RTV 4+

RTV 4+ I vetmi RTV në qytetin e Lushnjës. Në transmetim që nga 1997. Radio 4+ ( 98.3 Fm )
www.radio4plus.com Radio 4 Plus transmeton 24 orë në frekuencën 98.3 mghz.

"4 Plus Media Group" shpk
TV 4 Plus është një ndër pesë televizionet e para lokale në shkallë vendi. I krijuar që në vitin 1997, TV 4 Plus ka krijuar një eksperiencë të vyer programacionesh. TV 4 Plus i është bashkëngjitur edhe Radio 4 Plus, që nga viti 2009. Në RTV tonë transmetohen informacione ditore dhe komente, kulturë, art, muzikë, argëtim, zbavitje, emisione për talentet, sport, etj.

03/08/2026

Nje zjarr i permasave té médha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal , pranë vendit të quajtur “ Qafa e Vidhit” . Flakët të favorizuara nga era e forté janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 heltaré me ullishte dhe shkurre. Né vendngjarje kanë shkuar menjëherë 6 mjete zjarrfikése té Ballsh*t, Patosit, Roskovecit e Albpetrolit té cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

03/08/2026

Një peshk 21,5 kg është kapur ditën e sotme në lumin Vjosa nga peshkatari Petrit Troka. 71- vjeçari i cili merret prej 40 vitesh me peshkim , arrin për heré të dytë ndër dekada të kapë një peshk të tillë të përmasave të tilla të llojit krap.

02/08/2026

Një 49 vjecar i identifikuar si Durim Dogani ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Pishporos. Paraprakisht dyshohet se 49 vjeçari , banues në Patos , ka pësuar arrest kardiak gjaté kontaktit me ujin.

02/08/2026

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në Visokë té Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë me shkurre , shumë pranë rrugës kryesore. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë me vështirësi për neutralizimin e flakëve në terrenin e thyer kodrinor.

01/08/2026

Pas një operacioni intensiv disaorësh me 6 mjete zjarrfikëse dhe mbi 50 efektivë nga disa bashki të ndihmuar edhe nga banoré té zonés , flakët në Drenovë të Mallakastrës u neutralizuan duke shmangur rrezikun për banesat dhe varrezat e zonës.
Sipas përllogaritjeve paraprake të dëmeve , nga zjarri u përshkuan rreth 10 hektarë sipërfaqe me ullinj dhe pyll me shkurre, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë terrenin për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.

01/08/2026

Shërbimet zjarrfikëse po punojnë në kushte të vështira në terrenin e thyer kodrinor për shuarjen e flakëve.

01/08/2026

Njé vatér zjarri ka réné mesditén e sotme né Drenové té Mallakastrés. Flakét jané pérhapur me shpejtési né sipérfaqe me ullishte. Shérbimet zjarrfikése té mallakastrés po punojné pér neutralizimin e flakéve ndérkohé qé né ndihmé té tyre po shkojné mjete té Fierit, Roskovecit e Albpetrolit.

31/07/2026

Aksident në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Çesma e Mbyetit” Një automjet tip “ Audi” me drejtues shtetasin U. XH është përplasur me mjetin tip “ Volkswagen” me drejtues shtetasin N. D, dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i Audit , Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kundesin e mjekëve ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.

31/07/2026

Divjaka proteston kundër reformës territoriale.

31/07/2026

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë ullishte, vreshtari dhe bazë ushqimore për bagëtitë. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar flakët ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Address

Rruga E Tiranës, Lgj. 18 Tetori
Lushnjë
9001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RTV 4+ posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to RTV 4+:

Shortcuts

Share

Category