Dibra On

Dibra On Ky është profili zyrtar i portalit Dibra ON. Portali Online "Dibra ON" ka synim të sjellë Dibrën tek ju.

Është e dhimbshme të shohësh Lurën, një nga pasuritë më të çmuara të Dibrës, të përpijë flaka. 💔🔥Zjarrfikës, punonjës të...
11/08/2026

Është e dhimbshme të shohësh Lurën, një nga pasuritë më të çmuara të Dibrës, të përpijë flaka. 💔🔥

Zjarrfikës, punonjës të institucioneve dhe vullnetarë janë prej orësh në terren, duke luftuar me flakët në kushte tepër të vështira. Por pavarësisht përpjekjeve të mëdha, dëmi në pyje dhe në natyrën e Lurës është i jashtëzakonshëm.

Çdo hektar që digjet është një pasuri që humbet dhe që do të kërkojë vite të tëra për t’u rikthyer.
Një natë e dhimbshme për Lurën, Dibrën dhe gjithë Shqipërinë. 😢🥹🥹

Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut Dibër, ndërsa...
11/08/2026

Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut Dibër, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.

Kontrolle me dronë, radarë dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut

Elez Isuf Ndreu: Simbol i Qëndresës dhe Trimërisë Dibrane.Elez Isuf Ndreu (1861–1924) ishte prijës popullor i çetave të ...
10/08/2026

Elez Isuf Ndreu: Simbol i Qëndresës dhe Trimërisë Dibrane.

Elez Isuf Ndreu (1861–1924) ishte prijës popullor i çetave të Dibrës dhe një figurë emblematike e qëndresës shqiptare. Lindur në fshatin Sllovë të Dibrës, ai ishte bir i Isuf Ndreut, nga një familje që do të bëhej simbol i krahinës. I njohur për trimërinë dhe mençurinë e tij, Elez Isufi u dallua që në moshë të re si udhëheqës i popullit dhe luftëtar i palodhur për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Gjatë jetës së tij, Elez Isufi mori pjesë në ngjarje kyçe të historisë së Shqipërisë. Në vitin 1908, gjatë Kongresit të Manastirit, ai udhëhoqi 200 djelmosha që siguruan zhvillimin e këtij evenimenti të rëndësishëm. Në periudhën 1912–1913, Elez Isufi mori pjesë në kryengritjet e Dibrës dhe Lumës kundër pushtuesve serbë dhe malazezë, ku forcat popullore të Dibrës, Lumës dhe Hasit shkaktuan humbje të mëdha armikut. Më 5 dhjetor 1915, ai goditi Divizionin e Nish*t dhe mori pjesë në beteja të tjera vendimtare, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme ushtarake dhe guxim.

Në mars të vitit 1922, Elez Isufi organizoi kryengritjen e parë me armë kundër qeverisë së udhëhequr nga Ahmet Zogu. Pas shumë betejave, ai takoi Zogun në një negociatë pa protokolle zyrtare, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, një ngjarje që la të habitur konsullin anglez Ayres, ndërmjetës i takimit. Gjatë gjithë periudhës 1912–1924, Elez Isufi ishte prezent në pothuajse të gjitha ngjarjet e mëdha politike të vendit, duke lënë një emër të njohur në historinë kombëtare. Një nga thëniet më të njohura të tij ishte:

“Kam çue djemtë në dasëm se u rritën. Vetë po kqyr shpajën se mos ma çart ujku.”

Trimëria e tij është përshkruar edhe në këngë popullore:

“Elez aga i hipka atit
Çoi kabile (popullin) bahi gati
Bahi gati, jam tuj ardhe
Kam shemb Dibër, Reç e Dardhe
Elez aga e tunde malin
Tash nantët vjet lufton me Krajlin…”

Të gjitha betejat i bëri ballë për ballë, deri më 16 dhjetor 1924, kur Elez Isufi u vra pas shpine. Ai la pas një trashëgimi të paharrueshme të sakrificës dhe trimërisë, duke mbetur një simbol i lirisë për Dibrën dhe për Shqipërinë

Një kafe nga Radomira🤲
10/08/2026

Një kafe nga Radomira🤲

09/08/2026

📰 Lajmet e ditës së sotme në Dibra On

Zhvillimet dhe lajmet më të fundit nga Dibra, në një përmbledhje të vetme.

📲 Na ndiqni në rrjetet sociale
🌐 www.dibraon.al

Kush e shpjegon këtë ritual në dasmat Dibrane?
07/08/2026

Kush e shpjegon këtë ritual në dasmat Dibrane?

07/08/2026

Permbledhje e Lajmeve nga Dibra.
E Premte 7 Gusht 2026.

Nga 7 gushti, ligji i ri rrugor: Patenta hiqet përgjithmonë për shoferët e dehur përsëritës
07/08/2026

Nga 7 gushti, ligji i ri rrugor: Patenta hiqet përgjithmonë për shoferët e dehur përsëritës

Muhabet konaku😛•Kur nipi shkon tek daja, por qeni nuk e njeh dhe e sulmon.I kujt është faji, i nipit apo i dajës?
06/08/2026

Muhabet konaku😛

•Kur nipi shkon tek daja, por qeni nuk e njeh dhe e sulmon.

I kujt është faji, i nipit apo i dajës?

06/08/2026

🎶 Këngë tradicionale të grave dibrane

Këto këngë këndoheshin në dasma, duke nisur gati një javë para natës së dasmës. U kushtoheshin nuseve të reja dhe shpesh ishin të mbushura me ngacmime, humor dhe urime, duke i dhënë një atmosferë të veçantë festës.

Tradita dibrane është vërtet e jashtëzakonshme dhe meriton të ruhet e të përcillet brez pas brezi.

Address

Elez Isufi
Peshkopia
8301

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dibra On posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category