4 PLUS

4 PLUS "4 Plus Media Group" shpk
TV 4 Plus është një ndër pesë televizionet e para lokale në shkallë vendi. Kemi 14 vjet që transmetojmë pa nderprerje.

Web: www.4plusmedia.tv
Email: [email protected]
Tel: +355 (35) 223413
Adresa: Lagja “Loni Dhamo”, Bulevardi “Shetitorja e Palmave”, Kompleksi “3-Kolonat”, Kati VIII, Lushnje I krijuar që në vitin 1997, TV 4 Plus ka krijuar një eksperiencë të vyer programacionesh që transmetohen live dhe me regjistrim. Vitet e tranzicionit të tejzgjatur, ky radiotelevizion ishte dritarja e vetme tepër e shikuar

në Lushnje. Informacioni që jepte TV 4 Plus për pajtimin e gjaqeve dhe të grindjeve ishte i pazevendësueshëm. Sot TV 4 Plus ka një tjetër fytyrë dhe nivel programacionesh të preferuara për të gjitha moshat. Zona e mbulimit me sinjal jane: Lushnja, Fieri, Mallakastra, pjesa fushore e Beratit, Kuçova pjesërisht, Peqini, Belshi, Elbasani lindor, Kavaja, Rrogozhina, Divjaka e deri në pjesën veriore të lumit Vjosa. TV 4 Plus është i liçensuar nga KKRT-ja dhe transmeton në dy frekuenca CH 55 dhe CH 66. Sot TV 4 Plus ka një staf prej 15 personash, nga të cilët 4 gazetarë, 2 operatorë, 2 teknik transmetimi, 2 montazhierë, njw arkiviste si dhe 4 punonjë të prapavijës. Stafi i gazetarëve është me arsim të lartë dhe i profilizuar për gazetari ose mësuesi (gjuhë letërsi). Aktualisht jemi televizioni më i shikuar dhe i kompletuar në qytet. TV 4 Plus transmeton 16 orë në ditë, nga të cilat 8 edicione lajmesh, të përditshme. Televizioni prek një gamë të gjerë informacionesh sa interesante dhe të shikuara. Kemi disa emisione të përjavshme të rregullta dhe LIVE si: dy herë në javë emisioni i fëmijëve "Alo! Ëmbëlsira?" ne oren 17:00 te marten dhe po kjo ore te premten, me shikues të shumtë dhe telefonata te njepasnjeshme; Emisioni i përditshëm nga ora 07-09, me titull "Mirëmëngjes në RTV 4 plus"; "Folk", emisioni i përjavshëm; "Rubrika Sportive" cdo te hene ora 20:45, “Mjeku ne familje”, emisioni i së shtunës "Studentët në shtëpi", "Shkolla dhe komuniteti" ; "Udhekryq" etj (te gjitha keto drejtperdrejt me shikuesit). Dy ndër veprimtaritë më të rëndësishme vjetore të RTV 4 plus janë "Fjala artistike", konkurs me nxënësit e të gjitha shkollave nëntëvjeçare të rrethit si dhe "Olimpiada Artistike Rinore", konkurs me të gjitha shkollat e mesme të rrethit (shkollat konkurojnë me dramë, ansambël ose variete). Për fituesit japim edhe çmime në vlerë materiale, kurse për shkollën fituese sponsorizojmë vizitë në rivierë ose jashtë, në vendet fqinje. Këtë vit (2011), të dy këto aktivitete kanë edicionin e gjashtë të zhvillimit pa ndërprerje. Në këto aktivitete përfshihen 22 shkolla të mesme dhe 56 shkolla nëntëvjeçare. Sponsorizimet janë fryt i bashkëpunimit me Zyrën Arsimore të rrethit, bashkinw Lushnje e bashkinë Divjakë, komunat e bizneset e rrethit. TV 4 Plus organizon filmimin e të gjitha ndeshjeve të futbollit të skuadrës së qytetit dhe i transmeton rezultatet me ndërhyrje direkt kurse në darkë me pamje e zë për shikuesit. Kemi pergatitur dhe transmetuar dhjetra dokumentare televizive per figura te ndryshme te qytetit nga fusha e sportit artit kultures etj. TV 4 Plus ka mjedise krejt të veçanta, komode e luksoze, nje kat i tere ne dispozicion te televizionit ne forme rrethore me zyra per rrjetin: Gazetaret-Drejtoria-Radioja-Montazhi-Studioja Lajmeve-Transmetimi-Arkivi dhe Salla e studios se regjistrimeve e permesave te mjaftushme per publikun, përshtatshme për zhvillimin e emisioneve të ndryshme. Ky radiotelevizion transmeton telenovela të kohës, filma të ditëve të fundit, dokumentarë dhe emisione sociale, shkencore, politike etj. Radiotelevizioni është pjesë e grupimit të RTL dhe mban lidhje bashkëpunuese të ndërsjellta me to. TV 4 Plus i është bashkëngjitur edhe Radioja 4 Plus, që nga viti 2009. Radioja 4 Plus transmeton 24 orë në frekuencën 98.3 mgh. Në RTV tonë transmetohen informacione ditore dhe komente, kulturë, art, muzikë, argëtim, zbavitje, ekranizime emisione për talentet, sport, publicitet etj. Fale bashkepunimit me "ABCOM" RTV 4 plus tani shikohet edhe ne qytetet Vlore, Durres, Tirane dhe Shkoder.

