale dhe ekonomike në familje.. Objekte ku gjithsecilit...
23/12/2022

Disa nga objektet e trashëgimisë kulturore që dëshmojnë jetën sociale dhe ekonomike në familje.. Objekte ku gjithsecilit nga ne, na sjellin kujtime të bukura të së kaluarës së gjyshërve dhe prindërve tanë..

The beauty of nature; The creation of GOD!Bukuria e natyrës; Krijimi i Zotit!Postojmë pamje të tjera mahnitëse të Fshati...
10/07/2022

The beauty of nature; The creation of GOD!
Bukuria e natyrës; Krijimi i Zotit!

Postojmë pamje të tjera mahnitëse të Fshatit.

"Gjithçka në natyrë na fton vazhdimisht të jemi ata që jemi." "Çdo lule është një shpirt që lulëzon në natyrë." "Qielli është nën këmbët tona, si dhe mbi kokat tona." "Në çdo shëtitje me natyrën, njeriu merr shumë më tepër sesa kërkon."

“Everything in nature invites us constantly to be what we are.” “Every flower is a soul blossoming in nature.” “Heaven is under our feet as well as over our heads.” "In every walk with nature one receives far more than he seeks."

The Beauty of Nature; The creation of GOD!Bukuria e Natyrës; Krijimi i Zotit!Ne si vizitorë të vendëlindjes tonë patëm m...
26/06/2022

The Beauty of Nature; The creation of GOD!
Bukuria e Natyrës; Krijimi i Zotit!

Ne si vizitorë të vendëlindjes tonë patëm mundësinë të shijonim këto peisazhe të bukura, pjesë e sipërfaqes së tokës që shtrihen në këto zona. Veçoritë gjeografike shënojnë karakteristikat magjepse dhe tërheqëse për çdo vizitor. Një zonë kodrinore/malore ku dominojnë tufa sporadike pemësh, barëra e shkurre aq sa mund të shihte syri në majë të kores prej dheu dhe guri, një sipërfaqe që dukej e fortë si guri dhe disi edhe më shumë tërheqëse.

Shkolla 9-vjeçare në Gurakuq dikur dhe sot! Shumë banorë të larguar nga ky fshat që enden në rruget e kurbetit ndjehen n...
20/06/2022

Shkolla 9-vjeçare në Gurakuq dikur dhe sot! Shumë banorë të larguar nga ky fshat që enden në rruget e kurbetit ndjehen nostralgjik kur shikojnë këto pamje. Aty ku shumë nga ne kemi mësuar germat e para të alfabetit, kemi mësuar të shkruajmë, të lexojmë, të flasim bukur, të sillemi mirë. Kemi mësuar ta shohim jetën ashtu siç është, jo ashtu siç e kemi menduar të vegjel, plot me ngjyra dhe bukuri. Ishin ata pikërisht mësuesit që dhanë kontributin e tyre të pakursyer, ku ata transmetuan çelsin e së ardhmes që është dija. Kanë ecur me orë të tëra në këmbë në ditët me diell, shi dhe dëborë. Kjo tregon se, historikisht fshati ka patur etje për dije dhe kulturë. Shkolla në Gurakuq, thuhet se dikur ishte thjeshtë një grumbull gurësh apo një shtëpi e vjetër. E ndërtuar më shumë se gjysëm shekulli më pare, ku populli dha kontributin e tyre për ndërtimin e kësaj shkolle. Fillimisht ishte një shkollë 4-vjeçare, pastaj me kalimin e viteve u ndërtua dhe shkolla 7-vjeçare, 8-vjeçare dhe në vitet e fundit funksionon si shkolla nënvjeçare në Gurakuq. Siç duket edhe në foto, kohët e fundit shkolla është rindërtuar, diçka pozitive për banorët e këtij fshati. Këto foto u dedikohen të gjithëve frekuentuesve të kësaj shkolle. Gjej rastin të përshëndes të gjithë mësuesit për mikëpritjen e tyre dhe që me përkushtim e dëshirë të madhe transmetojnë dijen brez pas brezi.

Kënaqë e veçantë të vizitoja bankat e shkollës ku unë nisa rrugëtimin e dijës. Aty ku të parët tanë sakrifikuan me mundi...
30/05/2022

Kënaqë e veçantë të vizitoja bankat e shkollës ku unë nisa rrugëtimin e dijës. Aty ku të parët tanë sakrifikuan me mundin e tyre për të transmetuar dijen brez pas brezi. Pra jemi në klasat e shkollës 9-vjeçare të fshatit Rinas. Shumë prej nesh i kanë prekur këto banka për të nisur rrugëtimin e tyre të dijes.

Një klasë kolektive ku edhe ato pak nxënës nuk janë të të njëjtit vit. Ajo çka vihet re është pakësimi i nxënësve. Kjo vjen për shkak të largimit të popullsisë.

Gjej rastin të falenderoj Mësues Etmond Baboçi dhe Mesues Fatos Bocerri për mundin e tyre ne transmetimin e dijes brez pa brezi.

Qendra e fisit Kokiçi ose siç quhet ndryshe ''TE BUNGA'', e cila ndodhet ne fshatin Rinas, aty ku të parët tanë pasi mba...
23/05/2022

Qendra e fisit Kokiçi ose siç quhet ndryshe ''TE BUNGA'', e cila ndodhet ne fshatin Rinas, aty ku të parët tanë pasi mbaronin punët e tyre takoheshin në darkë ku bisedonin e kuvendonin me njeri-tjetrin. Kjo qendër shërbente edhe si një shesh i përshtatshëm për organizime dasmash apo fejesa..

Center of the VillageQendra e Fshatit
30/01/2022

Center of the Village
Qendra e Fshatit

Me Respekt, Stafi i Faqes..
22/12/2021

Me Respekt, Stafi i Faqes..

12/12/2021
12/06/2021

Ndjesi përkujdesjeje dhe ëmbëlsie vjen nga fshati Ballgjin. Bletërritësi Abaz Kaloshi, dashamirës i bletarisë dhe eskpert i fushës zbaton ruajtjen dhe të ardhmen e bletës në këto zona.

13/05/2021
02/05/2021

Kjo ndërtesë e bukur ndodhet pikërisht në Gurakuq. Ndërtesa të tilla duhet ti shtohen fshatit, çka do te çonte ne zhvillimin e turizmit dhe shtimin e popullsisë.

Por për të ardhur keq se infrastruktura është katastrofike gjë që zhvillimi është shum i dobët. Kjo për faktin se fshati Gurakuq nuk ndodhet në listë fare, e vetmja gjë është se qeveritarëve u kujtohet se ka edhe Gurakuq! Vetëm sipas interesit, njëherë në 4 vite sa për ta par a është gjallë fshati apo jo! Ju lutem mos e harroni Gurakuqin!

Në një ditë dimri në qendrën e fshatit Gurakuq.
13/02/2021

Në një ditë dimri në qendrën e fshatit Gurakuq.

Ja dhe mesi i muajit Shkurt në Gurakuq ku dëbora ka mbuluar vendin!
13/02/2021

Ja dhe mesi i muajit Shkurt në Gurakuq ku dëbora ka mbuluar vendin!

Ja dhe kjo panoramë e bukur e cila përfaqëson bukuritë natyrore të fshatit.  Në çdo stinë të vitit, këto zona karakteriz...
26/01/2021

Ja dhe kjo panoramë e bukur e cila përfaqëson bukuritë natyrore të fshatit. Në çdo stinë të vitit, këto zona karakterizohen me peisazhet magjepse. Nëse do të kishte investim të duhur në infrastrukture dhe shëndetësi, banorët kurrë nuk do të largoheshin nga kjo bukuri e rralle!

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gurakuq Rinas Ballgjin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share