Kjo eshte kultura qe ka brezi i ri,demtojne nje investim qe rivitalizoi qendren e qytetit pa ditur pasojat.
27/06/2016

Kjo eshte kultura qe ka brezi i ri,demtojne nje investim qe rivitalizoi qendren e qytetit pa ditur pasojat.

27/06/2016

Festimet per ndeshjen Rumani - Shqiperi ne Kampionatin Europian 2016

Këshilli bashkiak i Lushnjes thyen një tjetër rekord në kohëzgjatjen e punimeve të tij që janë një herë në muaj. Vetëm 1...
27/06/2016

Këshilli bashkiak i Lushnjes thyen një tjetër rekord në kohëzgjatjen e punimeve të tij që janë një herë në muaj. Vetëm 11 minuta ka zgjatur mbledhja e sotme në këshillin bashkiak lushnje ku pasi ishte plotësuar kuorumi i duhur në të gjithë pikat e paraqitura kanë ngritur dorën të majtë e të djathtë. Mbledhjen e hapi kryetarja e këshillit bashkiak Elida Gjermeni dhe më pas sekretari ka paraqitur vlefshmërinë e vendimeve të mbledhjes së mëparshme me vendimet e miratuara nga prefekti i Fierit. Kalimi në rendin e ditës me disa shtesa ka marrë pëlqimin e të gjithë këshilltarëve të pranishëm. Më pas, jane miratuar unanimisht të gjithë pikat e rendit të ditës si dhënia e ndihmës ekonomike; përdorimi i fondit rezervë për aktivitete kulturore; përdormi i fondit rezervë për dhënien e ndihmës së menjëhershme; përdorimi i fondit rezervë për mbështetjen e pjesëmarrjes së një nxënësi në olimpiadën ndërkombëtare të matematikës; miratimi i familjeve për skemën e ndihmës për qeranë e këtij viti dhe për miratimin e disa ndryshimeve në buxhet. Të gjitha këto kanë kaluar “me një frymë” nga të gjithë këshilltarët ndërsa në fund, në diskutime këshilltari i njësisë administrative Fier - Shegan , ka kërkuar spjegime për mosfunksionimin e kanaleve të para që janë pastruar. Përgjigjia ka qenë e kreu të bashkisë Fatos Tushe i cili ka theksuar se nuk është detyra e pushtetit vendor për kanalet e para por e bordit të kullimit, megjithatë sipas Tushes edhe këto kanale do të pastrohen nga mjetet e bashkisë. Ndoshta mungesa e opozitës në numër, por edhe puna e bërë nga drejtoritë përkatëse të bashkisë bën që mbledhjet e këshillit bashkiak tashmë të mos kenë më atë peshën e dikurshme, ku edhe pse ka pika të nxehta për diskutim, kalohen si të mos kenë vlera dhe mungesa e debatit duket sikur është renie dakord e opozitës me gjithçka që paraqet pozita në parlamentin e Bashkisë Lushnje.

27/05/2016
https://www.mixcloud.com/marlen-irgen/marlen-deejay-music-is-my-game-radio-mix-2016/Marlen Deejay - Music Is My Game (Ra...
27/05/2016

https://www.mixcloud.com/marlen-irgen/marlen-deejay-music-is-my-game-radio-mix-2016/
Marlen Deejay - Music Is My Game (Radio Mix 2016)

TRACKLIST:
1-KOS & Ron Carroll - What They Think About Me
2-Robin Schulz - Sugar (ft. Francesco Yates) (EDX´s Ibiza Sunrise Remix)
3-Junior J - Keep It Comin'
4-Lika Morgan - Sweet Dreams
5-Croatia Squad, Frey - White Horse (Original Mix)
6-Bob Sinclar - Someone Who Needs Me
7-Philip George & Anton Powers - Alone No More
8-R3hab & Quintino - Freak
9-Lucas & Steve - Make It Right
10-Michael Calfan - Nobody Does It Better
11-Yves Larock & LVNDSCAPE feat. Jaba - Rise Up 2k16 (
12-Joe Stone & Daser - Freak (And You Know It)
13-Shaun Frank & KSHMR - Heaven (feat. Delaney Jane)
14-Mr. Belt & Wezol, Freejak - Somebody To Love
15-Dr. Kucho! vs. Gregor Salto vs. Lucas & Steve - Love Is My Game
16-Tiesto amp Oliver Heldens feat Natalie La Rose-The Right Song Wombass

Facebook >>> https://www.facebook.com/Marlen-Deejay-165452130164896/?ref=bookmarks Instagram >>> https://www.instagram.com/marlen_deejay/ Marlen Deejay - Music Is My Game (Radio Mix 2016)

M(
09/05/2016

M(

04/05/2016

Veçanti në Lagunën e Karavastas
Parku kombëtar Divjakë - Karavasta është bërë mjaft i njohur në rajonin e Ballkanit për shkak të kolonive të pelikanit dalmat, ose i njohur ndryshe si pelikani kaçurrel.Biologë dhe ornitologë kryejnë monitorimin dhe inventarizimin e pelikanit......

Veçanti në Lagunën e Karavastas

04/05/2016

Vetëvritet 71 vjeçari
40 vjet martesë kanë përfunduar në tragjedi në fshatin Kryekuq të bashkisë Divjak. Dy bashkëshortët Rrënja dhe Veli Elezi, teksa punonin në pronën e tyre janë grindur.....

Vetëvritet 71 vjeçari

Address

Rruga E Tiranës, Lgj. 18 Tetori, Lushnjë
Lushnjë
9001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when 4 PLUS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to 4 PLUS:

Share

Category